Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar  Empty
MesazhTitulli: ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar    ‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar  I_icon_minitimeSat Sep 10, 2011 8:40 am

“Déjà vu” përshkruan ndjenjën e individit i cili është dëshmitar
i një skene ose përjeton një situatë të ngjashme nga ajo prezente.
Dr. Bujar Berisha
Psikiatër me qasje psikoterapeutike
tel: 045 640 656


“Më duket se kam qenë në këtë vend, këtë moment tashmë e kam
përjetuar, këtë njeri tashmë e kam parë...”. Pothuajse të gjithë e kemi
përjetuar këtë ndjenjë të çuditshme. Lojë e memories? Vjen nga
pavetëdija, apo emocionet? Si shpjegohen këto përshtypje kalimtare? Kur
dy persona tregojnë një ngjarje të njëjtë, konstatojmë që nuk mund të
kujtohen detajet e njëjtat të ngjarjes duke u përshkruar ndryshe nga të
dyja palët, ngase është memorizuar ndryshe. Të dy bashkëfolësit janë të
bindur që kujtimet e tyre janë më afër realitetit në krahasim me
tjetrin. Fenomeni ‘deja vu’ në të kundërtën është eksperiencë
krejtësisht personale dhe impresionuese. Konsiston për ta dëshmuar
ndjenjën e çuditshme të një ngjarjeje ose situate që është duke u
përjetuar për herë të parë, është shumë e familjarizuar ose e përjetuar
me parë.

Një dreke mes shokësh dhe papritmas krijohet përshtypja si të kishim
jetuar tashmë këtë skenë dhe pothuajse e njohim çdo detaj. Por çfarë do
të kishim bërë kur ndjenja ‘deja vu’ paraqitet në një vend krejtësisht
të panjohur dhe me njerëz të panjohur? Vendi, njerëzit, ngjarjet na
duken të familjarizuara. Sensacion i çuditshëm! Kemi një përzierje
emocionesh; befasia, hezitimi, ndjenja e frikës, kurioziteti na
kaplojnë...një mendim për magji apo të kalimit në kohë ose për të parë
ardhmërinë ose edhe diçka paranormale po ndodh, sikur po kapërcejmë
nëpër kohë për të parë të ardhmen ose përjetuar të kaluarën. Për disa
sekonda të kaluara na bëhet e njohur e tashmja e pasigurt, ndërsa e
ardhmja misterioze. Ç’po ndodh! Shumë njerëz dëshmojnë për këto
ndryshime dhe, afërsisht 7 në 10 persona, preken nga ky fenomen që nuk
mund ta harrojnë lehtë. Pyetjet e shumta të bëra kanë zgjuar kureshtjen
e shumë filozofëve, psikologëve e mjekëve që nga antikiteti e në ditët e
sotme për të gjetur një përgjigje të fenomenit misterioz.

‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar  1bb

Filozofët antikë, platonistët dhe pitagoristët e shihnin këtë fenomen
si kujtim i jetës së mëparshme. Stoicistët e shihnin si rikthim nga
jeta e amshuar, ndërsa, Aristoti, i njohur me idetë e tija praktike
mbronte idenë për një çrregullim të lehtë psikik. Në Mesjetë, kisha
dyshonte në këtë përshtypje të çuditshme dhe ia atribuonte djallit. Disa
vizionarë (falltorë) përmes këtij fenomeni shohin ekzistencën e një
jete tjetër që lidhet me shëtitjet në kohë apo edhe me ringjalljen.

Psikanalistët mendojnë që ‘deja vu’ manifeston dëshirën për të
përsëritur një eksperiencë të kaluar, por kësaj radhe me një përshtypje
pozitive. Të tjerë mendojnë se ky fenomen është kujtim i ëndrrës
paralajmëruese. Aktualisht mendohet se neuropsikologjia jep përgjigjen
më të saktë. Sipas neuropsikologjisë, truri memorizon kujtimet në atë
formë që çdo detaji, siç janë aroma, zëri, ngjyra, etj., të një situate
të përjetuar. P.sh. në një eksperiencë të re truri identifikon një detal
që shoqërohet nga një eksperiencë e kaluar. D.m.th. truri, mbivendos
ndjenjat e përjetuara gjatë eksperiencës së parë me ato që jemi duke
përjetuar…dhe na bën të besojmë që këtë situatë jemi duke e jetuar për
të dytën herë. Ky shpjegim mund të jetë më pak atraktiv krahasuar me
ëndrrat paralajmëruese apo me kalimet në kohë, gjë që shpjegon se truri
njerëzor është organ i mrekullueshëm dhe plot surpriza.

‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar  2bb

Kërkimet në shkencat kognitive janë shumëfishuar me qëllim të
kuptimit sa më praktik të fenomenit ‘deja vu’. Eksperienca e ‘deja vu’
do te rezultonte nga takimi i një ëndrre të harruar dhe një situate të
përjetuar reale. Lidhjet eventuale në mes elementeve që vijnë nga ëndrra
dhe kontekstit real do të jepnin përshtypjen e fenomenit. Truri ka
kapacitete të determinojë në mënyrë të pavetëdijshme për një kohë të
shkurtër se çfarëdo që ndodh në rrethin e personit do të përputhej me
eksperiencat tashmë të përjetuara. Këto kapacitete kanë për funksion që
t’i lejojnë personit të përcaktoj nëse situata e përjetuar tashmë ka
ekzistuar apo jo, ose ka qenë përjetuar nga paraardhësit tanë për të
reaguar në një rrezik eventual.

Zona parahipokampe e trurit është burimi i ndjenjave të përjetuara
nga një përshtypje e fenomenit ‘deja vu’. Parahipokampi funksionon
zakonisht si plotësues i hipokampit, i cili është selia e memories dhe
determinon përputhshmëritë mes përvojës së fenomenit të përjetuar në
situatën aktuale. Pra, fenomeni ‘deja vu’ përjetohet nga funksionimi i
parahipokampit duke mos hyrë në funksion hipokampi. Do të thotë,
parahipokampi e zëvendëson hipokampin vetëm në situata të veçanta
karakteristike siç është ‘deja vu’. Kjo ndodh më së shpeshti tek
personat që vuajnë nga epilepsia, gjithashtu është vërejtur edhe tek
personat e stresuar dhe në lodhje, gjë që tregon se origjina e fenomenit
‘deja vu’ është shumë faktoriale.

Termi ‘deja vu’ është përdorur nga Emile Boirac (1851-1917) në librin
e tij “E ardhmja e Shkencave Psikike”(L’Avenir des Sciences Psychiques)

/Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Tema e Javës-
Kërce tek: