Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kurti: Thaçi po e gënjen opinionin publik

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kurti: Thaçi po e gënjen opinionin publik  Empty
MesazhTitulli: Kurti: Thaçi po e gënjen opinionin publik    Kurti: Thaçi po e gënjen opinionin publik  I_icon_minitimeFri Aug 26, 2011 5:04 pm

Bisedimet pa kushte me Serbinë janë bisedime të padrejta dhe joparimore, nga të cilat fiton Serbia, ka thënë kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje!”, Albin Kurti.

Për zhvillimet e fundit në veriu e Kosovës, Kurti thotë se “politikës qeveritare iu deshën më shumë se 12 vjet që ta urdhërojë policinë të shkojë në veri dhe më pak se 12 orë që ta urdhërojë kthimin e saj prej andej”.

“Kryeministri Thaçi nuk ishte as serioz, e as i sinqertë për ndërmarrjen në veri. Nuk ishte serioz sepse ai nuk pati një plan me shumë hapa, por vetëm një hap pa plan”, ka thënë Kurti për “Radio Evropa e Lirë”, për të shtuar se kryeministri Thaçi po fiton kohë për pushtetin e tij dhe ne po humbim hapësirë për shtetin tonë.

Kurti thotë se kryeministri e “ka gënjyer opinionin publik për gjendjen në terren”.

“Thoshte që doganat janë nën kontroll, që doganierët e Kosovës po veprojnë në veri, pa qenë fare kështu. Pasi që ishte zmbrapsur, thoshte që nuk ka kthim prapa”.

Në pyetjen se çfarë nuk po bëjnë autoritetet kosovare që sa më parë të fusin nën kontroll veriun e Kosovës, Kurti thotë se faktorët ndërkombëtarë na mbështesin atëherë kur ne të ecim e lëvizim”.

“Nëse ne ngecim, atëherë faktorët ndërkombëtarë na shtypin nga lart”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës në vend që të vazhdojë aksionin policor me hapa të tjerë, ajo u zmbraps dhe “filloi të shtirej se u faktorizua këtu në Prishtinë”.

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje!” ka thënë se duhet të ndërpriten bisedimet me Serbinë, sepse, siç ka thënë ai, nga to fiton Serbia.
“Në vend të kësaj, duhet që Qeveria e Kosovës t’i aktivizojë të gjitha resurset, instrumentet, mekanizmat shtetërorë, që ta shtrijë sovranitetin, integritetin e kufijve dhe integritetin territorial në veri të Kosovës”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kurti: Thaçi po e gënjen opinionin publik
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kurti: Thaçi e ka të sigurt pushtetin
» Kurti: Thaçi me taktikë gueriljeje për veriun
» 150 arsye pse nuk duhet te teshtini ne publik
» FOL: Tri gjobitje për shumë parregullsi të prokurimit publik
» Lëndohet Albin Kurti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: