Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Përdorimi i drejtë i barnave: analgjetikët, antipiretikët dhe antireumatikët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Përdorimi i drejtë i barnave: analgjetikët, antipiretikët dhe antireumatikët   Empty
MesazhTitulli: Përdorimi i drejtë i barnave: analgjetikët, antipiretikët dhe antireumatikët    Përdorimi i drejtë i barnave: analgjetikët, antipiretikët dhe antireumatikët   I_icon_minitimeSat Apr 23, 2011 7:58 pm

Do të flasim për ndërveprimet të cilat ndodhin gjatë përdorimit të barnave kundër dhimbjes (analgjetikëve), barnave për uljen e temperaturës së rritur trupore (antipiretikëve) dhe antireumatikëve- barnave për mjekimin e sëmundjeve reumatike.
Acidi acetilsalicilik (aspirina)- vepron duke bllokuar në mënyrë jospecifike enzimën ciklooksigjenazë, me ç’rast ulet përqendrimi i prostaglandineve në ind. Shfrytëzohet si analgjetik, antipiretik, antiflogjistik (efekt kundër inflamacionit), si edhe për parandalimin e sulmit në tru dhe infarktit të zemrës- në bazë të aftësisë për pengimin e grumbullimit të trombociteve, me fjalë tjera pengimin e formimit të trombit.
Ndërveprimi me ushqimin. Nëse merret gjatë ngrënies, ngadalësohet thithja, dhe kështu dobësohet edhe veprimi i barit. Po ashtu, bllokon edhe enzimën e lukthit- alkool dehidrogjenaza- dhe në rast të marrjes së njëkohshme me alkool, mund të forcojë efektin negativ të alkoolit në kuptimin e dëmtimit të mukozës s lukthit.
Këshillat. Për të arritur efektin më të shpejtë, duhet që acidi acetilsalicilik të merret një orë para ngrënies ose dy-tri orë pas ngrënies. Kjo është sidomos e nevojshme te sëmundjet akute. Nuk rekomandohet marrja e këtij bari në lukth të zbrazët, ndërsa personat të cilët kanë probleme me lukth, duhet që (përkundër efektit më të vonshëm) barin ta marrin së bashku me ushqim. Marrja e barit duhet të bëhet me sasi të mjaftueshme të lëngut (gjysmë gote ose një gotë ujë).
Paracetamoli- shfrytëzohet si analgjetik dhe antipiretik. Vepron ashtu që bllokon në qendër enzimën ciklooksigjenazë. Efekti analgjetik arrihet duke bllokuar sintezën e prostaglandineve dhe ngritjen e pragut të ndjeshmërisë në dhimbje. Ndërsa efekti antipiretik është pasojë e veprimit në qendrën termorregulluese në hipotalamus.

Përdorimi i drejtë i barnave: analgjetikët, antipiretikët dhe antireumatikët   F1barnat

Ndërveprimi me ushqimin. Marrja e paracetamolit së bashku me ushqimin ose menjëherë pas ngrënies, mund të sjellë deri te veprimi shumë i vonshëm i barit. Prania e fibrave të shumta dietetike në ushqim zvogëlon dukshëm thithjen dhe reagimin e barit. Përdorimi akut i alkoolit zvogëlon zbërthimin e paracetamolit (si pasojë ndodh veprimi i zgjatur), ndërsa përdorimi kronik shpejton zbërthimin e paracetamolit (e për pasojë ka veprimin më të shkurtë). Me anë të përdorimit të alkoolit, po ashtu mund të rritet efekti i dëmshëm, toksik, i paracetamolit në mëlçi.
Këshillat. Përdorimi i paracetamolit rekomandohet një orë para ose dy-tri orë pas ngrënies. Duhet shmangur përdorimin e fibrave dietetike dhe alkoolin. Doza ditore duhet të ndahet në tri-katër doza të veçanta. Kohëzgjatja e përdorimit nuk duhet të tejkalojë një javë.
Diklofenaku - përdoret si analgjetik, antiflogjistik dhe antireumatik, ndërsa ngjashëm sikurse barnat e mësipërme, vepron duke bllokuar enzimën ciklooksigjenazë.
Ndërveprimi me ushqimin. Ushqimi shtyn thithjen e diklofenakut, që humb rëndësinë te përdorimet kronike, sepse bio-disponueshmëria e barit mbetet e pandryshuar.
Këshillat. Për shkak të tolerancës më të mirë, rekomandohet që të merret gjatë ngrënies dhe me shumë lëng. Nuk rekomandohet marrja e këtij bari në lukth të zbrazët. Format e barit të cilat kanë mbështjellës rezistues ndaj lëngut të lukthit, si edhe format me veprim të zgjatur, duhet po ashtu të merren me anë të ushqimit.
Derivatet e acidit propionik- Ibuprofeni, ketoprofeni dhe naprokseni përdoren si analgjetikë dhe antireumatikë (lehtësojnë dhimbjen, zvogëlojnë inflamacionin dhe ulin temperaturën trupore), ndërsa veprojnë sikurse diklofenaku.
Ndërveprimi me ushqimin. Nëse merren gjatë ngrënies, absorbimi i ibuprofenit, naproksenit dhe ketoprofenit, zvogëlohet dukshëm. P.sh. te ketoporfeni, përqendrimi maksimal zvogëlohet për 35%, ndërsa thithja shtyhet për rreth 100 minuta. Ibuprofeni, sidomos në doza të mëdha, shton veprimin e alkoolit. Te naprokseni nuk zvogëlohet bio-disponueshmëria, por shtyhet arritja e përqendrimit maksimal në gjak.
Këshillat. Edhe pse gjatë ngrënies, pjesërisht shtyhet thithja e të gjitha derivateve të acidit propionik, për shkak të tolerancës më të mirë nuk rekomandohet marrja e këtyre barnave në lukth të zbrazët. Te personat e ndjeshëm, po ashtu rekomandohet marrja e barit gjatë ngrënies. Këto barna është mirë të merren me një sasi të mjaftueshme të ujit. Naprokseni duhet të merret më së largëti 30 minuta pas ngrënies. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Përdorimi i drejtë i barnave: analgjetikët, antipiretikët dhe antireumatikët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Përdorimi i drejtë i aspirinës
» Përdorimi i drejtë i aspirinës
» Perdorimi i ilaceve te teperta rendojne shendetin
» Perdorimi i tepert i antibiotikeve , rrezik per jeten
» Në Shqipëri rriten 10 për qind çmimet e barnave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: