Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Lëvizja 2010 - Pjesa e dytë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.Dugi™
WebMaster
WebMaster
dr.Dugi™


<b>Postime</b> Postime : 574

Lëvizja 2010 - Pjesa e dytë Empty
MesazhTitulli: Lëvizja 2010 - Pjesa e dytë   Lëvizja 2010 - Pjesa e dytë I_icon_minitimeWed Dec 29, 2010 6:19 pm

Shkurt 2010 10 shkurt – Tre
vjetori i 10 Shkurtit. Paradite u bënë homazhe dhe vendosën kurorat në
varrezat e Monit dhe Arbenit. Në orën 15:00 në kinemanë ABC u shfaq
filmi dokumentar “10 Shkurti”, kurse në orën 17:00, në Sallën e Kuqe të
Pallatit të Rinisë u mbajt akademi përkujtimore për dëshmorët Mon Balaj
dhe Arben Xheladini. Në akademi folën Alexandra Channer, Hysamedin Feraj
dhe Albin Kurti, i cili ndër të tjera tha “Nëse deri më 10 Shkurt unë
iu prija Monit dhe Arbenit, prej 10 Shkurtit 2007 më prijnë ata mua”. 15 shkurt - Rifilloi procesi politiko-gjyqësor i EULEX-it kundër Albin KurtitSeanca
e parë u mbajt në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Paneli i këtij
procesi përbëhej nga Ferdinando Buatier de Mongeot, Fllanza Kadiu dhe
Vladimir Kanev. Prokuror ishte Lulzim Sylejmani..Albin Kurti nuk u
paraqit në këtë proces që është i montuar, paneli gjyqësor mori vendimin
për shtyerjen e rastit për 22 shkurt. 23 shkurt - Arrestohen tre aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
sallën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë u arrestuan aktivistët e
Lëvizjes VETËVENDOSJE! Glauk Konjufca dhe Zgjim Hyseni, derisa ishin
duke e përcjellur seancën e caktuar kundër Albin Kurtit. Në anën tjetër
seanca e caktuar për sot kundër Albin Kurtit është shtyrë për 2 mars.
Avokati Ramiz Krasniqi edhe një herë përsëriti dorëheqjen nga detyra e
avokatit mbrojtës të caktuar nga gjykata, e cila prapë nuk iu pranua nga
Trupi Gjykues Mars 2010 2 mars - Kryegjykatësi politikan me urdhra shumë
2 mars u mbajt seanca e katërt në procesin gjyqësor kundër Albin Kurtit
të rinisur nga EULEX-i. Gjykatësi de Mongeot kishte ndërruar rolin që
ia cakton titulli gjykatës, madje edhe rolin e policit të cilin e kishte
kryer në seancën e kaluar. Gjykatësi shërbente si politikan. Dhe nga
pozita e politikanit diplomat ai i akuzoi institucionet e Kosovës për
dështim. Me këtë de Mongeot synon ta arsyetojë praninë e EULEX-it këtu.6 urdhrat e de Mongeotit:• Musa Dragusha caktohet ta zëvendësojë Ramiz Krasniqin•
Të gjitha kopjet e vërejtjeve ndaj Ramiz Krasniqit do t’i dërgohen Odës
së Avokatëve për të filluar procedurën disiplinore ndaj tij• Urdhëron autoritetet kompetente që ta caktojnë një gjykatës tjetër për Trupin Gjykues• Dërgimi i këtyre urdhrave të institucioneve kompetente• Shtyrja e seancës për 13 prill 2010• Urdhëron Policinë e Kosovës për ta shoqëruar Albinin në seancën e 13 prillit. Seanca e 2 marsit vazhdoi më 3 mars. Seanca politiko-gjyqësore, që u kthye në seancë policore
3 mars u mbajt seanca e dytë politiko-gjyqësore e EULEX-it kundër Albin
Kurtit. Ramiz Krasniqi, lëshoi një deklaratë në të cilën tha se jep
dorëheqje nga ky gjykim i padrejtë dhe me motive politike, duke theksuar
se “EULEX-i nuk është palë neutrale në rastin e Z. Kurti, por është i
interesuar ta heshtë atë, siç është dëshmuar nga fakti se EULEX-i ka
zgjedhur ta rifillojë rastin me të njëjtë akuzë politike me të cilën e
kishte nisur atë UNMIK-u”. Trupi gjykues pas konfirmimit të mungesës së
Ramiz Krasniqit në seancë e sjell atë kundër vullnetit të tij në
gjykatore. 24 mars - Ahtisaari antishqiptar dhe gjykata e tij kushtetuese Gjykata
Kushtetuese kishte marrë vendimin shkombëtarizues të radhës në frymën e
Planit të Ahtisaarit. Pas ankesës së përfaqësuesve të pakicës boshnjake
dhe asaj turke në Gjykatën Kushtetuese për stemën e komunës së
Prizrenit, gjykata ka vlerësuar që kjo stemë është antikushtetuese. 29 mars - Mbështetje për demonstratën e 30 marsit
30 mars në shehin “Skënderbej”, mbahet demonstrata me kërkesën
“Drejtësi dhe Liri për Luftëtarët e Lirisë – Burim dhe Arsim Ramadani,
Arben dhe Jeton Kiçina”.Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet këtë demonstratë dhe kërkesat e saj të drejta. Prill 20102 prill - Qeveria e Kosovës – pengesë edhe për shqiptarët në Zvicër Zvicra
e kishte paralajmëruar Qeverinë e Kosovës se do ta shkëpus marrëveshjen
për sigurimet shoqërore, marrëveshje kjo e cila ishte trashëguar qysh
nga kohërat e Jugosllavisë. Zvicra e kishte paralajmëruar qeverinë e
Kosovës, më saktësisht Vlora Çitakun si Zëvendësministre e Punëve të
Jashtme, qysh në shtator të vitit 2009 se do ta shkëpusin marrëveshjen
në prill të vitit 2010. Dhe qeveria e Kosovës nuk kishte ndërmarrë as
hapin më të vogël në drejtim të nënshkrimit të marrëveshjes së re.Rrjedhimisht
170 mijë qytetarë të Kosovës të punësuar në Zvicër pas 1 prillit nuk do
të kenë mundësinë që t’i gëzojnë të mirat e sistemit të sigurimeve
shoqërore të Zvicrës, ta zëmë pensionin, po qe se vendosin që pleqërinë
ta kalojnë në Kosovë, apo shtesat për fëmijë, po qe se vendosin që këta
të shkollohen në Kosovë. 9 prill - Për faqe të zezë
përvjetorin e dytë të Kushtetutës së Kosovës, aktivistët e Lëvizjes
VETËVENDOSJE! organizuan një aksion simbolik përmes së cilit shprehën
kundërshtimin e tyre ndaj Kushtetutës së imponuar të Kosovës si dhe
vendimeve antikombëtare të Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit u ngjyros
me ngjyrë të zezë, ashtu siç është e zezë fytyra e saj e vërtetë.ARSYET QË U VENDOSËN NË RRETHOJAT E GJYKATËS:1. Gjykata Kushtetuese është e Kushtetutës së Ahtisaarit, jo e qytetarëve.2. Kjo gjykatë merr vendime kundër popullit shumicë të Kosovës.3. Ajo merr vendime antikombëtare, kundër identitetit dhe historisë sonë.4. Nuk i shpall antikushtetuese strukturat paralele të Serbisë, por Lidhjen e Prizrenit.5. Nuk i shpall antikushtetuese postet e dyfishta të udhëheqësve politikë, por shqiponjën dykrenare. 12 prill - Themelohet Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Universitetin e Prishtinës U themelua Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Universitetin e Prishtinës. Motoja jonë është : STUDIM, KRITIKË, VEPRIM.12 prill - Gjykoni drejt: mos shkoni në gjykim! (Letër avokatëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës)Albin
Kurti u bën thirrje të gjithë avokatëve të Kosovës që të mos e pranojnë
as ftesën e as trysninë e EULEX-it që të bëhen avokatë mbrojtës për të.
EULEX-i synon që nëpërmjet pjesëmarrjes së thjeshtë fizike të avokatit
mbrojtës, ta sigurojë procedurën e nevojshme për dënimin e Kurtit. 13 prill - EULEX-i e gjeti argatin e nevojshëm
seancën e pestë të mbajtur në procesin gjyqësor kundër Albin Kurtit më
13 prill 2010, EULEX-i për herë të parë siguroi të gjithë
bashkëpunëtorët e nevojshëm për vazhdimin e gjykimit politik. Me vullnet
të plotë si avokat i Albin Kurtit u paraqit Avni Gjakova. EULEX-i po
ashtu kishte arritur ta sigurojë edhe praninë e gjyqtares së vetme
vendëse në Panelin gjykues, Fllanza Kadiu, e cila në dy seancat e
kaluara kishte munguar me arsyetimin se kishte qenë e sëmurë. 15 prill - Tash e ka radhën Ali Rexha
seancën e gjashtë të gjykimit të EULEX-it kundër Albin Kurtit, dha
dorëheqje avokati mbrojtës,Avni Gjakova. Prej kur e ka marrë EULEX-i
rastin e Albinit nga UNMIK-u, tre avokatë mbrojtës refuzuan të bëhen
vegël e EULEX-it. Kurse Ali Rexha prej fillimit ka qenë shumë i vendosur
të bashkëpunojë me EULEX-in deri në fund për këtë gjyq të kurdisur. 16 prill - Ali Rexha po i mbron vrasësit Prokurori
Ali Rexha, po tregon zell të madh në persekutimin e Albinit. Ai nuk po
heq dorë nga akuzat e EULEX-it ndaj Albin Kurtit. 18 prill - Vezët e prishura bashkojnë ICO-në, EULEX-in dhe Komisionin EvropianPërfaqësuesi
Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon si
dhe kryesuesi i Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi,
janë bashkuar të tre rreth një reagimi. Ata reaguan kundër Lëvizjes
VETËVENDOSJE! – e vetmja gjë e denjë që mund t’i bashkojë këta të tre. 19 prill - Hedhet poshtë njëra prej tri akuzave Kërkojmë hedhjen poshtë të aktakuzës në përgjithësi
seancën e tetë me radhë të gjykimit të EULEX-it kundër Albin Kurtit,
ashtu sikurse që pritej, avokati mbrojtës i caktuar në seancën e kaluar,
Musa Dragusha, nuk u paraqit në seancë. Por përpara se kryesuesi i
Panlit, de Mongeot, ta shtynte seancën, për herë të parë fjalën e mori
prokurori i rastit, Ali Rexha. Ai tha se shtyrja e përsëritur pafund e
këtij gjykimi është e pakuptimtë, prandaj kërkoi shtyrje të pacaktuar të
këtij procesi gjyqësor. Po ashtu, Ali Rexha hodhi poshtë pikën e tretë
të aktakuzës, aty ku Albin Kurti akuzohet për thirrje për rezistencë. Ai
hodhi poshtë pikërisht atë pikë të aktakuzës, të cilën, përndryshe,
vetë Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! e kanë pranuar me shumë
krenari. 19 prill - Notë proteste drejtuar Yves de Kermabon Një
grup përfaqësuesish të Tiranës, nënshkues të peticionit mbarekombëtar
kundër gjyqit ndaj Albin Kurtit i dërguan shefit të misionit të EULEX në
Kosovë një notë proteste në lidhje me qëndrimin institucional të këtij
misioni ndaj gjyqit të z.Kurti. Me këmbënguljen për gjyqin kundër Albin
Kurtit, Misioni i Ligjit dhe Rendit i BE-së në Kosovë konfirmon
rivendosjen e vazhdimin e mentalitetit kolonial dhe mjetet vulgare
koloniale të sundimit mbi një popull. 23 prill - Kontrabanduesit e kontrabanduar Aktivistët
e Lëvizjes VETËVENDOSJE! organizuan një aksion simbolik në lidhje me
rastin e fundit të kontrabandës së bërë nga pjesëtarët e EULEX-it. Në
aksion, simbolikisht u paraqitën Yves De Kermabo si dhe dy pjesëtarë të
EULEX-it duke shitur mall të kontrabanduar nën firmën “EULEX commerce –
Qendra tregtare për shitjen e mallërave të kontrabanduara”. Aty nuk mund
të mungonte Hashim Thaçi i cili qeshte duke e deklaruar bashkëpunimin e
fuqishëm që Qeveria e Kosovës e ka me këtë mision.26 prill - Hashim Thaçi dhe EULEX-i janë përgjegjës për ndërhyrjen e dhunshme të policisë speciale Njësitë
speciale të Policisë së Kosovës ndërhynë dhunshëm menjëherë pas
varrimit të veprimtarit Ali Aliu, në përpjekje për arrestimin e
udhëheqësit të VETËVENDOSJE!-s, Albin Kurti. Albin Kurti mori pjesë në
akademinë përkujtimore për Ali Aliun, në orën 14:30 në Teatrin Kombëtar
në Prishtinë. Më pas Albin Kurti mori pjesë edhe në varrimin e
veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ali Aliu, në varrezat e
kryeqytetit. Shumë policë civilë vazhdimisht e përcollën Albin Kurtin.
Gjatë kohës kur po mbahej varrimi i të ndjerit Ali Aliu, shumë automjete
policore të mbushura përplot policë bllokuan të gjitha hyrje-daljet e
vendvarrezave për ta lokalizuar dhe arrestuar Albin Kurtin.Pasi
ndaluan veturat ku ndodheshin aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, njësia
speciale e policisë filloi ndërhyrjen e dhunshme kundër aktivistëve dhe
për arrestimin e Albin Kurtit. Gjatë këtij intervenimi ku u përdorën të
gjitha format e dhunës fizike, duke filluar që prej goditjeve me
shkopinj metalikë e deri te përdorimi i sprejëve, u lënduan disa
aktivistë. Kurse shtatë prej tyre u arrestuan. Të arrestuarit janë:
Salih Zyba nga Theranda, Frashër Krasniqi nga Prishtina, Hysen Durmishi
nga Theranda, Gëzon Kastrati nga Prishtina, Lirim Gashi nga Artana,
Arsim Maqastena nga Vushtrria, si dhe një aktivistë tjetër për të cilin
policia ka thënë se e kanë arrestuar, por emrin e të cilit ende nuk e
dimë. 29 prill - Lufta e EULEX-it Kur
EULEX-i planifikohej, formatizohej dhe zbarkonte në Kosovë, Lëvizja
VETËVENDOSJE! e kundërshtoi atë. Planifikuesit dhe krerët e tij
publikisht thonin se pikërisht ky mision do të jetë fundi i krimit të
organizuar dhe korrupsionit të rrënjosur thellë nëpër institucionet e
Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! këmbënguli që Kosova përfundimisht t’i
lihej në dorë popullit të saj, pushteti ekzekutiv, legjislativ dhe
gjyqësor të jetë yni, se vetëm një pushtet i tillë, historikisht është
dëshmuar, e jetëson vullnetin e qytetarëve dhe, më me rëndësi në këtë
rast, ua mbron atyre interesat. Lëvizja nuk e kundërshtoi EULEX-in sepse
nuk ishin kundër qeverisjes korruptive dhe korruptuese të Kosovës. Por e
kundërshtoi atë pikërisht se e kërkonim luftimin e korrupsionit –
korrupsionit të gjithëpranishëm në proceset dhe institucionet politike
të Kosovës që bazohen në interesat e ngushta të një pakice, duke e
dëmtuar përherë dhe vazhdimisht interesin dhe të mirën e përgjithshme.
Ne jemi kundër këtij korrupsioni. Ndërkohë që EULEX-i nuk është.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mjeksia-grup.albanianforum.net
 
Lëvizja 2010 - Pjesa e dytë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lëvizja 2010 - Pjesa e parë
» Lëvizja 2010 - Pjesa e tretë
» Lëvizja 2010 - Pjesa e katërt
» Lëvizja 2010 - Pjesa e pestë
» Dëshmorët e UÇK-Së pjesa 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: