Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Musa: Kosova të zbatojë reciprocitetin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Musa: Kosova të zbatojë reciprocitetin  Empty
MesazhTitulli: Musa: Kosova të zbatojë reciprocitetin    Musa: Kosova të zbatojë reciprocitetin  I_icon_minitimeMon Jan 24, 2011 7:36 am

Prishtinë, 23 janar - Kryesimi i CEFTA-s do të jetë i pavlerë, nëse ne nuk mund të arrijmë të ndryshojmë qasjen e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës kundrejt mallrave kosovare, tha për Radion Evropa e Lirë Lekë Musa, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë.
“Kryesimi, si i tillë, është jashtëzakonisht me rëndësi, sepse e ngrit Kosovën në një nivel të barabartë me shtetet tjera anëtare të CEFTA-s. Mirëpo, më e rëndësishme se kjo është trajtimi i barabartë sa u përket marrëdhënieve reciproke me vendet anëtare të CEFTA-s.
Dua të them se ky kryesim do të jetë i pavlerë, nëse ne nuk mund të arrijmë që të ndryshojmë qasjen e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës kundrejt mallrave kosovare.
Shpresoj se me kryesim do të ndryshojë kjo çështje nga ana e Serbisë dhe Bosnjës. Në të kundërtën, mendoj se Kosova nuk duhet të sillet si e nënshtruar, por duhet të fillojë t’i aplikojë masat e reciprocitetit në lidhje me produktet e veta. Ky është vendi ku duhet treguar patriotizëm, duhet treguar patriotizëm në mbrojtje të ekonomisë vendore, në mbrojtje të vendeve të punës... Shpresoj se do të jetë në nivel të detyrës Qeveria e Kosovës sa i përket mbrojtjes së interesave ekonomike të Kosovës”, tha Musa.
Ndërkaq, në pyetjen se a do ta rrezikojë biznesin në Kosovë zbatimi i vendimit të qeverisë Thaçi për rritjen e pagave të arsimtarëve dhe shërbyesve civile, Musa u përgjigj: “Me të vërtetë rrezikohet ambienti afarist në Kosovë. Bie atraktiviteti i Kosovës, sepse dy institucionet kryesore për mbledhjen e të hyrave - Administrata Tatimore dhe Doganat e Kosovës - do të detyrohen t’i mbledhin këto të hyra për t’i paguar shpenzimet e parapara.
Në shumë raste, ato do të detyrohen që në mënyrë të padrejtë t’i dënojnë bizneset për t’i arritur planet e parapara nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave”, u shpreh kryeshefi ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Lekë Musa.


RADIO EEVROPA E LIRË
A ekziston rreziku se ky vendim mund t’i prishë raportet ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar?

LEKË MUSA
Unë, me sa e di, Qeveria e Kosovës tashmë është në negociata për të rinegociuar këtë marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar. I mbetet Qeverisë së Kosovës të bindë FMN-në se do të jetë në gjendje që t’i mbledhë këto të hyra.

Megjithatë, prapë e them se marrëveshja me FMN-në mund të arrihet, por duhet të shikohet edhe ajo që është më e rëndësishme - perspektiva afatgjate ekonomike e Kosovës.


RADIO EVROPA E LIRË
Kosova këtë vit duhet të marrë presidencën e CEFTA-s. Zyrtarë të qeverisë thonë se Kosova tashmë ka marrë kryesimin, por në praktikë nuk shihet asgjë konkrete. Çfar po ndodh sipas jush me këtë projekt rajonal?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Musa: Kosova të zbatojë reciprocitetin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova kryeson CEFTA-n
» Fitou: Kosova nuk do të ndahet
» Kosova në “rikuerc”
» Kosova e Re nis më 2013
» Dy fitues nga Kosova

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: