Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Leke Dukagjini (1410-1481)

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG



<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:00 am

NYE I TRIDHETEGJASHTËT.
Tagari I trashigimit në
Kanu.

§. 99. Me mbajtë në shpi varzat e plangut të shuem, me i a bajtë
kujdesin per kah vesha e mbatha.

§.100. Me martue varzat e
vorfna.

§.101. Me pritë në të pam e me i përcjellë mbas
kanunit.

§.102. Me u ba drekët bisave, po diqnenë shpi të vet para a mbas
maltese.

NYE I TRIDHETETETETËT.
Vllau i shpifun.

§.103. Vlla i
shpifun, mbas Kanunit, thirrej njaj, i cili len nanës me burrë të
dytë.
§.104. Vllau i shpifun s’ka tager trashigimi as perkasie në plang të
burrittë parë të nanës.

KRYE I NANDËT.

LANUNAT.
Testamendet

NYE I TRIDHETENANDËT.
Pecaktimi i
testamendeve.

Oroe: Kanûni i Lekës nuk nief testa*****mende, e, per në
dashtë kush me lânë gjâ prej pasunish të veta per shpirt, duhet doemos pelqimi i
kushrîjve.

§.105. Percaktimi i të Lânunave (i Testamendeve).

Per
te lânunat a të falmet a, si thotë gola e kombit tonë "me lânë giâsend per
shpirt" mêrret vesht me lânë gja per kish, si arë a livadh, kopshtë a vêshtë,
prozhem a zabel, rendin e ujit, a edhè lang e plang me t'eger e të butë, do të
két:
a) mendt e shndoshta në krye,
b) të jét i lirë kah e lânmja;
c)
mos të jét i tutun prej kercnimit të ndokuej
d) të két tager me
lânë.

NYE I KATERDHETËT.
Mëndyrë të lanunash.

§.106. Të lânunat
jânë dy mëndyrësh: me barrë e pà barrë.
a) Të lânunat me barrë (me detyrë)
jânë ato kùr lânësi i cakton kishës nji detyrë, b.f. me thânë nji a dy Meshë në
vjetë per shpirt të tij a të parvet të tij, per at pasuni, qi po lên.
b) Të
lânunat pà barrë jânë ato, kùr lânësi lên gjâsend per kish pà i caktue kurrfarë
detyre, e xêhet si e falun.
c) Lânësi âsht në detyrë me mbledhë kushrinin e
vet e Pleqt e fisit me dishmitarë, e, si lânësi si këta, do të vêjn gisht në
leter si e lypë kanûni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:01 am

L I B R I I K A T E R T S H P I, G J A E P R O N
E

KRYE I DHETËT
NYE I KATERDHETEKATERT.

“Shpija e thyeme ka 500
grosh giobë e dy per nji të zot’z”.

§.132. Në themel xêhet shpija, po kje
kullë, mëdheskë a ksollë, mjaft qi të két carânin e votres e të qesë
tym.

§.133. Çdo ndertesë qi të gjindet n'oborr, âsht e njitun me shpi,
pse gjindet në hije të saj, po u tye, kà giobë e dy per nji.

§.134. S'i
hîhet kuej në shpi, per pà i bâ zâ n'oborr.

§.135. Thirre e, s't'u
pergjegj kush, a rrî e prit, a nisu në pûnë t’ande.

§.136. Po u shtyne e
çile deren, shpija xêhet e thyeme edhè e pruejtun, e cilla kà 500 grosh giobë, e
rraqet e hupuna dy per nji.

§.137. Kanuni thotë: kush t’i a thejë shpin
kuej, per nderë të mârrun kà 500 grosh giobë. Flamurit (Bajrakut). e prej
sendesh të vjed*****huna dy per nji të zot't.

§.138. Vathi e gjâs kà 500
grosh giobë e dy per nji të zot't.

§.139. Vathi i bletve kà 500 grosh
giobë e dy per nji të zot't.

§.140. Çerraniku i tamblit kà 500 grosh
giobë e dy per nji të zot't.

§.141. Koshari i drithit kà 500 grosh giobë
e dy per nji të zot't.

§.142. Me i a thye kuej shtegun e obor*****rit,
t'arës, të livadhit a të kopshtit, qi i kà pàra shpi*****je, kà 500 grosh giobë,
e të zott pûnen të ndreqme.

KRYE I NJIMBDHTËT.
GJAJA E GJALLË.
NYE
I KATERDHETEPESËT.
Bariu.

“Shpija e thyeme ka 500 grosh giobë e dy per
nji të zot’z”.

§.143. Bari thirret aj. qi i prîn tufës-gjâs në kullosë

§.144.
Bariu‑rrogtàr âsht në detvre me i a vû menden tufës të mos t'i damtohet as mos
t’i bâje dam kuej.

§.145. Po i bâni dam kuej bariu me gjâ, i zoti i tufés
e làn e jo bariu.

§.146. Me i tretë ndo'i kambë berri bar*****iut. do t'a
bâje me dije të zo'n e tufés, e, si i zoti si edhè bariu do të perpiqen në hetim
të tij.

§.147. Po i treti bariut ndo i berr pà shêj e pà dukë, i zoti i
tufés kà tager me e çue barin deri në bé, po i u là me bé, s'i kà tjeter
detyrë.

§.148. Po thej qafen a u kafshue prej bishe ndo'i berr, bariu
â'në detyrë me i a çue shêjin të zot't e tjeter detyrë s'i kà.

§.149. Po
i a vodh kush ndo 'i berr bari*****ut, detyra e këtij âsht me e bâ me dije të
zon e tufës, tuj i a kallxue vendin e kohen se kû e kùr u vodh, tjeter detyrë
s'i kà.

§.150. Po duel cub barîu vetë, gjânë e vjedhun do t ‘i a kthejë
të zot't në mëndyrë të kanunit, edhè e perejellë në pûnë të vet. Në mos e pasët
krye vietin, rroga do fi epet mje në ditë, në të cillen u gjet në
faj.

§.151. Me vrà bariu cubin tuj vjedhë a tuj pretue tufen, gjakun e
çon te shpija e vet, e sà per berr a tufé të pretueme, i zoti do të
krepatohet.

§.152. Bariu âsht në detyrë me rueitë gjân, e nuk do të
pshtetet në të thurun a të pà thu*****run, sepse "gjâja do rojë, 'se hecë, e
toka nuk luen".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:01 am

NYE I KATERDHETEGJASHTËT.
Skjapi a dashi i
kumbonës ( Ogiçi ).

§.153. "Ndera e vathit âsht në
kumbonë".

§.154. Po u muer pré, per dhûnë a pre ndo 'i marazit e faqe
bariut skjapi a dashi i kum*****bonës, e po s'u vràn n'at hov, 500 grosh giobë i
mir*****ren pretarit e gjâja dy per nji.

NYE I KATERDHESHTATËT.
Gjaja
per gjymës.

§.155. Kryegjâja âsht e të zot't, me cofé ndo 'i kâmë, dâmi
âsht i të zot't. Per vertetini do t'l çohet të zot't' shêji prej atij, qi e kà
per gjymës.

§.156. Po u dhàn per giymës dhi a dele, pjella, këmenda e
leshi dahen per gjymës ndermjet zotnis e bariut.

§.157. I zoti s'âsht me
detyrë me men*****due as per krypë as per kësollë, por bariu qi i mêrr per
gjymës.

§.158. Po u dha viçi fêmen e u rrit në derë të bariut, si të
pjellë, pjella e parë âsht e bari*****ut, qi e rriti, e bylmeti per
glymës.

§.159. Po e prishi barlu bylmetin e glâs, qi kà per gjymës.
detyrë i a kà të zot't a pjesen e bylmetit a piellen.

§.160. Gjâja per
gjymës nepet e mirret gjithherë në vieshtë.

§.161. Lopa per për gjymës i
sjellë të zot't 4 okë djathë e 2 okë tlyen.

§.162. Në dhetë krenë dhi, i
zoti mêrr 5 okë tlyen ‑ gjymës oke per krye.

§.163. Në dhetë krenë dele,
i zoti mêrr 5 okë tlyen ‑ gjymës oke per krye.

§.164. Në djathë s’kà
tager i zoti as në të dhive, as në të deleve.

NYE I
KATERDHETETETËT.
Kryegjaja.

§.165. Kryegjâja âsht e të zot't, e cilla
as nuk shtohet, as nuk dnohet kurr.

§.166. Kryegjâja kurr
s'cofë.

§.167. Lesht e kmenda e kryegjâs âsht e të zott.

§.168.
Pjella âsht krejt e bariut, mje qi t'i rritje në derë kryegjâja.

§.169.
Bylmeti dahet si të bâhet nder*****mjet tyne. ‑ Vende vende bylmeti nuk nepet
aspak.

§.170. Po u damtue ndo'i kambë berri, dami âsht i bariut, e do t'a
pertrîjë per me e mbushë numrin.

NYE I KATERDHETENANDËT.
Gjaja me
pergjegje.

§.171. "Gjâja me pergjegje nuk mir*****ret".

§.172. Po
more gjân per giymës, detyra e pergjegjes nuk të lidhë, dami âsht i të
zot't.

§.173. Po u shkaktue dami prej pàkujde*****sit të bariut, dami
âsht i tij e giânë e damtueme do t'a pertrijë.

NYE I PESËDHETËT.
Dosa
per gjymës.

§.174. Po u muer derku fêmen per gjymës e porsà t'a daje
dosa, edhè e rriti aj, qi e mure, pjellen e saj do t'a dajë per gjymës me të
zo'n.

§.175. Dosa i jet bariut, qi e rriti, per të cillen do t'i apë
zot't nji derk mâ teper.

§.176. Po s'u mbarrs dosa n'at vjetë, bariu nuk
mund t'a shes as s'mund t'a presë, por do t'a lâjë qi të pjellë nji
herë.

§.177. Po u kervis dosa e puell e i shkuen dam dirqt pà i dà e âma,
do t'a ruej bariu mje qi të mbarrset e të pjellë së dyti, e dirqt dahen si në
174.

§.178. Dirqt dahen 'si t’i dajë e âma e jo para.

§.179. Po u
dha per gjymës dosa e rritun, pjella dahet per gjymës, e dosa i kthehet të
zot't, per të cillen do t'i lêhet bariut nji derk mâ teper
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:01 am

NYE I PESËDHETEPARË.
Steli i qênit.

§.180.
Qêni i hekurave kà stelin e vet.

§.181. Steli âsht tbâna e rojsit të
shpis e të vathit.

§.182. Po vrau kush qênin në stel të vet, i kà 500
grosh të zot't të qênit.

§.183. Qêni i hekurave lshohet mbas darkësh të
mdhaja, e rrin zgjidhë mje qi të dalë drita.

§.184. Të shkrepunit dielli,
qêni i heku*****rave do të gjindet në stel me hekura në qafé.

§.185. Po
t’u turr qêni n'udhë të madhe, si të dalë drita, e nuk mund i pshtove pà e vrà,
edhè e vrave, peng e plak nuk mund të lypë i zoti i qênit, per arsye qi "Udha e
madhe nuk làn gjâ".

§.186. Po t'u turr qêni në çdo kohë të ditës, i
drodhe pushken edhè e vrave, tuj i rà a bal*****lit a krahnorit, qêni shkon
hupës.

§.187. Qêni në dam vritet, por at‑botë veç kùr të gjindet me "mish
në gojë" b.f. tuj të bâ dam ndo 'i kambë berri në tufé.

§.188. Qênit në
mal, tuj shkue mbas tufés së vet, s'i pritet gjygji: po e vrave, làn
qênin.

§.189. Prifti nuk mundet me mbajtë qên hekurash te Qela (Kisha),
per arsye qi Prifti do të gjindet gati natë e ditë per çdo nevojë të
popullit.

NYE I PESËDHEDYTË.
Kau më hu.

§.190. Po desht me
mbajtë qên hekurash Prifti, as natë as ditë nuk mund t'a lirojé prej
hekurash.

§.191. Kau më hù po e dimnoi bulku, kà nji barrë drithë, po e
dimnoi i zoti kà nji barrë e gjymës,.

§.192. Po u vodh kau më hù, bulku e
i zoti i kaut do të rreken në hetim të tij.

§.193. Kapucarin do t'a lajn
zbashkut, sà niani tjetri.

§.194. Po i vojt mendja të zot't, se bulku i a
kà damtue kàn, ky do t’i lahet me bé.

§.195. Po e kaptoi kan bisha a e
xû' giarpni në mal e bulku e gjet cofêt, do t’a çojë të zot't Ikuren a ndo'i
shêj tjeter.

§.196. Po hupi kau pa shej e pà dukë, bulku do t’i ligjohet
të zot't me bé, se nuk kà gisht në dam të kaut.

§.197. Po s'e ngau kan
bulku, aj pasët e grazhdofët, porse të zot't i a ka hunin

§.198. Bulku do
t’i çoië të zot't bimen te dera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:01 am

NYE I PESEDHETETRETË.
Bleta.

§.199. "Vathi
i bletës i thyern kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't."

§.200. Vathi
i bletve, kah Kanûja, i para*****zohet shpis së thyeme, vathit të gjâs, kosharit
të drithit e çarranikut të tamblit.

§.201. Kush të viedhë nji zgjue
bletet në vathë, vathi xêhet i thyern, prà kà 500 grosh giobë, e të zot't dy
zgjoj per nji.

§.202. Po i rà mohit, bén e kà me 12 poronikë, 6 të niehun
e 6 të paniehun.

§.203. Zgjoni i bletës me miza mbrendë, mbas çmimit të
Kanûs, bân 50 grosh.

§.204. Oka e mjaltit bân 5 grosh, oka e dyllit 5
grosh.

§.205. Bleta e hikun, qi xên vend në pêmë a gardh të huej, âsht e
të zot't, qi i vêhet permbra*****pa, e i zoti i pêmës a i gardhit nuk mund t’i a
ndalë.

§. 206. Bleta e hikun prej vathit të vet, po zû' vend në pêmë a
gardh të huej pà e mârrë mbra*****pa kush, i zoti i pêniës e i gardhit ka tager
mos me i a dhânë kuej e me e ndalë per vedi.

§.207. Bleta, qi Ishoin, do
të mirret mbrapa kambë me kaimbë e do të ndiqet mje qi të zatesë kund, e, kûdo
qi të ndalet, e mbiedhë i zoti.

§.208. Po Ishoi bIeta edhè shkoi me
zatetë kund pà e mârrë mbrapa kush, ajo qi t'a gjêjë mâ i pari, e mbledhë per
vedi.

§.209. Po u çue kush atie vonë, edhè i duel zot bletës së hikun, pà
e pasë màrrë mbrapa, kanûja nuk i a gjegjë vajin e bé per bletë nuk i epet kuej,
per arsye qi nuk mundet kush me thânë se kjo bletë âsht e êmja, po s'e pat marrë
mbrapa kambë me kamdë kùr i hiku, 'se "bletë kjo, bletë ajo".

§.210.
Bleten e gjetun nder kopshtîje të hueja a në rrethînë të shpis së huej nuk mund
t'a mbledhë kush, âsht e atij, në kopslitë a rrethînë të të cillit u
gjet.

§.211. Bleta e gjetun në mal a nder prozhme të hueja, po kje larg
shpijash, âsht e atij, qi e gjet.

§.212. Bleta e gjetun nder shpella té
shkambîjve të vendit të huej, po kje larg shpijash, âsht e atij, qi e gjet. per
ndryshej âsht e atij në rrethînë të të cilit u gjet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:02 am

KRYE I DYMBDHTËT.
PRONET.
NYE I
PESËDHETEKATERT.
Caktimi i pronvet.

§.213. Shkaf â'shpi, qi qet tym,
do të két pronet e veta.

§.214. Plangu i shpis kà oborr e kopshtë, kà
vêshtë e arë, kà livadh e xâna, kà udhë e shteg, kà kufij si në mal, si në vrrî,
si në fushë.

§.215. Të gjItha tymet kart pjesë në kujri.

§.216.
Ara, vêshta, kopshti e livadhi, xâna, prozhme e zabele, jânë të dame me
kufij.

§.217. Kujrija, mali e bjeshka jânë të perbashkta si per te ngulun
të tbanave, si per landë e almiste, si edhè per drû.

§.218. Shpijat
plangçore munden me pasë mâ se nji per tekë (thuper), qi u kan mbetë trashigim
prej të dalunve faret.

§.219. Aj, qi të shkojë me ngûlë vathë a tbânë në
bjeshkë, me truell, kopshtë a ndo'i copë arë, po desht me i çilë i çilë e jesin
të tijat, e nuk mundet kush as me e ndalë e as me e xjerrë prej atij
vendi.

§.220. Mrizat a lisat, qi lên kush per me mrizue gjân, nuk mund
t’i a presë kush, pse jânë t'atij, qi nguli mâ i pari n'at vend.

§.221.
Me u dyndë nji shpi e me u zhgulë fare prej katundit të vet, po s'e shiti
trollin e token, ashtû do t’i rrîje e nuk kà tager kush me ngulë mbë
'to.

§.222. Po shiti token me lang e me plang, vendi i tbânës âsht i tij,
e mje qi të qindrojë shpija e tij, nuk mund t'i pushtojë kush.

§.223. Se
e cilla shpi e katundit në Flamur kà tager me shtî në pûnë aq tokë në kujri sa'
të pershîje rreth e rreth me gùr të hjedhun me dorë të majtë.

§.224. Aty,
kû të fillojë me mifé do Vulet kambkryq, do të mârrë nji paperdhok në dorë të
majtë, edhè e hjedhë në kater ânë kryq e rreth vedi aj vend âsht i tij. Heret
kan pas doke me hjedhë latushen (spaten).

§.225. Token e çilne nji herë a
per kop*****shtë, a per arë, a per tbâanë, edhè ne e lashtë djerr i zoti per
qinda vjeç, tjeterkush i katundit as i fla*****murit nuk mund të hîjë me e
pûnue. Djalë mbas djalit jet e tija. qi e pat çilë i pari. (Malcija e
Lezlies).

§.226. Aj, qi mos t’i biej mbrapa tbânës së vet per 10 vjet.
mbas 10 vietësh i del dore e i jet
aij, qi t'a xâjë i pari.
(Oroshi)

NYE I PESËDHETEPESËT.
Me ba vlla kënd në
katund.

§.227. Me bâ vllà kend në katund, don me thânë me pelqye nji shpi
të flamurit të huej, qi të mundet me ardhë e me ngulë në katudn të fla*****murit
tjeter.

§.228. Si t'a bâjë vllà at shpi katundi, kushdo i këtij katundi
mundet me i a shitë token, porse nder kater kufijt.

§.229. Në bjeshkë, në
vrrî e në kujri, si të katundit si të flamurit gjâ s'i shitet e pjesë zotni mi
nuk mundet me pasë kurr, sâ per kullosë e per drû e almiste i nepet lirija e
perdorimit per nderë.

§.230. Zyrevet të perbash‑k‑ta të katundit do Vu
pergjegjet.

§.231. Mort e darsem. peng e giobë e uhàn e miellit e kà
uhazisht me katund. Do t'apë giobë, ashtû edhè ne pjesë të giobës ka tager.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:02 am

NYE I PESËDHETEGJASHTËT.
Kujrija.
“kujrija
shkon për tym”

§.232. Kuirija âsht vendi, qi e kà per*****bashknisht nji
katund a nji flamur per kullosë, per landë, per drû, per gjojë e per tjera
nevojë.

§.233. Kujrija nuk dahet, por, sà shpi a tyme të jenë në katund,
kan tager në kujri të katun*****dit, e sà tyme të jenë në flamur, kan tager në
kuiri të Flamurit.

§.234. Visarin e kujris s'mund e shesë nji pà tjerë,
dâmi e fitimi âsht i të gjitha tymeve të katundit a të flamurit.

§.235.
As arë, as vèshtë. as kopshtë s'mund të çilë kush në kujri. pà u pushue pûna
prej gjith katundit a prej tlamurit.

§.236. Kush vên ndo'i pême në kujri,
aj, qi e vuni, kà tager mbi landë të sajë e mund t'a presë kur t’i mbushet
mendja, porse tjeterkush nuk mund t'i a ngulë spaten.

§.237. Pêma e landa
e vûme në kujri, âsht e atij, qi e kà vû, porse kokrrat i han kush të mundet pà
muejtë me i ndalë aj qi e kà vû.

KRYE I TREMBDHTËT.
KUFINI.
NYE I
PESËDHETESHTATËT.
Kufijt e tokës nuk luhen.

§.238. Kufini perbâhet
prej gurësh të mdhaj e picigiatë edhè ngulen sà nen, aq mbi dhé. Per kufi mund
të sherbejë edhèe ndo'i landë e montueme.

"Guri i kufinit kàa dishitarë
mbrapa".

§.239. Guri i kufinit kà per rreth dish*****mitarë. Këta jânë a
gjashtë a dymbdhetë paperd*****hokë (gurë të vogjel), të cillt vorrohen nen dhé
rreth e rreth prit të kufinit.

§.240. Në të ngulun të kufijve, posë
shpijave nder fjalë, duhet të jenë edhè pleqt e katundit, pleqt e flamurit e saà
mâ shum prej të rish e fmish e edhè prej katundesh të rrethit, qi të mba*****het
në mend kufini.

§.241. Se e cilla tokë. po kje arë a livadh, kopshtë a
vêshtë, prozhem a zabel, xânë a ograjé, a rrethi i shpis, katundi me katund a
Flamuri me Flamur e shpija me shpi, kan të damet me kufi.

§.242. "Kufini
i ngulun nji herë, nuk luhet mâ".

§.243. Eshtent e vorrit e guri i
kufinit faqe Kanunit jânë paraz. Me lueit kufinin âsht nji si me lueit me
eshtent e të dekunve.

§.244. Aj, qi të hîjë me dà kufij, a me drejtue
ndo'i kufi të harrue, do t'a mârrë në shpirt, do të ngarkojë në cup të krahit
nji gùr e nii bûcë dheu, e do t’u prije dy shpijave a dy katundeve, a dy
Flamurve, tuj ngulë kufinin e ri a tui kallxue shêjet e kufijve të
vjeter.

§.245. Me gùr e dhé në cup të krahit, plaku, qi prîn në të dàm të kufîjve të vieter, do të
perbehet para se të niset.

§.246. Mëndyrët e bés mbas Kanunit jânë
njekëto:
1) Per ket gùr e dhé (ase per ket peshë), me të cillat e ngarkova
vedin, per shka kam pasë ndie prej sa parësh, vêset e kufijve jâné kênë sikurse
do të ju diftoj tash, e më sà m'à mêrr mend*****ja e shpirti, s'do t’i randohem
kurrnjanes lagje".
2) Ter ket peshë, këtû e këtû kan kênë kufijt e hershem e
këtûu po i nguli edhè un. bajsha n'at jetë, në kjofsha tuj iu rrêjtë."
3) Ter
ket peshë, e cilla m'u randoftë n'at jetë, njekëtû jânë kênë shêjet e vjetra të
kufijve, si më kà pasë kallxue tatgjyshi, kùr ishe carnerdhok e bari dhizësh me
'tê. Aj e kà pasë mârrë n'at jetë, se kufijt jânë këtû e këtû, e per mbas fjalës
së tij edhè un po e mârr në shpirt."
4) "Mu randofèt në ket e n'at jetë kjo
peshë, mos shkosha me shpirt kah kufijt e vjetër."

§.247. Si t'a mârrsh
me peshë (si t'a mârrsh gurin e kufinit në krah), s'kà burrë, qi mund t'a
luej.

§.248. Po i u dha plakut guri e plisi, i vûni në krah e u vû per me
diftue kufijt, nuk mund të dalë kush me e ndalë, por i thohet: Prîj prà, e mos pûnojsh me të drejtë, kjo peshë
tu randofèt n'at jetë!

§.249. Si t'a ngulë kufinin plaku, do të mbajë
doren mbi 'tê edhè thotë ai qi e luejtët ket gùr, atij i u randofèt n'at
jetë"

§.250. Kush t'a luel kufinin me qellim qi me ngatrrue a shpin me
shpi. a katundin me katund, a Flamurin me Flamur, i shtym prej së folmesh e së
falmesh. po u hetue, posë giobes e faqes së zezë, atij i randohen edhé damet, qi
do të shkaktohen prej këtij ngatrrimit.

§.251. Po u bâ ndo'i vrasë mbas
ngatr*****rimit të kufinit të luejtun. Ngatrresi do të lajë per giobë 100 desh e
i kà, e grîhet katundisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:02 am

NYE I PESËDHETETETËT.
“Kufini nuk ban
lak.”

§.252. Per me shporrë çdo pamarrvesht*****je, kufini s'do të lakojë
e s'do të shkojë dredha-dredha, por do të çajë drejt.

NYE I
PESËDHENANDËT.
“Kufini i fituem me gjak.”

§.253. Me u shty kush
mbrenda kufinit të huej pà diejtë se âsht vendi i huej, e kush s'i shkoi te dera
as s'i bâni zâ, per me i thânë se kà kalue ne e huejen, edhè në pasët bâ ndo'i
dam në landë a në shkado diten e pengut, s'i vêhet me là gjâ per dame të bâme,
veç se del vendit, mbasi duel i huej

§.254. Po u kapen per kufij vllazen,
a kushrîj, a fisi me fis, a katundi me katund, njiqind me u vrà, veçse fiken, se
kufijt nuk luhen. Pengjet e Pleqt do t’i shgatrrojn.

§.255. Me ndollë
vrasa mund në kohë të të damit të kuffjve, a me qillue vrasa nder bari në mal,
tui u shty nder vedi per kahë kufiit e kullosës në mal a në bieshkë, atbotë
kputet çdo pleqni per kah vendi i kufinit. "Aj mé lypi pashtrakun, un i a ktheva
hekurin e çarkun". Aty kû t’u ngulen muranat, jet vendi i kufinit.

§.256.
Gurët e muranave lesin per kufij per gjithmonë.

§.257. Me qillue se
vriten dy vetë flakë per tlakë e bukur larg prej shoqi‑shoqit, kufini i njanës
lagje jet ke murana e njanit. e i tjetres ke murana e tjetrit.

§.258.
Vendi. qi âsht nderrnjet dy muranave, jet i të dyja lagjeve.

§.259. Me
ndollë se i vrami nuk rrxohet prej pushket, e i ep zêmer vedit e shtyhet, kû tuj
u çue, kû tuj u rrxue rrshanas kah kufini i huej, sado kthellët me hî, aty kû të
rrxohet, e i lodhun prej varret, des, i varret murana, ajo muranë jet per kufi,
edhepse në vend të huej.

§.260. Vendi i jet atij katundi e Flamuri, të
cillvet u perkitte i vrami, qi u shty, e s'kà burrë, qi guxon me luejt muranen,
qi mbet per kufi, pse u muer me gjak e me rradake të lamun.

§.261. Ky
tager âsht vetem kùr të vriten per kufij e jo per çdo vrasë.

NYE I
GJASHTËDHETËT.
Kufini i fituem me “Gurapesh” a me rrasë të
ngarkueme.

(Heret‑heret, kùr skà kênë pushka ndoshta, në të dàm të kufive
qitej në pûnë gurapeshi per kufije t'aferta, e per të lartat bâhej gadi nji
rrasë a gùr sà bindi me nji "kush i del!" d.m.th. me u ngarkue me
tê.).

§.262. Dy flamuret e ngatrrueme do të gjêjshin ka nji burrë të
fuqishem e të dàmt e kufive do t’u lêhej atyne.

§.263. Me guraesh: Aj, qi
mbrrijte me hjedhë gurin kah vendi i huej mâ larg, aj vênd i jitte flamurit të
tij. Mâ çiltas: po e ferfllova gurin un mâ larg, t'a mirrshe at vend ty, po e
ferfllove ti, m'a mirrshe vendin.

§.264. Me rrasë a gurë të madh në
shpinë: tuj ngarkue rrasen a gurin, shtyheshin rnje qi jitshin nen tê. Aj, qi
shtyhej mâ larg, vendi i kufinit të flamurit të tij do t’jitte aty. (Si i
Nen‑nder*****fandori në Fusha të Lugjeve në Mal Shêjt të bjeshkve
t'Oroshit.)

NYE I GJASHTËDHETEPARË.
Kufini i ngulun me
“spatë”.

§.265. Po më ngushtoi nevoja me xjerrë ndo'i landë a prej se
s'kâm bjeshkë, ase nuk mund të gjêjë aso lande, qi më lypet, rroki latushen
(spat*****en) e hîj në bjeshkë të huej. Mbas krizmes së spatës, vînë rojtarët e
bjeshkës edhè më gjêjn tuj trupue arrnej të perhjedhun.

§.266. Po u
shterngue me të shpejt darnçori, e i punoi fuqija e krahve, edhè i dha spatës
tuj e ngulun rnje më tû në trup t'arrnênit, e po s'mund e xueren rojtarët e
bjeshkës, kufini i fla*****murit të këtij, qi e nguli spaten, jitte aty. (Si i
kà pasë ndollë Gjokë Buçës s'Kaçinarit me Kushnê.)

Oroe: Kufijt e fituem
me gjak, me gura*****pesh e me të ngulun të spatës, do të njehen nder kanune
Vigâjsh, per arsye qi per të fituem të tyen kà pûnue fuqija per të shporrë
marren e korin. Do të kuptohen edhè mâ kjartas, kùr të fillojm me îmtue doket e
Maleve t'ona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:03 am

NYE I GJASHTËDHETEDYTË.
Udha e
katundit.
“Udhët janë drejt e tokës”

§.267. "Udha e shtegu nderrnjet
dy meg*****jeve lypë pashin e vet".
a) Udha e lagjeve të katundit do tjét e
gjânë tetë pllâmbë, kater pllâmbë niani, kater tjetri.
b) Per të ngulun të
gardhit nderrnjet dy arnajve, do të lêhen tetë pllambë: sà njâni sà
tjetri.
c) Po s'kje udhë katundi, por udha e dy kufijarve, këta, në laçin
rrugë nderrnjet, do të lânë ka nji pllambë per shoq, ashtû qi kufini të jesë në
mjedis, po s'lân rrugë, gardhin do t'a thurrin zbashkut.
d) Po u rrethue
vendi me ledh, aq larg kufinit të huei do të fillohet, sà âsht trashsija e
led*****hit.
e) N'u ndertoftë shpija, do të ndertohet larg kufinit të huej sà
xên vend streha.
f) N'u çilët pusi, do të çilet aq larg, sà mos t'a thithë
ujët e pusit të kufijarit, ase sà âsht e gjânë gryka. "Ujët âsht gjaku i
tokës."
g) Po u vû ullîni a fiku a çdo landë e dobishme, do të vêhet pêsë
kambë larg kufinit të huej, po su bajtë, do'vû dhetë kambë larg kufinit.
h)
Po bîni landa mbrenda kufinit, porsè teper afer kufinit të tjetrit, po s'e
shkmesi i zoti, kufijari kà tager me e shkmesë e me largue damin: "Jezullin e
huej shkmese, mje kû të mrrîje kmesa".
i) Po desht kush me vû ndo 'i landë
çfaretdo, dhetë kambë do t'a largojë prei kufinit të huej.
j) Landa a péma,
qi i bân dam arës së huej me hije, a do t'a zhgulë i zoti, a do t'i a lajë
darnin e pervjeçem të zot't t'arës (Malësija e Lezhës).
k) Kush t’i presë
kuei a lande a pémé rreth shpijet, veç prej mnijet, 500 grosh do t’i lajë të
zot't të landës a të pêmës së preme.

NYE I GJASHTËDHETETRETË.
Udha e
madhe.

§.268. Udha e madhe do t'jét e gjânë aq, sà mund të kalojë kali me
barrë e qét me zgiedhë.

§.269. Udha ndjekë dellin, e s'ndalet as mund
pritet.

§.270. E mira e perbashkët i paravêhet dâmit të
veçanët.

§.271. Pûna e largon udhen e madhe, porsè s'mund e qesë nujë, kû
mbytet bagtija, as në shkallë (shkamb), kû then qafen bagtija".

§.272. Po
e largove udhen e katundit prej vendit t'and, nuk do t'a terthorzoish shum, edhè
mundim e së ndreqmes do t'a hjekish vetë.

§.273. Po e ndreqe keq, në të
gjet dami ty, e paç per vedi, po e gjet dami tjetrin, ty të zhgarkohet, e do
t'epsh arsye permbas damit.

§.274. "Udha e Flamurit do të jét e gjânë aq,
sà âsht e gjatë shtîja e Flamurit".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:03 am

NYE I GJASHTËDHETEKATERT.
Udha e
verbët.

§.275. Shtegu a kapercyelli a, mbas kanunit, udha e verbët, po
kje në kater kufij t’ue, ndryje e token pûnoje.

§.276. Po kje shtegu i
kênë gjthherë, kû kan kalue kambsorët (shokët e katundit), porsè tuj t'a
shkaktue dâmin nder amaj. kopshtîje, nder vêshta e nder pêmajë, ne e mbyllsh. do
të çilish nji tjeter., por jo teper në të rrethuern.

§.277. Po kie shtegu
i lshuern per nderë e me fjalë, e të del dhûnë, ké tager me e ndry, e, me i
lshue fjalë katundit të mos të bije mâ aty pari.

§.278. Po kje shtegu kû
kan kalue shokë, krushq me nuse e percjellsa me të dekun, a kah Kisha a kah
vorret, e kênë aty rnotit, nuk mund e ndrysh.

§.279. Per të luejtun të
çdo shtegut duhet, dàemos, pelqîmi i katundit.

NYE I
GJASHTËDHETEPESËT.
Pashtraku.

§.280.’’Pashtrakun epe vetë, perndryshe
t’a marrin edhe me perdhuni’’.

§.282. Po u xû nji tufé e hueja në mal a
në vrrî të flamurit tjeter, i zoti i tufës do të lajë pashtrakun.

§.283.
Dâmi i pashtrakut do të lahet me krye berri.

§.284. "Kumbona e ogiçit nuk
mund, të mirret pashtrak, âsht ndera e tufés.

§.285. I zoti i mallit nuk
kà tager me prekë tufen e as me mârrë me dorë të vet berrin, dora e të zott të
tufés do t'i a apë vetë berrin per dâm.

§.286. I zoti i malit nuk kà
tager me zgiedhë berrin, por do të mârrë at berr, qi t’i apë dora e
bariut.

§.287. Njiqind herë në ditë në hîfët tufa e huej në mal të huej,
aq berre do të lajë i zoti i tufës.

§.288. Po s'u gjegj bariu me là
pash*****trakun, e u çue i zoti i malit me disà shokë edhè i rà pré tufës në mal të vet, atbotë si
katundi, si fla*****muri perkrahen pretarit, e lypin arsye prej të zot't të
tufës. Katundi e flamuri i bariut a do t'a ngushtojn me là pashtrakun, a do të
hjekin dore prej si.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:04 am

L I B R I I P E S Ë T P U N A

NYE I
KATERDHETEGJASHTËT.
“Puna len shtegun”.

§.289. Puna e largon udhen e
madhe, porsé s'mùnd e qesë nd'ujë, kû mbytet bagtija, në shkallë (shkamb), kû
then qafen bagtija" (Shif Nye LXIII, "Udha e madhe" 271.)

§.290. Po tê
kaloi mun neper vend t'and udha e madhe e t’u mbush mendja me e çilë at vend,
udhen mùnd t'a largojsh, porsé nuk mùnd e qesish neper prroje e rmore a buzë
ujnash, as me e njitë shkrepave e shkambijve.

§.291. "Puna e luen
shtegun". Po t’u rnbush mendja me punue at tokë, neper të cillen âsht shtegu i
katundit, punoje, porsé shtegut do t'i gjêjsh vend.

§.292. Kanûja s'don
qi t’i bahet kuej dâm toka, e prandej thotë sè "Shaterkazi e luen udhen", porsé
udha e shtegu do të perligien me nii vend tjeter.

NYE I
KATERDHETESHTATËT.
Bulbu.

§.293. Bulg thirret njaj, i cilli hinë me
punue token e njaj zotnije.

§.294. Zotnija do të kujdeset me ndertue nii
ksollë, §.mdheskë a kullë per bulg e per shpi*****arët e ti).

§.295. Per
qe, si të baj me zotnin.

§.296. Po pat qet e vet bulgu, punon, token e
sà, per hu, si të vendohet me të zo'n e tokës.

§.297. Po s'pat qet e vet
bulgu, nuk mùnd t'i mârrë njeti, por tê zotnija i tokës.

§.298. Almiset,
hekurishtat e të prefunt e tyne, jânë në shpinë të bulgut.

§.299. Me dà e
me reshtë ujët e vis, e me jau vû menden dasave, detyra e bulgut
âsht.

§.300. Po theu ujët e vis në rend të huej e në mende të vet bulgu,
dâmin e làn bulgu.

§.301. Me i çilë qerme (hendiqe) tokës, detyra âsht e
zotnis e jo e bulgut.

§.302. Të thurmen e tokvet e kà bulgu e jo zotnij
a.

§.303. Lavrimin e tokvet, të mjellmen, të mifinen, t'ujtmen, të
korrunt, të çveshunt i kà bulgu e jo zotnija.

§.304. Gjithshka të mbjellë
bulgu në tokë të zotnis (çdo bîmë), do t'a dajë me zotnin mbas vendimit, qi të
ken bâ.

§.305. pêmë (fiq, arra, shega, molla dardha e këso tjerash) bulgu
i shkundë e i mbled*****hë e i dàn pergjymës me zotnin.

§.306. Bulgu kà
tager me çilë nji copë kopshtë në tokë të zotnis e këtê per vedi, sà per lakna,
qepë, hudra e per perime tjera.

§.307. Në vêftë edhè duhàn n'at
kop*****shtë, e kà per vedi.

§.308. Në vêftë bulgu a duhàn a
kertol*****la jashta kopshtit të caktuem, i kà pergjymës me
zotnin.

§.309. Ne e pasët bulgu gjân e zotnis pergjymës, kashta i rrîn
bulgut e me pleh do të plehnohen tokët. Mundin e pûntoris e hjekë
bulgu.

§.310. Në pasët livadhe të njituna me tokë të bukës, bulgu i
kositë e sânen e dàn pergjymés me zotnin; porsé të thurmen e t’ujtmen i kà
bulgu.

§.311. Kullosen e livadhevet e ndalë bulgu, qi i ruejti, i thurri,
i ujti e i kositi e zotnija nuk mùnd t’i a apë tjeterkuej, porsé edhè gjaja e
zotnis do të kullosë nder'to.

§.312. Sanen e livadhevet bulgu e vên
mullàr, porsé të bajtmen e kà zotnija.

§.313. Të korrmen, të qiruemen e
të shimen e misrit e kà bulgu, perposë ne e mbled*****hët zotnija nder koteca
rrûm a kallzë edhè e grumbullon n'oborr të vet; atbotë bulgu i a bàn e per të
qiruemen mendon zotnija.

§.314. Per t'ujtun të perimevet të
kop*****shtit, bulgu mèrr ujët në rend të tokve të zotnis.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:04 am

NYE I KATERDHETETETËT.
Farkatari.

§.315.
Farkës (si edhè Kishës, mullînit e perbûjtores) s'i pritet kush
mik".

§.316. Farka e kà me rend, si edhè mul*****lîni".

§.317.
Farketari do të farkojë me at rend, qi i bjen kush hekurishtat.

§.318.
Farketari nuk do të shikjojë dashamirisin, as nuk do të veçojë të pasmin prej të
papasmit, të largtin prej të ngiatit. Detyra etij âsht me i a vû menden
rendit.

§.319. Mundi i farketarit lahet koshiq per pendë të
dheut.

§.320. Farketari âsht në detyrë me farkue, porsé hekurin do t'i a
bijë sè i cilli per vedi.

§.321. Rrshiqi, frysi, kullma e tjera vegla
jânë të farketarit. Eshken do t’i a bijn të zotët e hekuravet.

§.322.
Detyra e farketarit âsht me mabat*****hë e me prefë hekurishtat rrokull
vjetit.

§.323. Të zotët e hekurishtavet kàn diten e vet të caktueme kà
nji herë në vjetë; e në két rend të farkimit i a kàn detyrë farketarit buken e
ditës e pûntorin. ‑ Rrokull vjetit s'i kanë detyrë.

§.324. Farketari âsht
i lidhun me farkue per nji vjetë e nuk mùnd të kthejë kend.

§.325. Po
shtoi gjâ prej hekurit të vet farketari, të zotët e hekurishtavet do t'i lajn të
hol*****lat per hekur, qi kà prish perta.

§.326. Per farkim të vargojve,
të kurthave, të hekuravet të qênit e të hekurîshtave tjera, qi nuk hijn në
bulki, po desht kush me i farkue, mundin e farketarit do t'a lajé
posaçe.

§.327. Rrogen e farkimit s'âsht në detyrë kush me i a çue
farketarit tê dera: do të dalë vetë me e mbledhë.

§.328. Farketarin me
shpi të tij nuk i kapë detyra e ushtris.

§.329. Detyra e farketarit âsht
me farkue kà nji spatë krye dhetë vetësh të katundit të vet, qi dalin
n'ushtri.

§.330. Farketari, me giithë të shpis së tii prej kurrnji zyres
së katundit nuk âsht i jashtûem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:04 am

NYE I KATERDHETENANDËT.
Mullini.

§.331.
"Mullîsi e perbûjsi do të flêjn në njânin brryll".

§.332. Mullîsl do të
rrîjë gadi nâtë e ditë sà per rojë të barrve, sà per të bluem, sà edhè mos t'u
hupë giâ barrtorve.

§.333. Gjithshka t’u dorëzoin mullîsve barrtorët, do
t'a mârrin me pergjegj*e.

§.334. Po hupi gjâ, dâmi âsht i mullîsit e jo i
barrtorit, aq sà u hupi mullîsi, do fu lajë.

§.335. "Mullîni e farka e Un
me rend."

§.336. Me at rend, qi të vîjn barrtorët, mullîsi âsht në detyrë
m'u blue barrët, pà pasë para sysh mik e dashamirë.

§.337. Mullini i
lshuem katundisht ditët e rendit i kà të caktueme.

§.338. Po e pat të zon
mullîni, blîmi shkon si të vîjn barrtorët, gjlthnji si tê farka, tê kroni e tê
trapi. Të gjitha këto ndjekin rendin e t'ardhunit.

§.339. Po pate rendin
e blîmit té cak*****tuem, nji ditë a gjymës, shkove me blue edhè e gjete xânë,
tager ké me ndalë gurin e me i a kputun blîmin, me i a hjekë millët e drithët e
me blue vetë.

§.340. Nuk pate rendin e blîmit të cak*****tuem, shkove në
mullî edhè gjete njiqind barrtorë, do të rrîsh me pritë, a shko në mullî
tjeter.

NYE I SHTATËDHETËT.
Vija e Mullinit.

§.341. Vija e
muffinit, po kje e bleme me plang, nuk mùnd t'a ulë kush, s'mùnd t'a luej e
s'mùnd t'a thajë kush.

§.342. Kjo vi, po kje e bleme me âmë e me plang,
thirret plangçore, prà, edhè në
thafét ara, gurët nuk mùnd t'i thajë kush.

§.343. Po kje nji vi, si e
mullîjve si e arrnajave, e me ujët e kësaj vije ujten arnâjet e bluejn mullîjt,
gurët e mullînit do tjesin në të thàtë e bîmët do të ujten per arrsye qi "Po
s'pate shka me korrë, slé as shka bluen."

§.344. Sà per brîmë të
mullîjsve, pse u thajn gurët e mullijve, qi ata kàn veçanerisht, kanû*****ja nuk
u a gjegjë vajin edhè i thotë sè "Per dugâj e per mulli nuk giobiten
shokët."

§.345. "Vija e mullînit lypë udhen e vet’’.

§.346. Udha
do të jetë e gjânë tetë kâmbë, sà kû mùnd të kalojë kali me barrë.

§.347.
Kjo udhë lypet, pse do të kalojë mullîsi me dlirë vin e per me reshtun
ujët.

§.348. Per të reshtun t'ujit, gjithsà mullîs të jenë, do të dalin
zbaslikut në vi, aj, qi të mungoje pa lêje të shokvet (të mullîsvet), do të lajë
giobë permbas së premes së mullîsvet. Në két giobë nuk mêrr piesë tieterkush
posë mullîsvet.

§.349. Po i diq kush ndo'i mullîsit në shpi, kanûja e
liron per tetë ditë prej çdo pûne, qi t'a két katundi perbashknisht, e nuk mùnd
t'i shko*****jë kush tê dera, per me i a lypë pûntorin as per katund as per
mullî.

§.350. Nibas tetë ditësh do të çojë pûn*****torin, me kênë edhè i
Derës së Giomarkut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:04 am

NYE I SHTATËDHEPARË.
Vada.

§.351. "Vija e
arnajeve nuk luhet as nuk ndalet."

§.352. Vija do të jét qitë heret me
njl farë tregut e të lidhun ndermjet të shoqnis, at treg tash nuk mùnd t'a luej
kush.

§.353. Vendet, neper të cillat kalojn vij*****najet, jânë të
shkeluna me Pleq e me giind: ajo e shkelme thirret e dâme edhè e kputme e âsht
bâ pleqni.

§.354. Pleqnija e ré s'mundet me shkelë të vjetren, sepsè
"Plak mbi plak kanûja s'bàn."

§.355. Shka kàn pà me udhë të parët, nuk
mùnd e prishin të mbramët.

§.356. Edhèpsè të kjahet kush per vi, vaji nuk
i gjegjet, pse vija kà pasë kalue neper at vend para sè kà fillue vaji: prà edhè n'u shkrîftë me pêgje, s'kà
gjygj, qi mùnd t'a ndalë vin.

§.357. Vija kà rrjedhë, edhè e kà bâ vendin
âmë, âma e bân vendin plang, prà
aty do të rrîjë, do të hecë e do të pûnojë.

§.358. Prej plangut të vet
nuk mùnd t'a luej kush kend. Punen s'mùnd t'i a ndalë kush kuej, sepsè e kà bâ
themel: "themeli nuk zhgulet", a'në kanû.

§.359. Vija si e arnàjave si e
mullîjve, âsht per të mirë të shoqnis: doemàs do të kalojë nper nji vend. Ku ti
bîe shesta. kanûja na vên detyrë me bajtë si të leten si tê
randen.

§.360. "Per nji shpî s'lëhet mu thà nji katund". "E mira e
perbashkêt i paravêhet dâmit të veçanët".

§.361. "Vija e katundit të
kalon rrâzë votret".

§.362. Tuj kênë sè pùnohet per të miré të perbashkët
kû t'i biei shesta vis, aty do të kalo*****jë, edhè psè nuk kê rend ujit né
vi.

§.363. Ujët nuk din të dredhun termal e teposhtë: n'i raftë kryet kah
vendi i yt, s'mùnd e ndalish.

§.364. Si të shestohet të kaluemt e vis, e
të mbushet mendja me trajtue Shpin nder shêje tê vis, nuk mùnd t’i luejsh. edhè
votra me të rà aty, *****rrâzë kësaj do të kalojë vija.

§.365. Po rà vija
neper truell t'and, ti nuk mùnd e ndalish, porsé shoqnia do t'a perligjë dâmin,
qi të gjên, a tui të bâ pjestàr n'ujët e vis, a me çmim, a tuj të lshue nji vend
tjeter.

§.366. Po të ngurroi mendja në kryeneçi, vija sndalet, e mira e
bash********************s e lypë: po s'u ndreqe me shokë, gjygji t'a mêrr vendin
e mundet edhè me t’a bâ giobë.

§.367. "Puna e çon vin e ujit, por nuk
mùnd t'a ulë".

§.368. Me ulë vin e vadës kanûja s'e bàn, pse ksihte me
dalë mâ poshtë sè i âsht kênë lshue masa, e kishin me mbetë në të thatë arët e
hueja.

§.369. Aj, qi të vêhet me punue n'âmë a në plang të vis, a do t'a
prishë, a do t'a ulë, a do t'a çojë vin.

§.370. Të prishmen e t’ulmen e
vis kanu*****ja s'e bàn, prà do
të çohet.

§.371. Atê, qi të perkasë në plang të vis per të mirë të shpis
së vet, kanûja s'e ndalon, porsé do të shikjojë mos me i a sjellë dâmin kuej, qi
mos të mêjë ujët, a mos të shkojë vonë e ardhmja e ujit prej
dredhimesh.

§.372. Po e luejti kush plangun e vis per fitim të vet, në
detyrë âsht me punue vetë me e çue më tê, pà i dhânë kush ndimë e krah me
pûntori.

§.373. Dami e fitimi jânë per shpi të tij.

§.374. Po i u
mbush mendja kuej me e çue mâ nalt vin e ujit, por në truell të vet, per me
trajtue a mullî a valanlcë, âmen e ré të vis do t'a qesë vetë, porsé ujët do të
hecë neper vi plangçore.

§.375. Po e prishi kush vin e kuej desh*****tas,
posë qi do t'a ndreqë, ai do t’u laj edhè dâmin rendarvet, a giobitet per mbas
randsis së fajît.

§.376. "Vija e ré s'mùnd t'a thajë të
vje*****tren".

§.377. Vija e vieter e kà xânë plangun e vet, prà vija e ré nuk mùnd t'a
thajë.

§.378. Kanûja kà vû két leçi të mos shu*****mohen vijnajet, sè nuk
kishte me u dalë në skâj padive e pegjève.

§.379. Nji vi kà xânë plang
kush e din tash sà faqe nierit, s'kà prandej as plak as kanû, qi mùnd t'a thajë
me vi të ré.
§.380. "Vîja e katundit kà dasat e veta".

§.381. Aj, qi
kà rendin e ujit e qi i duhet me ujtë a aren a livadhin a kopshtin etj., vetë
âsht në detyrë me dalë e me xânë dasat.

§.382. Dasat e vis xêhen e hiqen
me të ràm a me të mârrun të diellit, a si t'a két kush ujët: kreit a gjymsen e
vis a nji kerçik.

§.383. Me shterrë vija qysh m'âmët, a prej shinash, a
prel sè u shperthye vetë, të gjithë sà pjestarë të jenë në vi, do të dalin me e
ndreqë e me e reshtun ujët.

§.384. Po u thye ujët në vend të
ndon*****janit, qi kà kerçikun në vi, do t'a ndreqë vetë.

§.385. Po u
thye vija në vend të njanit, qi s'kà pjesë në vi, rendtarit Vujit i perket me
dalë e me e xânë.

§.386. Po thej ujët e vis bagtija, i zoti i saj do Vi a
lajë dâmin të dâmtuemit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:04 am

NYE I SHTATËDHEDYTË.
Ujemi.

§.387. Ujemi i
blîmit, qi mêrr mullîsi per sè të cillen barrë, perbahet prej njij
babûnie.

§.388. Mullîsi kà tager n'ujem, si gjithë i cilli pûntuer në
rrogë të mundit. Pûntori don rro*****gen e vet, ashtû edhè mullîsi don ujemin e
vet.

§.389. barrtori âsht në detyrë me là ulemin mbas së premes së
kanûnit.

§.390. "Kishës, mullînit, farkës e per*****bûjtores s'i pritet
kush mik."

§.391. Në mullî bluhen glithfarë kokr*****rash edhè msyn
gjIthnduer nieri, seicilli per pûnë të vet e nevojë të vet.

§.392. Tuj
shkue në mullî, strajcen e bukës e mêrr seiciili me vedi e, sà të rrîjë në
mullî, hàn buken e vet.

§.393. Mullîsi bluen jo per nderë, por per me
marre ujem per fitim të vet.

§.394. Mullîsi mêrr pergjegje per
bar*****rtorë e per barrë mié qi të ngarkojë barren e blueme e t’u thonë "udha e
marë".

§.395. Si të shtegtohet barrtori e, porsà të largohet prei hijes
së mullînit i duel kush para e, a e vret a a mêrr kush kalin me gjith barrë,
mul*****lîsit as s'i pritet mik as s'i xêhet kryet, perposë n'i rafét ndore
barrtori.

KRYE I KATËRMBDHETËT.

GJOJA
NYE I
SHTATËDHETETRETË.
Përcaktimi i gjojës.

§.396. Kanûj a nuk kà caktue
ndo'i kohë per ndalim të gjojës, në çdo stinë gioja âsht e lirë nder male
tona.

§.397. Me ardhë kush me gjuejtë me langoj a me zagarë nder rrethe
shpijash të hueja, i zoti i vendit kà tager me e ndalë e mos me e lânë me
gjuejtë.

§.398. Mbrenda kufinit të huej nuk mundet me hî kush per gjojë;
po muer két guxim kush, gjoia i ndalet e kthehet në shpi pà gjâ.

§.399.
Po duel katundi katundisht me gjuejtë, gilthshka të vrasin do t'a dajnë
rrethas.

§.400. Pesëdhêtë vetë me kênë tuj gjue*****jtë e nuk vrasin
tjeter por veç nji leper, aq pjesësh do t'a dajn.

§.401. Me dalë 50 vetë
me gjuejtë e me

kênë gjymsa me armë e gjymsa tjeter pà armë, paraz mârrin
pjesen e gjojës, per arsye sè me nji qellim duelen në mal. Të pàarmatosunt u
apin ndimë t'armatosunvet, kû me brîmë kû me rojë e kû me rrethim të
vendit.

§.402. Po e çoi ndo'i gjâ zagari i gjue*****tarvet, e kjo msyhet
me kapercye udhen e madhe, udhtari, qi nolli atypari dredhë armen edhè e vret,
nuk mùnd t'a mârrë.

§.403. Shpêzi i vràm âsht i të zot't të zagarit e,
udhtarit, qi e vret, i lahet dâmi i fishekut me fishek.

§.404. Aj, qi t'a
pergjakë a t'a vrasë shpêzin, i a mêrr "Shengjeten".

§.405. Shengjeta
perbahet prej mushknish, e kaptinet per shpêz, qi bahen.

§.406. Shengjeta
e derrit (thiut t'eger) perbahet prej kaptinet, mushknish e prej njij
shol*****lit të Ikurës, qi dorërasi do t'a ketë posaçe.

§.407. Aj, qi
mêrr shengjeten do të mârrë edhè shpatullen si të derrit si edhè të
kapro*****Ilit e mbas kanûnit do t'i a çojë Priftit të Fàmullis.

§.408.
Dorërasi, posë shengjetet, kà pjesë në mish e në Ikurë të çdo shpêzit të vràm,
si të gjith gjuetarët tjerë.

§.409. Po duelen gjashtë gjuetarë me gjuejtë
edhè vrasin nji derr, shengjeten e mêrr dorërasi e misht e Ikuren e dajn
zbashkut.

§.410. Po kjenë permbi gjashtë, dorërasi mêrr shengjeten e
krejt Ikuren e misht e dajn per krye gjuetari.

§.411. Po s'u hetue
dorërasi, shengjeten e mârrin të gjitha pushkët e shtîme, misht e Ikura dahen
per krye gjuetari.

§.412. Mos qitët lëkura e derrit aq parë opanga sà
gjuetarë të jenë, do t'a presin e do t'a dajn copa‑copa.

§.413. Aj, qi e
shiton shpêzin, i lir âsht me e mârrë mbrapa neper çdo katund a
flamur.

§.414. Me u vrà shpêzi i shituem prej gjuetarësh tjerë,
shengjeten e mêrr aj qi e shitoi, misht e Ikuren e dajn të dyja lagjet e
gjuetarve.

§.415. Shpêzi i shituem, po s'u ndoq prej atii, qi e shitoi,
âsht i atij, qi t'a vrasë.

§.416. S'âsht kanû me e peshue në kandàr misht
e giâs, por, si t'a coptojn aq pjesësh sà gjuetarë të jenë, e qesin short si t’i
biej kuej, ase i a lajn njanit edhè e dàn si t’i vijé per doresh.

§.417.
Me ndollë gjuetarët në mal tu gjuejtë e, porsà të qesin pushkë, bertet prej
malit kush: "A e vràt, or juni?" ‑ edhé u turren e erdhen, tuj e gjetë shpêzin
pà u luejtë prej vendit e të rrxuem prej pushke, ata bahen pjestarët e gjojës,
si të gjith tjerët.

§.418. Po shpejtuen gjuetarët edhè e dynden shpêzin
prej atij vendi në tjeter, s'kàn tager n'at gjojë.

§.419. Po dole me
gjuejtë, edhè t’u shoqnue ndokush me pushkë a edhè pà pushkë, në vrafsh gjâ, do
t’i apish pjesë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:05 am

NYE I SHTATËDHETEKATERT.
Shpezi i ndjekun mbas
gjurmësh.

§.420. Gjat e ndjekuna mbas gjurmësh, po u gjeten të hime a në
zgaver të lisit, a në shpel‑
Ië, aj, qi i ndoq e i gjet, do t'a rrethoje me
gjurmé tri heresh lisin a tre rreshta gjurmësh do të bajë para
shpellë.

§.421. Aty, kû të shifen gjurmë, sà per at herë nuk mùnd të
hullet kush.

§.422. Njiqind dhelpna, shqerth a vjetulla të ndjekuna prej
njij tjetri e të hime mbrenda gjurmësh, nuk kà tager kush me u hùll, tagri âsht
i gjurmve të para.

§.423. E vûna per gjurmë nji shpez e del tjetri edhè
m'a pret rrugen, pà diejtë sè kà kend permbrapa, edhè e mshilë në shpellë a në
zgaver të lisit, tui e rrethue tri herësh me gjurmë, e mbas do kohe behem un, qi
e pata vû perpara, nuk karn tager m'at shpez, âsht i atij, qi e
mshili.

§.424. Po e vûna per gjurmë nji shpezë edhè e mshila a në shpellë
a në zgaver të lisit e u vûna me pré lisin a e msyna shpellen per me e
xjer*****rë, ky më del e hikë, e marr mbrapa edhè e ndjeki mjé qi më futet në
shpellë a në zgaver të lisit të gjurmuern mbas kanûnit, nuk mùnd t’i shkapercej
gjurmët: do t'ulem aty me pritë mjé qi të vîjë i zoti i gjurmvet.

§.425.
Si të vijë i zoti i gjurmvet, mundin e së premes së lisit do t'a hjekin zbashku,
e shpêzët e xjerrun do t'i dajn.

§.426. Me bâ me i kcye mendja të zot't
të gjurmvet të para e mos me lânë tjetrin me mârrë shpêzin e vet, qi i hiku e u
mshil aty, kanûja i nep tager me mârrë shpêzin e hikun prej vathit të tij në
vath të huej.

§.427. Shpezi i ndjekun prej njanit, hikë edhè fûtet në
shpellë a në zgaver të lisit të xânës a Vograjës së huej, ky nuk mùnd të hîjë
mbrenda xânës a ograjës pà lêje të zot't. Po desht me xjerrë shpêzin, do t'a
dajë pergjymës me të zon e xânës a t'ograjës.

§.428. Duel kush me gjuejtë
e i u vû mbrapa zagari i huej, çdo gjâ qi të vrasë, i zoti i zagarit s'kà pjesë.
N'e kapët me padi, pûntorin e ditës do t’i a lajë të zot't të zagarit: 5
grosh.

NYE I SHTATËDHETEPESËT.
Gjoja e peshkut.

§.429. Gjoja e
peshkut, si edhè gjoja e giâs, nuk kà ndalim të caktuem prej kanûnit. Në çdo
stinë të vjetit gjoja e peshkut âsht e lirë.

1. Gioia nder lume e
prroie.

§.430. Per të gjatë të rriedhës së çdo lumit, mbrenda kufinit të
katundit të vet, mundet me gjuejtë peshk kushdo i katundit e nuk mùnd t'a ndalë
kush.

§.431. Mbrenda kufinit të nii katundi nuk mundet me ardhë e me
giuejtë nji i katundit të huej.

§.432. Neper prroje, qi jânë në nji lagje
të katundit, nuk mùnd të shkojë kush me gjuejtë peshk veçmas, por do të dalë
kuvendisht.

§.433. Sà peshk të xêhet, do të dahet per tym t’asaj
lagjje.

§.434. Po u çuen pêsë‑gjashtë vetë prej nili shpije e prei njij
tjetre nji nieri kalli i vetem, peskun e xânun do t'a dajn per shpi e jo per
krye.

§.435. Në prrue, qi âsht ràzë shpis së njanit, pà lêje të zot't nuk
mùnd të shkojë kush me gjuejtë aty peshk, por do t'a bajë me dije të zo'n,
e

ky, a shkon vetë, a çon nji xevendsë të vetin, a i ep lêje atii, qi e
hetoi peshkun, qi të gjuej lirisht.

§.436. Po u beh kush ‑ a mik a kushdo
i katundit ‑ mun në kohë të gjojës së peshkut, do z’i epet pjesa në gjojë. Kanû
âsht mos me percjellë as mikun as shoqin pà gjâ.

§.437. Peshku, qi xêhet
me rret, plumç, me perzivoj e ********************qe, të zotët e këtyne veglave
mârrin kà dy pjesë të gjojës.

§.438. Peshku i xânun do të dahet me kokerr
e aq pjesësh a grumbujsh sà gjuetarë të jenë, e madnei dahet me short, si t’i
biej kuje.

2. Gioja'e peshkut me kosh a me kofen.

§.439. Kofna a
koshi nuk mùnd të vêhen per ball t'arve të hueja, nen të cillat rrjedhë
lumi.

§.440. Po i u mbush mendja kuej me vû kofnen a koshin per ball të
tokve të hueja, do të merret vesht me të zo'n e tokës e, per ne e lashtë ky me î
vû, si kofnen si koshin, do të gjuejn zbashku, ase herë niani, herë
tjetri.

§.441. Si të vêjë kush kofnen a koshin, tjeterkush nuk mùnd t'i
vêjë permbi ta, edhèpse në vend të vet.

§.442. Po muer guxim kush, tuj vû
kof*****nen a koshin permbi jtetrin vetem prej mllefit, katundi kà tager me u
hjekë kofhat të dyja lagjevet, e mos me i lânë me gjuejtë aspak.

§.443.
Po pat kush per të lshue ndo'i lândë (trenë) neper lum e i bani me dije të zotët
ekofnes a të koshit qi t’i hjekin mjé qi të kalojë landa, po nuk i hôqen e i
shgatrroi landa, dâmi âsht i të zot’t të kofnes e të koshit; i zoti i landës s'u
kà ndo'i detyrë.

3,. Gjoja e peshkut me rrjell.

§.444. Nder hurdha
a rider vende fujit të ndêjun, qi gjinden mbrenda kufinit të huei, nuk mundet
kush me lshue rrjell per me mbytë peshk.

§.445. Po i dha lêjen i zoti i
hurdhës, gjojen e dajn pergjymës.

§.446. Në gjojë të peshkut me rrjell,
mêrr pjesë vetun aj, qi bjen ngarkicen e rrjellit.

4. Gjoja e peshkut me
bàr.

§.447. Po u lshue bari neper hurdha, per të gjatë të lumit, a neper
prroje, peshku i mbytun âsht i atyne, qi lshuen barin.

§.448. Per
njizetekater orë nuk mùnd të hullet kush me gjuejtë nder këto
vende.

§.449. Peshkun e rnbytun me bàr, mùnd t'a mârrin mbrapa të zotët e
barit per të giatë të lumit, pà muejtë kush me i ndalë, edhèpse shtyhen per të
giatë të katundeve të Flamurit të huej.

§450. Krye 24 (njizetekater)
orësh, tagri i atyne, qi lshuen bàr, mbaron.

§.451. Si të jét lshue bari
prej njanes lagje, lagja tjeter nuk mundet me lshue barin tjeter as mbi as nen
ata, qi e lshuen perpara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:05 am

KRYE I PESËMBDHETËT.

TREGTIJA.

NYE I
SHTATËDHEGJASHTËT.
Percaktimi i tregtis.

§.452. Kanûni i tregtis a
blén e shet pà qyshke, d.m.th. me të kputun, a edhè me qyshke, faqe dishmitarve,
a edhè me kapàr.

§.453. Kapari âsht njaj grosh (të hol*****lash), qi epet
para sè të mirret në dorë gjaja, qi ble*****het.

§.454. "Kapari t'a bân
gjân fanden, porsé do të lajshë shka të jesish pertej".

§.455. Po dhae
nji a njiqind grosh kapàr, ti jé i zoti i gjâs së kaparueme.

§.456.
"Kapari i mârrun nji herë, nuk kthehet mâ".

§.457. Si t'epet kapari,
njiqind blesë me dalë, shitsi nuk mùnd të luej mâ.

§.458. Po u pendue
blesi, edhè njiqInd grosh kapàr me pasé dhaAnë, i hupin.

§.459. Me bâ me
u rrêjtë shitsi, tuj i a shitë tjeterkuej gjàn e kaparueme, pse i dha mâ teper
ai ~jetri, tregu âsht i pallgjshëm.

§.460. Po hîni puna nder Pleq e
pêgje, kanûni e bân shitsin qi t'a stermârré' g.I*ânë e fi a apë atij, qi e pat
kaparue.

§.461. Me bâ me i rà moh shitsi, sè nuk kà mârrë kapàr, e dhânsi
nuk kà dishmitàr, kanûni e çon në bé: po bani bé., kapari hupë.

§.462.
Gjaja e bleme me qyshke, po duel e metë, i kthehet të zot't.

§.463.
Gjaja, qi blehet me frigë mos âsht e vjedhun, po i duel zoti mbasi u blé, blesi
i çon tê aj, qi i a shiti e çmimin qi pat dhânë per at gjâ, do t'i a kthejë
shitsi i gjâs së vjedhun. Parimi i kanûnit âsht: "Kudo qi t'a gjejë gjân e vet i
zoti, e mêrr".

NYE I SHTATËDHESHTATËT.
Tregu i tokës.

§.464.
Para sè të shitet ndo'i tokë, a rendi i vadës, a rendi i mullînit, do t'u çohet
tê dera kushrijve, vllaznis e fisit.

§.465. "Kufijari blén token e
kufijarit, po s'e bleu kushrinija, vllaznija e fisi."

§.466. Po s'e blén
të permendurit e as kufijari, i zoti âsht i lir me i a shitë cilitdo në
katund.

§.467. Po s'e bleu as katundi, atbotë jé i lirë me i a shitë çdo
blesit.
Oroe.

Gadi kurr nuk kà ndollë nder Malsi t'ona, qi âsht shitë
ndo'i tokë a mullî a rendi i vadës jashta katundit. Po s'e xên kryet kushrinija,
fisi e kufijari per me blé at tokë a mullî a rendin e ujit, katundi do të shitet
e të pershitet e nuk bân qi ti blejë i largti e tu hîjë nder
hundë.

§.468. Po u çue kush edhè shiti token, mullinin a rendin e ujit,
pà jau leçitë kushrijve, vllaznis, fisit a kufijarit, tregu âsht i paligjshëm
kah kanûja.

§.469. Të permendunt kàn tager me bâ qi të shkmehet aj
treg.

§.470. Blesi nuk mùnd të bajë fjalë, tuj
e dijtë sè bleu jasht
udhet, por do t'i mârrë të hol*****lat e veta.

§.471. Po thà blesi, sè i
a kà vû két oroe shitsit para sè t'a blete token e edhè e verte*****toi két pûnë
me dorë në bé, shitsi permbas randsis së fajit do të giobitet, porsé tregu i
tokës jét sè jét i paligjshem e do të shkmehet.

§.472. Vllau i dâm e
kushrinija e ngiatë e blén token 100 grosh mâ lirë sè vllaznija e fisi i largtë.
(Dukagjini, Shala, Shoshi etj. 500 grosh mâ lirë a ep t'afermit sè të
largtit.)

§.473. Toka e shitun me qyshke: Un po t'a shes két tokë sot,
por neser, t'u mbush mendja ty m'e stershitun, nuk mùnd t'i a epsh tjeterkuej,
per pà m'a prû mue persri tê
dera.

§.474. Ky qyshk e lidhë blesin e nuk mùnd t’i a shesë tjeterkuei,
per pà i a çue tê dera shitsît të parë.

§.475. Po u shit toka pà qyshke
të per*****menduna, blesi âsht i lir me e shitë atëherë kùr ti mbushet
mendja.

§.476. Tokës së shitun e muffinit a ren*****dit t’ujit kanû âsht
m'u pî rakin.

§.477. Rakin do t'a qesë aj, qi blén.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:05 am

NYE I SHTATËDHETETËT.
Tregu i armve e i
kalit.

§.478. "Pushka e kali e kàn kûj mbë kûj ".

§.479. Po bleve
armen, e të thà shitsi: "E bajshë me nderë!", e e vore në krrabë me dorë t’ande,
të mbetë në derë, edhè n'i a gjetsh ndo'i gand mbrapa.

§.480. Arma blehet
gjithherë e mbushun.

§.481. Po bleve kàl, e lidhe në kûj me dorë t’ande,
solle shpinen e gjete cofët, dâmi âsht i yti, të zot't do ti epen të
hollat.

§.482. Kali blehet gjithherë me kapis*****ter.

§.483. Po
bleve nji kà a lopë etj. me shke: po duel kjo gjâ e kelbazët mjé diten e
Shen.

NYE I SHTATËDHENANDËT.
Çmime në kanu.

§484. Mbas
kanûnit:

1. Plangu a trolli i shpis bân 500 grosh.
2. Nj i copë tokë,
qi qet 100 grosh dobi..." 500 " "Njiqind grosh dobi pêsëqind grosh tokë".
3.
Penda e dheut: per mbas toket, per detyrë xêhet në të randë.
4. Shortja e
zabelit, rendi i mullînit e i ujit: si të jét vendi.
5. Ullini i
mirë…100
6. Lisi per lândë a per trén.... bân deri 23 "
7. Barra e drithit
"grosh e okë ".... bân 100’’
8. Rêmet xêhen në të randë: Kâzani… 500 "
9.
Kusija 15 okshe…100
10. Tepsija e mirë... bân 50 grosh.
11. Oka e leshit
të pàlam…5
12. Oka e kmendës...3
13. Pashi i zhgûnit të
shkelun...20
14. Zgjoni i bletës me mizë....50
15. Oka e mjaltës…5
16.
Oka e dyllit..5
17. Oka e vênës…1
18. Oka e rakis së rrushit …5
19. Oka
e djathit ...5
20. Oka e tlyenit të pashkrim..10
21. Oka e tlyenit të
shkrim…15
22. Oka e mishit ...3
23. Oka e mishit të thiut të
thatë…10
24. Oka e kafes …9
25. Oka e sânës ... bân 10 pare.
26. Nji
parë opanga... bàjn 5 grosh.
27. Delja a dhija ... bân 50
28. Kingji a
edhi... 20
29. Dashi a skjapi per ogiç kumbone ...100
30. Viçi sà të lèjë
...50
31. Mzati ...200
32. Kau i hullis ...400
33. Lopa barrës ... bân
300 grosh.
34. Kali i barrës ... " 590 "
35. Mushku bân 1000 mjé në 1500
"
36. Gomari ... bân 300 "
37. Thiu bân 50 mjé në 100 "
38. Thiu i
mbajtun bân 500 "
39. Huta (Martina)... " 500 "
40. Pistole të bardha (të
ngrime) .... bâjn 100 "
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:05 am

NYE I TETËDHETETËT.
Udhëtari i
paguem.

§.485. "bân rrugë, mêrr rrogë. ‑ kali me qira kà Ikuren mbë
trà".

§.486. Udhtar thirret aj, i cilli bân rrugë per rrogë per nji pûnë
të huejen.

§.487. Udhtari nuk shkon me ndore të derguesit, âsht ndorja e
vetvedit.

§.488. Po e gjet gjâ në rrugé udhtarin, nuk i pritet mik
derguesit.

§.489. Udhtari si edhè shkuesi bâjn rrugë per kpucë e me bukë
të vet, prandej s'jânë ndorja e kuej.

§.490. Po duel udhtari fill prej
shpis së vet, edhè e vrau kush, nuk i pritet mik as shpis, qi e dergoi per pûnë
e as shpis, së cillës i dergohet.

§.491. Po duel udhtari prej shpis, qi e
dergon a prej shpis, së cillës i kje dergue, e po e gjet gjâ me bukë të tyne, u
pritet mik, si mbas Kanûnit.

NYE I TETËDHETEPARË.
“Gja çdo
gja”.

§.492. Kanûja e hershme ‑ si edhè e kohve të vona në shumë rasë nuk
kà pasë njoftë çmime të hollash e detyrët laheshin me "gjâ çdo
gjâ".

§.493. Kanûja nuk bân qi të ngushto*****het kush me i là me çmim të
hollash:

a) dâmet,
b) gjoben,
c) gjaqet.

§.494. Po bani dâm
kush me gjâ n'arë, në kopshtë, në vêshtë a në livadh, i zoti i gjâs do t'a
ndreqë të damtuemin me bîmë per bîmë të damtueme.

§.495. Po rà kush në
giobë të katundit a të Flamurit, globa lahet me gabti: me lopë, qe e desh e jo
me çmim të hollash.

§.496. Po vrau kush kend, gjaku lahet me "gjâ çdo
gjâ": me bagti, me tokë e me armë. Sado qi në këto kohë të vona per gjak do të
late dorërasi të holla, por edhè armë.

§.497. Gioba e vrasës lahet me
"gjâ çdo gjâ", si edhè gioba e fajeve të randa faqe katundit a Flamurit, si per
trathti, per mik të prém e
tjera.

§.498. Ma e ulga giobë mbrrin mié në nji dash e mâ e nalta nuk
mùnd të kalojë mbi njiqind desh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:05 am

L I B R I I G J A S H T Ë T T Ë D H A N U N A
T

NYE I TETDHETEDYTË.
Uhaja.

§.499. Kanûja e malevet nuk njef
uhà me shtojca fitimesh (Fajde).

§.500. Kanûja njef uhà të fjeshtë: sà të
dhaçë ké me më dhânë.

§.501. Per me shndoshë pûnen e uhas e per me largue
çdo dyshim pabesije per uhà të dhâ*****nun, mùnd të mirret pengu.

§.502.
Pengu perbahet prej njij sendi, qi të két çmim a sà uhaja e dhânun, a edhè mâ
teper.

§.503. Pengu, qi mirret per uhà të dhâ*****nun, mùnd të xêhet si
"Peng hupës".

§.504. Pengu i hupun xêhet atëherë, kùr aj, qi mêrr uhà, i
lidhet uhasit a me prû uhàn në
ditë të caktueme, a me lânë pengun, qi të hupë.

§.505. Uhaja e prûme në ditë të caktueme e shperblen
pengun.

§.506. Po s'u prû
uhaja në ditë të cak*****tueme e nuk erdh mârrsi me u pà me uhasin, ky kà tager
me shitë pengun e me xjerrë uhàn e vet.

§.507. Dita e caktueme viion mié
në prendim të diellit e uhasi do t'a presë detyrsin mjé në prendim të diellit,
po s'erdh, pengu i shitet.

§.508. Shka t’i dalë teper uhas së
dhân*****sit prej pengut të shitun, do t’i a dorzojë të zot't të
pengut.

Oroe.

Mbas parimeve të permenduna e mbas kallximît të
burrave të lashët, Shqyptarët e hershëm të Malevet Vona nuk kàn pasë diejtë as
me dhânë as me mârrë uhat me shtojca fitimesh, ky ves i mbrapshtë fôrt voné do
të két hi.

NYE I TETDHETETRETË.
Vadja.

§.509. Vadja e uhave
âsht nji kohë e caktueme, në të cillen detyrsi do t'i a çoië të zot't uhàn e
mârrun.

§.510. Uhaj a mùnd t'epet me besë e burrni, me dorzâni a edhè
vetem tuj e shndrrue me peng. Mbi pêgje shif. Liber IV, Nye LXXXII, "Uhaja",
£56.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:05 am

NYE I TETDHETETRETË.
Vadja.

§.509. Vadja e
uhave âsht nji kohë e caktueme, në të cillen detyrsi do t'i a çoië të zot't uhàn
e mârrun.

§.510. Uhaj a mùnd t'epet me besë e burrni, me dorzâni a edhè
vetem tuj e shndrrue me peng. Mbi pêgje shif. Liber IV, Nye LXXXII, "Uhaja",
£56.

KRYE I GJASHTMBDHETËT.
E FOLMJA, E FALMJA

NYE I
TETËDHETEKATERT.
E Folmja.

‘’E folmja âsht në fund të
kuletës".

§.511. E folmia âsht prêmtimi i njij sendi, qi i bân kush kuej
per nji mùnd, qi do të hjekë.

§.512. E folmja premtohet: per nji
ple*****qni, per nji udhtim a shtegtim, per pajtlm të gjakut, per shkuesi a per
mjek.

§.513. E folmja perbahet prej njij çmimi, qi mùnd të mbrrijë mjé në
500 grosh.

§.514. E folmja premtohet edhè pà eper mendë caktimin e çmimit
me të holla, b.fj. Ke nji parë opanga të holla, per në m'a marosh két a at pûnë.
Opangat e holla kàn çmim 10,20 mjé 25 grosh. Opangat e trasha prej 50, 100 mj é
në 500 grosh. Oka e kafes prei 50 mjé në 500 grosh. Oka e kafes kokerr xêhet e
caktueme per 9 grosh.

§.515. Po s'e ndreqi pûnen plaku, udhtari, shkuesi
etj., të folmet nuk epen, as kanûja s'i a gjegjë vajin per pûnë të
pakryeme.

§.516. Si t'a ndreqë pûnen, shka t’i két folë kush kuej, do t’i
apë, sepsé "E folmja âsht në fund të kuletës".

NYE I TETËDHETEPESËT.
E
Falmja.
“Fala, s’të fala. Kanuja s’e kapë”.

§.517. Po i thae kuej, sè
don me i a falë két a at send, e rnbrapa e hàngre fjalen t'ande, me ‘’fala,
s't'a fala", kanùja nuk të nget me peng e me plak.

§.518. Je i lir me
mbajtë burrnin fande, jé i lir me u shburrnue.

§.519. Kanûja thotë:
Ftyren e vrugnueme në daç laje, në daç zezoje edhè mâ
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:06 am

LI B R I I S H T A T Ë T F J A L A E G O J Ë
S

NYE I TETËDHETEGJASHTËT.
Fjala.
"Fiala mort sbân ". ‑ "Shtriga në
giak nuk bien". ‑ "Goia s’qet kend në giak".

§.520. Gjuha âsht tulit e
gjithshka bluen.

§.521. Fjala e gojës s'ême hîn në vesh të tjetrit, e i
treti e perdoron per rrênim të kuej, un rri e tallem.

§.522. Fjala e ême
në shkaktofët vrasë të pergjegjme un rri e zgerdhihern, nuk mùnd të më kapë kush
per pûnë të liga, qi shkaktoi goja e ême.

§.523. Aj, qi shkon tuj mjellë
e tuj hapë fjalë të kqija e gergasa herë per njânin herë per tjetrin, me gojë të
kanûnit thirret "Argat i keq". ‑"As e thrret kush në pûnë, as i nep kush
rrogë.

§.524. A fola a s'fola, goja nuk vûlosë gjâ. ‑ Fjalët e sterkqive
kanûja s'i mêrr para sysh.

Oroe:
Shenjimin e fuqin e fjalës së folun
në hov të vrasës e shka don me thànë ‘’Fjala peng", me kohë do të
zhvillohen.

NYE I TETËDHETESHTATËT.
Mohi.

§.525. Mohues thirret
aj, i cilli nuk i vêhet zhgarkimit as shpifjes, kje per ndo'i dâm, per vjedhni a
per ndo'i vrasë, etj.

§.526. Të germushunat e kercnimet prej njij
hamendje kanûja s'i bân. ‑ Mohuesit nuk mùnd t’i hypet në qafë qi të lajë, pasë
e pasë, per çdo zhgarkim e shpifje.

§. 527. Mohuesi vetem atbotë bjen në
faj, kùr ky mos të duej me ardhë n'arsye.

§. 528. Zhgarkuesi e shpifsi e
bjen n'arsye mohuesin me Pleq e me peng.

NYE I
TETËDHETETETËT.
Beja.

"Perte bén nuk shlyhet mllefi".
"Bë, e s'kà
pertej".
"Beja làn gjaqe".
"Gjanë e djerrun e gjaqet e hupûna i vên per
udhë
beja".
"A bén, a gjân".

§.529. Beja âsht nji sjellje
besimtare, per mjet së cillës nieri, tuj dashtë me dalë së keq prej njij
zhgarkimi të dhûnshem, do të perkasë me dorë nji shêj besimi, tuj e grishë êmnin
e Perendisë në dishmi të së vertetës.

§.530. Kjo dorë beje âsht e
pelqyeme prej kanûnit të Malevet të Shqypnis si per të dlirun prej zhgarkimesh,
si edhè per të lidhun bese.

§.531. Ben nëgojësh kanûja as s'e pelqen, as
s'e tumirë, e per të dlirun prej zhgarkimesh lypet doemès qi të bahet beja mbë
nji shêj besimi e të perkitet me dorë.

§.532. Bej a e Shqyptarit kà dy
pûnë para sysh: a) thrret Perendin në dishmi të së vertetës, b) i nënshtrohet
randimit të ndeshkimevet të perjet*****shme e giobës së kohshme kah kanûja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:06 am

NYE I TETËDHETENANDËT.
Beja mbë “Gur” e beja mbë
Kryq e mb’Ungjill.

§.533. Beja e Malevet të Shqypnis âsht dy mndyrësh:
a)beja mbë "gùr", me Kanû (3), b)beja mbë Kryq a mb'Ungjill.

§.534. Beja
mbë "gùr" kah kanûja âsht nder mâ të randat e mâ të mndershmet bé, qi njef
Shqyptari i Malevet.

§.535. Kanû âsht qi, po desht me u dlirë prei njij
zhgarkimi mohuesi, do të bajë bé a mbë '’gùr", a mbë Kryq e
Ungjill.

§.536. Betarë a Poronikë njehen disà "dorë bejet", qi do të
perkasin Ungiillin, e disà tjerë lehen per me ndigiue bén në Kishë.
(Dukagjini).

§.537. Bét mbë "gùr" bahen:

a) per me u dlirë prej
njij zhgarkimi;
b) per me u lidhë me besë kundra hieksive e trath*****tive të
vendit,
c) per me ndêjë gati me u bâ ball kercnimeve e rreziqeve të
perbashkta.

NYE I NANDËDHETËT.
Kush do t’a bajë ben.

§.538.
"bân e hup, thotë kanûja e jo bân e mêrr".

§.539. Bén do t'a bajë aj, i
cilli i bjen moh zhgarkimit.

§.540. "Mohi kà bén," ‑ "Mohuesit i bjen
beja".

§.541. Zhgarkuesit s'i epet beja e nuk i bjen beja, edhèpse
ndoshta e kà pà me sy batkeqin a tuj vjedhë a tuj vrà.

§.542. Arsyeja e
kanûnit âsht të mos t'i epet beja atij, qi kjahet, pse, ké s'i a priton
zhgarkimit, s'kishte me i a pritue as bés, veç t'i dalë me mârrë.

§.543.
Të parit i lêhet të shofé bén e të dytit të baj bén.

§.544. Kanûni thotë:
"Beja nuk mêrr" e "Mârrsit s'i bjen beja

§.545. Porse, tuj kênë sè, mbas
parimit të kanûnit: "Cubi âsht me bé mbë krah", si per me i a shndoshë zêmren të
zot't të gjâs së hupun, si per me i a mbledhë pêjt të pandehunit, kanûja kà lânë
qi t’i njifet beja me Pornoikë.

§.546. S'i epet as s'i gjegjet beja atij,
që don me là vendin pà Poronikë, sepsé "Uku e lpîn misht e vet, por të huejin e
hàn".

§.547. Parimi i kanûnit âsht: "Védin me e là me bé e s'i gjegjesh
kuej".

NYE I NANDËDHETEPARË.
“Beja merr gjan e vet”.

§.548. Pak
rasë jânë, nder të cillat kanûja e kà pà me udhë me lânë qi të "mârrë
beja‘’.

§.549. Per gjà në shêj të hupun prej atij, në dorë të cillit u
gjet e qi mùnd të dishmojn edhè tjerët, sè âsht e atij, qi e lypë.

§.550.
Edhè n'i rafët moh aj, të cillit u giet në dorë gjaja me shêj, kanûja s'i a xên
e beja s'i epet.

§.551. Po s'u gjegj me i a dhânë gjiânë të zot't, zoti
do të bajë bén sè âsht gjaja e tij e gjaja do t’i epet.

§.552. Po kjau
kush ndo'i detyrë a uhà mbë të dekunin, per të cillat s'din a don me i hupë
prîndja e të dekunit, tuj i rà
moh, parimi i kanûnît âsht "Mohin per të dekun kanûja s'e xên".

§.553.
Edhè në két rasë "Beja mêrr", d.m.th. sè zhgarkuesi do të bajë bé.

§.554.
Per çdo ankesë, qi të bahet mbi të dekun, bej a do të bahet mbi vorr të
tij.

§.555. Në ditë të dâme si zhgarkuesl si prîndja e të dekunit do të gjinden tê
vorri i të deku*****nit, mbi të cillin kjahet uhaja a detyra.

§.556.
Zhgarkuesi do të mârrë gurë e dhé prej vorrit të të dekunit, do ti vêjë mbë cupë
të krahit e do të siellet tri heresh rreth vorrit të tê dekunit, tuj folë këto
fjalë të caktueme per këso bésh:
"Un... kaq e kaq uhà a detyrë kjàj mbi két
të dekun e, në kjosha tuj i u zhgarkue, e bajsha në két e n'at jetë me gùr edhè
gjithkah kah kà shkelë kamba e til sà kje gjallë."

§.557. Si të bajë két
bé zhgarkuesi, uhàn a detyren, qi kjàn mbë të dekunin, do t'a lajn prîndja e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:06 am

NYE I NANDËDHETEDYTË.
“Beja per derë”.
§.558.
Kanùja e kà lânë shtegun të lir qi t'epet beja edhè per derë.

§.559. Në
bé per derë do të betohet i zoti i shpis n'emen të vet e n'emen të giindes së
shpis.

§.560. Me bé per derë i zoti i giâs së hupun nuk kà tager me vû në
bé edhè giinden shpis, 'si t’i bajë bén i zoti i shpis n'emen të
tyne.

§.561. Prej çdo beje granija e fmija jânë të jashtûem prej
kanûnit.

§.562. Aj, qi ep bé per derë, kà tager me lânë per bé me Porotë
at shpi, mbë të cillen i kjàn zêmra mâ fôrt.

§.563. Po e veçoi nji shpi i
zoti i giâs së hupun, per me i dhânë bé me Porotë, do të veçojë edhè sà shpi
tjera në katund, qi kàn me i u dashtë per poronikë, sè në dy bé nuk mùnd të çojë
kend.

§.564. Edhè në bé, qi epet per derë, do të bahet beja per vedi, per
gjinden e shpis e per "Sedije".

NYE I NANDËDHETETRETË.
“Beja në krye
të djemvet”.

§.565. Beja, qi bahet në krye të djelmvet, njehet nder bé të
randa, edhè âsht e ligjshme kah kanûja.

§.566. Po i u lyp kuej beja në
krye të djelmvet, do t'a bajë e do t'i a shndoshë zêmren
zhgarkuesit.

§.567. Si t'a dajn diten e bés, zhgarkue si do të shkoj tê
shpija e të pandehunit, e ky, sà djelm mashkuj të két nen kulm, i mbledhë tubë,
u afron krenat, i pshtetë duert mbi krenat e tyne e an bén: "Pasha kryet e
djelmvet, nuk t'a kam bâ at rreng, per të cillin më jé beditë e as nuk diej sè
kush t'a kà bâ!"

§.568. Pertë ksaj beje shgarkuesi nuk kà tager me rrekë
të pandehunin me bé tjera.

NYE I NANDËDHETEKATERT.
“Beja me
“Sedije”.

§.569. "Maja e bés, âsht "sedija" (s'e dija).

§.570.
"Beia t'a nief edhè "sediien".

§.571. "Beia s'kà skâj, por s'rebân
per*****bishtnime".

§.572. Sedija âsht nji mjet, qi kanûja e kà vû per
parim, per me i a rrudhë pêjt katundit, qi mos të bahet kush hjekës i gjâs së
shoqnis a të kue*****j do.

§.573. Sedija lypet pà ndryhsim në çdo
bé.

§.574. Edhepsé s'vodh as vrau aj., qi bân bé, por ndoshta kà ndie a
edhè din sè vodh a vrau i vllaj a kushrîni a kush tjeter.

§.575. Kur të
bahet beja, do të thotë: "as vetë, as kush i shpis s'ême e s’diej sè kush të
vodh a të vrau".

§.576. Prandej kà vû Poroten kanûja, qi, tuj shkue në bé
gjith aj nieri, mos njani, tjetri e i treti mùnd të diej ndo'i send kû prej të
ndiemit a prej të pâmit të njij shêji, e sè nuk do t'a shesin shpirtin, tuj e là
me bé të rrêjshme nji nieri.

§.577. Si të bahet beja me "sedlje", s'kà
tager kush me i u beditë mâ per at viedhni a gjak të hupun as të pandehunit e as
Porotës. Do të shkojë njeti me bâ hetime per gjâ a gjak të hupun. "Bé mbi bé
kanûj a s'bân".

§.578. Po s'muejt kush me bâ bén me "sedije", s'do të
shkojë në bé, tuj mendue se gjin*****det në peshim para Perendis e sè beja e
rrejshme, pose qi kà rrfen kah shpirti, ajo kà ndeshkimin e faqen e zezë
permbrapa, po u hetue.

§.579. Do të flasë me ndonjanin prej Pleqsh, qi
t'a ndalë Poroten, të mos shkojë në bé, do t’u kallxojë bakeqin, qi t'a vêjë per
udhë të zo'n e gjâs a të gjakut të hupun.

§.580. I zoti i gjâs a i
gjakut, permbas hetimevet të pertejme, do t’u lyp arsye si mbas
kanûnît.

§.581. Po s'i u vû, i zoti gjâs a i gjakut kà tager me e vû në
bé, a, po i duel Kapucari, do t’i pergjegjet detyrës edhè
kapucaris.

§.582. "A bén me "sedije", a gjân a cubin".

§.583.
Debejen në bé s'e bân kanûja, po s'u gjegj kush me bâ bé me "sedije", kanûja e
mban per fâjtuer, prà, a bén me
"sedije", a me là gjân, a me kallxue bakeqin, ne mos pasët ky gisht n'at vjedhni
a vrasë.

§.584. Parimi i kanûnit s'luen: "Maja e bés âsht sedija", e
"Sedija xjerrë gjân".

§.585. "Shka të mirret me bé, i jét atij, qi e
muer". "Permbas bejet t'i vêjë kumbonë (berrit), permbas bejet t'a ngasë n'arë
(kàn)".

§.586. Janë fjalët e kanûnit, jo pse i pelqen, por pse s'kà si me
i a njitë grrêmçin, 'si të lahet me bé.

§.587. Kanûja jét dalë në këto
rasë e prandej kà mbetë flala: "Mos të ndeshët Zoti në
bérrêjshmin!"

§.588. Per të shmangun të çdo dyshimit të bés së rrêjshme
Pleqt e gjygjit do të çilin syt, tuj zgiedhë njerz të ndershem per Poronikë të
njehun, mbë të cillt varet beja e drejtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:06 am

NYE I NANDËDHETEPESËT.
Gioba e bes së
rrejshme.

§.589. Po duel ndo 'i burrë zêmrak, edhè i prin të zot't në gjâ
të vet permbas bés së rrêjshme, ajo do t'a lajë gjân të dyfishueme e gioben e
bés së rrêjshme, e mbi këta kanûja i a njet vûlen e shnjerzimit brêz mbas brêzit
mjé në shtatë faqe.

§.590. Po duel kapucarî mbas bejet, Pleqt do t'a
shqyrtojn mirë e do t'a rnojn pà të ngutun.

§.591. Si të dalë kapucari i
mirë, i drejtë e me shêje të sigurta, cubit a giaksit i brumbullakzohen ne derë
Pleqt, Katundi, Poronikët e Kapucari, edhè i zbatojn kanûnin atij
bèrrêjshmit.

§.592. ‑ Ndeshkînie mbi bérrêjshmin jânë:

a) do ti
lajë të zott të gjàs dy per nji;
b) do të lajë kpucët e Kapucarit;
c) ’’
’’ ’’ ’’100 desh e nii kà, po kje beja më 241 Poronikë, e 500 grosh Derës së
Gjomarkut. ‑ Po kje beja nen 24 Poronikë, gioben e mêrr katundi;
d) do të
shkojë tê Kisha me u zgidhë prej bés së rrêjshme me gjith Poronikë;
e) do të
lajë kà 500 grosh per krye Poroniku, pse u prini në bé të rrêjshme, tuj dhûnue
Kishen. ‑ Këto të holla cubi do t'i lajë mbi eltér per Kishë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) - Faqe 2 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Leke Dukagjini (1410-1481)
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: