Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kelmendi nuk lëviz nga Kelmendi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kelmendi nuk lëviz nga Kelmendi  Empty
MesazhTitulli: Kelmendi nuk lëviz nga Kelmendi    Kelmendi nuk lëviz nga Kelmendi  I_icon_minitimeSun Sep 18, 2011 4:31 pm

Zyrtarë të Komunës së Mitrovicës kanë vizituar të dielën familjen e Tahir Kelmendit, në fshatin Kelmend të Zveçanit, jo larg vendit ku serbët kanë barrikaduar rrugën.

Bllokadat e rrugëve, një nga të cilat është ngritur në afërsi të rrugës që lidh fshatrat Kelmend, Boletin dhe Zhazhë, ka krijuar probleme për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në veri.

“Pjekuria e treguar e qytetarëve të veriut, të cilët vazhdimisht kanë qenë të provokuar nga strukturat paralele serbe, kanë bërë që të dal në shesh e vërteta për politikën kriminale të Beogradit në këtë pjesë të Kosovës”, ka thënë Behxhet Bala, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Kelmendi e shfrytëzon për qarkullim rrugën që kalon nëpër Rudare. Ndaj, për të tash rëndësi ka rregullimi i rrugës që shpie në fshatin Boletin.

“Në anën e poshtme të vendit, ku gjendet shtëpia ime, janë 16 shtëpi të serbëve. Zakonisht qarkullojmë në rrugën mes tyre, por pos ndonjë provokimi nuk kemi pasur ndonjë telashe të madhe. Tash e kanë bllokuar rrugën dhe s’po mundemi të lëvizim andej”, ka thënë Kelmendi, i cili nuk e ka asnjë fqinj shqiptarë afër.

“Këtu e kam pasur shtëpinë para luftës. Në luftë ma kanë djegur, por e kam rindërtuar dhe nuk e kam ndërmend të lëvizi. Është vendi dhe shtëpia ime kjo”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kelmendi nuk lëviz nga Kelmendi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: