| Mjeksia-Grup
| “Koleksion me çudira„ | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 6:48 am | |
| Gjen 10.00000 funte të bëra copë e grimë në mbeturina Pastruesi britanik i ka gjetur në mbeturina 10. funte (11.534 euro) dhe ato i ka lajmëruar në polici. I kanë thënë që mundet t’i mbajë. Për arsyen e thjeshtë, monedhat ishin të bëra copë e grima.
Graham Hill ka pasur fatkeqësi të pabesueshme në fat. Ka gjetur shumë para në kontejnerin e mbeturinave në rrugën kryesore Lincoln Central në Lincolnshire, por ato ishin copa-copa. Më saktë, bëhet fjalë për 10.00000 funte në kartëmonedha prej dhjetë e njëzet.
Pastruesi i ndershëm i ka dërguar në polici, mirëpo atje i kanë thënë se askush nuk e ka paraqitur humbjen e parave, dhe se mund t’i mbajë për vete pasi që t’i ketë nën posedim për gjashtë muaj, periudhë kjo e cila sapo ka kaluar.
Për më shumë, nëse Hill arrin t’i bëj bashkë, kartëmonedhë për kartëmonedhë, paratë e tilla do të mund t’i përdorte normalisht, apo edhe t’i ndërrojë me të reja. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 6:48 am | |
| Akuzohet për urinim në policin që e arrestoi Një mashkull 35-vjeçar është duke u përballë me akuza pasi që supozohet se ka vozitur në gjendje të dehur dhe më pas ka urinuar në pjesën e prapme të automjetit të policisë dhe në policin i cili e ka arrestuar.
Një ankesë kriminale thotë se mashkulli është ndaluar të mërkurën në mëngjes pasi që një polic e pa atë duke vozitur në formë të çrregullt dhe duke goditur një shtyllë në një pompë të benzinës.
Ankesa ka thënë se mashkulli ka dështuar të kalojë testet për vetëpërmbajtje dhe kur është marrë në stacionin policor, ka urinuar në pjesën e prapme të automjetit patrullues dhe ka spërkatur policin dhe duke e goditur atë në kokë.
Mashkulli është duke u përballë me akuza për krim dhe dy kundërvajtje. Ai përballet me 15 vite burgim nëse shpallet fajtor.
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 6:48 am | |
| Rekordere në të puthur Ruth Reynolds zyrtarisht është bërë femra që puth më së shpejti në botë. Ajo për gjithsej gjysmë minute ka arritur të puth hiq më pak se 42 meshkuj, të cilët me durim kanë qëndruar në radhë.
Kjo 24-vjeçare ka mbledhur dhjetëra vullnetarë të cilët kanë qenë të gatshëm të pranojnë puthje në gojë.
Ajo pa ndonjë problem e ka thyer rekordin e mëhershëm të udhëheqëses televizive gjermane, e cila brenda një minute ka puthur vetëm 36 meshkuj.
Gjatë thyerjes së këtij rekordi, të mbajtur në një qendër tregtare të Londrës, kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness.
''Ka qenë kënaqësi. Kam puthur më shumë meshkuj brenda gjysmë minute sesa gjatë tërë jetës sime'', ka zbuluar Ruth. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 6:48 am | |
| Fatbardhi mbijeton pasi që shkelet nga treni Kësaj i thonë nafakë, një burrë nga Alabama Veriore e SHBA-ve ka mbetur gjallë pasi që është shkelur nga treni të enjten pasdite.
Zyrtarët e shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit në Huntsville të Alabamas kanë thënë se një vozitës i trenit ka vërejtur 61-vjeçarin Arnold Romine të shtrirë në udhëkryqin e binarëve me rrugën kryesore të trafikut. Dëshmitarët kanë thënë se vozitësi i ka rënë burisë dhe ka tentuar të ndalojë trenin.
Zjarrfikësit kanë thënë se deri në kohën kur treni me qymyr është ndalur, tetë vagonë veçmë kishin kaluar mbi trupin e Rominet.
Çuditërisht, ai kishte pësuar vetëm disa lëndime të vogla. Më vonë ai është trajtuar dhe liruar nga spitali i qytetit Huntsville.
Është e paqartë pse Romine ishte duke qëndruar i shtrirë në binarë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 6:49 am | |
| Djali godit të ëmën me sharrë, i ofron asaj 5 dollarë Autoritetet policore në Fort Pierce të SHBA-ve kanë thënë se një djalosh 11-vjeçar ka goditur nënën e tij me një sharrë në kokë dhe më pas i ka ofruar asaj 5 dollarë që mos ta thërrasë policinë.
Zyra e Sherifit lokal ka raportuar se djaloshi dhe nëna e tij ishin zënë me njëri-tjetrin të mërkurën kur ajo po mundohej ta shtynte për të pirë ilaçet e tij.
Djaloshi iku tek një shtëpi e afërm, ku filloi të godas një pemë me sharrë. Kur e ëma në fund u kap me djalin e saj, autoritetet thonë se ai e goditi atë me sharrë në kokë, duke i shkaktuar asaj një gërvishtje të vogël.
Raporti i Sherifit policor thotë se pikërisht atëherë djaloshi ka filluar të lus të ëmën e tij të mos e thërrasë policinë dhe i ofroj asaj një bankënotë prej 5 dollarësh. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 6:49 am | |
| Gjyshes në varrim i vijnë 172 nipër Gjyshja Margaret Ward, e cila ka vdekur kohë më parë në moshën 87-vjeçare, ka pasur jetë me të vërtetë të pasur. Në fakt, në varrimin e saj kanë ardhur madje 172 nipër të cilët me këtë rast janë bashkuar për herë të parë në një vend.
Irlandezja Margaret me bashkëshortin e saj Charles ka pasur 15 fëmijë, 172 nipër, 36 stërnipër dhe 18 stër-stërnipër.
Në varrimin e saj ishin të pranishëm 12 fëmijët e saj të gjallë Joan, Patrick, Martin, Margaret, Mary, Catherine, Charlie, Bernard, Bridget, Helen, Anne e Lawrence.
Për herë të parë në jetë janë bashkuar edhe nipërit e saj, e për nder të gjyshes së tyre, ata kanë lëshuar nga nja tullumbace, transmeton Telegraph.co.uk.
Një nga vajzat e gjyshes Ward, Anne Hudson ka thënë se e ëma e saj kurrë nuk i ka harruar ditëlindjet e nipërve dhe stërnipërve.
“Nëna ka qenë e shkëlqyeshme në çdo aspekt. Ka qenë e dhënë pas familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty kur na është nevojitur. Kurdo që kemi qenë në telashe, e kemi ditur se mund të shkojmë tek ajo”, ka thënë Anne.
“Tërë vitin na ka blerë dhurata. Shkonte nëpër dyqane dhe kërkonte dhurata sepse gjithmonë ka dashur që çdokujt t’i blejë së paku nga një imtësinë”, ka shtuar Anne.
“Nganjëherë ka qenë edhe e rreptë në mënyrë që ta na mbajë të gjithëve nën kontroll dhe ka qenë shumë krenare me familjen e saj. Si ajo edhe babai vinë nga familje të mëdha. Nëna ka pasur nëntë vëllezër e motra, derisa baba ka pasur 14. Unë kam vetëm tre fëmijë, përderisa disa nga vëllezërit e motrat e mia kanë nga dhjetë e njëmbëdhjetë fëmijë”, ka përfunduar Anne.
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 6:49 am | |
| Ia vlen të udhëtohet për ushqim Një grup personash ushqimdashës kanë udhëtuar 354 kilometra për ta shijuar një byrek të veçantë me mish dhe patate.
Më shumë se njëqind admirues të ushqimit kanë udhëtuar nga Bristoli në Kingsbridge të Devonit për të provuar byrekun, njofton BBC.
Udhëtimi ka qenë i organizuar, ndërsa grupi ushqimdashës e ka shijuar ‘gjahun’ e tyre gjatë dy vakteve.
Ky lloj byreku është traditë njëqindvjeçare e familjes Lidstone të cilët janë shumë të njohur në këtë biznes.
“Ishte shumë i shijshëm, mishi dhe patatet ishin një shtesë e veçantë, ishte thjeshtë i përsosur”, ka thënë njëri nga ushqimngrënësit e kënaqur. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 6:50 am | |
| Nxjerrin 100 tonë mbeturina nga shtëpia e pensionistit Shtëpinë e britanikut 73-vjeçar Merv Johns është dashur ta pastrojnë punëtorët e higjienës komunale të cilët kanë nxjerrë prej saj hiq më pak se 100 tonë mbeturina.
Pensionisti, gjatë viteve, të gjitha hapësirat e shtëpisë i ka mbushur nga dyshemeja në tavan i ka mbushur me gjëra të ndryshme të hedhura, kryesisht të nxjerra nga kontejnerët.
Në kodrat e mbeturinave, të mbledhura me dekada, pastruesit kanë gjetur edhe disa gjëra të pabesueshme, si gjashte skelete të qenve, disa pushkë të vjetra gjahu dhe municion. Aty ka pasur edhe lodra të panumërta, kryesisht lodra, aparate të prishura elektrike dhe shishe të zbrazëta.
Shumica e gjësendeve kanë qenë në gjendje shumë të keqe, të ndotura me jashtëqitje të pëllumbave. Dritaret kanë qenë të thyera, e gjithandej janë gjetur kurthe për minj.
"Kam dashur që ta pastroj të tërën. Kam tentuar ta rregulloj shtëpinë”, ka thënë Johns.
Higjiena komunale pas ankesave të fqinjëve ka dërguar një grup të punëtorëve për të pastruar shtëpinë e pensionistit, e tani kërkon që këtë punë gjigante ai ta paguaj.
Derisa ka zgjatur pastrimi trejavësh i shtëpisë së Johns, ai ka qenë i vendosur në një dhomë hoteli. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 6:50 am | |
| Del me krokodilin për pije Pronari dhe mysafirët e lokalit "Johnny’s Saloon" në Mississippi janë shokuar kur në dyert e barit ka hyrë një njeri, i cili me vete po bartte një kafshë të pazakontë shtëpiake - krokodilin.
Edhe pse bëhej fjalë për një aligator relativisht të ri, të gjatë gjithsej një metër, pronari i barit nuk ka pasur shumë mirëkuptim dhe menjëherë ka thirrur policinë si dhe shërbimin veterinar.
Mysafirët e “Johnny’s Saloon” pas një grindje të ashpër kanë shtyrë mysafirin që kafshën e tij të dashur ta kthejë në automjet, e pak kohë më pas ka arritur edhe policia.
Mashkulli është arrestuar, e më pas në shtëpinë e tij është gjetur edhe një krokodil më i madh.
Duke marrë parasysh se në Mississippi është e ndaluar që të mbahen krokodilët si kafshë shtëpiake, mashkulli është paditur dhe do të përgjigjet për shkelje të ligjit dhe rrezikimit të njerëzve tjerë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 6:50 am | |
| Plaçkitësi kërcënon me ankesë pasi nuk gjen para Policia ka thënë se një mashkull nga Pennsylvania qendrore ka tentuar të plaçkit një bankë, por sirtarët e zbrazët në sportelin e bankës ia kanë prishur tentimin e tij.
Togeri i policisë në Springettsburys, Scott Laird, ka thënë se sportelistët ishin duke pritur që sirtarët e tyre të mbushen me para kur një mashkull hyri në filialin e bankës Susquehanna Bank të enjten në mëngjes dhe kërkoi para. Sportelisti i parë u alivanos derisa dy tjerët ia treguan sirtarët e zbrazët.
Laird ka thënë se plaçkitësi ka kërcënuar se do të bëj një ankesë tek udhëheqësia e bankës para se të largohej.
Një klient i cili po kalonte para bankës thirri policinë.
Një 48-vjeçar është arrestuar rreth 10 blloqe më larg dhe është ngarkuar për tentim kriminal për të kryer plaçkitje. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 6:50 am | |
| I burgosuri kanadez, tepër i trashë për qeli, lirohet më herët Autoritetet kanadeze të burgut kanë qenë të shtyra të lirojnë nga burgu një anëtar 205 kilogramësh të një bande droge në fillim të javës së kaluar sepse ai ishte tepër i madh për qelinë e tij, shkruan gazeta Journal de Montreal.
Michel Lapointe, i njohur si Big Mike, ishte arrestuar në shtator të vitit 2006 dhe ishte dënuar me pesë vjet burg. Gazeta ka thënë se ai nuk mund të rrinte ulur në karrigen e tij në burgun e Montrealit dhe as e zinte krevati i burgut.
Një letër nga autoritetet drejtuar tek Laponte thotë: "Ju keni qenë i burgosur për më shumë se 25 muaj dhe kushtet tuaja të burgut janë të rënda për shkak të shëndetit tuaj".
Autoritetet po ashtu kanë cituar refuzimin e dy burgjeve tjera për të pranuar 37-vjeçarin. Ai është liruar të martën e kaluar.
"Më në fund do të kam një krevat të duhur dhe përfundimisht një karrige në të cilën do të mund të ulem”, ka thënë ai për gazetën prej jashtë burgut.
"Dua një jetë normale. Kam bërë gjëra të marra në jetë dhe kam paguar për to", ka thënë ai. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 12:56 pm | |
| Gruaja akuzohet për vjedhjen e dekorimeve të fqinjit Një grua amerikane është duke u përballur me akuzat për vjedhje pasi që supozohet se i ka "vjelë" dekorimet e Krishtlindjeve nga oborri i fqinjit.
Zyra e sherifit të qarkut të Manchesterit në SHBA ka thënë se një grua 51-vjeçare është gjetur në shtëpinë e saj të hënën në mëngjes me dekorimet e së paku tri shtëpive rreth e qark.
Autoritetet kanë thënë se hulumtimi ka filluar rreth orës 4 e 30 të mëngjesit të hënës, pasi që një grua raportoi një zhurmë të madhe dhe zbuloi se Babadimri e dordoleci nuk ishin më në oborrin e saj.
Pasi që policët shkuan në shtëpinë e saj, një fqinje tjetër e cila po shëtiste qenin raportoi se ajo, gjithashtu, kishte qenë viktimë e vjedhjes. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 12:57 pm | |
| Gruaja thërret policinë pasi që burri, 82-vjeçar, merr Viagra Një burrë 82-vjeçar italian i cili ka marrë një pilulë Viagra ka frikësuar aq shumë gruan e tij sa që ajo thirri policinë.
Giovanni di Stefano, nga qyteti i Palermos, ishte eksituar aq shumë sa që gruaja e tij mendoi se do të pësonte sulm në zemër prandaj thirri numrin 999 – që është numri i policisë në Itali.
"Policët nuk bënë asgjë, por prania e tyre kishte efektin e dëshiruar. Ai humbi interesim e tij për të bërë dashuri bukur shpejt", ka thënë një mik i familjes.
Gruaja e tmerruar 69-vjeçare, Carla, i ka thënë policisë: "Ai është 82 vjeçar prandaj mendova se një dashuri aq e madhe do të mund të kishte pasoja vdekjeprurëse".
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 12:58 pm | |
| Qentë kënaqen në klubin e notimit Dy qen delesh janë bërë anëtarë nderi të një klubi kinez të notimit.
Qeni katërvjeçar Paris dhe gjashtëmuajshi Carlo notojnë së paku 5 kilometra në ditë në lumin Jialing në Chongqing, raporton gazeta lokale Chongqing Morning Post.
Qentë tani janë bërë anëtarët më të popullarizuar të ekipit fitues të qytetit, madje kanë edhe vendin e tyre të veçantë për të bërë dush pas notimit.
"Nëse anëtarët tjerë të ekipit rastësisht gjuajnë ndonjë gjë në lum, Paris zhytet në ujë dhe i largon nga aty", ka thënë pronari Yu Guoqing.
Ai ka thënë se Parisi ka notuar që prej moshës së Carlos dhe që dy të qentë e duan notin e tyre ditor.
Çdo pasdite ata u bashkohen kolegëve të tyre njerëz, dhe pas sinjalit, kërcejnë në lum.
"Fillimisht e kam blerë Parisin si një shok për të notuar por kurrë nuk ma ka marr mendja se do të bëj kështu. çdo ditë ai noton së paku tri kilometra, e nganjëherë edhe deri në 25 kilometra”, ka thënë Yu.
Yu ka thënë se ai me gruan e tij janë notarë të flaktë dhe shënojnë distancën më të largët të qenit përditë. Ata vlerësojnë se ky qen ka notuar deri më tani mbi 10.00000 kilometra. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 12:58 pm | |
|
7.500 dollarë lihen në këpucët e falura Një dyqan bamirës amerikan ka kthyer 7.500 funte një mashkulli i cili gabimisht i ka falur paratë së bashku me një palë këpucë të vjetra.
Paratë janë zbuluar nga një emigrante bullgare në ditën e parë të saj në dyqanin Goodwill në Illinois, raporton Sky News.
Teodora Petrova i ka kthyer 7.500 menaxhmentit pasi që i ka gjetur në vlera të mëdha brenda një kutie të këpucëve.
Dyqani Glen Carbon më pas u përgatit për hapat e vështirë në gjetjen e donatorit të këpucëve.
Për fat të mirë, disa copa letra të lëna në kuti i ndihmuan sa duhet informata që Goodwill të gjej familjen.
Donatori me sa duket gjithashtu kishte thirrur zyrën e dyqanit bamirës, duke lënë të kuptojë se ai ishte burimi i parave.
Këpucët u takonin prindërve të vdekur kohë më parë. Dyqani Goodwill ka thënë se ai nuk ka dashur të identifikohet.
Familja i ka afruar zonjës Petrova një dhuratë për ndershmëri në kthimin e parave.
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 12:58 pm | |
| Sulmon të dashurën me sandviç dhe përfundon në polici Lufta në mes të gjinive është e përjetshme, e duket se në skenimin e fundit inventari i armëve është pasuruar me as më pak e as më shumë, sesa, një sandviç. Në fakt, mashkulli nga Florida e ka parë të udhës që të dashurën e tij ta sulmojë gjatë kohës së vozitjes dhe me këtë të rrezikojë aksident në trafik.
Çka ka marrë për arsye i riu i inatosur i cili me sandviç e ka sulmuar të dashurën e tij, nuk dihet, mirëpo atë e ka goditur fillimisht në dorë, më pas në fytyrë, ku asaj i kanë rënë syzet dhe ka humbur kontrollin mbi vozitjen, shkruan gazeta britanike Metro.
Agresioni nuk është ndalur në produktet ushqimore. Nëntëmbëdhjetëvjeçari më pas e ka shkëputur retrovizorin e brendshëm dhe më të ka thyer xhamin e përparmë. I tërë muhabeti ka përfunduar në polici, ku dhunuesi është liruar pasi që ka paguar 5.700 dollarë kaucion.
Sipas versionit të sulmuesit, ai nuk ka dashur që ta sulmoj me dorë prandaj është shërbyer me sandviç. Se si ai do të arrij një ditë që djalit të shtatëmuajsh i cili gjatë zënkës së prindërve ka qenë fjetur në ulësen e prapme, këtë nuk do të marrim vesh kurrë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 12:59 pm | |
| Gjinjtë e gjithëfuqishëm Keni gjinj? Atëherë nuk keni nevojë të mërziteni për krizat energjetike në të ardhmen. Gjatë disa viteve të ardhshme gjinjtë do të mund të bëheshin një prej burimeve alternative të energjisë, falë shkencëtarëve.
Gjatë pesë viteve të ardhshme profesori Zhong Lin Wang nga Instituti teknologjik në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës planifikon të prodhojnë një tekstil të përbërë nga nano-telat i cili gjeneron energji elektrike me anë të vibrimit.
Ky tekstil në të ardhmen do të mund të gjenerojë 80 mili/vat rrymë në metër katror, që mjafton për mbushjen e celularit.
Wang u ka thënë gazetarëve se në mënyrë që tekstili relativisht i lirë të cilën e prodhon do të ishte ideale për përpunim e jelekëve për shkak të vibrimeve dhe lëvizjeve të cilat i shkaktojnë gjinjtë.
Tani, po na bien ndërmend edhe shumë rroba të cilat i veshim ku ekziston vibrim më i madh me trupin, mirëpo në çdo shkencëtar fshihet nga një pervers, e kush jemi ne në fund të fundit që t’ua prishim ëndrrat?
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 12:59 pm | |
| Kapet me penis në kavanoz Penisi, kavanozi dhe përndjekja policore janë vetëm disa nga elementet e këtij tregimi bizar, i cili ka ngjarë në një plazh të Australisë.
Një mashkull është arrestuar pasi që policia e ka kapur në automjet me penisin e tij në kavanoz.
Perversi 46-vjeçar Keith Roy Weatherley, po qëndronte ulur në automjetin e tij në afërsi të plazhit Nobbys në Australi, kur i është ofruar policia.
Djelmoshave në uniformë u është dukur se ai ishte i armatosur, prandaj kishin nxjerrës armët e tyre.
Kur i kishte vërejtur, Weatherley i kishte dhënë gaz, që solli deri tek një përndjekje e shkurtër. Policia e kishte kapur për 10 minuta.
E kur në fund u ndal, ai nuk deshi të dalë nga automjeti, prandaj policët ishin të shtyrë të përdornin dhunën. Pasi që e nxorën prej veture, atyre u ra në sy kavanozi prej 750 ml, që po qëndronte i varur në penisin e tij.
Policia ka gjetur në automjetin e tij në varg gjësendesh, në mesin e të cilave edhe revista pornografike, lodra seksi të punuara nga ai, çorape femrash dhe një qen.
Weatherley është shpallur fajtor për sjellje të pamoralshme dhe rezistencë gjatë arrestimit.
Në mbrojtjen e tij, ai ka thënë se po ikte nga policia sepse po tentonte të “dukej normal”. Ai është dënuar me 400 euro.
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 12:59 pm | |
| Celulari ia shpëton jetën nga plumbi qorr R.J. Richard thotë se normalisht asnjëherë nuk e vendos celularin e tij në xhepin e përparmë të këmishës. Por ai ka thënë se kjo gjë i ka shpëtuar jetën herën e parë që e ka praktikuar.
Burri 68-vjeçar nga Covington, Louisiana, ishte duke kositur livadhin e tij prej 40 arësh kur një plumb qorr nga pylli i afërm e goditi celularin e tij. Ai mendoi se ishte një gur i goditur nga traktori. Por, ai mendoi kështu vetëm deri atëherë kur e nxori celularin e tij dhe një plumb i kalibrit 45 ra nga shtëpiza e tij.
Richard ka thënë për gazetën The Times-Picayune nga New Orleans se nuk mendon se ishte aspak e rastësishme.
"E shoh këtë punë si një mesazh nga Zoti që të vendos celularin tim në këtë xhep, dhe jam falënderues për këtë", ka thënë ai.
Doktorët i kanë thënë Richardit se plumbi erdhi nga një kënd që së bashku me celularin me gjatë parandaluan plagosje serioze.
Rasti është duke hulumtuar, derisa nuk besohet se qitja në drejtim të tij nuk ishte i qëllimshme. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 12:59 pm | |
| Arrestohet e dyshuara “Plaçkitësja Gjyshe” Policia në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë arrestuar gruan 68-vjeçare nën akuzën për plaçkitje të bankës, dhe ata duan të dinë nëse ajo është e ashtuquajtura “Plaçkitësja Gjyshe” që ishin duke e kërkuar nga muaji maj i vitit të kaluar.
Policia në jugperëndim të qytetit jugperëndimor Franklin të Ohios thotë se një grua i dha një letër sportelistit në filialin e bankës Huntington të premten dhe u largua me një shumë të konsideruar të parave.
Policët thanë se Barbara Joly nga Middletown është arrestuar pak kohë më vonë gjatë asaj dite pasi që u përshtat me përshkrimin e gruas e cila plaçkiti bankën.
Hulumtuesit policorë thonë se Joly kishte syze dielli dhe një shall me vete.
Ata nuk dëshirojnë të thonë nëse këto gjësende ishin të bartura nga plaçkitësja gjatë plaçkitjes së premtes, por është pikërisht kjo veshje që ishte bartur nga një grua gjatë katër plaçkitjeve në këtë rajon që prej muajit maj të këtij viti.
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 12:59 pm | |
| Aktorja e filmave pornografik punon në shkollë fillore Louisa C. Tuck, punëtore në kuzhinën e një shkolle fillore në qytetin Vineland të shtetit të New Jerseyt, është bërë ankth i vërtetë i drejtorisë pasi që është marr vesh se ajo më herët ka pasur karrierë të suksesshme në industrinë e zbavitjes për të rritur.
Prindërit dhe Këshilli i shkollës dëshirojnë ta largojnë nga puna, por autoritetet lokale të cilat janë konsultuar me avokatët thonë se nuk ka kurrfarë baze ligjore për këtë.
Tuck, e cila me biznesin pornografik është marrë nën emrin Crystal Gunns, u ka thënë mediave se kanë kaluar pesë vite qëkur ka ndërprerë të merret me atë punë.
“Nëse bëhet fjalë për moralin, presidenti ynë i ri i porsazgjedhur ka pranuar që në rini ka provuar kokainën. A e bën kjo njeri të keq?”, ka pyetur Tuck.
“Bill Clinton ka tymosur bari. A e bën kjo njeri të keq?”, ka vazhduar ajo. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 1:00 pm | |
| Terminali i aeroportit i bëhet shtëpi Një turisti japonez i ka pëlqyer aq shumë aeroporti në Mexico City kur arriti për herë të parë në të sa që ende po qëndron pikërisht aty, edhe pas tre muajsh.
Hiroshi Nohara ka vendosur ta bëj Terminalin 1 të Aeroportit Ndërkombëtar “Benito Juarez” shtëpinë e tij të re, raporton gazeta Daily Mail.
Ai ka mbijetuar nga donacionet e restoranteve të ushqimit të shpejt dhe udhëtarëve prandaj po bën një jetë të ngjashme me karakterin e Tom Hanksin në filmin e njohur “The Terminal”.
Ai është bërë një lloj personaliteti i famshëm, pasi që televizionet pothuajse përditë raportojnë për të. Turistët ndalojnë të dalin në fotografi me të apo të marrin ndonjë autograf.
Zotëriu Nohara, nga kryeqyteti japonez Tokyo, ka udhëtuar në Meksikë me një vizë turistike, por kurrë nuk është larguar prej aeroportit. Ai ka thënë se nuk kishte qëllim për të qëndruar më gjatë por edhe se nuk e di sa gjatë do të qëndrojë.
"Se kuptoj pse jam këtu", i ka thënë një stacioni televiziv. “Nuk kam ndonjë arsye. Jeta ime është Terminal 2".
"Ai është një njeri i qetë, një njeri i mirë", ka thënë Silvia Navarrete del Toro, një pastruese e aeroportit. "Ai rri ulur dhe ha tërë ditën".
Autoritetet kanë thënë se nuk mund të bëjnë gjë që ta shtyjnë Noharan të largohet derisa viza e tij turistike të skadojë në muajin mars të vitit të ardhshëm. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 1:00 pm | |
|
Macja një javë nën kapakun e motorit të automjetit Një vozitës austriak nuk mund ta gjente pse Mercedesi i tij po “mjaullinte” më shumë se zakonisht, derisa nuk shikoi nën kapakun e motorit.
Peter Hochberger zbuloi se macja e tmerruar e fqinjit të tij me emrin Luna ishte ngujuar në bllokun e motorit, për pothuajse një javë.
Luna fatbardhë kishte mbijetuar mbi 500 kilometra vozitje pa ushqim e ujë para se mjaullimat e saj të alarmonin.
Macja e tmerruar ishte fshehur aq thellë brenda motorit sa që u desh të çmontohet për të nxjerrë prej aty.
Mekaniku 48-vjeçar Walter Doerfler, ka thënë: "Se kam idenë se si ka arritur të futet aq thellë në makinë, u desh një punë bukur e madhe për të larguar pjesët që të arrijmë deri tek ajo".
Çuditërisht ajo shpëtoi vetëm me disa lëndime të vogla dhe tani është kthyer tek familja e saj në qytetin Ruprechtshofen të Austrisë, ku po i numëron edhe tetë jetët e saj të mbetura.
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 1:00 pm | |
| Çifti padit McDonald's-in për fotografitë lakuriqe Një çift amerikan janë duke paditur korporatën McDonald's për 2 milionë dollarë pasi që fotografitë lakuriqe të gruas, të cilat ishin në celularin e burrit të saj, përfunduan në internet.
Phillip Sherman thotë se rastësisht e ka lënë telefonin e tij, së bashku me fotografitë, në një McDonald's në qytetin Fayetteville të Arkansasit, raporton BBC.
Ai ka thënë se personeli i kishte thënë se do ta sigurojnë telefonin derisa ai do të kthehej për ta marrë.
Por çifti Sherman pohon se është dashur të zhvendosen nga shtëpia e tyre pasi që emri, adresa dhe numri i telefonit të gruas së tij u paraqiten online së bashku me fotografitë.
Tina Sherman thotë se ajo filloi të pranojë telefonata ofenduese dhe mesazhe tekstuale për fotografitë nga celulari i burrit të saj pasi që e kishte harruar në McDonald's më 5 korrik të këtij viti.
Çifti më pas zbuloi se fotografitë lakuriqe të cilat ajo ia kishte dërguar burrit në celularin e tij ishin publikuar online.
McDonald's deri më tani ka refuzuar të komentojë rastin. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 1:01 pm | |
| Zemra e djaloshit rritet jashtë trupit të tij Doktorët në Kinë janë duke tentuar që të shërojnë një djalosh katërvjeçar, zemra e të cilit po rritet jashtë stomakut të tij.
Zemra e Zhang Weiyuan është e mbuluar vetëm me një shtresë të hollë të lëkurës dhe mund të shihet lehtazi sesi rrah, raporton agjencia e lajmeve Northeastern News Network.
Zhang, nga fshati Hetai i provincës Panjing, është dërguar në spitalin e Shengjing, respektivisht në Universitetin Mjekësor të Kinës, ku doktorët janë duke analizuar opsionet e tyre.
"Nuk jemi të sigurt nëse mund të kryejmë një operacion për të kthyer zemrën e tij në vend të vet, por do të bëjmë më të mirën”, ka thënë një zëdhënës i spitalit.
Prindërit e tij e mbështjellin me rroba më të trasha për të mbrojtur zemrën e tij dhe e ndalojnë atë të luaj me fëmijët tjerë për ta ruajtur nga aksidentet e mundshme.
Babai i tij, Zhang Xianzhen, një mbledhës mbeturinash, ka thënë se ndihet fajtor që nuk e ka dërguar djalin e tij për ta vizituar tek doktorët më herët.
"Si unë dhe gruaja ime mbledhim mbeturina, dhe nuk fitojmë shumë para. Prandaj nuk e kemi dërguar birin tonë për vizitë tek doktorët sepse nuk mund t’i përballojmë shpenzimet.
"Ai nuk qan kurrë edhe pse ka dhimbje tërë kohën, që na bën ne të ndihemi edhe më shumë fajtorë", ka thënë Zhang. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 1:01 pm | |
|
Blen automjet, fiton revole falas! Blen automjet, fiton revole falas! Blerësit e automjetit të ri fitojnë çekun prej 250 dollarësh amerikanë dhe mund të zgjedhin – revole apo benzinë. Shitësi i automjeteve ka zbuluar se shumica kanë vendosur për armë, derisa ai u ka rekomanduar model gjysmë-automatik me më shumë plumba.
Duke pritur që kjo do të mund t’i rriste qarkullimin, shitësi i automjeteve në qytezën Butler, të shtetit federal amerikan Missouri, ka reklamuar aksionin e shitjes në të cilin secili blerës, me automjet, fiton edhe një revole pa pagesë.
Deri në fund të majit, blerësit e automjeteve tek Max Motors në Butler mund të zgjedhin - çek prej 250 dollarësh për blerje të revoles apo benzinës.
Drejtori i Max Motors, Walter Moore, ka deklaruar se shumica e blerësve vendosin për revole, dhe se ai u rekomandon modelin gjysmë-automatik, sepse “në të ka vend për më shumë plumba".
Moore ka thënë se e di që aksioni i tij “Revole pa pagesë” në disa vende mund të kishte shkaktuar shumë protesta, por jo edhe në Butler, një qytezë e cila gjendet qindra kilometra në jug të Kansas Cityt.
"Këtu poshtë të gjithë besojmë në Zot, ‘ko..’ dhe revole", ka thënë Moore, transmeton televizioni i njohur amerikan - Fox News TV.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ | |
| |
| | | | “Koleksion me çudira„ | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|