Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.forumotion.com



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Diktatorët më të këqinj të botës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Diktatorët më të këqinj të botës   Wed May 04, 2011 6:12 pm

Diktatorët më të këqinj të botës



Disa janë ende gjallë, por disa ka kohë që kanë vdekur. Megjithatë, ato
çfarë kanë bërë ose janë duke bërë, i bëjnë ata që të njihen nga tërë
bota. Fatkeqësisht, jo për diçka të mirë, por si diktatorët më të
tmerrshëm të botës.

Revista e njohur “Life” ka publikuar listën me diktatorët më të këqij të
botës, disa prej të cilëve ka kohë që kanë vdekur, ndërkohë që ka të
tjerë që vazhdojnë sundimin e tyre të egër.

Në këtë listë, figuron edhe diktatori i cili shkaktoi luftëra dhe mijëra
viktima në hapësirën e ish Jugosllavisë. Bëhet fjalë për Slobodan
Milosevic.

Ish kryetari i Republikës Socialiste të Jugosllavisë dhe më vonë i
Serbisë, ka zënë vendin e 19-të në listën e këtyre diktatorëve, e cila
fillon me Stalinin dhe mbaron me Mullah Omarin, udhëheqësin e Talebanëve
në Afganistan.

Për secilin prej tyre, revista ka dhënë nga një shpjegim dhe arsye përse i ka vendosur në atë listë.

Për Milosevicin, revista Life në arsyetimin përse e ka vendosur në
vendin e 19, shkruan se ka përdorur retorikën nacionaliste serbe për të
arritur në pushtet dhe më vonë u shndërrua në diktator.

Në fund të viteve 80-ta, ai përdori tensionet ndërmjet popujve të ish
Jugosllavisë për të fituar fuqi në përpjekje të formojë Serbinë e madhe
duke bërë që në luftërat që pasuan, të vriten 250 mijë njerëz, derisa
dy milionë të mbesin pa kulm mbi kokë.

Në këtë listë me 28 emra, nuk figuron emri i diktatorit shqiptar, Enver Hoxha.

Kjo është lista me emrat e diktatorëve:

1-Joseph Stalin (diktator i ish Bashkimit Sovjetik)
2-Kim Jong Il (diktator i Koresë së Veriut)
3-Pol Pot (ish diktator i Kamboxhias-i vdekur)
4-Benito Mussolini (ish diktator i Italisë)
5-Rafael Trujillo (Ish president i Republikës Domenikane)
6-Omar Hassan al-Bashir (President i Sudanit)
7-Augusto Pinochet (ish diktator i Kilit)
8-Mao Zedong (ish diktator i Kinës)
9-Jiang Qing (bashkëshortja e ish diktatorit të Kinës)
10-Idi Amin( ish diktator i Ugandës)
11-Mobutu Sese Seko (ish diktator i Zaires-tash Republika Demokratike e Kongos)
12-Adol Hitler(Ish diktator nazist)
13-Shah Mohammad Reza Pahlavi (ish drejtues i Iranit-i ardhur në fron nga trashëgimia)
14-Saparmurat Niyazov (ish president i Turkmenistanit)
15-Nicolae Ceaucescu (ish diktator i Rumanisë)
16-Muammar al-Qaddafi (diktator i Libisë)
17-Than Shëe (diktator i Mynmar-ish Burma)
18-Francisco Franco (ish lider i Spanjës i emëruar nga fashistët dhe nazistët)
19-Slobodan Milosevic(ish diktator i Jugosllavisë dhe Serbisë)
20 Kim Il Sung (ish lider komunist i Koresë së veriut)
21-Robert Mugabe-Presodent i Zimbabvesë
22-Ferdinad Marcos-ish diktator i Filipineve.
23-Francois 'Papa Doc' Duvalier
24-Jean-Claude 'Baby Doc' Duvalier (ish lider i Haitit)
25-Charles Taylor (ish lider i Liberisë)
26-Saddam Hussein (ish diktator i Irakut)
27-Jean Bedel Bokassa (ish diktator në Afrikën qendrore)
28-Mullah Omar (Lider i Talebanëve në Afganistan)

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Diktatorët më të këqinj të botës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: