Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Lëvizja e lirë, kyçe për integrimin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Lëvizja e lirë, kyçe për integrimin Empty
MesazhTitulli: Lëvizja e lirë, kyçe për integrimin   Lëvizja e lirë, kyçe për integrimin I_icon_minitimeSat Jun 26, 2010 9:36 pm

Lëvizja e lirë, kyçe për integrimin F.0626184338789_m

Në konferencën për shtyp të mbajtur në përfundim të takimit, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se lëvizja e lirë është një proces shumë i rëndësishëm për të gjithë rajonin dhe ka nënvizuar se tashmë mes vendeve të Ballkanit janë vendosur marrëdhënie të sinqerta.
“Tema kryesore është ajo që lidhet me proceset tona që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë. Jemi afër realizimit të projektit të paraqitur më parë, atë të Schengen-it ballkanik, që shërben për të treguar maturinë tonë”, ka deklaruar Sejdiu.

Kreu i shtetit kosovar ka vlerësuar gjithashtu si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, si dhe sundimin e ligjit përmes luftës kundër krimit të organizuar.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe presidenti shqiptar Bamir Topi, i cili ka nënvizuar se pas Maqedonisë dhe Malit të Zi është radha e Shqipërisë dhe Kosovës që të lëvizin të lira në Evropë.

“Kemi folur shumë për lëvizjen e lirë të njerëzve. Maqedonia dhe Mali i Zi kanë fituar statusin për këtë lëvizje dhe ne jemi të gëzuar për këtë. Shqipëria është në prag të marrjes së këtij statusi dhe kam parë që i njëjti gëzim qëndron edhe tek kolegët e mi”, ka pohuar Topi.

Ndër të tjera presidenti shqiptar ka vlerësuar marrëdhëniet në konsolidim e sipër mes vendeve të rajonit, si dhe ka vlerësuar progresin e bërë nga shteti i ri i Kosovës në dy vjet pavarësi.

Edhe presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, përvecse ka vlerësuar rëndësinë e lëvizjes së lirë, e ka vënë theksin të progresi i arritur mes vendeve të rajonit që nga samiti i Vlorës, si dhe tek zgjidhja e kontestit të kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës, e cila sipas tij ka një rëndësi kyce.

Ivanov është shprehur se Shkupi ka nënshkruar 7 marrëveshje bilaterale me Prishtinën dhe së shpejti do të nënshkruajë edhe pesë të tjera.

Një tjetër pikë e prekur prej tij ka qenë edhe infrastruktura, për të cilën presidentët ranë dakord që të rrisin bashkëpunimin dhe investimet.

Në përfundim, fjala i ka takuar presidentit malazez Filip Vujanovic, i cili ka theksuar se lëvizja e lirë është kyce për integrimin.

“Për temën kryesore, atë të lëvizjes së njerëzve, të katër vendet kanë themeluar një minischengen dhe kjo është thelbësore për integrimin evropian”, ka deklaruar Vujanovic.

Ai ka shtuar se efektet pozitive të filluara me samitin rajonal të Vlorës po ndihen në Prizren, ku janë thelluar marrëdhëniet mes katër vendeve.

Një tjetër pikë e rëndësishme e prekur nga të katër presidentët ishte rritja e përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar rajonal. /TCH/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Lëvizja e lirë, kyçe për integrimin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova është kusht për integrimin e Serbisë në BE
» Njohja e Kosovës, kusht për integrimin e Serbisë në BE
» "Rebelohet" BIK-u dhe Lëvizja “Bashkohu”
» Lëvizja për Bashkim ndahet nga Vetëvendosja
» Lëvizja 2010 - Pjesa e parë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: