Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Sejdiu-Pacollit: Mos u thirr në emrin tim

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Sejdiu-Pacollit: Mos u thirr në emrin tim Empty
MesazhTitulli: Sejdiu-Pacollit: Mos u thirr në emrin tim   Sejdiu-Pacollit: Mos u thirr në emrin tim I_icon_minitimeSun May 16, 2010 1:05 pm

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, kanë pasur një bisedë të pakëndshme telefonike, me ç’rast presidenti, me ton të lartë, i ka thënë Pacollit që mos të thirret në emrin e tij në takime me diplomatë të ndryshëm, duke ia përmendur një ndejë në “Ambasadën e Iranit në Washington”, bën të ditur Gazeta Express.Sejdiu-Pacollit: Mos u thirr në emrin tim F.0516103820835_m
Kryetari i AKR-së ndihet i fyer nga komentet e presidentit, duke thënë se kurrë nuk është takuar me zyrtarë iranianë, e për më tepër ky shtet nuk ka as Ambasadë në SHBA.

Në një prononcim për gazetën Pacolli ka folur për telefonatën e pakëndshme me Sejdiun, duke treguar në detaje fjalët e shkëmbyera për disa minuta me të. Ai thotë se është akuzuar nga presidenti se në emër të tij ka takuar diplomatë të vendeve që nuk e kanë njohur Deklaratën e Pavarësisë.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë. Ky është një abuzim institucional kundrejt personit tim dhe kundër punës time... Më 29 prill 2010 më thirri në telefon presidenti dhe më tha – ‘Behgjet ku je’? Unë i thash - ‘jam në Zvicër z. president. Pas një hyrjeje shumë të shkurtër, presidenti më thotë - ‘ti, ne emër timin, po takohesh me njerëz’. Pas kësaj unë u stepa dhe e luta presidentin që të më japë sqarime shtesë për atë që thoshte. Ai vazhdoi duke thënë se - ‘ti, në emër timin, ke shkuar në Ambasadën e Iranit në Washington’. Pas kësaj unë reflektova pak dhe fillova t’i shpjegoj presidentit se asnjëherë në jetën time nuk e kam përdorur emrin e tij dhe nuk kam pasur nevojë ta përdor emrin e tij”, ka thënë Pacolli.

“Më pas vazhdova duke i thënë se nëse duhet t’i jap një përgjigje Institucionit të Presidentit, atëherë mund ta garantoj atë se nuk e kam përdorur emrin e tij dhe nuk kam qenë kurrë në ambasadat e Iranit. Njëkohësisht i thash se nëse duhet t’i jap një shpjegim si qytetari-qytetarit, atëherë nuk kam kurrfarë nevoje me e përdor emrin e tij dhe nuk konsideroj se më hyn në punë në jetën time emri i tij”, vazhdoi rrëfimin kryetari i AKR-së.

Por, edhe pas kësaj, sipas Pacollit, Sejdiu ka vazhduar me të tijën. Në këtë situatë, Lideri i AKR-së i ka dhënë presidentit një leksion të rëndësishëm, i cili duket se nuk ka qenë i njoftuar me faktin se Irani nuk ka përfaqësi diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1981.

“Unë i thashë: ‘President, për ndihmesën tuaj, që nga viti 1981 Irani nuk ka ambasadë e as konsullatë në SHBA’. Pas kësaj, ai u befasua pak dhe më tha - ‘do ta verifikoj’ dhe e mbylli telefonin”, thotë Kryetari i AKR-së.

I fyer nga komentet e të parit të vendit, Lideri i AKR-së ka shkruar një letër të gjatë në të cilën i kërkon Presidentit sqarime për akuzat e rënda. /GazetaExpress/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Sejdiu-Pacollit: Mos u thirr në emrin tim
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thaçi i kërkon Pacollit të tërhiqet
» Një rrugë me emrin e Tanit të Top Media
» Një rrugë me emrin e Tanit të Top Media
» Pacollit nuk i dalin të sakta parashikimet
»  Kandidimi i Pacollit, AAK bojkoton seancën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: