Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Aneurizma e Aortës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Aneurizma e Aortës    Fri Sep 02, 2011 11:27 am













Aneurizma e aortës është një sëmundje e fshehtë e cila
rrezikon seriozisht jetën. Në shumicën e rasteve diagnoza vihet
rastësisht, por nga ana tjetër ka edhe shumë pacientë te të cilët
diagnoza vihet në çastin e çarjes së enës së gjakut. Mbi 80 % e këtij
grupi pacientësh, për fat të keq, humbin jetën pa arritur të shkojnë në
spital. Ja përse vendosëm që në këtë numër të Vital t’ju njohim me
rrezikun, mundësitë e trajtimit dhe mbi të gjitha seriozitetin që mbart
kjo sëmundje.
Nga Prof. Dr. Neyyir T. Eren
Shef i Kardiokirurgjisë
Kryemjek i Spitalit AmerikanTiranë


Zyra Prishtine 038 221 661
+355 42 35 75 35 / +355 42 36 66 63
www.spitaliamerikan.com
facebook.com/spitaliamerikan



Gjaku në trupin tonë
shpërndahet në të gjitha organet nëpërmjet një ene gjaku kryesore që
quhet aorta. Zemra përngjan me rrënjën ushqyese të një peme dhe aorta me
trungun e saj. Degët që dalin nga kërcelli apo trungu i pemës janë enët
arteriale që çojnë gjak në gjithë trupin tonë. Pra një aortë e sëmurë
apo që vuan do të thotë qarkullim defektoz i gjakut që sapo del nga
zemra. Një nga sëmundjet më të rëndësishme dhe më të rrezikshme të
aortës është zgjerimi i pjesshëm (lokal) i saj, që quhet ANEURIZMA. Këto
zgjerime të enëve të gjakut krijohen si pasojë e ATEROSKLEROZES, e cila
është një sëmundje që prish murin arterial. Shkaktarë të tjerë të
aneurizmës janë hipertensioni dhe disa sëmundje inflamatore, si edhe
patologjitë që zhvillohen në shtresën elastike të murit arterial dhe që
janë zakonisht gjenetike. Në 15 % e pacientëve me aneurizëm aorte,
sëmundja vihet re te më shumë se një person i familjes, pra kemi të
bëjmë me një faktor gjenetik. Ndonjëherë pas një aksidenti trafiku ose
traume të rëndësishme, dëmtimet e krijuara në murin e aortës bëjnë që
muri të dobësohet dhe të krijohen aneurizma të rrezikshme në të ardhmen.
Ajo që e bën aneurizmën e aortës një sëmundje shumë të rëndesishme
është se një ditë ky zgjerim i aortës mund të çahet krejt papritur duke i
kushtuar jetën pacientit.

Aneurizmat e aortës zakonisht nuk shkaktojnë ndonjë simptomë të
rëndësishme. Me përparimin e sëmundjes aneurizmat mund të shtypin
organet rreth e rrotull dhe sipas vendodhjes së tyre shfaqen edhe
simptomat si dhimbje barku, dhimbje shpine, ngjirje zëri, ndryshim zëri,
simptoma këto të cilat nuk janë shumë specifike. Sidomos në pacientët e
dobët mund të vihet re një masë në bark, e cila rreh si puls me çdo
rrahje të zemrës.



Ndonjëherë pjesë nga inflamacioni i murit të zgjeruar të aortës mund
të shkëputen dhe të bllokojnë enët e mëposhtme të gjakut. 90 % e
aneurizmave degjenerative të aortës zhvillohen në pjesën e aortës që
ndodhet brenda barkut. Kjo quhet aneurizma e aortës abdominale.
Aneurizmat e aortës torakale ndodhen brenda kafazit të kraharorit, kurse
aneurizma e aortës torakoabdominale quhet kur zgjerimet ndodhin në të
dy pjesët kafaz kraharor dhe bark.

Në fillim vdekshmëria e operiacioneve të aneurizmës ka qenë mbi 25%,
kurse sot ky numër ka zbritur në 2-5 %. Në operacionin e aneurizmës
hapet ajo pjesë e trupit ku ndodhet aneurizma. Gjenden dhe mbyllen me
klemp (kapëse) pjesët e mira të aortës lart edhe poshtë aneurizmës.
Aneurizma çahet, pjesa e brendëshme pastrohet nga inflamacioni dhe më
pas qepet brenda një enë gjaku artificiale e cila përbëhet nga materiale
sintetike si dakron. Në këtë mënyrë eleminohet pjesa e zgjeruar e
aortës.



Në vitet e fundit janë zhvilluar disa teknika të reja,
principet e të cilave i solli Parodi. Këto teknika quhen të mbyllura
sepse barku apo kraharori nuk hapet dhe janë shumë të përhapura sot në
botë. Këto teknika quhen:


EVAR ( Endovascular Aneurysm Repair – Riparimi endovaskular i aneurizmës) ose TEVAR (
Thoracic Endovascular Aneurysm Repair – Riparimi torakal endovaskular i
aneurizmës). Sipas kësaj teknike hyhet me kateter nga pjesa e kanalit
inguinal (rrëza e kofshës) në enën e gjakut. Stenti i cili është i
mbuluar nga jashtë me dakron ose PTFE ndodhet në majën e kateterit.
Stenti është një enë gjaku artificiale i cili vendoset në pjesën e
aneurizmës me anën e kateterit. Kjo proçedurë zgjat zakonisht vetëm një
orë dhe është më e lehtë dhe e rehatshme për pacientin. Në proçedurat
EVAR ose TEVAR zakonisht pacienti është i zgjuar. Kjo proçedurë kryhet
me ndihmën e aparatit të angiografisë dhe të nesërmen ose pas një dite
pacienti mund të dalë nga spitali. Avantazhi i kësaj teknike është se
kjo mund të zbatohet në pacientë të cilët nuk e tolerojnë dot
operacionin dhe për të cilët operacioni do të ishte me rrezik të lartë
si p.sh pacientë të moshuar, pacientë me sëmundje të rënda mushkërie dhe
zemre. Kjo teknikë nuk mund të zbatohet në të gjithë pacientët për
arsye të vendndodhjes së aneurizmës, si edhe çarjes së enës së gjakut
apo disa gjërave të tjera negative që pengojnë proçedurën. Një gjë
tjetër lidhur me proçedurën është se këta pacientë duhet të ndiqen
vazhdimisht, sepse grafti mund të luajë nga vendi ose aneurizma mund të
zhvillohet përsëri në anët e graftit. Këto janë disavantazhe të rralla,
por mund të ndodhin.

Pra tani ju e dini; aneurizma e aortës është një sëmundje e fshehtë e
cila rrezikon jetën. Në shumicën e rasteve diagnoza vihet rastësisht,
por nga ana tjetër ka edhe shumë pacientë te të cilët diagnoza vihet në
çastin e çarjes së enës së gjakut. Mbi 80 % e këtij grupi pacientësh,
për fat të keq, humbin jetën pa arritur të shkojnë në spital. Për këtë
arsye, çdo person mbi moshën 50 vjeç dhe sidomos ata që kanë
hipertension duhet të kontrollohen të paktën një herë me një metodë
tepër të thjeshtë si ekografia. Ata që kanë zgjerim të enës së gjakut
duhet të kontrollohen çdo 6 muaj ose një herë në vit deri sa të vijë
koha e ndërhyrjes. Koha e kontrollit caktohet nga mjeku sipas diametrit
të zgjerimit. Kjo sëmundje mund të operohet me sukses me metodën e
operacionit të hapur ose me teknikat e mbyllura EVAR ose TEVAR.



Zgjerimi çon në çarje, pra, aneurizma në diseksion të aortës!

Muri i enëve të mëdha arteriale të gjakut përbëhet nga 3 shtresa.
Shtresa më e brendshme krijon një sipërfaqe të rrëshqitshme në mënyrë që
gjaku të rrjedhë lirshëm, kurse shtresa e dytë përbëhet nga fibra
elastike dhe muskuj duke bërë të mundur zgjerimin e enëve të gjakut
sipas çdo rrahjeje të zemrës dhe menjëherë me anën e forcës elastike
merr formën e mëparshme. Shtresa e jashtme është si një mbulesë që
mbështjell enën e gjakut. Hipertensioni i vazhdueshëm shkakton trauma të
rëndësishme dhe prishje të shtresës elastike. Si pasojë, në shtresën e
brendshme që quhet INTIMA, krijohen çarje të vogla nga të cilat një
pjesë e vogël e gjakut të aortës hyn midis shtresës së brendshme dhe të
mesit. Kjo gjendje quhet diseksion aorte dhe shkakton një dhimbje shumë
të fortë e cila përshkruhet si “sikur po më çahet diçka përbrenda”, një
shprehje kjo me të vërtetë e saktë. Në diseksionet e aortës ka dy gjëra
të rëndësishme. Një nga këto është se gjaku që hyn mes dy shtresave
mund të përparojë dhe krijon një rrugë dytësore që quhet “lumen i
rremë”. Në këtë rast disa organe që marrin gjak nga aorta nuk furnizohen
më siç duhet me gjak dhe jeta e këtyre organeve mund të rrezikohet.
Rasti i dytë është që meqë muri i enës së gjakut dobësohet, pra ka
rrezik për çarje. Nëse aorta çahet, në shumicën e rasteve pacienti humb
jetën. Në diseksionet e aortës është shumë e rëndësishme vendi i
fillimit të diseksionit. Nëse diseksioni është në pjesën e sipërme të
aortës, afër zemrës, pacienti duhet të merret menjëherë në operacion.
Koha është shumë e rëndësishme. Nëse diseksioni është poshtë vendit të
daljes së enës së gjakut që ushqen krahun e majtë, atëherë ka rrezik
çarje ose rrezik mosfurnizimi të mjaftueshëm të organeve me gjak.
Pacienti shtrohet menjëherë në spital; ulet tensioni dhe ndiqet në
spital. Në diseksionin e aortës është e rëndësishme të vihet diagnoza
dhe të zbatohet trajtimi i duhur menjëherë. Kjo shpëton jetën e
pacientit.

Diagnoza e aneurizmës
së aortës abdominale është vënë për herë të parë në shekullin e XIV-të,
por nuk ka patur ndonjë trajtim të duhur deri në fillimet e shekullit të
XX-të. Edhe Albert Einstein kishte këtë sëmundje dhe operimi i tij
ishte i suksesshëm përsa i përket kohës së tij. Aneurizma e tij u operua
duke u përdorur një copë cellofani. Einstein pas këtij operimi jetoi
edhe 6 vite të tjera derisa aneurizma e tij u ça përsëri dhe i shkaktoi
vdekjen. Trajtimet e sotme moderne kanë filluar të praktikohen pas vitit
1950 dhe janë gjithnjë e më shumë drejt përsosmërisë.


Trajtimet e duhura për
rastet e ko­mplikuara të kirurgjisë së aortës si aneurizma apo
diseksioni, fatkeqësisht nuk zbatohen për momentin në Shqipëri apo
Kosovë, përveç se në Spitalin Amerikan të Tiranës. Që nga koha e
krijimit deri tani, Spitali Amerikan i ka dhënë përparësi trajtimit të
aneurizmës dhe çarjeve të aortës, falë ekzistencës së qendrës
kardiokirurgjikale 24/7, pra në shërbim të pacientit çdo ditë, çdo orë.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Aneurizma e Aortës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Tema e Javës-
Kërce tek: