Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Pula: Strategjia për “Kosovën e Re” me presion ndërkombëtar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Pula: Strategjia për “Kosovën e Re” me presion ndërkombëtar   Empty
MesazhTitulli: Pula: Strategjia për “Kosovën e Re” me presion ndërkombëtar    Pula: Strategjia për “Kosovën e Re” me presion ndërkombëtar   I_icon_minitimeMon Apr 25, 2011 7:28 pm

Për kohën sa ishte ministre e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula ishte akuzuar se po e shkatërronte projektin energjetik “Kosova e Re”, me arsyetimin se po e kundërshtonte përfshirjen në pako, sidomos të termocentralit “Kosova B”. Kjo mbase i ka kushtua asaj me mospërfshirje në kabinetin e tashëm qeveritar.
Ish-ministrja në mandatin e kaluar dhe tash deputete në Parlament rrëfen për një pjesë të dramës që është zhvilluar rreth projektit “Kosova e Re”, për përgatitjen e tij në Uashington nga Banka Botërore dhe Departamenti i Shtetit dhe prezantimin para publikut kosovar si projekt i Qeverisë së Kosovës. Në intervistën për gazetën, Justina Shiroka-Pula flet për presionin ndërkombëtar pas shpalljes së tenderit për “Kosovën e Re”, për “dyfytyrësinë” e këshilltarëve të transaksionit, por edhe për heshtjen e vendorëve, përfshirë edhe anëtarët e Komisionit parlamentar dhe vetë deputetët që kishin votuar në favor të përfshirjes së “Kosovës B” në pako me strategjinë e “Kosovës së Re”. Ajo, ndonëse përfaqëson Partinë Demokratike, nuk e fsheh faktin kur në një mbledhje të Komitetit Drejtues të projektit “Kosova e Re” kanë marrë pjesë kryeministri Hashim Thaçi e ambasadori amerikan Christopher Dell.

Propozimi për vizion të avancuar për sektorin energjetik është ofruar nga Banka Botërore dhe Departamenti i Shtetit në kuadër të letrës që e përmenda më sipër. Qeveria e ka miratuar atë vizion. Mbaj mend se letra tregonte se si me këtë vizion ishte pajtuar edhe Komisioni Evropian.

Për mua letra paraqiste një vizion të propozuar. Ajo i jepte mundësinë Qeverisë të vendoste për vizionin përfundimtar. Letra i linte hapësirat që mund të na duheshin për të marrë një vendim si Qeveri. Për shembull, letra nuk definonte se ç’duhet të vendosnim për minierën e Sibovcit. Ndjeshmërinë time më të madhe e kam pasur dhe e kam ndaj resurseve të Sibovicit, që nuk duhet t’i falim apo japim gati badihava. Në letër parashihej ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet prej 1.000 megavat në fazën e parë, pa definuar se si do të jepej Sibovci. Letra shënonte se TC “Kosova B” duhet të rivitalizohet me një investitor privat, pra ka qenë jashtë paketës.

Bazuar edhe në këtë dokument, ne filluam të përpunonim rishikimin e Strategjisë Energjetike për periudhën 2009-2018, ashtu siç edhe e kërkonte Ligji për energjinë. Strategjia u miratua me vonë edhe nga Kuvendi. Por, shpejt u panë efektet e krizës financiare, pasi u tërhoqën dy nga katër konsorciumet dhe mbetëm me vetëm dy, prandaj kishim pak zgjidhje. Pas disa muaj diskutimesh, këshilltarët e transaksionit propozuan të bëhej rikonfigurimi i projektit. Pra, parashihej hapja e një shprehjeje të re të interesit për projektin.

Këshilltarët e financuar dhe të mbikëqyrur nga Banka Botërore kanë kërkuar që në tender të futej në tërësi Sibovci dhe të ndërtohet TC “Kosova e Re” në fazën e parë 500 MW, dhe në një fazë të dytë 500 MW tjera. Kjo e dyta jo e detyrueshme për investitorin. Ne në KDP kemi kundërshtuar, pasi ka pasur dilema se pse duhej të jepej komplet Sibovci, nëse në fazën e parë do të ndërtoheshin vetëm 500 MW. Kemi diskutuar shumë rreth kësaj çështjeje, dhe në fund arritëm të vendosim që Sibovcin ta japim në shfrytëzim vetëm për 500 plus 500 megavat. Mirëpo, në këtë rikonfigurim të pakos tenderuese të projektit, këshilltarët e transaksionit kërkuan që të futej edhe TC “Kosova B”. Ne, thamë pse të futet TC “Kosova B” në pako, pasi ai është profitabil. KEK-u është keq financiarisht jo prej TC “Kosova B”, por për shkak të humbjeve që shkaktohen në distribucionit.
Më 28 mars 2010 kam thënë në Kuvend që “Kosova B” nuk duhet të hyjë në pakon e projektit “Kosova e Re” pa u caktuar qartë kushtet apo parimet që duhet t’i respektojmë.

E pyetur se a ka pasur presion pas kësaj deklarate, ajo u përgjigj: “Po kam pasur presione, që po e shkatërrojnë projektin dhe mbaj përgjegjësi për këtë, duke shtuar se ky presion vinte nga ndërkombëtarët që kanë qenë pjesëmarrës në Komitetin Drejtues... Banka Botërore jo, edhe pse i ka paguar këshilltarët e transaksionit. Por, kam pasur presione që unë jam njëra prej shkatërruesve të projektit “Kosova e Re”, pasi nuk po e lejon hyrjen e TC “Kosova B” në pako, dhe investitorët sipas tyre nuk duan të vijnë pa marrë edhe TC “Kosova B”. Ata kështu më kanë thënë. Ata në fakt duket se kanë ditur që investitorët nuk vijnë pa TC “Kosova B”. Pastaj në mbledhjen e radhës të Kuvendit, më duhet ta pranoj që kam thënë me një gjysmë fjalie se TC “Kosova B” mund të futet në pako pasi nuk dihet, nëse mund ta rivitalizojmë ndryshe”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Pula: Strategjia për “Kosovën e Re” me presion ndërkombëtar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Greqia nuk ka presion për ta njohur Kosovën
» Rusia presion Kenias për Kosovën
» Tadic: Mund të pritet presion që Serbia ta njohë Kosovën
» Pula largohet nga “Termokosi”
» Strategjia për veriun, vetëm në letër

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: