Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Dita e të Rënëve, një moment për të nderuar sakrificën sublime

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Dita e të Rënëve, një moment për të nderuar sakrificën sublime Empty
MesazhTitulli: Dita e të Rënëve, një moment për të nderuar sakrificën sublime   Dita e të Rënëve, një moment për të nderuar sakrificën sublime I_icon_minitimeMon May 31, 2010 6:53 pm

Dita e të Rënëve, një moment për të nderuar sakrificën sublime F.0531091720616_m
Është bërë traditë në Amerikë që të hënën e fundit të muajit maj të nderohet kujtimi i të rënëve në luftë. Këtë vit Dita e të Rënëve shënohet më 31 maj, pra sot. Amerikanët do të reflektojnë mbi sakrificën e bashkëkombësve të tyre, ndërkohë që numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Afganistan ka arritur mbi 1 mijë vetë.
Rreshta të tërë me varre të të rënëve në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. Pritet që sot mbi 10 mijë vetë të përshkojnë këto rreshta me rastin e Ditës së të Rënëve. Të rënët e parë të varrosur këtu ishin ushtarë të vrarë gjatë Luftës Civile Amerikane. Tani në këto varreza prehen mbi 330 mijë ushtarë.

Në Ditën e të Rënëve, kur amerikanët kujtojnë sakrificat madhore të këtyre burrave e grave, tradicionalisht presidenti dhe nënpresidenti vendosin një kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur. Këto janë pamje nga ceremonia e vjetshme.

Kaitlin Horst është zëdhënëse e Varrezave Kombëtare: “Ne si amerikanë kemi një ndjenjë krenarie për vendin tonë, krenari për vlerat tona dhe për ushtrinë tone, për atë që ka bërë ushtria jonë gjatë historisë së këtij vendi për të mbrojtur liritë dhe të drejtat më të rëndësishme për ne”.

Në parcelën 60 prehen rreth 600 të rënë gjatë luftërave në Irak dhe Afganistan. Kjo njihet si parcela më e trishtueshme në Amerikë.

Shefi i Shtatmadhorisë Mike Mullen, Komandanti i forcave amerikane dhe të NATO-s, Gjenerali Stanley McChrystal dhe Presidenti afgan Hamid Karzai ishin këtu disa javë më parë. Ishte vizita e parë e Karzait në këtë pjesë të varrezave.

Viktimat amerikane në konfliktin 9-vjeçar afgan kanë shkuar në mbi 1 mijë vetë. Gjysma e tyre u vranë gjatë 2 vjetëve të fundit.

Analistët fajësojnë për rritjen e numrit të viktimave zgjedhjet e trazuara dhe rigjallërimin e talebanëve, përballë operacioneve amerikane për rimarrjen e provincave. Udhëheqësit ushtarakë parashikojnë që niveli i dhunës të vazhdojë:

“E kam thënë se parashikojmë që ky të jetë një vit i vështirë. Faktikisht, kryengritësit do t’u kthehen luftimeve tani që përfundoi sezoni i kultivimit të opiumit. Pra nuk është për t’u çuditur që niveli i dhunës po rritet”.

Gjenerali McChrystal tha gjatë vizitës së tij në Arlington se kishte rastisur pranë varrezave të ushtarëve që kishin punuar me të:

“Çdo vrasje ndikon tek njerëz të tjerë, tek udhëheqësit, por ç’është më e rëndësishmja, tek familjet, tek fëmijët, prindërit e bashkëshortët. Secili prej tyre është një njeri i shtrenjtë dhe të gjithë e kemi të qartë këtë”.

Ish ministri i jashtëm afgan Abdullah Abdullah, i cili konkurroi vjet në zgjedhjet presidenciale, thotë se Amerika duhet të fitojë besimin e popullit afgan dhe të shpjegojë synimet e saj, si mënyrë për t’i dhënë fund angazhimit amerikan atje:

“Ende ekziston mbështetje, por ka gjithashtu një dëshirë gjithnjë e më të madhe për të ditur për sa kohë do të vazhdojë prania ushtarake amerikane dhe me çfarë synimi”.

Vetëm atëherë, parcela 60 do të mund të ruajë përmasat që ka, dhe Dita e të Rënëve do të shërbejë për të kujtuar sakrificat e viteve të mëparshme dhe jo viktima të reja. /VoA/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Dita e të Rënëve, një moment për të nderuar sakrificën sublime
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: