Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Serbia nën presion!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Serbia nën presion!  Empty
MesazhTitulli: Serbia nën presion!    Serbia nën presion!  I_icon_minitimeSun Sep 04, 2011 7:04 am

Shpërthimi i dhunës në veri të Kosovës në fund të korrikut la një polic të vrarë dhe shumë civilë të plagosur. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u përgjigj ndaj përleshjeve duke thënë se Bashkimi Evropian besonte se ngjarje e tilla i përkisnin të kaluarës. Disa javë më vonë, ajo e shtoi edhe më shumë presionin, duke i bërë thirrje Beogradit të suprimojë institucionet e saj në veriun e Kosovës dhe të lejonte EULEX-in të vepronte lirisht atje. Ishte kjo hera e parë që serbët dëgjonin këto kushte.

Presidenti serb Boris Tadic tha se Beogradi nuk do t’i suprimojë institucionet e tij në veriun e Kosovës. Ai tha se Serbia është e hapur ndaj misionit të Bashkimit Evropian në gjithë territorin dhe se ka mjaft vend për kompromis. Por, ai pranoi gjithashtu për herë të parë se ekziston mundësia që Serbia të mos e fitojë statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian këtë vit.

Udhëheqësit serbë e kanë të qartë se Beogradit nuk i kërkohet të njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, por të normalizojë marrëdhëniet me të. Por, shumë i shikojnë këto kërkesa si njohje de-facto, diçka që politikanët serbë besojnë se të zgjedhurit e tyre nuk do ta pranonin kurrë.

Bosko Jaksiq, analist i gazetës serbe “Politika”, thotë se Serbia e ka humbur tashmë Kosovën. Ai thotë se politikanët serbë kanë frikë se po të tradhtojnë bazën e tyre nacionaliste, gjë që do t’u kushtojë në zgjedhjet e ardhshme.

“Shumica e serbëve po e kuptojnë se Kosova nuk është më Serbi dhe për mendimin tim politikanët nuk janë budallenj që të mos e kuptojnë këtë”, ka thënë Jaksiq, raporton “VOA”.

Kancelarja Merkel ishte të martën në Slloveni, ku gazetarët thanë se ajo e kishte zbutur qëndrimin e saj, duke thënë se në Kosovë mund të ndiqet një praktikë graduale. Por, anëtarja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, i tha “Zërit të Amerikës” se Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë një vend në konflikt me fqinjin e tij. Ndaj, Beogradi duhet patjetër të tregojë se është serioz rreth avancimit në negociatat me Kosovën.

“Ne duam prova që ata janë të predispozuar për këtë”, ka thënë Pack. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Serbia nën presion!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tadic: Mund të pritet presion që Serbia ta njohë Kosovën
» Greqia nuk ka presion për ta njohur Kosovën
» Presion nëpërmjet Këshillit të Sigurimit
» Villa: Ndjeva presion
» Rusia presion Kenias për Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: