Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Bakteret, shkaktarë të sëmundjeve psikike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Bakteret, shkaktarë të sëmundjeve psikike  Empty
MesazhTitulli: Bakteret, shkaktarë të sëmundjeve psikike    Bakteret, shkaktarë të sëmundjeve psikike  I_icon_minitimeFri May 20, 2011 6:49 am

Në sjelljet e njerëzve ndikojnë shumë faktorë, midis të cilëve edhe gjendja dhe stabiliteti i mikroorganizmave në barkun tonë.
Ekspertët nga universiteti “MkMaster” posedojnë fakte se bakteret që jetojnë në lukth ndikojnë në kiminë e trurit dhe në sjelljen tonë, në përgjithësi.
Ekzistojnë edhe disa spekulime se disa sëmundje psikike, si disa lloje të autizmit, janë të ndërlidhura me çrregullimin e barkut.
“Rezultatet interesante na shtyjnë në hulumtime të reja rreth hulumtimeve me kombonente mikrobiologjike dhe me shkaktarët e sëmundjes që ndërlidhen me sjelljen e njeriut”, thotë profesori Stiven Kollins, nga shkolla e mjekësisë.
Te secili person, barku është shtëpia për miliarda baktere, me të cilat jetojmë në harmoni. Këto baktere kryejnë disa funksione vitale për shëndetin tonë. Ato e marrin energjinë nga ushqimi, mbrojnë nga infeksionet, prodhojnë inde ushqyese për qelizat që gjenden në bark.
Duke bërë eksperimente në minj të shëndoshë, hulumtuesit kanë vërtetuar se çrregullimet në bark me ndihmën e antibiotikëve krijojnë ndryshime në sjelljen e përgjithshme.
“Me ndalimin e marrjes së antibiotikëve, bakteret në bark ishin kthyer në gjendje normale. Kjo ishte përcjellë me kthimin e sjelljes normale në kiminë e trurit”, ka theksuar profesori Kollins. Profesori Kollins thotë se në sjellje ndikojnë shumë faktorë, e në mesin e tyre edhe stabiliteti i baktereve në bark, te të cilat ndikojnë antibiotikët dhe infeksionet.
Profesori Kollins dhe asistenti i tij Premisl Berkik e kishin hulumtimin kryer në institutin “Farncombe Family Digestive Health Research”, ndërsa atë e kishin botuar në revistën “Gastroenterology”. /ap/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Bakteret, shkaktarë të sëmundjeve psikike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: