Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Isa Mustafa, kryetar i ri i LDK-së

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Isa Mustafa, kryetar i ri i LDK-së Empty
MesazhTitulli: Isa Mustafa, kryetar i ri i LDK-së   Isa Mustafa, kryetar i ri i LDK-së I_icon_minitimeMon Nov 08, 2010 6:30 am

Isa Mustafa, kryetar i ri i LDK-së 07-isa4
Prishtinë, 7 nëntor (E plotësuar)– Isa Mustafa është kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu, sot vendosën delegatët e Kuvendit VII Zgjedhor të LDK-së. Pas përfundimit të procesit të votimit të fshehtë dhe numërimit të votave, u vërtetua se për Isa Mustafën votuan 235 delegatë, ndërsa për Fatmir Sejdiun 124.
Në fjalën përshëndetëse pas triumfit në garën për kreun e LDK-së, Isa Mustafa
ftoi gjithë elektoratin e shpërndarë të LDK-së që të kthehen në, siç tha ai, familjen e tyre.
Mustafa, tha se LDK ka sfida të mëdha para saj dhe se te gjithë që ndihen pjesë e saj, mund te kontribuojnë.
Ai tha se qeverisja në këto vite shkoi në rrugë të gabuar, duke konstatuar se në Kosovë ka depresion moral dhe ekonomik. Përmendi ngulfatjen e shtetit nga ana e grupeve të interesit, duke shquar edhe problemin e korrupsionit.
”Duke marre këtë detyrë, ju ftoj të gjithëve që jeni pjesë e LDK, që ta ngrisim, ta ndërtojmë, të punojmë dhe të ecim bashkarisht, që gjithë elektorati të rikthehet ne familjen e LDK-se”, tha Mustafa.
Ai në fund të fjalës së tij falënderuese propozoi qe kryetari i deritashëm i LDK-së, Fatmir Sejdiu, të shpallet kryetar nderi i LDK-së, propozim ky që u duartrokitë nga pjesëmarrësit në Kuvend.
Që në fillim të punës së Kuvendit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që u mbajt sot në Prishtinë, u eliminua dilema e kahershme se kush do të jetë kandidat për kreun e partisë. Sabri Hamiti, i cili kryesonte mbledhjen e Kuvendit paralajmëroi delegatët se kandidatë zyrtarë për kryetarë të LDK-së janë Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa. Kuvendin e VII Zgjedhor të LDK-së e ka hapur kryetari aktual i LDK-së, Fatmir Sejdiu. Në momentin e prezantimit të emrave të kandidatëve shumë delegatë kanë brohoritur për Isa Mustafën.

Sejdiu ka paraqitur ekipi udhëheqës të Kuvendit Zgjedhor, i cili përbëhet nga Sabri Hamiti, Lirie Kajtazi, Eqrem Kryeziu, Lutfi Haziri, Isa Mustafa, Gazmend Muhaxheri e Fatmir Sejdiu.
Në Kuvendin e VII Zgjedhor të LDK-së nuk po marrin pjesë Bujar Bukoshi, i cili bashkë me Ukë Rugovën, të birin e preisdentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, ditë më parë publikuan Listën "LDK - Ibrahim Rugova".
Pjesa e parë e Kuvendit ishte e hapur për publikun dhe u transmetua direkt në televizionin publik të Kosovës, ndërsa siç njoftohet, pjesa vijuese e Kuvendit do të jetë e mbyllur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Isa Mustafa, kryetar i ri i LDK-së
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sejdiu dhe Mustafa garojnë për kryetar të LDK-së
» Sejdiu dhe Mustafa kandidatë për kryetar të LDK-së
» Kthehemi pa Sejdiun kryetar
» LDK-ja e Suharekës do të kandidojë Mustafën për kryetar të LDK-së
» Gent Begolli u zgjodh kryetar i të rinjve të AAK-së

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: