Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Gjobat për shkelësit e ligjit të punës ekzekutohen me vështirësi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjobat për shkelësit e ligjit të punës ekzekutohen me vështirësi  Empty
MesazhTitulli: Gjobat për shkelësit e ligjit të punës ekzekutohen me vështirësi    Gjobat për shkelësit e ligjit të punës ekzekutohen me vështirësi  I_icon_minitimeTue Jun 21, 2011 6:24 am

Mbi 120 gjoba sa janë shqiptuar vitin e kaluar, vetëm gjysma e
tyre janë paguar. Kryeinspektori Basri Ibrahimi thotë se nëse nuk bëhet
ekzekutimi i të gjitha gjobave, atëherë punëdhënësit mund të ndjehen të
paprekshëm nga shteti dhe të vazhdojnë të bëjnë shkelje tjera.
Inspektorati
i Punës po hasë në vështirësi gjatë ekzekutimit të gjobave ndaj
shkelësve të ligjit të punës dhe atij për sigurinë në punë. Vitin e
kaluar, nga 120 gjoba të shqiptuara, janë ekzekutuar vetëm gjysma e
tyre.
Kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi, kërkon bashkëpunimin e gjykatave komunale për trajtimin e lëndëve me prioritet.
Disa punëdhënës në Kosovë, jo vetëm që shkelin ligjet që sanksionojnë
të drejtat dhe sigurinë e punëtorëve, por edhe refuzojnë të paguajnë
gjobat e shqiptuara nga Inspektorati i Punës.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, thotë se
nëse gjobat nuk paguhen në mënyrë vullnetare, atëherë Inspektorati i
drejtohet Gjykatës Komunale për ekzekutim të vendimit. Por, ai ka
vërejtje në punën e gjykatave. “Në përgjithësi gjobat nuk janë duke u
ekzekutuar nga gjykatat. Ne të gjitha gjykatave ua kemi drejtuar nga një
shkresë, së bashku me lëndët që nuk janë zgjidhur, që të kenë
mirëkuptim për ekzekutimin e atyre lëndëve, por deri tani nuk kemi pasur
mirëkuptim”, thotë Ibrahimi, për Radio Kosovën.
Ibrahimi thotë se nga 120 gjoba sa janë shqiptuar vitin e kaluar,
vetëm gjysma e tyre janë paguar. Madje ai thekson se nëse nuk bëhet
ekzekutimi i të gjitha gjobave, atëherë punëdhënësit mund të ndjehen të
paprekshëm nga shteti dhe të vazhdojnë të bëjnë shkelje tjera. “Prandaj,
është shumë e rëndësishme që gjykatat t’i ekzekutojnë kërkesat tona për
ato lëndë që janë të plotfuqishme dhe në këtë mënyrë ta fitojmë një
autoritet më shumë që punëdhënësi ta kuptojë qartë se nuk ka ku t’i ikë
çështjes së gjobës, nëse i shqiptohet”, ka shtuar Ibrahimi.
Edhe pjesëtarët e shoqërisë civile kanë vënë në pah rolin e gjykatave
komunale në zgjidhjen e kontesteve të punës. Jeton Mehmeti, analist
politikash në institutin “GAP”, thotë se gjykatat duhet të trajtojnë me
prioritet lëndët e adresuara nga inspektorati. “Kjo do t’i inkurajonte
punëtorët dhe ata që kanë ankesa që t’iu drejtohen gjykatave, duke
shpresuar se zgjidhja e kontesteve do të bëhet sa më parë”, tha Mehmeti.
Ndërkohë, kryetarja e Gjykatës Komunale të Prishtinës, Makifete
Saliuka, tha për Radio Kosovën se gjykata angazhohet për zgjidhjen e të
gjitha çështjeve që adresohen në këtë gjykatë, përfshirë edhe ato të
Inspektoratit të Punës.
Ndryshe, inspektorati, sivjet, nuk ka drejtuar ende asnjë lëndë tek gjykatat komunale për ekzekutim të vendimeve për gjoba. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Gjobat për shkelësit e ligjit të punës ekzekutohen me vështirësi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: