Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.forumotion.com



Mjeksia-Grup


Share | 
 

  Dobitë nga Çaji

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Dobitë nga Çaji   Sun Feb 20, 2011 2:58 pm

Lulet e shtogut




Shtogu
është një bimë shumë e njohur në vendin tonë. Lulet e shtogut janë të
pasura me substanca vepruese, që kanë efekt mjekues në shumë sëmundje.
Në sajë të këtyre substancave çaji i përftuar prej tyre ndihmon dukshëm
në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga nervi shiatik

Kjo
sëmundje ka prekur një numër të madh njerëzish në vendin tonë. Pas
studimeve të shumta të kryera për mënyrën e qetësimit të dhimbjeve, që
shkakton nervi shiatik dhe dhimbjet e kolonës vertebrale është vërtetuar
se çaji i përftuar nga lulet dhe frutet e shtogut ka dhënë rezultate
mjaft të mira në lehtësimin e dhimbjeve. Ato përmbajnë acide organike,
vitaminat A e C, esencë, si dhe një faktor veprues, që jep rezultate të
mira në mjekimin e dhimbjeve, që shoqërojnë disa sëmundje. Efekte
pozitive ky çaj ka dhënë edhe në uljen e temperaturës së lartë.
Këshillohet pirja e menjëhershme e çajit, i ëmbëlsuar me mjaltë ose
sheqer sipas dëshirës.


Lulet

Ndërsa
lulet përdoren për të qetësuar dhimbjet e traktit tretës dhe në rastet e
sëmundjeve, që shoqërohen me fryrje të barkut. Bima rekomandohet edhe
në sëmundjet e të ftohurit, si gripi, dhe ndihmon në zhbllokimin e
rrugëve të frymëmarrjes. Rezultate mjaft të mira çaji jep edhe në
pakësimin e djersës, shumë problematik ky fenomen tani në stinën e
verës. Pirja e çajit përpara se të dilni do të sillte efekte pozitive.
Çajin mund ta pini edhe në mbrëmje para se të flini, për të bërë një
gjumë të qetë. Mjaft mirë përdoret lëngu i përftuar nga lulet dhe frutet
në problemet e fytit dhe mishrave të dhëmbëve. Në rastet e acarimit dhe
skuqjes së tyre, rekomandohet të bëhet gargarë disa herë në ditë, deri
sa të jeni shëruar plotësisht.


Çaji

Për
përgatitjen e çajit nevojiten 2 lugë çaji me lulet e shtogut, të cilat
hidhen në një enë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe përmbajtja
lihet në qetësi për 15 minuta. Çaji kullohet dhe pihet i ngrohtë dhe i
ëmbëlsuar sipas dëshirës, me mjaltë ose me sheqer. Mund të përdoren 1
deri 3 doza të tilla në ditë. I njëjti veprim bëhet edhe për përgatitjen
e çajit me frutet e kësaj bime. Pihet një gotë në ditë, sidomos para
gjumit. Frutet e njoma mund të përzihen me verë të kuqe dhe të pihet
brenda ditës. Kjo kurë shërben për qetësimin e nervit shiatik dhe
vazhdon deri në tri javë.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Dobitë nga Çaji   Sun Feb 20, 2011 2:59 pm

Çaji nga molla.



Çaji
i përgatitur me mollë të ziera pakëson acarimin e laringut. Po ashtu ky
lloj çaji është për të zbutur e pakësuar kollën si dhe kundër zënies së
zërit, përkatësisht të kordave të zërit, lehetëson dhembjet e grykës
dhe acarimin e frymëmarrjes dhe të vet mushkërive.
Merren 1-22 kokrra
mollë, prehen në 3-4 copë secila dhe zihen rreth 30-40 minuta në 200 ml
ujë. Çaji i përgatitur bëhet i ngrohtë dhe pihet nga një filxhan, 1-3
herë në ditë.
Në mjekësinë popullore shumë dijetarë këshillojnë:
"Hani çdo ditë nga dy kokrra mollë, në qoftës se dëshironi t'i shmangeni
infarktit të miokardit".


_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Dobitë nga Çaji   Sun Feb 20, 2011 2:59 pm

Çaji nga lulet e mollës



Çaji
që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme,
lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Ky lloj çaji është
i mrekullueshëm në rregullimin e tretjes. Për përgatitjen e çajit nga
lulet e mollës në pranverë vjelen të freskëta lulet, të cilat thahen nën
hije dhe pastaj të thata ruhen në pako të letrës dhe përdoren gjatë
tërë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo lloj i çajit tjetër,
mirëpo në vend të sheqerit i qitet mjaltë.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Dobitë nga Çaji   Sun Feb 20, 2011 2:59 pm

Çaji nga tërshëra





Çaji
nga tërshëra dhe elbi po ashtu është shumë i dobishëm për lehtësimin e
të gjitha sëmundjeve të brendshme, veçanërisht të veshkave (të
bakterieve në urinë), të kanalave të urinimit, të lukthit, të kolitit
kronik (të pezmatimit të zorrës), të sëmundjes së sheqerit si dhe të
disa sëmundjeve të lëkurës.
Çaji i pa ëmbëlsuar duhet të pihet në sasi të pakufizuara deri te shërimi i plotë, e mund të pihet pastaj edhe rregullisht.
Çaji
nga tërshëra dhe elbi mund të përzihet me ndonjë çaj tjetër natyror, me
pelim dhe me kamomil, që lehtëson shërimin e bronkitit dhe të astmës,
por gjithnjë të ëmbëlësohet me mjaltë, pasi të kullohet e të ftohet.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Dobitë nga Çaji   Sun Feb 20, 2011 2:59 pm

Çaji nga hithrat



Çaji
nga hithra është shumë i dobishëm për të sëmurët. Farat dhe gjethet e
hithrës përdoren në formë të çajit kundër astmës. Hithra ndikon mirë
edhe në shërimin e shumë sëmundjeve të tjera të brendshme, siç janë
hemorroidet, veshkët, etj, po ashtu lehtëson organet e frymëmarrjes,
duke e qitur një lugë të supës në një litër ujë të vluar. Ena të mbyllet
dhe të pushojë 5-10 minuta e pastaj të pihet sipas nevojës, tri herë në
ditë, pas ngrënies.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Dobitë nga Çaji   Sun Feb 20, 2011 3:07 pm

Dobitë e pirjes së çajit të gjelbërt



Të mirat shëndetsore dhe efektet e çajit të gjelbërt janë zbuluar
4000 vite me parë dhe qysh atëher konsiderohet si pije e mrekullueshme!
Çaj i gjelbër vepron si agjent antiviral. Përmban flluorur, në
mineral që ndihmon në parandalimin e kaviteteve dhe forcon enamelin e
dhëmbëve. Një gotë çaj i gjelbër në ditë ndihmon në zvoglimin e formimit
të pllakave dhe infeksioneve bakteriale në goje. Vepron si
anti-inflamator, përveç tjerash mirëmban një metabolizëm dhe sistemin
çarkullues të shëndetshëm dhe aktivë. Kjo vërteton se kjo pije është
njëmend në mrekulli në një filgjan!
Trupi juaj përgjigjet ndaj efekteve negative të radikalëve të lire
duke shfrytëzuar molekulat antioksiduese mbrojtëse që jan prezent në
sistemin tone në mënyrë që të detoksifikoj këto efekte të dëmshme.
Kjo është arsyeja pse ju inkurajoheni nga profesionistët shëndetsorë që të rrisni nivelin e antikosiduesve në trupin tuaj.
Fatmirsisht, kjo arrihet lehtë thjeshtë duke shtuar në dietën tuaj
ushqime me vlera ushqyese sikur fruta dhe perime që natyralisht janë të
pasura me antioksidues.
Nevelet antioksiduese në çaj të gjelbër janë 100 herë më efektive se
sa Vitamin C dhe 25 herë me të mira se vitamin E në mbrojtje të sistemin
imunitar tonë. Edhe një arsye tjetër që të pish disa gota për çdo ditë.
Përbërësit e çajit të gjelbër janë përgjegjës për të mirat e tij shëndetsore. Ato thirren kateqins (catechins)!
Kateqins konsiderohen më të efektshmit nga të gjithë antioksiduesit
tjerë dhe sasit ashtu edhe efektet janë shumë më të larta çaj të gjelbër
në krahasim me çajin e zi. Fatki që çaj i gjelbër ndërhyn në më pakë
ndryshime nga fleta e freskët do të thot se përmbanë sasin më të madhe
të kateqinës të paprekur.
Popullsia Aziatike po i përjetojnë efektet dhe të mirat e
mrekullushme të tij. Statistikat tregojnë se Aziatikët kanë përqindje me
të ulët të sëmurjes përshkakë të mënyrës të shëndosh të jetuarit.
Njëra nga të mirat shëndetsore të çajit të gjelbër është potenciali i
tij të veproj si agjent mbrojtës kundër vdekjse së hershme nga sëmundja
e zemrës dhe kanceri.
Pirja e çajit të gjelbër thuhet të zvogloj nivelet e kolesterolit
total dhe kolesterolit-LDL, kështu duke zvogluar grumbullimin e
pllakëzave të gjakut dhe duke ndihmuar që shtypje e gjakut të jet në
rregull.
Të mirat tjera shëndetsore të çajit të gjelbërt:

  • lufton kancerin
  • ndihmon në stabilizimin e diabetit
  • parandalon sëmundjet kardiovaskulare
  • të mbanë lëkurën tuaj pa akne, duke e bër më të bukur dhe më të shëndetshme
  • ndihmon në humbje të peshës
  • ngadalson procesin e plakjes
  • ndihmon tretjen
  • inkurajon rregullimin e jashtitjes
  • ofron efekte mesatare stimuluse pa shkaktuar netë pa gjumë apo nervozizëm veçanërisht gjatë shtatzënis.
  • parandalon zhvillimin e sëmundjes së Alzhaimerit
  • Ndikon në zvogëlimin e stresit dhe depresionit

Ju mund të bëni shumë gjëra me këtë pije mrekullibërëse. Ndoshta nuk e
keni ditur që të mirat shëndetsore të çajit të gjelbërt nuk kufizohen
vetëm me pirjen e tij por ju gjithashtu mund të mjekon i me të? Çka bën
tjetër? Ju gjithashtu mund të përgadisni gatojca me çaj të gjelbër e
gjithashtu të përdorni të mbeturat e çajit të gjelbërt për të ujitur
bimët (lulet).
Këto të mira të fuqishme nuk mund të krahasohen me ndonjë substancë tjetër në botë pa asnë efekt anësorë.
Mirëpo, duhet ditur se çajin e gjelbër nuk duhet përgatitur me ujë të
vluar, pasi në atë mënyrë i humbet taninën dhe vitaminat. Temperatura
ideale e ujit për çaj të gjelbër është nga 70-80 gradë Celsius. Pasi të
ziej uji, pritni disa minuta që ai të ftohet pakës, pastaj hidhni çajin
në ujë dhe e kulloni pas 1-2 minutave.
Ekspertët së bashku me mjekët sugjerojnë që së paku një gotë çaj i gjelbër të konsumohet çdo ditë.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Dobitë nga Çaji   Sun Feb 20, 2011 3:08 pm

Dobitë nga çaji i dredhëzës




Dredhëza përmban glikozide të hidhura, insulinë, tanine, vitaminë C
dhe provitaminë A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të
kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, kolinën
etj. Në rast se konsumatorët e kanë të vështirë në periudha të caktuara
që të gjejnë luleshtrydhe në treg, atyre u këshillohet edhe përdorimi i
lëngjeve të frutave me luleshtrydhe, por që nuk përmbajnë gaz.

Dredhëza mjekon këto sëmundje:

1-Pastron gjakun
2-U rekomandohet anemikëve
3-Stabilizon nivelin e kolesterolit në gjak
4-Rekomandohet edhe si lëng frutash i shtrydhur
Si përgatitet çaji i dredhëzës:
Në gjysmë litri ujë hidhen 100 ml. uthull. Në përzierjen uthull-ujë
zihen për gjysmë ore 50-60 gramë rrënjë luleshtrydhe. Me lëngun e fituar
bëhen shpëlarje të gojës 2-3 herë në ditë. Filizat e reja dhe majat e
luleshtrydhes të mbledhura në fillim të periudhës së lulëzimit të bimës,
përdoren në rastet e helmimeve ushqimore, në ulcerën e stomakut dhe të
dymbëdhjetëgishtëzës.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Dobitë nga Çaji   Sun Feb 20, 2011 3:14 pm

Po ju cilin lloj te cajit e perdorni me shpesh ???

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Dobitë nga Çaji   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dobitë nga Çaji
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Tema e Javës-
Kërce tek: