Dietat e të famshmeve
Aktoret, këngëtaret dhe modelet, për shkak të natyrës së punës së tyre, duhet që gjithmonë të duken në top-formë, dhe për këtë arsye secila prej tyre ka gjetur një mënyrë për të pasur figurë të hollë dhe joshëse. Mënyrat e tyre të mbajtjes së vijës trupore dhe humbjes së kilogramëve mund t’ju shërbejnë si këshilla që edhe ju ta arrini të njëjtin sukses dhe të dukeni sa më bukur.
Jessica Alba. Që në moshën 12-vjeçare, Jessica ka vendosur ta ndryshojë mënyrën e vet të të ushqyerit, në mënyrë që të mos ketë figurë të plotë sikurse familjarët e saj. Për ta arritur këtë, Jessica i përmbahet në mënyrë strikte regjimit të ushqimit, pastaj konsumon shumë ujë, perime, të bardhën e vesë dhe djathin e shtëpisë. Për të plotësuar nevojat e organizmit për sheqerna, Jessica konsumon pemë të thara me jogurt të ngrirë.
Jennifer Lopez. Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez vijën e saj trupore e mban me anë të ushtrimeve të vazhdueshme, mirëpo duke iu përmbajtur edhe dietës së balancuar.Ajo asnjëherë nuk pi alkool. Megjithatë, Jennifer kohën më të madhe ia kushton ushtrimeve ‘kardio’ dhe ushtrimeve me pesha, ndërsa gjithmonë është e gatshme që të bëjë cilindo ushtrim që dëshiron.
Oprah Winfrey. Oprah është padyshim mbretëresha e dietave. Oprah asnjëherë nuk ha bukë, oriz, brumëra dhe patate. Edhe Oprah ushtron çdo ditë.
Angelina Jolie. Gruaja më e bukur në botë konsumon produktet e mishit pa yndyrë, peshk, pemë dhe pi shumë ujë. Për të plotësuar nevojat e kërkesave të producentëve të saj, Angelina është dashur madje të hajë kacabu, karkaleca dhe larva të bletëve.
Claudia Schiffer. Bukuroshja gjermane deri pasdite ha vetëm pemë. Pas ushqimit të lehtë të drekës, Claudia për darkë konsumon sallatë dhe perime të ziera. ‘Sulmet’ e urisë, modelja i zgjidh duke pirë lëng domateje ose ndonjë çaj bimor, ose merr pakëz rrush të zi.
Drew Barrymore. Aktorja i përmbahet rregullit të ngrënies së tre vakteve mesatare gjatë ditës, ndërsa ‘sulmet’ e urisë i zgjidh duke pirë kokakola dietale ose ha puding pa kalori. Drew ushtron, mirëpo mundohet që gjatë ushtrimeve të ndjejë edhe kënaqësi, kështu që kaloritë i harxhon duke vrapuar dhe duke vallëzuar.