Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Zvicra

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Zvicra Empty
MesazhTitulli: Zvicra   Zvicra I_icon_minitimeSat Jun 12, 2010 9:01 pm

Zvicra F.0610212524223_m

Hitzfeldit kësaj radhe dëshirojnë të kenë një rol më të rëndësishëm në ngjarjen më të madhe të Zvicra do të paraqitet për herë të nëntë në një kampionat botëror. Djelmoshat e Ottmar futbollit.
Ish-trajneri i Borussia Dortmundit dhe Bayern Munchenit, Hitzfeld, ka marrë postin e seleksionesit pas Evropianit 2008, ku Zvicra zhgënjeu duke u eliminuar në fazën grupore. “Afrika e Jugut 2010” është paraqitja e dytë me radhë e Zvicrës në një botëror. Zvicra në “Gjermania 2006” ishte eliminuar në 1/8 e finales nga Ukraina pas penalltive.
Zvicra ka një skuadër të kombinuar me përvojë dhe talentë të rinj. Në skuadër ka lojtarë si Eren Derdiyok, Tranquillo Barnetta, Diego Benaglio, Alexander Frei e Blaise N’Kufo. Skuadra e tashme e Zvicrës shpreson që t’i përsërisë së paku sukseset e paraardhësve. Zvicra në tri raste kishte arritur deri në çerekfinale të botërorëve: 1934, 1938 dhe 1954.



Rruga deri në Afrikë të Jugut
Hitzfeldi me skuadrën e tij nisi në mënyrë katastrofale eliminatoret për Botërorin 2010. Në ndeshjen e parë Zvicra pranoi një gol në çastet e fundit për të barazuar me Izraelin, ndërsa më pas pësoi një disfatë skandaloze nga përfaqësuesja e Luksemburgut me rezultatin 2:1 në Zuerich. Me këtë humbje skuadra u turpërua. Por, ajo disfatë ishte si sinjal i zgjimit dhe “helvetikët” më pas shënuan pesë fitore rresht, kundër Letonisë (2:1), Greqisë (2:1 dhe 2:0), Moldavisë (2:0 dhe 2:0). Lëshuan pikë vetëm kundër Letonisë dhe kjo si mysafir (2:2).

Luksemburgut iu revanshua duke e mposhtur me rezultatin 3:0, ndërsa biletën për në “Afrikë të Jugut 2010” e siguroi pas barazimit pa gola kundër Izraelit në Basel. Zvicra përfundoi në pozitën e parë në Grupin 2 eliminator të Evropës.Zvicra Lojtart-zvicra(2)

Yjet e skuadrës
Alexander Frei është shef i Zvicrës në fushë. Sulmuesi i Baselit, është shënuesi më i mirë në histori të “helvetikëve” dhe natyrisht se Hitzfeldi edhe e ka zgjedhur atë si kapiten. Frei përfundoi eliminatoret si shënuesi më i mirë te Zvicra me pesë gola.

Këtë shifër e arriti edhe sulmuesi i Twentes, Blaise N’Kufo. Sulmuesi i lindur në Kinshasa të Kongos, është ftuar për herë të parë te Zvicra në vitin 2000 dhe ai po tregohet si produktiv në tandem me Frein në sulm.

Zvicra Trajneri-zvicra(4)

Trajneri
Ottmar Hitzfeldi është njëri prej trajnerëve më të respektuar në botën e futbollit. Ai është vetëm njëri prej dy trajnerëve që ka arritur të fitoi Ligën e Kampionëve me dy skuadra të ndryshme. E fitoi me Borussia Dortmundin dhe Bayern Munchenin. Këtë e ka arritur edhe austriaku Ernst Happel.

Ai është emëruar trajner i Zvicrës më 1 korrik të vitit 2008 dhe pas një starti të vështirë, udhëhoqi përfaqësuesen drejt kualifikimit të drejtpërdrejt. Ish-futbollisti i përfaqësueses amatore të Gjermanisë, ishte pjesë e Olimpiadës 1972. Ai nuk është i panjohur në Zvicër pasi luajti për skuadra si Basel (1971-75), Lugano (1978-80) dhe Luzern (1980-83).



Botërorët e kaluar
- Në Afrikë të Jugut, Zvicra do të paraqitet për herë të nëntë në një kampionat botëror.
- Suksesi më i madh i Zvicrës ishte çerekfinalja e arritur në botërorët 1934, 1938 dhe 1954. Zvicra u eliminua në 1/8 e finales në botërorin e fundit të mbajtur në Gjermani.



Deklarata
“Nëse babai im do të kishte ditur se do të jem i suksesshëm edhe si trajner i Zvicrës e jo vetëm si trajner i Bayern Munchenit dhe Borussia Dortmundit, atëherë ai do të ishte shumë krenar. Siç e dini Zvicra është një vend që unë e quaj shtëpi imja”, ka thënë trajneri Ottmar Hitzfeld.

(Marrë nga fifa.com)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Zvicra
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Eliminohet Zvicra
» Zvicra tërheq zv/ambasadorin?
» Zvicra premton përkrahje në arsim
» Zvicra kërkon që “ta merr në pyetje” Martyn
» E dashura e Casilllas, fajtore për humbjen nga Zvicra?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: