Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kosor e kënaqur me të drejtat e pakicës kroate

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kosor e kënaqur me të drejtat e pakicës kroate  Empty
MesazhTitulli: Kosor e kënaqur me të drejtat e pakicës kroate    Kosor e kënaqur me të drejtat e pakicës kroate  I_icon_minitimeFri Aug 26, 2011 6:36 am

Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, pasi është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, kryeministri Hashim Thaçi, është pritur të mërkurën në Prishtinë edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Kryeministrja kroate gjatë takimit me Krasniqin, tha se miqësia ndërmjet dy popujve është miqësi tradicionale. “Në kohëra të vështira popujt tanë gjithnjë kanë mbështetur njëri-tjetrin”, tha ajo.

Kryeministrja Kosor e përgëzoi kryekuvendarin Krasniqi për punën e mirë që ka bërë Parlamenti i Kosovës në ndërtimin e institucioneve demokratike e stabile. Ndërkaq, duke folur për pozitën e pakicës kroate në Kosovë ajo u falënderua për gatishmërinë që po tregojnë institucionet e Kosovës për këtë çështje. “Në këtë mënyrë ju po dëshmoni se po siguroni një vend të njëjtë për të gjithë qytetarët pa dallim, përkatësisht me të drejta të barabarta për secilin”, u shpreh ajo.

Kosor inkurajoi parlamentet e Kosovës dhe të Kroacisë për një bashkëpunim edhe më të thellë. Përkitazi me çështjen e bashkëpunimit ekonomik, ajo tha se në këtë fushë mund të bëhet edhe më shumë. Ndërsa sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ajo shprehu mendimin se ai duhet të vazhdojë edhe më tej.

Pasi i uroi mirëseardhje kryeministres kroate, Krasniqi në fjalën e tij, tha se Kosova pret vazhdimin e mbështetjes së Kroacisë mike, nëpërmjet të veprimtarisë diplomatike ndërkombëtare, për njohjen e saj, për aderimin në organizmat relevantë ndërkombëtare, për bashkëpunimin rajonal dhe për integrimin në Bashkimin Evropian.

Edhe kryeparlamentari Krasniqi tha se marrëdhëniet më fqinjët janë të një rëndësie të veçantë për Kosovën. “Nga të gjithë fqinjët tanë, vetëm Republika e Serbisë nuk e ka njohur shtetin e Kosovës. Me Serbinë mund dhe duhet të bisedojmë, por jo duke u përzier në punët e brendshme të njëri-tjetrit, sepse jemi dy shtete sovrane. Në veri të Kosovës, Beogradi ka ngritur struktura kriminale, me të cilat jo vetëm që pengon integrimin e komunitetit serb të atjeshëm, por ndërhyn rëndë në rendin kushtetues dhe sovranitetin e vendit tonë”, theksoi kryekuvendari Krasniqi. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kosor e kënaqur me të drejtat e pakicës kroate
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: