Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Çfarë tregojnë thonjtë për shëndetin tuaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Çfarë tregojnë thonjtë për shëndetin tuaj  Empty
MesazhTitulli: Çfarë tregojnë thonjtë për shëndetin tuaj    Çfarë tregojnë thonjtë për shëndetin tuaj  I_icon_minitimeWed Jan 05, 2011 6:39 pm

Përveçse tregojnë përkujdesje estetike, thonjtë konsiderohen si një
tregues i shëndetit. Forma, ngjyra dhe shkëlqimi i tyre tregojnë
ndryshimet e caktuara dhe sëmundjet e ndryshme. Por si mund dallojmë
disa nga sëmundjet apo parregullsitë në organizmin tonë? A është mënyra e
duhur për t’u shqetësuar kur vërejmë diçka tek ata? Le të ndjekim se
cilat janë detajet dhe treguesit në lidhje me këtë çështje.
Thyerja
Shumë femra ankohen se thonjtë e tyre thyhen lehtë dhe janë të dobët.
Kjo tregon se në organizmin tonë ka mungesë të kalciumit dhe fosforit.
Në këtë rast duhet të drejtohemi tek mjeku për të marrë këshillat e
duhura, që organizmi ynë të funksionojë rregullisht. Nuk duhet të
shqetësohemi, megjithatë mënyra më e mirë do të ishte të tregonim
kujdes, sepse në të kundërt nuk do të arrinim kurrë të kishim thonj të
shëndetshëm.
Ngjyra
Një tregues i qartë i problemeve të shëndetit është edhe ngjyra e
thonjve. Shihini me kujdes dhe nëse vëreni se ata kanë ngjyrë të verdhë,
ekziston mundësia të keni problem me gjëndrën tiroide. Një tregues
tjetër i gjëndrës tiroide është edhe djersitja. Konsultoni me mjekun
tuaj për të marrë mjekimin d duhur. Që gjithçka të shkojë mirë, thonjtë
tuaj duhet të kenë ngjyrë rozë të lehtë. Kundër ngjyrës së verdhë që
paraqitet si pasojë e mosndërrimit të llakut të thonjve për një kohë të
gjatë, ndihmon soda bikarbon dhe lëngu i limonit, ndërsa në fund thonjtë
pastrojini me një furçë.
Përkujdesja
Një tjetër medalje e treguesit të thonjve është edhe ngjyra që përdoret
për t’i lyer ata. Secila femër ka preferencat e veta përsa i përket
kësaj, duke treguar mjaft mirë personalitetin. Për shembull, ajo që e
adhuron ngjyrën e fortë të kuqe është grua sensuale dhe me temperament.
Ato që adhurojnë ngjyrën vjollcë janë gra romantike. Femrat që
dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes zgjedhin ngjyrë vjollce të
mbyllur dhe ngjyrë kafeje, ndërsa manikyrin pa ngjyrë e zgjedhin femrat
me stil dhe shpirt sportiv. Për hir të mirëmbajtjes së rregullt, çdo
grua, së paku një herë në javë, duhet t’i rregullojë thonjtë dhe të
kujdeset për pamjen e tyre gjatë javës vijuese.
Këshilla
Llaku për thonj vështirë t’i rezistojë kripës së detit dhe pastrimit,
por një kundërezistues shumë lehtë mund të rregullohet nga uthulla e
zakonshme. Para se të vendosni llakun për thonj, një copëz pambuku
lageni në uthull dhe lyeni thonjtë. Pas tharjes së thonjve, vendosni
ngjyrën tuaj të preferuar. Uthulla e bardhë po ashtu është shumë e
preferuar për manikyr apo pedikyr shtëpiak, sepse zbut thonjtë dhe i
përgatit ata për lyerje.
Nëse dëshironi që të keni thonj të mirë, atëherë para se të vendosni
llakun në thonj, si për ata të duarve po ashtu edhe për thonj të
gishtave të këmbëve, atëherë duhet t’i vendosni në një enë të mbushur me
uthull dhe t’i mbani aty për së paku pesë minuta. Por nëse mendoni se
mund të keni probleme me lëkurën tuaj, atëherë në këtë rast më së miri
do të ishte të konsultoheni me dermatologun. Super ushqimi që forcon
thonjtë është majoneza, e nëse keni dëshirë t’u shtoni një sasi më të
madhe vitaminash, atëherë përdorni vajin e ullirit. Thonjtë tuaj lyejini
me përgatitjen e lartpërmendur dhe i lini që të ndikojë për pesë
minuta, më pas duart i pastroni me ujë të nxehtë dhe një gjë të ngjashme
e bëni për disa herë në javë.
Lëkura
Kundër lëkurës së ashpër në thembra shtoni edhe gjysmë gote me ujë.
Vloni gjysmë gote të vajit të preferuar për pastrim. Nxeheni në
mikrovalë për 30 sekonda dhe i vendosni në një enë të thellë. Me kujdes
kontrolloni trupin e ujit që të mos nxehet tepër dhe pas 15 minutave
vendosni thembrat e më pas edhe i lyeni me një krem.
Masazhi
Vaji ricini që përmban vitamina e zbut lëkurën dhe ushqen thonjtë.
Vendosni disa pika dhe bëni masazh për çdo ditë. Por këto nuk janë
këshillat e vetme për mirëmbajtjen dhe ushqyerjen e thonjve. Të kihet
parasysh se thonjtë, të gjatë ose të shkurtër qofshin, duhet të
trajtohen me kujdesin e duhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Çfarë tregojnë thonjtë për shëndetin tuaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çka tregojnë rrahjet e zemrës?
» Çfarë rreziku për shëndetin sjell përdorimi i tamponëve
» Thonjtë, një tregues i shëndetit
»  Diabeti i tipit II, studimet tregojnë se me një ndërhyrja kirurgjikale shërohesh përfundimisht
» Disa këshilla të thjeshta por shumë të efektshme për thonjtë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: