Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.forumotion.com



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Goditja e fundit gurëve në veshka

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Goditja e fundit gurëve në veshka    Thu Oct 20, 2011 5:14 pm

Nefrolitotomia perkutane - metoda më e fundit e kirurgjisë urologjikeProf. Dr. Hakki Perk
Kirurg Urolog
Spitalit Amerikan, Tiranë


Zyra në Prishtinë 038 221 661
+355 42 35 75 35 / +355 42 36 66 63
www.spitaliamerikan.com
facebook.com/spitaliamerikan


Shkaqet e krijimit të gurëve në veshka shpesh janë të panjohura.
Mënyra të caktuara të të ushqyerit mund të jenë shkak për formimin e
gurëve tek njerëz të ndjeshëm, megjithatë shkencërisht nuk besohet se
konsumi i ushqimeve specifike nga persona të ndjeshëm shkakton formimin e
gurëve në veshka.

Një person që ka familjarë me gurë në veshka, ka më shumë mundësi të
jetë më i ekspozuar ndaj shfaqjes së tyre. Çrregullime të caktuara
metabolike si hiperpara­tiroidizmi, infeksionet urinare, çrregullime të
veshkave si dhe sëmundje cistike të tyre, janë gjithashtu të lidhura me
formimin e gurëve.Gjithashtu, më shumë se 70% e njerëzve me një sëmundje
të rrallë të trashëguar që quhet renal tubular acidosis, janë më të
ekspozuar ndaj formimit të gurëve në veshka. Shkaktarë të tjerë të
gurëve në veshka mund të jenë: konsumi i tepërt i vitaminës D;
infeksionet urinare si edhe bllokimi i rrugëve urinare. Disa diuretikë
dhe antiacidë me bazë kalciumi mund të rrisin rrezikun e formimit të
gurëve në veshka duke rritur sasinë e kalciumit në urinë.

Gurët e veshkave mund të formohen edhe tek personat që kanë infeksion
kronik në zorrë ose që kanë pasur një operacion bypass intestinal.
Gjithashtu edhe kur urina përmban sasi të tepërt të substancave të
caktuara. Këto substanca mund të krijojnë kristale të vogla të cilat
shndërrohen në gurë. Gurët në veshka mund të mos shfaqin simptoma deri
sa fillojnë të lëvizin poshtë nëpër tubat përmes të cilëve urina shkon
në fshikëz. Kur kjo ndodh, gurët mund të bllokojnë rrjedhjen e urinës
nga veshka. Kjo gjë shkakton ënjtje të veshkave duke sjellë dhimbje
shumë të fortë.

Gurët në veshka shfaqen më shpesh tek meshkujt. Ekzistenca e tyre
rritet më shumë kur meshkujt hyjnë në të 40-tat dhe vazhdojnë deri në të
70-tat. Tek femrat, shfaqja e gurëve në veshka është më e shpeshtë kur
ato hyjnë në të 50-tat. Kur tek një person shfaqet një gur në veshka,
rritet mundësia që të zhvillohen edhe gurë të tjerë.


Lëngjet, elementi më i rëndësishëm për pacientët me gurë në veshka
Në mënyrë që të prodhohet një volum urinar prej të paktën 2 litrash në
ditë, rekomandohet të pihen sasi të bollshme lëngjesh. Në periudhat e
djersitjes së vazhdueshme apo ushtrimeve fizike, rekomandohet një sasi
ditore prej 3 ose më shumë litra lëngje (mbi 12 gota). Është e
rëndësishme që sasia e lëngjeve të shpërndahet në mënyrë sa më të
barabartë gjatë 24 orëve.

Pothuajse të gjitha lëngjet janë të rekomandueshme të pihen, por
bikarbonatet dhe uji mineral i pasur me kalcium janë veçanërisht të
rekomandueshëm. Nga ana tjetër, formimi i gurëve në veshka nxitet nga
sasitë e mëdha të çajit të zi ose çajrave tjerë si edhe pijeve freskuese
të gazuara.

Si i trajtojmë gurët e veshkave?
Një pjesë e konsiderueshme e gurëve, veçanërisht e atyre me diametër më
të vogël se 0.5 cm, bien spontanisht. Plani i mjekimit ndryshon në
varësi të vendndodhjes së gurëve (veshka, kanali urinar, fshikëza e
urinës), numrit dhe diametrit të tyre. Ndërkohë që aplikimi i
ndërhyrjeve kirurgjikale me prerje të mëdha ka qenë shumë i përhapur
deri para pak kohësh, në sajë të zhvillimit teknologjik, krahas
aplikimit të metodës së thyerjes së gurëve, filluan të aplikohen
operacione të mbyllura me prerje minimale, gati të padukshme:
nefrolitotomia perkutane.

Kjo lloj ndërhyrjeje tepër e favorshme për pacientin, e aplikuar në
Shqipëri vetëm në Spitalin Amerikan 2, jo vetëm shpëton pa­cientin nga
dhimbjet e mundimshme të gurëve, por e bën këtë nën kushte shumë komode
duke minimizuar kohën e hospitalizimit dhe të rikthimit aktiviteteve të
përditshme.



Kirurgjia Perkutane e gurëve
Para futjes së metodave moderne të kirurgjisë urologjike, mënyra e vetme
e eliminimit të gurëve të veshkave ishin operacionet e gjata traumatike
me prerje mbi 10 cm. Jo vetëm madhësia e plagës, por edhe koha e gjatë e
hospitalizimit dhe rekuperimit bënin që këta paciente t’i shmangeshin
ndërhyrjes, shpesh deri në insuficience totale të veshkës. Në sajë të
nefrolitotomisë perkutane; kirurgjisë minimalisht invazive, vetëm 1% e
gurëve të veshkave operohet me metodën e vjetër. Në shumicën e rasteve,
gurët që nuk mund të nxirren me metodën e thyerjes ose që janë në një
madhësi që nuk lejon daljen nëpër ureter nxirren jashtë veshkës me
metodën më të avancuar të kirurgjisë endoskopike: nefrolitotomi
perkutane.

Operacioni Perkutan i gurëve të veshkës
Në nefrolitotominë ose nefrolitotripsinë perkutane, kirurgu bën një
prerje të vogël në shpinë nëpërmjet së cilës hyn me anë të një kateteri
deri në brendësi të veshkës, aty ku është pozicionuar guri. Më tej,
nëpërmjet një sonde që hyn në të njëjtin kateter kirurgu arrin të shohë
me sy të lirë madhësinë dhe vendosjen e gurit dhe ta tërheqë atë jashtë
veshkës pikërisht përgjatë këtij kateteri të vetëm. Nëse guri është më i
madh se kateteri atëherë më parë copëtohet në brendësi të veshkës dhe
pastaj aspirohet nga sonda. Sipas zgjedhjes së pacientit dhe mjekut
anestezist procedura kryhet nën anestezi të përgjithshme, lokale ose
shpinore.



Te cilët pacientë aplikohet kjo procedurë?
Kjo procedurë mund të përdoret për të trajtuar gurët e veshkave që kanë këto karakteristika:

• Janë më të mëdhenj se 2 cm në diametër.
• Janë të mëdhenj dhe të shkaktuar nga një infeksion (staghorn calculi).
• Bllokojnë daljen e urinës jashtë veshkës.
• Nuk mundet të thyhen nga litotripsi e jashtme me presion valësh (ESWL).
• Gurët që formohen në pjesën e poshtme të bashkimit të veshkës me kanalin urinar
(kaliks), për shkak të vendosjes anatomike dhe gravitetit, mund të trajtohen nëpërmjet
kirurgjisë perkutane edhe kur janë më të vegjël se 2 cm.

Ushqimet që rekomandohen tek pacientët me gurë në veshka
Perimet dhe frutat e shtojnë sekretimin urinar të gurëve. Konsumimi i
ushqimeve me përmbajtje të lartë oksalati (spinaq, panxhar, arra) duhet
të jetë minimal ose të kombinohet me ushqime të tjera që kanë sasi të
mëdha kalciumi (psh, spinaq me djathë), që parandalon përthithjen e
sasive të mëdha të oksalatinës nga zorrët, gjë që do të çonte në rritjen
e sekretimit urinar. Një sasi e tepërt e konsumit të proteinave nga
mishi dhe peshku, rrisin rrezikun e gurëve në veshka, pra, konsumi i
këtyre ushqimeve duhet pakësuar. Gjithashtu, rekomandohet konsumimi i
një sasie të reduktuar të kripës, duke qenë se sodiumi që gjendet në
kripën e zakonshme mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në
veshka. Nga ana tjetër, një reduktim total i kripës çon në rënien e
volumit urinar. Kështu, rekomandohet konsumimi i një sasie të
kontrolluar kripe.


/Telegrafi/

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Goditja e fundit gurëve në veshka
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fjalët e fundit, para vdekjes
» Zbulimi i fundit, UFO-t u strehuan në Tomorr
» Gurët Lundrues - Lëvizës
» I fundit i Zotave-Sekreti i Djallit
» Fjalët e fundit para vdekjes të Steve Jobs...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Tema e Javës-
Kërce tek: