Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kosova në “rikuerc”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kosova në “rikuerc”  Empty
MesazhTitulli: Kosova në “rikuerc”    Kosova në “rikuerc”  I_icon_minitimeThu Jun 16, 2011 6:30 pm

As raporti i ardhshëm i progresit i Komisionit Evropian për
Kosovën, që pritet të publikohet në shtator të këtij viti, nuk pritet të
jetë hiç më i mirë sesa ai i vitit të kaluar. Madje, ky raport pritet
që të ketë edhe më shumë vërejtje sesa ai i kaluari.
Përpos
vërejtjeve për mospërmbushjen e shumë standardeve, që janë dhënë edhe në
raportin e vitit të kaluar, me gjasë në raportin e ri si vërejtje do të
futet edhe prishja e raporteve të Kosovës me Fondin Monetar
Ndërkombëtar, me çka shteti i Kosovës ka humbur qindra miliona euro.
Kështu kanë thënë për gazetën “Zëri” burime të larta ndërkombëtare në
Kosovë. Ato burime janë shprehur shumë skeptike në lidhje me mundësinë
që Kosova të marrë një raport të progresit më pozitiv krahasuar me atë
paraprak.
“Kosova as këtë vit nuk mund të presë një raport më të mirë sesa atë
që e ka pasur vitin e kaluar. Bile, në raportin e ri, si vërejtje me
gjasë do të futet edhe prishja e marrëveshjes së Kosovës me Fondin
Monetar Ndërkombëtar”, është shprehur ky zyrtar i lartë ndërkombëtar.
Sipas tij, vërejtje do t’u jepet edhe institucioneve për punën e
ngadalshme që po bëjnë në drejtim të realizimit të objektivave të tyre.
“Sidomos Kuvendi i Kosovës nuk po arrin ashtu si duhet ta kryejë
punën e tij. Parlamenti, si institucioni më i lartë në Kosovë, nuk ka
një dinamikë të duhur të punës, në mënyrë që të arrijë t’i miratojë të
gjitha ligjet e nevojshme si dhe t’i kryejë detyrat e tij mbikëqyrëse
ndaj ekzekutivit”, ka thënë ky burim.
Ai thotë se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë sa duhet as sa i
përket luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit. Problem po ashtu
që do të adresohet edhe në raportin e ardhshëm të progresit mbetet
politizimi i gjyqësorit, mungesa e lirisë së medieve, etj.
Edhe përfaqësues të partive opozitare dhe ata të shoqërisë civile
shprehen skeptikë për një raport pozitiv të Komisionit Evropian.
/Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kosova në “rikuerc”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: