Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Lëvizja 2010 - Pjesa e parë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.Dugi™
WebMaster
WebMaster
dr.Dugi™


<b>Postime</b> Postime : 574

Lëvizja 2010 - Pjesa e parë Empty
MesazhTitulli: Lëvizja 2010 - Pjesa e parë   Lëvizja 2010 - Pjesa e parë I_icon_minitimeWed Dec 29, 2010 6:15 pm

Janar 20101 janar - UNMIK-u përpiqet ta bëjë të pavlefshëm Rastin e 10 shkurtit te PKDNJ-jaPSSP-ja
përpiqet që nëpërmjet një letre drejtuar përfaqësuesit ligjor të
familjeve të Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, Halim Sylejmani që të
shpall të pavlefshëm rastin e 10 shkurtit 2007 në Panelin Këshillues për
të Drejtat e Njeriut (PKDNJ), duke u thirur në Udhëzimin Administrativ
të PSSP-së të shpallur më 17 tetor 2009, i cili ia mohon pavarëinë e
veprimit PKDNJ-së.Me këtë rast,Halim
Sylejmani ndër të tjera tha se: “Kjo është përpjekja më e fundit e
UNMIK-ut për të bllokuar rrugën tonë drejt drejtësisë. Vitin e kaluar
UNMIK-u ka ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme për të na penguar në
mbajtjen e një dëgjimi publik. Përveç kësaj, ai pastaj i ka fyer
familjet duke u ofruar kompensim me kusht që të heqin dorë nga e drejta e
tyre për të mbajtur UNMIK-un përgjegjës. Në fund, pas dështimit për të
bllokuar rastin tonë me këto metoda, PSSP-ja kishte shfrytëzuar
pushtetin e tij ekzekutiv për të shpallur një Udhëzim Administrativ,
qëllimi i vetëm i të cilit ishte të bënte rastin të pavlefshëm”.7 janar - Tryeza “Ndikimi i politikës në prodhimin vendor”Nën
organizimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! u mbajtë tryeza me temën “Ndikimi i
politikës në prodhimin vendor”, ku morën pjesë prodhues nga Kosova të
sektorëve të ndryshme të prodhimit. Qëllimi i kësaj tryeze ishte që të
nxjerren në pah dhe të debatohen vështirësitë me të cilat ballafaqohen
prodhuesit e vendit, vështirësi këto që shkaktohen nga vendimet
politiko-ekonomike e të cilat rezultojnë në veprime, mirëpo shpesh edhe
në mosveprime, të institucioneve të Kosovës e që kanë ndikim negativ në
prodhimin vendor dhe ekonominë vendore në përgjithësi.Konkluzat e përbashkëta nga kjo tryezë ishin këto: * Qeveria duhet të ndërhyjë në mbrojtjen e prodhuesit të vendit, dhe sigurimin e tregut për këta prodhues.
* Qeveria duhet të ndërmerr masa për subvencionimin e aspekteve të
caktuara prodhuese të Kosovës, dhe në uljen e gjithmbarshme të çmimit të
kredive në vend. * Domosdo të zbatohet reciprociteti me Serbinë dhe Bosnjen për sa i përket embargos së tyre.
* Duhet të funksionohet Bordi i Ankesave i cili do t’i mbronte
prodhuesit nga çfarëdo shkelje arbitrare të të drejtave të tyre nga
politika. * Prodhuesit e vendit duhet të ndihmohen në furnizimin me energji elektrike dhe të kenë lehtësira në çmimin e energjisë. * Të zbatohet TVSh-ja e përshkallëzuar që i dallon produktet ushqimore të domosdoshme nga produktet tjera. * Të hiqet taksa doganore për lëndën e parë dhe për teknologjinë prodhuese.11 – 12 janar - Evropianët e izoluar Aktivistët
e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në bilbordët me mbishkrimin “Kosovo, the
young europeans” shkruajtën sloganet “ISOLATED”, “TË PAPUNË! 46%” dhe
“TË VARFËR! 43%”.Arsyetimi politik:Evropën
në Kosovë e shohim ose virtualisht në televizor, ose konkretisht si
polici (EULEX-i). Ne jemi paralagje e Evropës ku ushtrohet policia e
saj. Edhe fushëmanovër e NATO-s. Nuk na duhen policë, se kemi boll. Ne
jemi njerëzit më të izoluar në botë, edhe pse e gjithë bota është në
Kosovë. Nuk mund të lëvizim as në shtetet përreth, lëre më në BE. Ky
është realiteti i hidhur që i mungon reklamës së lustruar që kushtoi 5
milionë euro. Kjo reklamë është bërë me njërëz që nuk janë si ne, për të
na e treguar neve, në vend që të bëhet me njerëz si ne, për t’ua
treguar të tjerëve. Reklama e reklamon reklamuesin, jo popullin e
Kosovës.Në Kosovë varfëria e përgjithshme është 46% e po aq edhe
papunësia (e regjistruar), kurse varfëria e skajshme 18%. Por edhe sipas
vetë statistikave, papunësia më e madhe (mbi 70%) është në mesin e
rinisë.15 janar - Në Kosovë nuk ka drejtësi!
kohën kur nga institucionet e Kosovës po kremtohej “sundimi i ligjit”,
në Sallën Kuqe të Pallatit të Rinisë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
ndërmorrën një aksion simbolik për të treguar se në Kosovë nuk ka fare
drejtësi. Aktivistët e Lëvizjes shpalosen parulla me të cilat tregonin
arsyet se pse në Kosovë nuk ka drejtësi si dhe hodhën masivisht
fletushka në të cilat shkruhej “NË KOSOVË NUK KA DREJTËSI!”.
organizatorët e manifestimit si dhe anëtarët e sigurimit intervenuan
dhunshëm dhe i nxorën një pjesë të aktivistëve tanë nga salla.
Aktivistët e tjerë, në shenjë protestuese reaguan duke fishkëlluar me
pipa dhe më pas u larguan dhunshëm nga Policia e Kosovës. fjalitë që ishin të shkruara në parullat që u mbajtën nga aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjatë këtij manifestimi:
* Drejtësia në Kosovë ka dështuar tërësisht. Në Kosovë nuk ka drejtësi,
por padrejtësi. Pa-drejtësia është mungesa e drejtësisë. *
Nuk ka drejtësi për ata që kanë vrarë, dhunuar, keqtrajtuar e
shkatërruar gjatë luftës në Kosovë. Kriminelët ende enden të lirë edhe
brenda Kosovës. Emrat dihen. * Nuk ka qetësi për familjet e të pagjeturve. 1,800 të rrëmbyer shqiptarë ende i mban Serbia. Përgjegjësit dihen.
* Nuk ka drejtësi për ata që e shkelin ligjin. Askush nuk është prekur
nga strukturat paralele. Ato veprojnë lirshëm kundër Kosovës sipas
ligjit të Serbisë. Emrat dihen. * Nuk ka drejtësi për hajninë,
pasurimin e paligjshëm, korrupsionin, krimin e organizuar politik e
ekonomik të politikanëve të lartë të Kosovës. Emrat dihen. *
Nuk ka drejtësi për kriminelët ndërkombëtarë: ata kanë imunitet.
Vrasësit e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt u kthyen pa u ndëshkuar në
Rumani. Emrat dihen. * Nuk ka drejtësi për korrupsionin
ndërkombëtar në Postë, Aeroport. Hajnat ndërkombëtarë kanë imunitet prej
ligjit i cili vlen veç për ne. Emrat dihen. * Nuk ka drejtësi
të pavarur. Ajo është politike dhe në shërbim të pushtetit e Qeverisë, e
jo në shërbim të drejtësisë. Kur e ka hetuar drejtësia jonë ndonjë
politikan të lartë? Kurrë. * Nuk ekziston një sistem unik i
drejtësisë në Kosovë. Diku zbatohet Plani i Ahtisaarit dhe ligjet e tij.
Kurse në veri dhe enklava zbatohen ligjet e Serbisë. Dysia është
dyfytyrësi. * Nuk ka gjykata të Kosovës në veri dhe enklava,
por vetëm të Serbisë. Serbia emëroi gjykatësit dhe prokurorët për veri
dhe enklava. Politikanët tanë po e festojnë ditën e ligjit *
Pas nënshkrimit të Protokollit për Policinë me Serbinë, EULEX-i ka
paralajmëruar nënshkrimin e një protokolli tjetër me Serbinë për
drejtësinë. Politikanët tanë po flejnë. * Nuk ka funksionim të
drejtësisë. Qindramijëra lëndë të pazgjidhura e bëjnë sistemin e
drejtësisë në Kosovë të jetë shumë vite larg efikasitetit. Përgjegjësit
dihen.20 Janar - EULEKSPERIMENT Aktivistët
e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë filluan aksionin e shkrimit nëpër
qytet të parullës “EULEKSPERIMENT”. Aksioni u organizua më pas edhe nga
qendrat tjera të Lëvizjes.24 janar - EULEX-i i vazhdon plumbat e UNMIK-ut EULEX-i
e riaktualizoi procesin e montuar politiko-gjyqësor që UNMIK-u kishte
filluar kundër Albin Kurtit gjatë vitit 2007. Me rihapjen e rastit të
Albin Kurtit, EULEX-i ka zgjedhur paturpësisht t’i vazhdojë plumbat e
UNMIK-ut. Albin Kurti padrejtësisht u mbajt në burg nga UNMIK-u për gati
një vit (shkurt 2007-janar 2008) dhe me aminin e udhëheqësve politikë
të Kosovës. Ai u mbajt në burg për krimet që UNMIK-u i kishte bërë vetë
më 10 shkurt 2007.Albini ishte thirrur që të shkojë në gjykatë më 15 shkurt.27 janar - Kultivimi i frikës apo thirrja e EULEX-it për vrasjet e ardhshme Zëdhënësja
e EULEX-it, Christiina Herodes, kishte dhënë një deklaratë në “Koha
Ditore”, lidhur me procesin e ringritur gjyqësor kundër Albin Kurtit.
Ajo kishte thënë se EULEX-it nuk i interesojnë fare kriminelët që
vranë dhe plagosën demonstruesit në demonstratën e 10 shkurtit 2007, dhe
se shënjestër mbetet udhëheqësi I VETËVENDOSJE!-s, Albin Kurti. Shkurt 201010 shkurt – Tre
vjetori i 10 Shkurtit. Paradite u bënë homazhe dhe vendosën kurorat në
varrezat e Monit dhe Arbenit. Në orën 15:00 në kinemanë ABC u shfaq
filmi dokumentar “10 Shkurti”, kurse në orën 17:00, në Sallën e Kuqe të
Pallatit të Rinisë u mbajt akademi përkujtimore për dëshmorët Mon Balaj
dhe Arben Xheladini. Në akademi folën Alexandra Channer, Hysamedin Feraj
dhe Albin Kurti, i cili ndër të tjera tha “Nëse deri më 10 Shkurt unë
iu prija Monit dhe Arbenit, prej 10 Shkurtit 2007 më prijnë ata mua”.15 shkurt - Rifilloi procesi politiko-gjyqësor i EULEX-it kundër Albin KurtitSeanca
e parë u mbajt në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Paneli i këtij
procesi përbëhej nga Ferdinando Buatier de Mongeot, Fllanza Kadiu dhe
Vladimir Kanev. Prokuror ishte Lulzim Sylejmani..Albin Kurti nuk u
paraqit në këtë proces që është i montuar, paneli gjyqësor mori vendimin
për shtyerjen e rastit për 22 shkurt.23 shkurt - Arrestohen tre aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
sallën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë u arrestuan aktivistët e
Lëvizjes VETËVENDOSJE! Glauk Konjufca dhe Zgjim Hyseni, derisa ishin
duke e përcjellur seancën e caktuar kundër Albin Kurtit. Në anën tjetër
seanca e caktuar për sot kundër Albin Kurtit është shtyrë për 2 mars.
Avokati Ramiz Krasniqi edhe një herë përsëriti dorëheqjen nga detyra e
avokatit mbrojtës të caktuar nga gjykata, e cila prapë nuk iu pranua nga
Trupi Gjykues Mars 20102 mars - Kryegjykatësi politikan me urdhra shumë
2 mars u mbajt seanca e katërt në procesin gjyqësor kundër Albin Kurtit
të rinisur nga EULEX-i. Gjykatësi de Mongeot kishte ndërruar rolin që
ia cakton titulli gjykatës, madje edhe rolin e policit të cilin e kishte
kryer në seancën e kaluar. Gjykatësi shërbente si politikan. Dhe nga
pozita e politikanit diplomat ai i akuzoi institucionet e Kosovës për
dështim. Me këtë de Mongeot synon ta arsyetojë praninë e EULEX-it këtu.6 urdhrat e de Mongeotit: • Musa Dragusha caktohet ta zëvendësojë Ramiz Krasniqin•
Të gjitha kopjet e vërejtjeve ndaj Ramiz Krasniqit do t’i dërgohen Odës
së Avokatëve për të filluar procedurën disiplinore ndaj tij• Urdhëron autoritetet kompetente që ta caktojnë një gjykatës tjetër për Trupin Gjykues• Dërgimi i këtyre urdhrave të institucioneve kompetente• Shtyrja e seancës për 13 prill 2010• Urdhëron Policinë e Kosovës për ta shoqëruar Albinin në seancën e 13 prillit. Seanca e 2 marsit vazhdoi më 3 mars.Seanca politiko-gjyqësore, që u kthye në seancë policore
3 mars u mbajt seanca e dytë politiko-gjyqësore e EULEX-it kundër Albin
Kurtit. Ramiz Krasniqi, lëshoi një deklaratë në të cilën tha se jep
dorëheqje nga ky gjykim i padrejtë dhe me motive politike, duke theksuar
se “EULEX-i nuk është palë neutrale në rastin e Z. Kurti, por është i
interesuar ta heshtë atë, siç është dëshmuar nga fakti se EULEX-i ka
zgjedhur ta rifillojë rastin me të njëjtë akuzë politike me të cilën e
kishte nisur atë UNMIK-u”. Trupi gjykues pas konfirmimit të mungesës së
Ramiz Krasniqit në seancë e sjell atë kundër vullnetit të tij në
gjykatore.24 mars - Ahtisaari antishqiptar dhe gjykata e tij kushtetuese Gjykata
Kushtetuese kishte marrë vendimin shkombëtarizues të radhës në frymën e
Planit të Ahtisaarit. Pas ankesës së përfaqësuesve të pakicës boshnjake
dhe asaj turke në Gjykatën Kushtetuese për stemën e komunës së
Prizrenit, gjykata ka vlerësuar që kjo stemë është antikushtetuese. 29 mars - Mbështetje për demonstratën e 30 marsit
30 mars në shehin “Skënderbej”, mbahet demonstrata me kërkesën
“Drejtësi dhe Liri për Luftëtarët e Lirisë – Burim dhe Arsim Ramadani,
Arben dhe Jeton Kiçina”.Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet këtë demonstratë dhe kërkesat e saj të drejta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mjeksia-grup.albanianforum.net
 
Lëvizja 2010 - Pjesa e parë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lëvizja 2010 - Pjesa e dytë
» Lëvizja 2010 - Pjesa e tretë
» Lëvizja 2010 - Pjesa e katërt
» Lëvizja 2010 - Pjesa e pestë
» Dëshmorët e UÇK-së pjesa 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: