Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Feith: Përgjegjësinë për gjithçka e ka Qeveria

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Feith: Përgjegjësinë për gjithçka e ka Qeveria  Empty
MesazhTitulli: Feith: Përgjegjësinë për gjithçka e ka Qeveria    Feith: Përgjegjësinë për gjithçka e ka Qeveria  I_icon_minitimeSun Jul 10, 2011 9:17 am

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith nuk e ka ndërmend që të marrë përgjegjësi për zhvillimet në Kosovë, e të cilat kanë qenë përgjegjësi e Qeverisë.

Pieter Feith në një intervistë për “Kohën Ditore”, të parën prej kur ndaj tij është bërë publik një tentim i Prokurorisë Speciale për ta hetuar, ka kërkuar nga EULEX-i që të kërkojë falje.

Feith flet për herë të parë edhe për akuzat që ish-vartësi i tij Andrea Capusslea, po ia bën publikisht për mosveprim dhe parandalim edhe të veprimeve korruptive të Qeverisë së Kosovës.

Përfaqësuesi civil ndërkombëtar ka thënë se nuk është administrator i Kosovës i llojit të UNMIK-ut dhe nuk ka qenë e as nuk është detyrë e tij qeverisja e Kosovës. Ai ka thënë se për cilindo veprim, i ka shprehur pakënaqësitë e tij dhe vërejtjet te kryeministri, por përgjegjësinë për secilin veprim e mban vetë Qeveria e Kosovës.

Shefi i ICO-sa ka thënë se punë e tij nuk ka qenë e as nuk është konsultimi dhe menaxhimi i detyrave ditore të qeverisë. “Këtë ndoshta e bëjnë ambasadorët por jo unë”, ka thënë Feith.

Sipas tij, Qeveria dhe institucionet e Kosovës duhet lënë të veprojnë. Duhet këshilluar por nuk duhet ndalur nëse vendosin që të bëjnë diçka. “Juve ju qeveris qeveria juaj dhe institucionet tuaja. Ato mbajnë përgjegjësinë”, ka thënë Feith.

Feith ka thënë se ka ndërhyrë në zgjedhjen e guvernatorit të Kosovës, sepse nuk ka mundur të lejonte që një njëri politik të udhëheqë këtë institucion. Sipas tij, joprofesionalizmi i prokurorëve të EULEX-it ka hapur pastaj një debat që nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Mbikëqyrësi i pavarësisë ka thënë se asnjëherë nuk e ka parë kontratën për autostradën. “Pyeteni ambasadën amerikane”, ka qenë përgjigja e shefit të ICO-së ku është pyetur se pse nuk e ka parë kontratën.

Shefi i ICO-s ka thënë se nuk është i shqetësuar me asnjë veprim të tij që e ka ndërmarrë ose që nuk e ka ndërmarrë, pasi që, sipas Feithit, gjithçka ka qenë e analizuar detajisht.

Ai e ka krahasuar ish-shefin e njësitit ekonomik në ICO me ish-administratorin e UNMIK-ut në veri të Mitrovicës, Galluci. Sipas tij, zyrtarët e tillë nuk e thonë të vërtetën e as nuk i ndihmojnë Kosovës. Feith nuk ka dashur që të hyjë në detaje të atyre që i ka shkruar Capussela. Por ka thënë se ai në disa aspekte shkruan edhe të pavërteta. “Ai shkruan për një tjetërsim prone për AUK-un që ende nuk ka ndodhur. Në i kemi kërkuar qeverisë dhe i kemi tërhequr vërejtjen se ndarja e parcelës për AUK-un duhet të arsyetojë interesin publik. Qeveria ka marrë një vendim në parim, që ende nuk është përfundimtar. Në nuk mund të reagojmë derisa të merret vendimi përfundimtar”, ka thënë Feith.

Sipas tij, ICO-ja ka reaguar për këtë çështje shumë kohë para se Capussela të shkruante në “Kohën Ditore”.

Shefi i iCO-s ka ironizuar me pretendimet e Andrea Capusselas se i është hakuar emaili i tij personal. “Ai pretendon se unë e kam kuptuar se u ka shkruar shteteve anëtare të Grupit Drejtues Ndërkombëtar pasi kam hakuar emailin e tij. Kjo është qesharake. Unë e kam kuptuar një gjë të tillë, sepse të gjithë emailat që i ka shkruar ai, më janë përcjellë nga shtetet përkatëse të cilat më kanë kërkuar të merrem me të”, ka thënë Feith. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Feith: Përgjegjësinë për gjithçka e ka Qeveria
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Feith: Përgjegjësinë për gjithçka e ka Qeveria
» LDK-ja po e merr përgjegjësinë për të ardhmen e Kosovës
» Feith i "befasuar" me hetimin
» Feith: Veriu si Katalonia
»  Feith bën thirrje për zgjedhje të ndershme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: