Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ulqini ia “sheh” hairin trazirave arabe

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Ulqini ia “sheh” hairin trazirave arabe  Empty
MesazhTitulli: Ulqini ia “sheh” hairin trazirave arabe    Ulqini ia “sheh” hairin trazirave arabe  I_icon_minitimeThu Jun 16, 2011 4:38 pm

Ulqini edhe sivjet mund të jetë një nga vendet më të preferuara
të qytetarëve të Kosovës për t'i kaluar pushimet verore. Udhëheqësit e
Ulqinit kanë bërë përgatitje dhe investime në drejtim të përmirësimit të
kushteve, të cilat do tu ofrohen turistëve. Udhëheqësit komunal
presin që numri i turistëve për këtë sezon të jetë edhe më i madh për
shkak të trazirave në botën arabe.
Edhe pse janë përmirësuar
kushtet për t'i kaluar pushimet në Ulqin, çmimet sipas disa pushuesve
atje mbeten pak të larta për standardin e rrogave të kosovarëve. Edhe
pse tani një shtrat në shtëpi private mund të merret edhe me tre euro në
fillim të sezonës, por që dallon nga largësia e plazhit shërbimet nëpër
hotele janë më të shtrenjta. Çmimet mund të rritën edhe më shumë
atëherë kur të jetë kulmi i sezonës turistike.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga ka thënë se janë bërë
përmirësime dhe investime në plazhe e bashkë me to janë përmirësuar edhe
shërbimet nëpër hotele dhe shtëpi private.
Aktualisht numri i turistëve që kanë filluar pushimet sipas numrit
një të Ulqinit ka një fluks të madh, e ky sipas tij tregon se edhe
sivjet sezoni turistik do të jetë edhe më i suksesshëm. “Për fatin e keq
e të tjerëve që ne nuk i gëzohemi për shkak të trazirave, e për fatin e
mirë të Malit të Zi ka shënuar rritje tënumrin të turistëve turistëve”,
tha Gëzim Hajdinaga.
Sipas tij, derisa shumë turistë nga shtete të ndryshme ishin më parë
në Egjipt, Greqi dhe Tunizi, tash janë orientuar në Mal të Zi e disa
edhe në Ulqin. “Ulqini është vendi më i sigurt dhe më stabil për nga
siguria ditë e natë dhe të gjitha këto e bëjnë këtë qytet adresën më të
preferuar për turistët. Vitet e fundit ka pasur sinjale të mira për
rritjen e numrit të turistëve të huaj dhe sivjet ky numër sa vjen e
rritet”, tha kryetari i Ulqinit.
Krahasuar me të dhënat e vitit të kaluar 35 për qind më shumë makina dhe mbi 40 për qind më shumë turistë.
Ndërkaq, drejtori i Organizatës së Turizmit në Ulqin Ali Rexha, tha
se çdo vit ka përmirësime, ku plazhet e Ulqinit kanë shtatë flamuj që
tregojnë kualitetin e plazheve. “Sivjet kemi një ofertë më të mirë se në
të kaluarën, janë hapur katër hotele të reja. Vetëm në Ulqin kemi 23
hotele të cilat janë me tre e katër yje. Sa i përket akomodimeve private
punohet zellshëm në këtë drejtim”, deklaroi Rexha.
Ai theksoi se vitin e kaluar plazhet e Ulqinit kanë arritur të mbaj
tregun e Kosovës dhe ka bërë hapa konkret ku janë kthyer turistët nga
Çekia,Polonia, Rusia, Bosnja e Hercegovina dhe Gjermania. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ulqini ia “sheh” hairin trazirave arabe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: