Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kush rrezikohet me shume nga semundja e kockave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kush rrezikohet me shume nga semundja e kockave Empty
MesazhTitulli: Kush rrezikohet me shume nga semundja e kockave   Kush rrezikohet me shume nga semundja e kockave I_icon_minitimeThu Jun 16, 2011 7:14 pm

Grate kane nje rrezik 8 here me te larte se burrat per te
zhvilluar osteoporoze. Keshillat per ta parandaluar dhe trajtuar
semundjen

Semundja e osteoporozes, ose demtimi i kockave, nuk eshte ende e
njohur si duhet ne vendin tone. Nderkohe qe, pervec kesaj, mungon
informacioni per menyrat e parandalimit te saj, por edhe per trajtimin e
te semureve, i cili tashme eshte i mundshem.
Statistikat boterore tregojne se 1 ne 3 femra dhe 1 ne 5 meshkuj te
moshes mbi 50 vjec jane te prekur nga semundja e kockave, ndersa ne
vendin tone, sipas mjekeve, kjo shifer mund te jete edhe me e larte,
per shkak te kushteve te veshtira te jeteses dhe shkalles se ulet te
diagnostikimit. Indi kockor eshte nje ind i organizimit njerezor qe
eshte ne ndertim te vazhdueshem. Ne kushte normale ekziston nje
ekuiliber midis proceseve qe shkaterrojne kocken dhe atyre qe e
ndertojne ate. Humbja e mases kockore fillon si te burri dhe te gruaja
pasi kane kaluar 35 vjetet. Por te femrat kjo theksohet edhe me shume
ne menopauze e pas saj. Gjashte vjet pas menopauzes vihet re nje humbje
e konsiderueshme e mases kockore, e cila ka te beje drejtperdrejt me
mungesen e estrogjeneve. Ne disa raste humbja e mases kockore mund te
jete aq e madhe, sa mund te coje ne thyerje te kockave ne menyre
spontane (pa ndonje shkak te vertete). Ne kete rast thuhet se gruaja
paraqet osteoporoze.
Te rrezikuarit
Grate kane nje rrezik tete here me te larte se burrat per te
zhvilluar osteoporoze. Fillimisht shenjat e osteoporozes jane: pakesim i
mases kockore, zvogelim i gjatesise se kockes, demtime te lokalizuara,
shtypje ne nivelin e vertebrave, sidomos atyre te mesit, demtime te
kycit te dores, qafes se femurit ose edhe ne vende te tjera, kur gruaja
peson nje traume, qofte edhe te vogel. Osteoporoza shkakton dhimbje
vetem ne rastet e thyerjeve dhe te demtimit te vertebrave. Dhimbjet e
kyceve, nga te cilat ankohen grate pas periudhes se menopauzes, nuk
jane te lidhura me osteoporozen. Rreth 25-30 per qind e grave ne
menopauze preken nga osteoporoza. Sipas mjekeve, per ta parandaluar ate
eshte e rendesishme qe te individualizohen me pare grate qe jane me te
rrezikuara nga kjo semundje. Perkrah femrave edhe meshkujt jane te
rrezikuar nga semundja e osteoporozes. Sipas mjekeve, burrat mbi 50
vjec jane te rrezikuar per te pesuar fraktura te shkaktuara nga
osteoporoza, e cila eshte edhe me kercenuese se kanceri i prostates tek
ata. Sipas disa studimeve te eksperteve amerikane ortopede, delikatesa
e kockes mashkullore eshte me e rendomte sesa mendohet edhe pse disa
here e lene pas dore, por ata jane me te ekspozuar ndaj kesaj
semundjeje per shkak te alkoolit dhe dietave te rregullta, shpesh me
mungesa proteinash, te cilat gjenden shume te qumeshti. Alkooli, ne te
kundert, demton melcine dhe ndryshon metabolizmin e vitamines D, e
nevojshme per te ngjizur kalciumin ne kocke.
Parandalimi
Per te parandaluar osteoporozen, sipas mjekeve, duhet qe qysh ne
periudhen e femijerise dhe adoleshences te ndiqet nje aktivitet fizik i
pershtatshem, si: ecje ne kembe, me biciklete, berja e ekskursioneve
te perditshme, ose te pakten tri here ne jave dhe ndjekja e nje regjimi
ushqimor korrekt, me pak mish dhe shume fruta, perime, zarzavate,
qumesht (te skremuar, ne qofte se ekzistojne probleme te yndyrave ne
gjak), djathe, kos etj. Gjithashtu, duhet te nderpritet ose te pakesohet
perdorimi i duhanit dhe i alkoolit. Nje kujdes i vecante duhet pasur
nga rrezimet, sepse shtojne rrezikun e thyerjeve te kockave. Marrja e
kalciumit cdo dite, e shoqeruar me vitamine D, eshte gjithashtu e
rendesishme, por per kete duhet me pare te keshilloheni me mjekun. Per
arsyet e permendura me siper, eshte e rendesishme te ndiqet nje regjim
ushqimor i ekuilibruar dhe i larmishem, por ne te njejten kohe duhet te
kryhen ushtrime fizike te pakten tri here ne dite. Afrimi i periudhes
se menopauzes mund te jete edhe nje mundesi per te ndryshuar disa
zakone te te ushqyerit jokorrekt. Rregullat e te ushqyerit mund te
ndihmojne gruan per te ndjekur nje regjim ushqimor te mire si per vete,
ashtu edhe per te gjithe familjen. Perdorni larmi ushqimesh, por qe
gjithnje te jene sa me te fresketa. Perdorni sa me shume fruta e
zarzavate. Filloni vaktin me sallate ose me supe me zarzavate. Pakesoni
vaktet me mish (jo me shume se 4 here ne jave) dhe zevendesojini ato
me ushqime me zarzavate. Ulni perdorimin e yndyrave gjate pergatitjes
se ushqimeve. Pakesoni sa me shume qe te jete e mundur perdorimin e
embelsirave. Hani fruta, por jo menjehere pas ngrenies se vaktit.
Cfare eshte osteoporoza
Osteoporoza eshte nje semundje e sistemit skeletor, e karakterizuar
nga masa e ulet kockore dhe perkeqesim mikro-arkitekturor i indit
kockor, duke rritur brishtesine e kockes dhe riskun e frakturave.
Frakturat ne shtylle, ne legen dhe ne kyce jane me te hasurat.
Ne gjuhen popullore kjo semundje quhet hollim i kockes.
Pasojat e semundjes
Dhimbje shpine
Humbje ne gjatesine trupore
Deformim (protuberant abdomen)
Reduktim ne funksionet pulmonare
Po ashtu osteoporoza sjell edhe renie te theksuar te cilesise se
jeteses. Kjo per shkak te humbjes se vetevleresimit, deformimit trupor,
varesise nga qetesuesit, crregullime ne gjume, depresion dhe humbje e
pavaresise.
Si parandalohet osteoporoza
Osteoporoza, qe eshte semundje e hasur shume shpesh dhe mund te
preke cdonjerin prej nesh, mund te parandalohet nepermjet disa
veprimeve qe duhet te njihen dhe zbatohen nga te gjithe:
Ushqime me kalcium, sic jane bulmeti
Marrja e vitamines D ne sasi te mjaftueshme
Ushtrime dhe aktiviteteve fizike
Mospirje e duhanit dhe alkoolit ne sasi te tepruara
Jetese e rregullt
Diagnostikimi ne kohe
Perhapja e semundjes
Osteoporoza prek me shume grate dhe moshat e thyera
200 milione gra ne bote jane te rrezikuara nga osteoporoza
1/3 e grave ne moshen 60-70 vjec jane te prekura nga kjo semundje
2/3 e grave mbi 80 vjec kane osteoporoze
30 per qind e grave mbi 50 vjec kane nje ose me shume fraktura vertebrale
1 ne 5 burra mbi moshen 50 vjec ka nje frakture te shkaktuar nga osteoporoza
Tre llojet e osteoporozes
Osteoporoza qe shihet me shpesh te grate. Nje nga faktoret qe e
mbron kocken prej qelizave shkaterruese eshte estrogjeni, i cili
prodhohet nga vezoret. Funksioni i vezoreve te grate rreth 45 vjec vjen
duke u pakesuar deri ne humbjen e menstruacioneve. Kjo periudhe quhet
menopauza. Estrogjeni ulet dhe qelizat shkaterruese rrisin punen e
tyre.
Osteoporoza qe shihet te moshat e medha, sidomos pas moshes 45 vjec,
ku dominon shkaterrimi i kockave, i cili pas moshes 70 vjec theksohet
akoma dhe me shume, sa qe me nje renie edhe nga nje lartesi teper e
vogel mund te shkaktoje thyerje te kockes.
Osteoporoza qe ka lidhje me perdorimin e kortizonit te personi. Si
per shembull te pacientet qe per shkak te astmes, alergjise, semundjeve
reumatizmale perdorin kortizon per nje kohe te gjate.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kush rrezikohet me shume nga semundja e kockave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush pi pak ujë, rrezikohet nga diabeti!
» Kush guxon dhe kush nuk guxon të pijë kafe
» Mbrojtja e kockave, menuja e duhur
» Sëmundja e sheqerit dhe menopauza
» Sëmundja Morbus Menière

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: