Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Bajram Rexhepit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Bajram Rexhepit   Empty
MesazhTitulli: Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Bajram Rexhepit    Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Bajram Rexhepit   I_icon_minitimeSat Apr 23, 2011 11:24 am

Lëvizja Vetëvendosje tha të shtunën se Njësia speciale e Policisë së Kosovës nga Mitrovica ushtroi dhunë të papranueshme ndaj Plisave menjëherë pas ndeshjes basketbollistike mes Prishtinës e Bambit në palestrën e sporteve në kryeqytet, ndërkaq pas kësaj ngjarje kërkuan e dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
Në konferencën për media, anëtarë të kësaj lëvizje vlerësuan se nga sjellja e egër e Njësisë speciale u pa qartë se këta policë, gjysma e të cilëve serbë, kishin ardhur nga Mitrovica vetëm më një qëllim të qartë: që të rrihnin sa më shumë të rinj shqiptarë.

“Nga ngjarja që ndodhi kuptohet se tifozët u sulmuan pa ndonjë arsye të qëndrueshme dhe vetëm pse ishin shqiptarë. Ndryshe, po të kishin qenë serbë e dimë mirë se një gjë e tillë as që do të ndodhte. Këtë konkludim mund ta mbështesim nga përvoja. Serbët e strukturave paralele sa herë bllokojnë rrugët në Leposaviq apo Anamoravë, Njësitë special të policisë vihen në mbrojtje të tyre. E, nëse u vihen përballë, atëherë detyrohen që me qetësi të pranojnë lëndimet që ua shkaktojnë serbët kur i gjuajnë. Duhet përmendur lëndimi i 19 policëve të Policisë së Kosovës nga veteranët serbë në pikën kufitare në Mutivodë në shkurt 2008 dhe lëndimi i 21 policëve në bllokimin e rrugës Gjilan – Dardanë, afër fshatit Ranillug, me ç’rast protestuesit serbë sulmuan policinë. Në të dyja rastet nuk pati urdhër për ndërhyrje ndaj protestuesve edhe pse policët ishin të sulmuar”, theksuan anëtarë të Vetëvendosjes.

Sipas Vetëvendosjes, Policia e Kosovës duhet të mësojë se policia është për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarit e jo për rrahjen dhe frikësimin e tij.

“Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, menjëherë i fajësoi Plisat duke deklaruar që tifozët kanë qenë të dhunshëm me ç’rast ka shtuar se do të hetohet nëse Policia i ka tejkaluar kompetencat e saj kur ka vepruar. Ai dhunën policore e quan veçse ‘veprim’ kurse Plisat praktikisht i shpall fajtor para çfarëdo hetimi. Ministri Rexhepi duhet të japë dorëheqje për shkak të kësaj ngjarjeje dhe për shkak të këtyre deklaratave të papërgjegjshme. Ose, së paku, nëse ai s’ka ditur se çka do të ndodhë e çka po ndodhë në Palestrën e Pallatit të Rinisë, atëherë ai do të duhej t’iu kërkojë falje Plisave dhe t’i tregojë fajtorët në zinxhirin komandues...”, thekson Vetëvendosje. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Bajram Rexhepit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: