Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Hyrja e Serbisë në BE duhet kushtëzuar me njohjen e Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Hyrja e Serbisë në BE duhet kushtëzuar me njohjen e Kosovës  Empty
MesazhTitulli: Hyrja e Serbisë në BE duhet kushtëzuar me njohjen e Kosovës    Hyrja e Serbisë në BE duhet kushtëzuar me njohjen e Kosovës  I_icon_minitimeThu May 12, 2011 7:07 am

Një delegacion parlamentar nga Holanda i kryesuar nga kryetarja e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Gerda Verburg, është pritur të martën në Prishtinë nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme i Republikës së Kosovës. Në këtë takim u tha se pavarësia e Kosovës është kompromis nacional i shqiptarëve, prandaj ndarja nuk vjen në konsiderim, sepse do të prodhonte konflikte të reja në Ballkan.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Albin Kurti, e ka falënderuar shtetin mik të Holandës për gjithë mbështetjen dhënë Kosovës gjatë luftës e sidomos pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Ai ka folur për njohjet ndërkombëtare për Kosovën dhe për vullnetin e përgjithshëm në vend për shtimin e këtyre njohjeve dhe afirmimin ndërkombëtar.

Kurti ka kërkuar nga delegacioni holandez që të kushtëzohet anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian me njohjen e Kosovës dhe me kërkim falje për krimet e bëra në Kosovë e gjithandej territoreve të ish-Jugosllavisë.

Kurti në vazhdim ka folur për sfidat e Kosovës, sidomos për sa i përket zhvillimit ekonomik të vendit, obstruksioneve të Beogradit ndaj sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, si dhe për misionin e EULEX-it, të cilin e ka vlerësuar të pasuksesshëm, madje edhe të dëmshëm për zhvillimin e Kosovës. Ai ka kërkuar që qëndrimet e Bashkimit Evropian të kalojnë nga paradigma për stabilitet të rajonit tek zhvillimi i përshpejtuar i Kosovës.

Duke iu përgjigjur pyetjes për mundësinë e ndarjes së Kosovës a të bashkimin e saj me Shqipërinë, nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti, është shprehur se pavarësia e Kosovës është kompromis nacional i shqiptarëve dhe se për ndarje as që bëhet fjalë, sepse jo prodhon konflikte të reja në Ballkan. “Nëse Evropa dëshiron t’i rregullojë kufijtë etnikë në Ballkan, shqiptarët nuk humbin gjë por fitojnë”, ka theksuar Hamiti. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Hyrja e Serbisë në BE duhet kushtëzuar me njohjen e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» OKI bën thirrje për njohjen e Kosovës
» Gjermania lobon për njohjen e Kosovës
» Hungaria do të lobojë për njohjen e Kosovës
» Jeremic: Negociatat me BE-në, pa njohjen e Kosovës
» Hondurasi angazhohet për njohjen e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: