Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Pse disa femra nuk mund të dobësohen?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Pse disa femra nuk mund të dobësohen?  Empty
MesazhTitulli: Pse disa femra nuk mund të dobësohen?    Pse disa femra nuk mund të dobësohen?  I_icon_minitimeWed Jun 08, 2011 10:19 am

Shumë dama me vite tentojnë të dobësohen dhe prandaj u nënshtrohen
dietave drastike dhe ushtrimeve të lodhshme, por për ndonjë arsye
rezultatet dështojnë. A keni menduar ndonjëherë që arsyeja fshihet në
tipin hormonal të trupit tuaj?

Estrogjeni, gestagjeni (progjesteroni) dhe testosteroni drejtojnë trupin
tonë nga lindja. Megjithatë, tek çdo femër është më i theksuar një, i
cili përcakton llojin e saj personal hormonal.

Në jetën e femrës ka periudha të cilat për shkak të hormoneve seksuale
janë të favorshme për të fituar peshë: puberteti, cikli menstrual, nën
rrethana të caktuara shtatzënia dhe të dhënit gji, klimaksi dhe
menopauza.



Tri lloje hormonale të femrave, dallohen mes vete me shpërndarjen e
indit dhjamor në trup dhe me prirjen më të madhe apo më të vogël ndaj
trashjes. Se cilit tip hormonal i takoni mund të konkludoni në bazë të
karakteristikave fizike dhe shpërndarjes së indit dhjamor. Mosbalancimi
hormonal mund të shfaqet në secilën moshë të jetës, ndërsa për
rivendosjen e tij e cila çon në dobësim të suksesshëm është i nevojshëm
programi i cili i përshtatet tipit tuaj hormonal.



Tipi estrogjenik i femrës

Ky tip i femrës janë pothuajse gjysma e femrave



Ndërtimi trupor: janë shumë femërore, kanë bel të hollë, zakonisht gjoks
të madh, vithe të rrumbullakuara dhe kofshë të plota. Deri në pleqëri
të thellë karakterizohen me flokë të fortë dhe të trashë, lëkurë rozë
dhe të butë. Për shkak të këtyre karakteristikave në mënyrë të përkryer
përshtaten në fotografinë e mashkullit për femrën tërheqëse. Në lëkurën e
cila më së shpeshti është shumë e butë, lehtë grumbullohet uji, prandaj
është e prirë ndaj shfaqjes së celulitit në vithe dhe kofshë. Edhe pse
shpesh kanë lartësi të ulët apo mesatare, fermat e tipit estrogjen kanë
eshtra të fortë, prandaj është probabiliteti më i vogël që do të sëmuren
nga osteoporoza.



Psika: Këto femra janë të dashura, fleksibile, të afta për punë ekipore,
të lidhura për shtëpi. Duke mbizotëruar estrogjeni, veçanërisht në
vitet e hershme, mund të nxiten vështirësi tipike psikike të sindromit
paramenstrual si nervozizmi, ndryshime në disponim dhe sulme të urisë.
Hormonet atëherë bëhen vrasëse të rrezikshme të vitalitetit.



Si të qëndroni vitale: Ju përgjigjet ushqimi pa yndyrë me karbohidrate
nga drithërat dhe sasinë e vogël të proteinave me origjinë shtazore. Për
të qëndruar të holla, për ju zgjidhja do të ishte dieta insulinike,
praktikimi i jogës për balancim të hormoneve, ushtrimet për zhvillimin e
muskujve, periudhat e rregullta të relaksimit, ushtrimet për pjesët
problematike të trupit siç janë këmbët dhe vithet dhe ushtrimet e
moderuara të forcës të cilat nuk do t’i ngarkojnë nyjat.





Tipi progjestin i femrës

Tipi progjestin i femrës sipas pamjes gjendet në mes tipit estrogjen dhe
testosteron, ndërsa i takojnë 25 deri 35 për qind e femrave.



Ndërtimi trupor: Tipi progjestin ka ndërtim të brishtë trupor, bel të
hollë, gjoks të vogël, legen të ngushtë, vithe të vogla dhe kofshë
vitale. Për shkak të mungesës së estrogjenit, këto femra në pubertet
hyjnë një deri dy vjet më vonë. Shpesh janë jashtëzakonisht të larta,
ndërsa flokët i kanë kryesisht të hollë, indin lidhës të dobët, për të
cilën arsye rrudhat në lëkurë shfaqen mjaft herët.



Psika: Janë të qëndrueshme, këmbëngulëse dhe kanë shanse të mira për
sukses në mësim dhe punë. Niveli i lartë i progjestinit ka efekt
qetësues, sepse metabolitet e hormoneve stabilizojnë qelizat nervore dhe
reduktojnë eksitimin.



Si të qëndroni vitale: Për të qëndruar vitale, shmangni konsumimin e
karbohidrateve në mes vakteve dhe rrisni aktivitetin trupor.
Rekomandohen ushtrimet të cilat kanë për qëllim forcimin, ushtrimet për
fuqi, dhe praktikimi i rregullt i jogës, dieta insulinike dhe periudhat e
rregullta të relaksimit.





Tipi testosteron i femrave

Këtij tipi hormonal të femrës-atlete i takon rreth 15 për qind e femrave



Ndërtimi trupor: Ije të ngushta, vithe të vogla, kofshë vitale dhe bel i
theksuar dobët, supe të gjera dhe gjoks mesatarisht i madh. Për shkak
nivelit të lartë të testosteroneve, muskujt janë më të theksuar dhe
zhvillohen lehtë me ushtrime. Femrat e këtij tipi shpesh kanë ind lidhës
të fortë dhe janë leshtore në fytyrë dhe fyt, ndërsa flokët i kanë të
trasha dhe të forta. Për dallim nga dy tipat tjera hormonale, ky tip
gjatë trashjes indin dhjamor më parë e fiton në stomak, ndërsa këmbët,
ijët dhe vithet i mesin të holla.



Psika: Shpirt garues dhe dëshirë për sukses. Vetëbesim, dëshirë për pavarësi dhe përgjegjësi.



Si të qëndroni vitale: Shtimin në peshë e ndihmon ushqimi i përzier,
ndërsa pesha rritet edhe me ushtrimet e rregullta për fuqi, sepse rritet
edhe masa muskulore. Për mbajtjen e linjës së hollë rekomandohet edhe
ushqimi insulinik dhe praktikimi i jogës për lëvizshmëri më të mirë dhe
çlirim nga stresi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Pse disa femra nuk mund të dobësohen?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Disa sëmundje mund të zbulohen nga era e gojës
» Feith: Disa pjesëtar të UÇK-së mund të kenë bërë kime
» Disa keshilla per te shmangur alergjite!
» Kur është femra tepër e moshuar për lindje?
» Disa këshillat për ta shëruar aneminë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: