Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Infeksionet verore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Infeksionet verore  Empty
MesazhTitulli: Infeksionet verore    Infeksionet verore  I_icon_minitimeTue Aug 02, 2011 9:49 am

Përveç rrezeve të diellit, detit, relaksit ... vera, mjerisht, sjell edhe infeksione specifike.Dielli,
larjet në det ose në pishinë, shëtitjet në natyrë, përveç dobive, mund
të jenë edhe burim i pakënaqësive, telasheve. Krahas nxehjes së
organizmit, dehidrimit, sëmundjes së diellit dhe gjendjeve kolapstike,
muajt e nxehtë janë "idealë" për infeksione të shkaktuara nga
mikroorganizmat e ndryshëm, që mund t'i përfshijnë të gjitha sistemet
organike dhe të shprehen me simptoma të shumta.

Infeksionet e shkaktuara nga enteroviruset
Janë sëmundjet më të shpeshta akute në periudhat e nxehta të vitit.
Kryesisht i sulmojnë fëmijët dhe personat e rinj, përhapen shpejt në
kolektive, mund të marrin përmasa epidemike, ndërsa, pas infektimeve,
mbetet imuniteti specifik. Shkaktare është familja Enteroviridane, të
cilën e përbëjnë polioviruset, koksaki (Coxackie) A dhe B dhe viruset
eho (echo).

1. ‘Gripi veror’ - shfaqet me ngritje të
temperaturës, me ligështim, kokëdhembje, teshtitje, angjinë, vjellje dhe
barkqitje. Sëmundja zgjat disa ditë, krahas pushimit dhe terapisë
simptomatike. Te fëmijët shpesh shfaqen edhe të fryra në lëkurë.

Infeksionet verore  Infeksionef1

2. Enteroviruset mund të shkaktojnë edhe
koniunktivitisin dhe atë hemorragjik, të shoqëruar me ënjtje, me skuqje
të syve, me lot, me pengesa në të parë.

3. Poliomeliti, falë vaksinimit, i takon së kaluarës.

4. Viruset koksaki shkaktojnë miokarditin e
rrezikshëm, të shoqëruar me ligështim, me lodhje të përhershme, me
takikardi, me çrregullimet e ritmit të zemrës, madje edhe me
dekompensacion të zemrës. Po qe se nxisin ndezjen e pankreasit, mund të
shfaqet diabeti.

5. Meningjiti virusal është i shpeshtë verës,
veçanërisht te fëmijët e moshës shkollore. Pavarësisht simptomave
dramatike (kokëdhembje e fortë, temperaturë, vjellje pa mundime
paraprake, fotofobie, përgjumje, qafë e shtanguar), më së shpeshti kalon
pa pasoja.

Parandalimi
Mbajtja e higjienës së duarve, pastrimi i mirë i pemëve dhe perimeve të
freskëta, mospërdorimi i peshqirëve të përbashkët, izolimi i të sëmurëve
nga rrethi.

Verës rritet edhe prania e Hepatitit A, e ashtuquajtur ‘sëmundje e
duarve të papastra’. Terapia është simptomatike, periudha e inkubacionit
është e gjatë (prej një deri në tre muaj), ndërsa prevenca është tepër e
rëndësishme.

Dispepsitë dhe helmimi me ushqim
Pavarësisht kushteve gjithnjë më të mira higjienike dhe informacionit,
infeksionet e zorrëve të shkaktuara nga bakteret, verës janë shumë të
shpeshta. Nga tipi i shkaktarit varet periudha e inkubacionit, pasqyra
klinike dhe terapia.

Shkaktarët:

a) stafilokoku - më së shpeshti ndodhet në
akullore, në ëmbëlsira, ajkë, qumësht, djathëra; te rastet e helmimeve
inkubacioni është i shkurtër (1 - 8 orë)
b) salmonela - rrezik mund të paraqesin mishi i
pulës dhe i bibanit, vezët, frutat e detit, ndërsa inkubacioni zgjat
nga 6 orë deri në 3 ditë.
e) Shigela (dizenteria bacilare) - është e fshehur në sallatë të palarë, në ujin e ndyrë.
d) Shkaktarët e tjerë (klostridiumi, esherhia ... ) kanë inkubacion prej 8 deri në 20 orë, madje edhe më gjatë.

Pasqyra klinike
Temperaturë e lartë, turbullim, ngërçe në bark, vjellje,
barkqitje (diarre), madje edhe gjak në jashtëqitje, dobësim dhe
ligështim. Po qe se nuk shërohen, kalohet në toksiinfeksion ose në
septikemi me simptoma shumë dramatike. Terapia: duhet të përdoret
shpejt, nënkupton rehidracionin intensiv dhe kompensimin e elektroliteve
(pluhur kaliumi, përzierje fiziologjike), kapsulat Lactobacilus
biffidus ose jogurt special probiotik; antiemetikët dhe antibiotikët
duhet të përdoren vetëm me recetë mjeku! Krahas kësaj, shkon edhe
ushqimi dietal. Të ashtuquajturat ‘diarre të udhëtimit’ ndodhin për
shkak të ndryshimit të regjimit të ushqimit (sidomos në destinacione të
largëta), të disbalansit të florës së zorrëve ose uji i ndotur. Për këtë
arsye, barnatorja e udhëtimit patjetër duhet të përmbajë barna
antidiarre!

Infektimet e lëkurës
Larja në pishina me kushte të këqija, mund të paradispozojë infeksionet
bakteriale ose kërpudhore të lëkurës. U përshtatet edhe djersitja,
ndërresat sintetike dhe këpucët, diabeti, higjiena joadekuate, pickimet e
insekteve dhe të kafshëve të imëta (mushkonjat, rriqrat, meduzat...),
ndërsa rrezitja e tepruar mund të provokojë ethet (herpes simplex).
Terapia nënkupton kremrat antibiotike.

Infektimi i syrit
Koniunktivitisët (virusal ose bakterial) janë relativisht të shpeshtë
verës. Infeksioni bartet me anë të duarve të palara, me prekje, me ujë.
Simptomat në formë të skuqjes së syrit, djegia, përlotja, ënjtjet, duhet
shëruar nën mbikëqyrje të oftalmologut.

Thumbimet e insekteve dhe të kafshëve
Mushkonjat bartin rrezikun nga malaria, sidomos në zonat
endemmeduzat shkaktojnë djegie me të fryra, ndërsa rriqrat sëmundjen
encephalitis. Të gjitha dëmtime. Grerëzat ndhe grethat mund të nxisin
reaksione të rrezikshme alergjike, et e lëkurës mund të bëhen me
baktere, më së shpeshti me stafilokok.

/Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Infeksionet verore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dieta verore
» Hitet verore të 2011-tës
» Infeksionet bakteriale të thonjve
» Infeksionet në QKU
» Infeksionet brendaspitalore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: