Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Hudhra, antibiotiku më i mirë natyral

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Hudhra, antibiotiku më i mirë natyral Empty
MesazhTitulli: Hudhra, antibiotiku më i mirë natyral   Hudhra, antibiotiku më i mirë natyral I_icon_minitimeThu Jun 17, 2010 2:10 pm

Hudhra, antibiotiku më i mirë natyral


Për shumë vite, hudhra, përdoret si mjet terapeutik për
shumë sëmundje, dhe së fundmi janë zbuluar dhe vetitë e saj mbrojtëse
ndaj sëmundjeve të zemrës, tumoreve si dhe efekte antibakteriale të
fuqishme. Lidhjet e sulfurit dhe, konkretisht, substance alisinë, duket
se janë përgjegjëse për vetitë e saj.

Hudhra, antibiotiku më i mirë natyral F.0201004817245_m
Pak histori
Të dhënat që disponohen, zbulojnë se, hudhra, përdoret për rreth 5000
vjet, ndërsa në Kinë, përdoret prej 3000 vjetësh në fushën e mjekësisë.
Historikisht, hudhra është
përdorur në gjithë botën për të shëruar një sere sëmundjesh duke
përfshirë hipertensionin, infeksione si dhe helmimet nga kafshimi i
gjarpërinjve.
Të mirat
Thelbi i hudhrës përdoret për qëllime farmaceutike.
Mund të përdoret i freskët, i tharë ose i distiluar. Lidhjet e sulfurit
dhe alisina janë substancat karakteristike të hudhrës me këtë të fundit
përgjegjëse edhe për aromën që ajo ka. Sipas studimeve, alisina është
toksike për qelizat tumoriale. Por, temperaturat e gatimit, e ulin
efektin e saj. Kësaj substance i jepet merita edhe për vetitë
antibakteriale, antioksiduese, si dhe për efektet që ka kundër formimit
të trompozave, dhe në uljen e yndyrave në gjak. Efektet antitumoriale
mund të jenë në sajë të lidhjeve të sulfurit, por ndoshta edhe të ndonjë
substance tjetër që nuk është zbuluar deri tashmë për sa i përket
strukturës kimike.
Hudhra, antibiotiku më i mirë natyral Foto-1hudhra
Hudhra ul nivelin e yndyrave në gjak
Shumë studime janë fokusuar në këtë veti të hudhrës. Në
1993 - '94, studimet treguan qartë se, konsumi i hudhrës, mund të ulë
kolesterolin në gjak, deri në 12%. Megjithatë, studime të mëtejshme,
patën përplasje opinionesh për këtë fakt. Në një studim në vitin 2000, i
cili u mor me të njëjtën temë, u tregua se vërtet hudhra mund të ulë
nivelin e kolesterolit në gjak, por jo me shumë se 4-6%.
Hudhra ul tensionin - Kjo veti e hudhrës
është studiuar, por akoma ngelet me mëdyshje. Disa studime kanë treguar
se, konsumi i hudhrës, ka pasur rezultat ulje të konsiderueshme të
tensionit (rreth 7,7mmHg të tensionit sistolik dhe rreth 5mmHg atë
diastolik). Por, në disa të tjera, ky efekt është parë në pakicë.
Vetitë antitumoriale - Nga kontrolle individuale dhe disa në grup, është
vënë re se, konsum i lartë i hudhrës, por dhe i zarzavateve të tjera të
ngjashme si qepa, preshi etj., lidhet me raste me të rralla të shfaqjes
së kancerit në stomak dhe zorrë të trashë. Gjithsesi ky fakt mbetet për
t'u studiuar më tej.
Të këqijat
Konsumi i një deri në dy thelpinj hudhre në ditë, konsiderohet i
sigurt. Efekti më i njohur i padëshirueshëm i hudhrës, është aroma e saj
e papëlqyer dhe era që ajo lë në frymëmarrje. Konsumi i tepruar i
hudhrës, sidomos në stomak bosh, mund të shkaktojë probleme intestinale
(të zorrëve). Janë raportuar edhe dermatitis alergjik dhe ekzema nga
përdorimi lokal i hudhrës së papërpunuar. Personat që marrin ilaçe
kundër mpiksjes së gjakut duhet të bëjnë kujdes me përdorimin e hudhrës,
pasi kjo ndikon në parandalimin e trombozave.
Hudhra, antibiotiku më i mirë natyral Foto-2hudhra
Doza e rekomandueshme: Dozat që
rekomandohen zakonisht në literature janë 4 gr (1-2 thelpinj hudhre të
freskët) në ditë për adultet, ose një tabletë 300 mg (2ose 3 herë në
ditë), ose 7,2 gr tretësirë hudhre në ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Hudhra, antibiotiku më i mirë natyral
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Antibiotiku bllokon në start shumimin bakterial
» Propolisi – ilaç natyral ?
» Hudhra mbron nga dhembja e eshtrave
» Hudhra, aleat natyror i zemrës
» Qepa dhe hudhra i japin forcë organizmit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: