Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.forumotion.com



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Lëvizjet dhe gjestet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Lëvizjet dhe gjestet    Wed Oct 12, 2011 9:56 am

Sytë, tiparet e fytyrës, si dhe çdo pozicion i trupit shprehin ndjenjat dhe personalitetin tonë.Sot
gjestet shoqërojnë shpeshherë fjalët që themi, duke e forcuar ose
zbutur kuptimin e tyre. Edhe pse, nga njëri shekull në tjetrin, qëndrimi
i trupit e ka humbur paksa vlerën e vet simbolike, përsëri ai është i
rëndësishëm për opinionin që të tjerët mund të krijojnë për ne që në
takimin e parë. Disa nuk dinë, të tjerëve u janë bërë zakon qëndrime jo
të hijshme, mirëpo, të gjithë, me pak vëmendje, mund të mësojnë e të
korrigjohen.

Qëndrimi
Mënyra si rrimë, si uleni, si ecni është tepër domethënëse.
Thonë që pamja të gënjen. Megjithatë ajo është përshtypja e parë që
krijohet te bashkëbiseduesi ynë sapo takohemi me të. Nuk bëhet fjalë
këtu të shtireni, të mbajmë qëndrime stereotipe, por të reflektoj më sa
më pozitivisht personalitetin tonë.
Mos e mbani kurrizin të kërrusur dhe krahët të lëshuar. Kurrizi duhet
mbajtur drejt, barku i futur. Fjala "rri drejt", që e dëgjonim shpesh të
na e thoshin kur ishim fëmijë, është gjithmonë e vlefshme.

Si të rrimë në këmbë?

PO


JO


Si të rrimë ulur?

PO


JO

Ecja
Mund të ecet shpejt, por pa i përplasur takat e pa i tundur fort krahët,
sikurse nuk duhet ecur duke i tërhequr këmbët zvarrë. Për të patur një
ecje të bukur, përshtatini hapat me trupin, mbajeni trupin drejt e jo si
të ngurtësuar.

Si të japësh dorën
Kur takon dikë, kontakti i parë fizik është dhënia e dorës, e
cila ka shumë rëndësi për përshtypjen që lë te tjetri. Është kënaqësi
kur i jep dorën tjetrit me sinqeritet e siguri:
- asnjëherë mos jepni vetëm majat e gishtave;
- si burrat, dhe gratë, e heqin dorezën kur japin dorën. Si rregull një
burrë duhet t'i thotë një gruaje të mos e heqë. Nuk duhet lënë tjetri të
presë me dorën shtrirë sa të hiqni dorezën; në këtë rast më mirë mos e
hiqni fare...;
- në rrugë nuk i shtrëngohet dora personit që e takon për herë të parë, por përshëndetet me kokë duke buzëqeshur.

Puthja
Gjithmonë duhet të tregojë njëfarë intimiteti; nëse pranohet që një
fëmijë mund t'ia zgjasë faqen të gjithëve kur i takon, edhe të
panjohurve, pasi mbush të njëzetat mund të puthet vetëm me ata që ka
krijuar marrëdhënie miqësore.
Jepet nga një puthje në secilën faqe. Nuk është nevoja ta puthni tjetrin
tri-katër herë në një faqe për t'i treguar se sa e doni, edhe pse disa e
kanë si zakon krahinor.

Vështrimi
Thonë se është "pasqyra e shpirtit" dhe mesazheri i fshehtë i ndjenjave tona ...
- duhet të jetë i sinqertë: kur flisni me dikë duhet ta shihni atë dhe
jo të rrotulloni sytë e ta shëtisni vështrimin andej-këtej;
- nuk duhet të vështroni ngultas dikë dhe t'i hidhni vështrime nga
lart-poshtë, as të fiksoni pjesë të trupit, pasi do ta vini në
vështirësi e ndoshta do të mendojë: ‘Mos kam ndonjë njollë në kravatë?’,
‘mos do të më vjedhë unazën?’; ‘mos është ndonjë maniak?’
- mos vështroni tinëz dikë;
- mos bëni shenja me sy, të cilat mund të keqinterpretohen.

Buzëqeshja
Ajo e ndrit fytyrën dhe i shoqëron aq mirë fjalët, saqë
dallohet edhe në telefon. Ju mund të përfitoni, por edhe të abuzoni me
të, mjafton që të jetë e sinqertë.
Ndërsa e qeshura tallëse, ironike është një armë, nga përdorimi i së cilës duhet të hiqni dorë.

Gjeste të pahijshme
Disa prej tyre janë të vullnetshme dhe të pafalshme:
- kërcënuese: tundja e gishtit ose drejtimi i grushtit;
- përbuzëse: vështrimi krenar apo ngritja e supeve;
- vulgare: kur godet lehtë faqen ose tëmthat; - të dhunshme: goditja me
këmbë e mobilieve, hedhja e objekteve përtokë, dhe, më keq, në drejtim
të njerëzve;
- të turpshme: të gjitha gjestet me kuptime seksuale.

Disa mani të papëlqyeshme
Gjeste të tjera janë të pavullnetshme që një sy kritik mund t'i vërë re; me pak kujdes mund të korrigjohen fare mirë.
Të tilla janë:
- të prekësh papushim një monedhë në xhep;
- të bësh gjeste kur flet;
- të prekësh herë pas here bashkëbiseduesin;
- të godasësh lehtë me gisht cepin e tavolinës ose krahët e kolltukut;
- të tundësh këmbët;
- të tundesh në karrige;
- të hash thonjtë;
- të hash çamçakëz;
- të kruhesh;
- të rregullosh të brendshmet;
- të kruash hundët ...

Tiku nervor
Në shumicën e rasteve shpreh shqetësime të përkohshme, por kur vazhdon
për një kohë të gjatë, tregon se është diçka patologjike, prandaj i
duhet drejtuar mjekut për ta kuruar.

/Telegrafi/

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Lëvizjet dhe gjestet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Te ndryshme :: Moda & Estetika-
Kërce tek: