Kastro Zizo thotë se e dashura e tij e re, prezantuesja televizive Erleta Hoti, mund të jetë edhe bashkëshortja e tij e ardhshme.
Këngëtari, i cili vetëm disa ditë më parë ka pranuar se është në një lidhje “shumë të bukur dhe serioze”, më herët ka shijuar një martesë të dështuar. Por duket se ai ka krijuar ndjenja të fuqishme për të dashurën e tij të re dhe është gati të ‘rrezikojë’ edhe një herë.
“Mund të them vetëm që ndihemi shumë të lumtur të dy, ndihemi në qiellin e shtatë”, citohet të ketë thënë Zizo, përcjell Gazeta Shqiptare.
“Ajo mund të jetë çdo gjë për mua, pse jo dhe bashkëshortja, por prapë është ende herët për të folur për martesë”, ka shtuar më tej artisti.
Dyshja së fundi kanë shijuar pushime të përbashkëta në Dhërmi, ku edhe për herë të parë janë prezantuar si çift në sy të publikut. /Telegrafi/
_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria