Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Me njohjen e Kosovës forcohet paqja në Ballkan

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Me njohjen e Kosovës forcohet paqja në Ballkan  Empty
MesazhTitulli: Me njohjen e Kosovës forcohet paqja në Ballkan    Me njohjen e Kosovës forcohet paqja në Ballkan  I_icon_minitimeMon May 09, 2011 8:50 pm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, gjatë fjalimit të mbajtur në Konferencën e 4-të të Kombeve të Bashkuara mbi Vendet më pak të Zhvilluara, qe po mbahet në Stamboll të Turqisë, u ka bërë thirrje të hapur të gjithë atyre vendeve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës për ta njohur atë. Ai ka thënë se Kosova e pavarur dhe sovrane është një realitet i pakthyeshëm, dhe se vazhdimi i njohjes së saj vetëm sa do të ndihmojë zhvillimin e kësaj Republike të re ballkanike.

Në këtë Konferencë, ku janë të ftuar krerë shtetesh e qeverish të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, është diskutuar për potencialet, realizimet dhe sfidat e vazhdueshme të vendeve në zhvillim, duke sjellë në vëmendje edhe mangësitë e dobësitë e vërejtura kryesisht në sektorin ekonomik e atë infrastrukturor.

Ne fjalën e tij, presidenti Topi ka vlerësuar ndihmesën e vazhdueshme të Kombeve të Bashkuara në përparimin social e ekonomik të vendeve më pak të zhvilluara, si dhe ka evidentuar arritjet, ambiciet e sfidat e shtetit shqiptar për fuqizimin e gjithanshëm të vendit, përpjekjet për përmirësimin e urave të bashkëpunimit midis Shqipërisë e vendeve të Rajonit Ballkanik e më gjerë, për realizimin e projekteve madhore dhe ato në fushën e energjetikës, mjedisit, infrastrukturës, etj

Presidenti Topi u ka adresuar pjesëmarrësve gjate fjalës se tij një mesazh të posaçëm lidhur me shtetin e Kosovës dhe te ardhmen e tij: “Ne ndjekim me shumë motivim një politikë moderacioni në rajon, duke vrojtuar me interes situatën politike dhe ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj edhe faktin se me këto sfida të përbashkëta, po përballet sot dhe Republika e re e Kosovës. Miratimi i rezolutës konsensuale në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës sonë, që mirëpriti mendimin këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së saj, e mbylli përfundimisht çështjen e statusit dhe integritetit të saj territorial. Ndaj, tani është koha që kjo Republikë e re të përkrahet, mbështetet dhe inkurajohet drejt rrugës së saj të zhvillimit”.

“Me këtë rast, dëshiroj t’u bëj një thirrje të hapur të gjithë atyre vendeve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës për ta njohur atë. Sot, Kosova është njohur si shtet i pavarur dhe sovran nga 75 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara. Ne besojmë se realiteti i ri i krijuar në Ballkanin Perëndimor, me shtetin e pavarur të Kosovës, ka ndikuar pozitivisht në forcimin e paqes dhe sigurisë në këtë rajon, si edhe në krijimin e një fryme bashkëpunimi e prosperiteti, jo vetëm për Ballkanin, por edhe më gjerë”, ka thënë ndër të tjera presidenti Topi. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Me njohjen e Kosovës forcohet paqja në Ballkan
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» OKI bën thirrje për njohjen e Kosovës
» Gjermania lobon për njohjen e Kosovës
» Hungaria do të lobojë për njohjen e Kosovës
» Jeremic: Negociatat me BE-në, pa njohjen e Kosovës
» Hondurasi angazhohet për njohjen e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: