Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Përplasje me EULEX-in

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Përplasje me EULEX-in  Empty
MesazhTitulli: Përplasje me EULEX-in    Përplasje me EULEX-in  I_icon_minitimeSat Apr 23, 2011 7:18 am

Më shumë se dy vjet pas vendosjes së EULEX-it në Kosovë, këtë javë janë vënë në pah në publik përplasjet mes misionit dhe institucioneve vendëse. Deklarata e shefit të EULEX-it se për gjykatat në veri duhet marrëveshje politike, ka nxitur debatin se sa e përmbushi deri tash ky mision mandatin.
EULEX-i nuk tërhiqet nga qëndrimi se për kthimin e gjykatësve në veri, duhet marrëveshje politike, edhe pse ky qëndrim i shefit të EULEX-it shkaktoi reagime në Qeverinë e Kosovës. “EULEX-i ka bërë shumë përpjekje për ta arritur këtë në të kaluarën, por një zgjidhje afatgjate do të gjendet vetëm në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha palët relevante. Nëse duhet ose jo që kjo çështje të diskutohet në dialogun aktual në Bruksel, u takon të vendosin Prishtinës, Beogradit dhe lehtësuesve të BE-së”, thotë për Radion Evropa e Lirë, shefi për informim i EULEX-it, Nicholas Hawton.

Kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, hedh poshtë mundësinë që çështja e gjykatave të negociohet në bisedimet teknike me Beogradin. “Çështjet e drejtësisë, përfshirë edhe gjykatat, janë çështje të sovranitetit, janë çështje të brendshme të Kosovës dhe ato duhet të zgjidhen në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe për këto çështje bashkërisht me EULEX-in do t’i zgjidhim dhe dialogu nuk ka pse të merret me këto çështje”, thotë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministrja Tahiri.

Dy ditë më parë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se “se ka telashe me EULEX-in”. “Unë kam telashe me EULEX-in në raport me veriun, kam telashe për rendin dhe ligjin, kam telashe me EULEX-in për ligjet e aplikueshme”, ka thënë Kuçi, i cili bashkë-kryeson Bordin për sundimin e Ligjit me shefin e misionit evropian, Xavier Bout de Marnhac.

Dy vjet e gjysmë pas vendosjes në Kosovë, EULEX-i kritikohet se nuk futi nën kontroll veriun e banuar me shumicë serbe dhe të administruar nga strukturat paralele të Serbisë.
Për shkak të kundërshtimit serb, gjykatësit vendës nuk mund të punojnë në gjykatat në veri. Doganat në atë pjesë, po ashtu, janë jofunksionale.

Kreu i Komisionit Parlamentar për Siguri e Punë të Brendshme, Ahmet Isufi, shpreh mendimin se duhet kërkuar llogari, jo vetëm nga EULEX-i, por edhe nga mekanizmat që e sollën këtë mision në Kosovë. “EULEX-i është dashur të fokusohet në përgjegjësitë që i ka dhe shpeshherë kemi pasur ndërhyrje në elementet që nuk kanë qenë përgjegjësi e tij...”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Përplasje me EULEX-in
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» BE-ja e kënaqur me EULEX-in
» Ditët e këqija të EULEX-it
» EULEX tërhiqet nga Zupçi
» BE-ja, e kënaqur me hetimet e EULEX-it
» Çka solli aksioni i EULEX-it?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: