Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Mbushen 12 vjet që nuk dihet për fatin e Ukshin Hotit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mbushen 12 vjet që nuk dihet për fatin e Ukshin Hotit  Empty
MesazhTitulli: Mbushen 12 vjet që nuk dihet për fatin e Ukshin Hotit    Mbushen 12 vjet që nuk dihet për fatin e Ukshin Hotit  I_icon_minitimeMon May 16, 2011 1:54 pm

Sot mbushen 12 vjet që kur për fatin e profesor Ukshin Hotit nuk
dihet asgjë. Përfaqësues të familjarëve të të pagjeturve, thonë se
institucionet nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e fatit të tij.
Ndërkohë,
nesër në raundin e katërt të bisedimeve Prishtinë–Beograd, do të
diskutohet çështja e të pagjeturve. Pala kosovare thotë se do të kërkojë
përgjigje edhe për fatin e profesor Hotit.
Më 16 maj 1999, një ditë para skadimit të dënimit politik prej 5
vjetësh burgim, Ukshin Hoti është larguar nga burgu i Dubravës. Të
burgosurit e tjerë shqiptarë dëshmojnë se ai është përcjellë nga tre
zyrtarë të sigurimit serb. Prej asaj dite nuk dihet asgjë për fatin e
tij.
Haki Kasumi, udhëheqës i Këshillit Koordinues të Asociacioneve
Familjare të të Pagjeturve, thotë se institucionet tona nuk kanë bërë
asgjë, njofton RTK.
Rasti Hoti është ende i hapur. Kryetari i Komisionit qeveritar për të
pagjeturit, Preng Gjetaj, thotë se çështja e Ukshin Hotit ka adresë,
pasi siç thotë, njerëzit të cilët e kanë liruar nga burgu duhet të
përgjigjen patjetër se ku ka qenë destinacioni i profesor Hotit.
Në rrethin e katërt të dialogut Prishtinë–Beograd, nesër e pasnesër
në Bruksel, temë diskutimi do të jetë edhe çështja e të pagjeturve.
Koordinatori i grupit teknik për të pagjeturit, Pajazit Nushi, tha se në
kuadër të të gjithë procesit të bisedimeve për të pagjeturit, do të
diskutohet edhe çështja e profesor Hotit, por nuk është i sigurt se kur
do të japë përgjigje Serbia për këtë rast.
Profesor Ukshin Hoti u dënua për herë të tretë më 17 maj 1994. Ai
ishte njëri ndër politologët më të shquar të Kosovës dhe profesor në
Universitetin e Prishtinës. Për herë të parë është dënuar në vitin 1981,
për shkak të mbështetjes së studentëve dhe kërkesës popullore për
Republikë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Mbushen 12 vjet që nuk dihet për fatin e Ukshin Hotit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» FER-i bojkoton rivotimin, ende nuk dihet për LDD-në
» Aktakuzë ndaj Lushtakut e Hotit
» ICRC kërkon nga Beogradi të zbardhë fatin e të gjithë të zhdukurve
» Mbikëqyrjes s’i dihet fundi
» Të dielën dihet se kush do ta udhëheqë LDK-në

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: