Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Rruga e Serbisë në BE kalon nëpër Kosovë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Rruga e Serbisë në BE kalon nëpër Kosovë  Empty
MesazhTitulli: Rruga e Serbisë në BE kalon nëpër Kosovë    Rruga e Serbisë në BE kalon nëpër Kosovë  I_icon_minitimeTue May 17, 2011 6:15 pm

Institucioni ekzekutiv i BE-së, Komisioni Evropian, ka bërë të
ditur të martën se anëtarësimi i Serbisë në bllokun evropian nuk mund të
bëhet pa pasur një përmirësim të marrëdhënieve midis Beogradit dhe
Prishtinës.
Zyrtarët evropianë kanë përkujtuar se fqinjësia e
mirë është një ndër kriteret për pranimin e anëtarëve të rinj në BE,
raportoi Dtt-net
“Serbia duhet që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën për të mundur
anëtarësuar në BE. Kjo është ndër kriteret e fqinjësisë së mirë në
kriteret e Kopenhagës për anëtarësim”, ka thënë zëdhënësja e Komisionit
Evropian, Natasha Butler.
Mirëpo, tash për tash mbetet e paqartë se çka do të thotë në mënyrë specifike fjala “normalizim”.
Disa zyrtarë të BE-së të cilët deshën të mbesin anonim, thonë se
fjala “normalizim” nuk ka aspak kuptim të qartë dhe se ajo nënkuptohet
varësisht se si duan njerëzit.
Sipas disave do të duhej që Serbia dhe Kosova të njihnin njëra
tjetrën, si mënyrën më të mirë për të debllokuar hyrjen e të dy vendeve
në BE, sepse Serbia e cila ka gjasa të hyjë e para, ajo do të përdorte
të drejtën e vetos brenda BE-së kundër Kosovës.
Trakti i Lisbonës thotë se zgjerimi i BE-së përkatësisht pranimi i
anëtarëve të rinj bëhet vetëm me pajtimin e të gjitha vendeve anëtare.
Mirëpo, sipas të tjerëve, “normalizimi” do të thotë edhe çdo pajtim
tjetër për çështje të tjera midis Serbisë dhe Kosovës që nuk do të
kishte të bënte me statusin, pavarësinë e Kosovës.
Vendet e BE-së aktualisht janë të ndara në dy blloqe dhe se ato ende
nuk kanë qëndrim të qartë dhe unik se çfarë do të duhej të ndodhte midis
Serbisë dhe Kosovës, rreth statusit- pavarësisë së Kosovës, në mënyrë
që këto dy vende të hyjnë në BE.
Fakti se pesë shtete - Greqia, Spanja, Qipro, Rumania dhe Sllovakia -
nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e bënë edhe më të ndërlikuar gjetjen
e formulës magjike për të zbërthyer fjalën “normalizim” për të cilën
flet Komisioni Evropian. /Tellegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Rruga e Serbisë në BE kalon nëpër Kosovë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zhbllokohet rruga në veri
» Qytetarët e Serbisë hyjnë në Kosovë si në “tokë të babës”
» Rruga e Qumështit ka “vëllanë binjak” më të përparuar
» MFSK do atashe nëpër ambasada, MPJ jo
» Përurohet rruga “B” në Prishtinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: