Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 VV i përgjigjet Kushtetueses për imunitetin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

VV i përgjigjet Kushtetueses për imunitetin  Empty
MesazhTitulli: VV i përgjigjet Kushtetueses për imunitetin    VV i përgjigjet Kushtetueses për imunitetin  I_icon_minitimeFri Sep 09, 2011 4:23 pm

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, pas kërkesës së hartuar dhe të dorëzuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me imunitetin e deputetëve, dhe sipas nenit 22.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ia ka kthyer përgjigjen Gjykatës Kushtetuese.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje konsideron se çështja e imunitetit të deputetëve dhe e shtrirjes së këtij imuniteti në kohë dhe hapësirë është mjaft mirë dhe qartë e rregulluar me dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fuqi.

Neni 75 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës thekson se “Deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet e tyre brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale te deputetëve të Kuvendit për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit”; kurse, në paragrafin 2 i njëjti nen e ndalon arrestimin dhe ndalimin e deputetit të Kuvendit përderisa ajo/ai është duke i kryer detyrat e saj/tij si deputet i Kuvendit, pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje konsideron se esenca e kuptimit të këtij neni konsiston në atë se deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk mund të jenë objekt i ndjekjes penale ose padive civile për shkak të shprehjes së lirë të mendimeve pavarësisht formës dhe, po ashtu, kjo normë kushtetuese u garanton atyre të drejtën që lirisht të votojnë apo mos të votojnë për çdo vendim që merret në Kuvend.

Mirëpo, sipas kësaj Lëvizje për të gjitha veprimet e tjera të kryera jashtë fushëveprimit dhe përgjegjësive të tyre si deputet, këto dispozita kushtetuese nuk e pengojnë ndjekjen penale nga organet kompetente.

“Si rrjedhojë e kësaj, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje konsideron se imuniteti nuk mund të shërbejë si mburojë për ata deputetë që kanë kryer veprat penale të krimit të organizuar, korrupsionit dhe vepra tjera që dëmtojnë rëndë pasurinë dhe shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në përgjigje. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
VV i përgjigjet Kushtetueses për imunitetin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: