Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Basha pranë transferimit në Cagliari

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Basha pranë transferimit në Cagliari Empty
MesazhTitulli: Basha pranë transferimit në Cagliari   Basha pranë transferimit në Cagliari I_icon_minitimeSat Jan 08, 2011 11:57 am

Cagliari, 8 janar - Mesfushori kosovar Migjen Basha është afër që t'i bashkohet skuadrës së Serie A të Italisë, Cagliari, shkruan "calcioitaliaweb.com" të premten. Basha aktualisht është duke luajtur për skuadrën e Atalantas në Serie B. Për shërbimet e mesfushorit kosovar kanë treguar interesim edhe Chievo e Torino.
"Cagliari pritet që së shpejti të zyrtarizojë transferimin e parë të afatit kalimtar të janarit. Ai do të jetë mesfushori Migjen Basha", bën të ditur "calcioitaliaweb.com".
Basha 24-vjeçar me Atalantan këtë stinor është paraqitur në 14 ndeshje në Serie B. Ai ka zhvilluar edhe dy ndeshje në Kupë të Italisë. Basha më herët ishte pjesë e grupmoshave të reja të Zvicrës, ndërsa së fundi është pajisur edhe me pasaportë të Shqipërisë.
Vetë agjenti i Bashës, Sergio Gabarello, nuk ka konfirmuar transferimin e klientit të tij në Cagliari. Madje ai ka thënë se Atalanta nuk mendon ta lëshojë kosovarin, mirëpo nuk ka hedhur poshtë mundësinë që të ndodhë diçka e papritur. Në fakt trajneri i Atalantas nuk ka llogaritur shumë në kosovarin në pjesën e parë të kampionatit.
"Para vetëm disa ditëve kam folur me drejtorin sportiv të Atalantas, Gabriele Zamagna, dhe ai më ka thënë se dëshirojnë të mbajnë Bashën. Ata nuk mendojnë ta shesin Bashën, edhe pse ai ka luajtur pak ndeshje. Për Bashën pos Cagliarit ka treguar interesim edhe Chievo e Torino. Atalanta nuk është e gatshme ta shesë Bashën, mirëpo kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë", ka thënë Gaballero.
Në Serie A aktualisht luajnë Blerim Xhemajli (Palermo), Erjon Bogdani (Cesena), Përparim Hetemaj e Panajot Kone (Brescia) dhe Pajtim Kasami (Palermo).
Pjesë e Cagliarit para tre vjetësh ishte mesfushori kosovar Rijat Shala. Cagliari aktualisht zë pozitën e 15-të në elitën e futbollit italian me 20 pikë të mbledhura nga 18 ndeshje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Basha pranë transferimit në Cagliari
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cagliari do të bllokojë Allegrin
» Zyrtare: Cagliari liron Allegrin
» Bayerni afër transferimit të Coentrao?
» Mourinho kundër transferimit të Rooneyt
» Valencia afër transferimit të Diego Alves

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajme nga Sporti-
Kërce tek: