Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Të sigurt për rivendosjen e doganave në veri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Të sigurt për rivendosjen e doganave në veri  Empty
MesazhTitulli: Të sigurt për rivendosjen e doganave në veri    Të sigurt për rivendosjen e doganave në veri  I_icon_minitimeMon Sep 12, 2011 3:32 pm

Qeveria e Kosovës po e sheh 16 shtatorin datën më optimale për të nisur përpjekjen për rikthim të kontrollit doganor dhe policor në pikat kufitare 1 në Jarinjë dhe 31 në Bërnjakë konform marrëveshjes së arritur ditë më parë në Bruksel për heqjen e embargos tregtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka konfirmuar për Kohën Ditore se Qeveria e Kosovës bashkë me mekanizma ndërkombëtarë në vend janë afër finalizimit të planit operativ dhe se është duke u punuar në atë drejtim që zbatimi i tij të nisë javën që vjen.

“Ne kemi përgatitur një plan operacional, i cili është plan shumë konkret që është diskutuar edhe me partnerët ndërkombëtarë dhe besoj që ky plan tani do të implementohet”, ka thënë Kuçi. “Unë besoj që po punohet në këtë drejtim dhe zbatimi i planit do të ndodhë sa të krijohen kushtet. Data 16 shtator është data më e mirë e mundur, por do t’i analizojmë të gjitha rrethanat”, ka thënë ai.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë më 2 shtator në Bruksel kanë arritur marrëveshje për vulat doganore dhe kadastrën, çka për pasojë embargoja tregtare e vendosur më herët është hequr. Meqë në bazë të një marrëveshjeje të arritur më herët mes KFOR-it, Prishtinës dhe Beogradit, NATO-ja do t’i ruajë pikat kufitare deri më 15 shtator, kontrolli në pikat doganore në veri të vendit duhet të kalojë tek autoritetet adekuate.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë që Qeveria e Kosovës të jetë e vetëdijshme për vështirësinë e rimarrjes së kontrollit në veri, porse ai ka shprehur bindjen se diçka e tillë megjithëkëtë ka për të ndodhur.

Kuçi, ka pasur përgjigje të dielën për qëndrimin e Qeverisë së Serbisë, e cila i ka dënuar të shtunën deklaratat e Qeverisë së Kosovës me të cilat Prishtina ka paralajmëruar përdorim të forcës në veri më 16 shtator ashtu siç ishte bërë më 25 korrik.

“Serbia nuk pyetet për territorin tonë, ai është një shtet fqinj dhe ne atë e ftojmë që të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës dhe të mos bëjë një mënyrë agresion”, ka thënë Kuçi. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Të sigurt për rivendosjen e doganave në veri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dell përkrah rivendosjen e doganave në veri
» EULEX-i njofton Serbinë për planin e doganave në veri
» Gjermania mbështet kontrollin e doganave
» Siguria e doganave, KESH mbledh donatorët
» Aktakuzë edhe për Drejtorin e Doganave të Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: