Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 12 fakte qe duhet ti dime per aspirinen

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

12 fakte qe duhet ti dime per aspirinen  Empty
MesazhTitulli: 12 fakte qe duhet ti dime per aspirinen    12 fakte qe duhet ti dime per aspirinen  I_icon_minitimeFri Sep 30, 2011 9:39 am

Aspirina ofron mbrojtje për sëmundje të ndryshme në organizmin tonë. Por ka dhe raste kur efektet e saj në organizëm nuk janë pozitive, apo ndikojnë negativisht. Këto janë rezultatet e studimeve më të fundit të publikuara nga “New York Times”. Por cilat janë grupmoshat që duhet të marrin aspirinën, cilat janë efektet e saj të meshkujt dhe femrat. Më poshtë jepen 12 fakte lidhur me efektet e aspirinës në kurimin e sëmundjeve të ndryshme që prekin organizmin e njeriut.
1) Largon para-eklampsinë gjatë shtatzënisë
Një studim i publikuar në “The Lancet” në vitin 2007 tregoi se gratë shtatzëna që merrnin aspirinë apo ndonjë ilaç tjetër kundër mpiksjes së pllakëzave të gjakut, kishin 10 për qind më pak rrezik për të zhvilluar çrregullime që përfshinin presionin e lartë të gjakut apo komplikacione serioze për nënë dhe fetusin. Terapia me aspirinë gjatë shtatzënisë definitivisht do të shqyrtohet me mjekun obstetër.
2) Redukton rrezikun e zhvillimin e kancerit
Sipas raporteve dhe zbulimeve mjekësore të publikuara kohët e fundit, aspirina ndihmon në reduktimin e zhvillimit të formave të ndryshme të kancerit. Por sigurisht rezultate të kënaqshme janë arritur në ato raste kur personat e kanë përdorur atë rregullisht për pesë vjet. E rëndësishme është që konsumimi i saj të jetë në dozat e rekomanduara nga specialistët.
3) Zvogëlon rastet e kancerit të gjirit te gratë
Studimi publikuar para një muaji në gazetën e Institutit Kombëtar Kundër Kancerit (National Cancer Institute), tregoi se femrat të cilat përdornin aspirinën ishin 13 për qind më pak të rrezikuara për të shfaqur kancer gjiri, krahasuar me gratë që e mohonin atë.
4) Mban larg kancerin e prostatës
Në çështjet e trajtuara këtë muaj në gazetën “Cancer”, kërkuesit kanë raportuar se meshkujt të cilët përdornin rregullisht aspirinën kishin rreth 10 për qind më të ulët rrezikun e shfaqjes së antigjeneve specifike, përgjegjëse për shfaqjen e kancerit në prostatë. Kërkuesit sugjeruar se përdorimi i rregullt i aspirinës do të mund të mbante larg kancerin e prostatës.
5) Ofrojnë mbrojtje nga sëmundja e Alzheimerit
Studimet nuk u përfunduan plotësisht, por një revistë publikoi këtë vit në gazetën “Neurology” zbulimin se njerëzit të cilët përdornin aspirinën kishin 13 për qind më pak rrezik për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit.
6) Ndihmon në shmangien e artritit
Sëmundjet e muskujve dhe kockave forcohen me kalimin e moshës. Mund të shfaqen forma të ndryshme të artritit, osteoporozës, etj. studimet më të fundit kanë treguar se aspirinë mund të jetë një faktor pozitiv plus në parandalimin e këtyre problemeve. Edhe pse përfitimi nuk është shumë i lartë dhe i dukshëm, rezultati pozitiv është ai që ka rëndësi.
7) Parandalon astmën te gratë e moshës së mesme
Një studim i publikuar disa ditë më parë në gazetën “Thorax” ka treguar se gratë mbi moshën 45-vjeçare të cilat marrin 100 miligramë aspirinë çdo ditë ishin 10 për qind më pak të rrezikuara për të shfaqur astmën në dekadën e ardhshme, krahasuar me gratë të cilat merrnin qetësues. Autorët e studimit vunë re se aspirina mund të reduktonte simptomat në rreth 10 përqind të personave të diagnostikuar me astmë.
8) Mbrojnë nga sëmundja e Parkinsonit
Një studim i publikuar në 2007 për neurologjinë sugjeronte se femrat të cilat konsumojnë aspirinë rregullisht (rreth 2 ose më shumë në javë për gjatë një muaji në një periudhë të jetës së tyre) janë rreth 40 për qind më pak të predispozuar për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit.
9) Ndihmojnë në reduktimin e atakut kardiak
Personat të cilët përdorin aspirinën janë më pak të rrezikuar ët vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe të pësojnë atak kardiak. Rastet e shfaqjes së këtyre sëmundjeve janë më të shpeshta tek të sëmurët me diabet. Konsumimi i aspirinës do të ndikonte në reduktimin e këtij rreziku.
10) Nuk ndihmon në disa probleme kardiake
Gjendja e muskujve të zemrës apo rregullimi i ritmit kardiak nuk përmirësohet nga konsumimi i aspirinës. Kështu në raste problemesh të kësaj natyre nuk është i këshillueshëm konsumimi i aspirinës apo abuzimi i dozave të përdorura. Në një eksperiment të realizuar kohët e fundit 30 përqind e personave të testuar me probleme kardiake nuk patën përmirësime nga përdorimi i aspirinës.
11) Shkaktojnë shqetësime në stomak
Personat të cilët marrin aspirinën ose medikamente si NSAID, shfaqin rrezik të lartë për të pasur probleme gastrointestinale dhe ulcerë në stomak, sidomos nëse këto medikamente përdoren me tepri.
12) Është më pak e efektshme për femrat
Këtë muaj, një studim i publikuar në gazetën “BMC Medicine” zbuloi se studimet më të fundit kanë treguar përfitimin e madh që kanë meshkujt të cilët marrin aspirinën, për të reduktuar rastet e shfaqjes së atakut të zemrës. Por femrat nuk shfaqnin të njëjtat përfitime.

Aspirina kuron 70 për qind të sëmundjeve te gratë

Aspirina mund të ndihmojë në shëndetin e grave mbi moshën 40 vjeç duke parandaluar goditjet dhe atakun e zemrës. Gjithashtu edhe për gratë e reja në mbipeshë aspirina është e dobishme. Në testet e piketuara për meshkujt fizikanët zbuluan në vitin 1988 se aspirina ndihmon në parandalimin e atakut kardiak fillimisht te meshkujt. Kur arrin në zemër aspirina ka aftësi të parandalojë mpiksjen e gjakut. Ky grumbull i qelizave të kuqe të gjakut, pllakëzave të gjakut dhe proteinat fijezore mund të bllokojnë enët e gjakut që ushqejnë zemrën dhe trurin. Marrja e shumtë e aspirinave mund të shkaktojë rrjedhje gjaku në zorrë apo në organe të tjera të brendshme. Kjo mund të shkaktojë hemorragji. Rezultatet e institutit kërkimor shpallën edhe rreziqet që sjell aspirina veçanërisht te gratë. Edhe gjatë testimit të bërë për aspirinën pati raste ku gratë patën hemorragji pas marrjes së aspirinës. Por në disa raste rrjedhja e gjakut është me probleme serioze jo për ata që marrin aspirina, por dhe për ata e kanë të nevojshme transfuzionin e gjakut. Në terma të përgjithshëm, një aspirinë në ditë është e një ide e mirë për një grua të shëndetshme mbi moshën 65 vjeç, por jo për gratë në moshë më të re.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

12 fakte qe duhet ti dime per aspirinen  Empty
MesazhTitulli: Re: 12 fakte qe duhet ti dime per aspirinen    12 fakte qe duhet ti dime per aspirinen  I_icon_minitimeFri Sep 30, 2011 9:39 am

Shpesh eshte thene se aspirina mund te parandaloje goditjet ne zemer e ne tru. Por nje studim i ri tregon se efekti i aspirines nuk eshte i njejte per burrat dhe per grate. Studimi, i pari i ketij loji, tregon se perfitimet nga aspirina ndahen sipas gjinise;
Tek grate, aspirina nuk ka ndonje efekt per para ndalimin e goditjeve ne zemer, dhe tek burrat nuk luan ndonje rol ne parandalimin e goditjeve ne tru. Ruth Torito thote se duke marre nje aspirine 81 miligrameshe ne dite ajo shpreson te shmange goditjet ne zemer dhe ne tru. Dhe ajo ka te drejte, ndoshta vetem 50 perqind. Sipas nje studimi te ri, aspirina mund t'i ndihmoje grate ne parandalimin e bllokimit te artereve ne tru, por jo ne prarandalimin e goditjeve ne zemer dhe e kunderta eshte per burrat tek te cilet aspirina ndihmon per parandalimin e goditjeve ne zemer por jo per bllokimin e venave te gjakut ne tru. Doktor David Braun prane universitetit Sony Brook thote se tek grate, aspirina nuk ka ndonje efekt per para ndalimin e goditjeve ne zemer, dhe tek burrat nuk luan ndonje rol ne parandalimin e goditjeve ne tru.

Pra perfitimet nga aspirina ndahen sipas gjinise. Doktor Braun dhe koleget e tij, analizuan te dhenat shendetesore te rreth 100 mije njerezve pa ndonje problem ne zemer. Shkencetaret nuk jane te sigurt perse aspirina afekton ndryshe burrat dhe grate, por ndryshimet jane te qarta. Doktor Braun thote se gjate studimit u vu re se tek grate qe u trajtuan me aspirine, rreziku i goditjes ne tru u ul 24 perqind, ndersa tek burrat, rreziku i goditjeve ne zemer ra 32 perqind.

Aspirina duhet te jete e fuqise se ulet dhe deri ne 81 miligram. Por rezultatet u maten pavaresisht nga permasa e dozes. Doktor Braun thote se si tek burrat edhe grate, rreziku i hemoragjise ne tru u rrith 70 perqind. Por dihet se ky rrezik shoqerohet me sasine e dozes se aspirines. Pra doza e ulet sjell me pak rrezik per hemoragji cerebrale. Rruth do te vazhdoje te marre aspirine, megjithese u befasua qe aspirina nuk do te ndikoje ne parandalimin e goditjeve ne zemer. Ajo gjithmone pat menduar aspirina ishte me e efekteshme ndaj goditjeve ne zemer sesa ndaj goditjeve ne tru.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
12 fakte qe duhet ti dime per aspirinen
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çfarë duhet të dimë për vajin e peshkut
» Aspirinën zëvendësojeni me çokollatë të zezë
» Fakte mahnitese
» Fakte të çuditshme për trurin tonë
» 10 fakte për trupin që mund të mos i dini

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: