Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Jahjaga: Kosova ta ketë rrugën e qartë të anëtarësimit në BE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Jahjaga: Kosova ta ketë rrugën e qartë të anëtarësimit në BE  Empty
MesazhTitulli: Jahjaga: Kosova ta ketë rrugën e qartë të anëtarësimit në BE    Jahjaga: Kosova ta ketë rrugën e qartë të anëtarësimit në BE  I_icon_minitimeThu Sep 08, 2011 8:21 am

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel është takuar me presidentin e Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek. Ai citohet të ketë thënë se e ardhmja e Kosovës është në BE sepse është vend evropian dhe theksoi se Kosova do të ketë agjendën e qartë të integrimeve dhe dialogun për liberalizimin e vizave.

Më tej ai ka shprehur qëndrimin se Parlamenti Evropian ka vështirësi procedurale për shkak se Kosovën nuk e kanë njohur pesë vende të BE-së dhe procedurat e vendimmarrjes janë të tilla që përveç që Parlamenti bën thirrje dhe nxit vendet që ta njohin pavarësinë e Kosovës, ato janë vende sovrane dhe vendosin vetë.

Buzek tha se Kosova nuk ka mbetur e izoluar dhe theksoi se institucioni që ai udhëheq sillet ndryshe ndaj vendeve me të cilat nuk pajtohet, nuk i takon parlamentarët dhe zyrtarët e lartë dhe as nuk bënë vizita të karakterit zyrtar.

Ndërkaq, presidentja Jahjaga ka kërkuar që Kosova të marrë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave dhe të ketë rrugën e qartë të anëtarësimit në BE.

“Kosova është e ndërtuar si shtet qytetar duke parandaluar me këtë mënyrë tendencat për ndarje etnike si dhe kërkesat nga Serbia për ndarjen e Kosovës duke pretenduar territorin në veri të lumit Ibër ose për këmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe në vijat e përkufizimit etnik”, vijoi ajo, duke thënë se anëtarësimi në BE i Republikës së Kosovës dhe i Republikës së Serbisë do t’i zgjidhte këto kontradikta dhe do të mundësonte që dy popujt dhe dy shtetet të ndihmonin njëri-tjetrin duke u përkujdesur dhe duke ndihmuar bashkësitë e tyre etnike në shtetet përkatëse.

“I deklarova zotit Buzek se unë si Presidente e Kosovës por edhe udhëheqësit e tjerë të Kosovës jemi të gatshëm që të takohemi me përfaqësuesit e Republikës së Serbisë në cilëndo kohë dhe në cilindo vend si bartës të legjitimitetit të shteteve tona dhe të bisedojmë për të gjitha çështjet, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial dhe duke i respektuar zgjidhjet të drejta dhe reciproke të bazuara në ligjet dhe në standardet evropiane”, tha presidentja Jahjaga.

Presidentja Jahjaga po ashtu është paraqitur në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ka organizuar një darkë për eurodeputetët, si dhe ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Jahjaga: Kosova ta ketë rrugën e qartë të anëtarësimit në BE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jahjaga: Kosova u prezantua si shtet
» Agjenda evropiane gjithnjë e më e qartë
» Kosova të ketë të drejtën për t’iu bashkuar Shqipërisë
» Kosova mund të ketë domain shtetëror, edhe pa qenë pjesë e OKB-së
» Marty synon pengimin e anëtarësimit të Kosovës në KE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: