Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:01 pm

Gjergj Fishta

Dramaturgjia dhe Publicistika

Nje vend te vellimshem ne krijimtarine e Fishtes ze dramaturgjia. Ai shkroi drama, drama lirike (melodrama) dhe tragjedi. Ne dramat dhe tragjedite konflikti eshte i ndjeshem. Tonet qe i pershkrojne jane ato heroike. Personazhet dhe karakteret arrihen te skaliten. Ne dramat lirike dialogu eshte me teper mjet organizues i jashtem sesa element ndertues i brendshem qe t'i jape mundesi zhvillimit te veprimeve dhe ashpersimit te konflikteve. Persa i perket mjeshterise artistike, zoterojne po ato cilesi qe i misheron edhe krijimtaria poetike. E gjithe dramarturgjia e Fishtes eshte e shkruar ne vargje. Tema e atdhedashurise eshte ne qender te pjeses me te madhe te veprave: ne dramat "Odisea" dhe "Kthimi i Uliksit ne Itake", ne dramat lirike: "Shqyptari i qytetnuem", "Shqyptarja e qytetnueme", "Jerina ose Mbreteresha e Lulevet", e sidomos tragjedine "Juda e Makab", e cila cmohet si vepra me e mire dramaturgjike e Fishtes. Tema biblike, e pastrimit shpirteror te njeriut ne lufte me veset per hir te virtyteve dhe te amshuesmerise se qenies njerezore eshte ne qender te dramave lirike. "Barite e Betlemit", "Luigj Gonzaga". Tema e padrejtesive shoqerore eshte ne qender te tragjedise "Hajria" ku mbizoteron realizmi, fryma demaskuese ndaj klasave te pasura.
Nje lende prej qindra faqesh permban proza e Fishtes. Eshte nje proze e frymezuar, ku lirizmi krejt natyrshem nderthuret me humorin, satira me groteskun. Shtresat e fjalorit jane me te larmishmet. Bashkejetojne fjalet, shprehjet, ndertimet sintaksore krahinore me arkaizmat, barbarizmat, zhargonet, me fjalet e shprehjet e latinishtes, te gjuheve moderne, perifrazimet, citimet etj., etj. E pasur ne llojet e levrimit eshte publicistika. Per patetiken e fuqishme, argumentin, kritiken shendoshese si dhe stigmatizuese dallohen shkrimet me teme shoqerore.
Ne shenjester ai ve dembelizmin, pertacine, indiferencen e shtetasve te shtetit te ri shqiptar, por edhe lakmine ndaj kolltuqeve, grykesine ndaj privilegjeve, prirjen regresive ndaj aziatizmit si dhe imitimin banal ndaj perendimores. Ai bente thirrje qe ne krye te shtetit te vine njerez te kulturuar, atdhetare, vizionare largpames te shtetit e te kombit. Fishta eshte edhe polemist i fuqishem, ai polemizon me pena te shtypit vendes si dhe me ato te letrave te huaja. Merr ne mbrojtje kulturen, dinjitetin, pastertine shpirterore te kombit. Ne polemikat nuk mungon kurre argumenti bindes autentik, si dhe shoqerimi i tyre me argumente nga filozofite e ndryshme, shkencat shoqerore e natyrore, por edhe vershimet patetike ku shpotit, tall e dermon pa meshire kundershtarin. Te njohura jane dhe ligjeratat e Fishtes, ku mbizoteron fryma solemne dhe argumentuese.

Publicistika

Per vlera te rralla artistike, per frymen objektive e shkencore, shquhet prova eseistike e Fishtes. Nje model i perkryer ne llojin e vet eshte reportazhi. "Nje udhetim ne Turkine e re". Njohes i thelle i botes shqiptare, adhurues i saj gjer ne kult paraqitet ai ne parathenien kushtuar "Kanunit te Leke Dukagjinit" te Shtjefen Gjecovit. Njeri me kulture te gjere e pasione te medha na shfaqet ne esete per Geten, per arkitekturen, muziken etj.
Ne trashigimnine e tij kane mbetur edhe qindra faqe te epistolarit, doreshkrime te ndryshme.
Fishta duke qene njohes i latinishtes, greqishtes se vjeter, italishtes, frengjishtes, gjuheve sllave, ne disa prej te cilave edhe krijoi, duke qene njohes i perkryer i shqipes qe flitej ne viset e Veriut, si dhe i tradites letrare shqiptare qe nga Budi e Bogdani, dha shembullin e tij se si mund te sillen ne kulturen vendese thesaret shpirterore te njerezimit. Te fresketa e trasparente jane perkthimet nga poezia e Silvio Pelikos, Aleksander Manxonit, Metastazios etj. Shembull per perkthyesit e Homerit, pergjithsisht te poezise antike e asaj klasike mbetet Kenga V (fragment) e "Iliades", perkthyer prej tij. Frymen e lashtesise heroike, madheshtine e heronjve dhe te betejave ai i misheron ne kompozitat burimore te shqipes, ne fjalet e ralla te te folmeve te saj, ne brumin e gjalle te shqipes. Teper kerkues e i sakte eshte edhe ne perkthimet e Kanconiereve te Petrarkes. Fishta pershtati ne shqip edhe komedine "i semuri per mend" dhe "Dredhite e Patukut" te Molierit, pershtatje qe shquhen per kolorit e pasuri gjuhesore.
Me vepren e tij te gjere dhe komplekse Fishta pasuroi ndjeshem ne radhe te pare poezine, por, gjithashtu, letersine tone dhe kulturen ne pergjithesi. Vepra e Fishtes ndikon gjithnje ne zvillimin e letersise me vellimshmerine e saj, me llojshmerine e gjinive, me pasurine e mjeteve te shprehjes, me autencitetin e saj. Ajo ka meriten e vecante te kete prekur terrene qe deri atehere, dhe me vone mbeten te paprekura ne letersine tone. Ai ka, gjithashtu, meriten tjeter se kultivoi per here te pare edhe me mjeshteri te larte shtresa gjuhesore te gjalla deri atehere te pashfrytezuara. Prandaj ndikimi i tij ne letersine tone eshte i madh ei shumllojshem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:01 pm

Shqipnia e Lire

Do t'valvitet m'Kacanik
M'Kacanik, po, do t'valvitet
Kuq e zi Flamuri i shqyptarevet,
Perse toka, shqyp ku flitet,
Ajo vete asht, qi prej t'Parvet
Trashigim na e kemi pase:
Mbrende i huej, jo, ma s'do t'shklase,
Pose atehere, kur vjen per mik.
Jo, po: na sod ktu sundojm;
Ktu s'hece fjala e tjeter kuej;
Gjall Lirin' na nuk e lshojm,
S'njohim mbret as krajl te huej.
Zoti n'qiell e na mbi toke:
Me gjithkend vllazen e shoke,
Por se i cilli m'cak te vet.
Prande i huej, n'anderr m'e pa
Se vjen kurr e shklet nder ne,
Drue se keq kishte me i ra;
Pse shqyptaret kane ba nji bè
Bè te madhe ata kane ba:
Per Shqypni ne lufte me rra,
Me rra n'lufte me krajl e mbret,
E kur bjen ne lufte shqyptari
Lidhe me bese ai ndermjet veti,
E din hasmi se aty pari
Shungullon toka e gjimon deti:
Se bijn krenat fushes s'mejdanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:01 pm

Jemi ne Shkodren e viteve 1935-40. Si kudo edhe aty qarkullojne idet e reja e te vjetra simbas shkollave e gjeneratave. Gjergj Fishta ishte nji njeri i njohur ne popull per humor e thjeshtesi. Ai ndalonte e fliste rrugeve me lypesa, femije, gra, plaka, studenta, hoxhallare, etj. dhe per secilin kishte cka te thoshte. Nji dite, nji grup studentesh ne rruge, para Kafes se Madhe, jane mbledhe e po flasin e diskutojne gjera te forta, tema filozofike. Ishin studente te ardhur per pushimet dimrore nga Roma, Vjena, Parisi, etj. (Shkodra e viteve 35-40, perfytyroni veshjet elegante te asaj kohe....)
Ne kete kohe po kalon andej Fishta ose Pader Gjergji, sic e quanin populli.

Nji nga studentet, i cili ishte i shquar per "zotesi" e "kulture" te larte, e i brymosur pak me materializem, i thote shokeve:
-- Ndigjoni shoke. Kam me i ba Pader Gjergjit nji pytje te forte e kam me e nxane MAT... S'ka me dite ka me ia mbajte i shkreti... - e po zgerdhihet studenti me shoket e vet.
E mire, afrohet Fishta e pershendetet buza-gaz me studentat, e i pyt si ia kan kalu me mesimet, etj. etj. Por studenti ne fjale gjen rastin dhe e pyet:
-- Pader Gjergj, a muj me te ba nji pyetje?
-- Po si jo Djaloc, mundesh... po te ndigjoj - thote Fishta.
-- Pader Gjergj, - thot studenti, - Ju fetaret thoni qe pas vdekjes se njeriut, shpirti i tij fluturon prej trupit...
-- Po - thote Fishta, duke buzeqeshe, - ashtu themi na fetaret, pse a je kunder a?
-- Po mire, thote studenti, - tash po ta baj pyetjen... Nese nji njeri sapo vdes e marrim dhe e fusim shpejt ne nji arkivol, e kete arkivol e fusim ne nji arke te madhe prej plumbi, e kete arke prej plumbi e fusim ne nji arke prej bakri, e kete arke prej bakri e fusim ne nji arke prej celiku, e mbyllim mire e mire... Nga ka me dal shpirti k'tu o Pader Gjergji? A ban me m'kallxu?...
Edhe mbaron pytjen studenti, e u buzqesh shokeve fitimtar...

Pader Gjergji buzeqeshi disa sekonda dhe i thote qetesisht:
-- Ndigjo djalosh i mire... Ti me sa po shoh une, ke ne krye nji borsaline... nen ate borsaline te bukur i paske do floke bukur shume te dendura, bash si shtellunga leshi te dashit rude... nen ato floke si shtellunga ke nji lekure te trashe te kryes, nen ate lekure te kryes, ke nji kocke te forte si guri (kafka e kokes), nen ate kocke te kryes, ke nji cipe ma te holle qe mbulon trunin (trurin) tand, qe ashte ai qe mendon njeriu... A po din me m'tregu ti more student i dashtun po ty si te dul (doli) e nga te dul kjo pyetje e marre, a ban me e dite?... Studenti mbeti e s'dinte cka me thane.

Ne kete menyre Fishta iu pergjigj studentit "filozof", e shkoj ne pune te vet. Studentat e tjere ngelen goje hape, e fillun me qesh masandej me fjalet e Pader Gjergjit te pamposhtur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:02 pm

Gjergj Fishta

Lindi ne fshatin e vogel Fishte te Zadrimes me 23 tetor 1871. Jeten e filloi si barì. Por shume shpejt , kur ishte 6-vjecar zgjuarsia e tij i bie ne sy famulltarit te fshatit, i cili e dergon Fishten ne Seminarin Franceskan te Shkodres. Me 1880, kur hapet seminari ne Troshan, ai vijon ne kete shkolle. Ketu ai shfaqi trillin poetik. Me 1886 dergohet per studime ne Bosnje. Vitin e pare e kaloi ne Gucjagore afer Travanikut. Mesimet filozofike i mori ne kuvendin e Sutidkes, ndersa ato teologjike ne kuvendin e Livnos. Te kesaj kohe jane edhe "Ushtrimet e para poetike". Me 1893 i kreu studimet shkelqyeshem.

I formuar ne periudhen e Rilindjes sone kombetare, poeti yne Gjergj Fishta eshte nje nga vazhduesit me autentike dhe te drejtperdrejte te saj, shprehes i idealeve atdhetare dhe demokratike ne kushtet e reja qe u krijuan ne shekullin e njezete.Menyrat e pasqyrimit te jetes, ne krijimtarine e tij, jane vazhdim i natyrshem i teknikes letrare te Rilindjes, ku mbizoteron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri me 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip te franceskaneve. Ne janar te atj viti ai behet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqerise "Bashkimi", te cilen e drejtoi poeti atdhetar Preng Doci. Me alfabetin e kesaj shoqerie u botuan edhe krijimet e Fishtes te kesaj periudhe. Me 1902 emerohet drejtor i shkolles franceskane ne Shkoder gjer atehere e drejtuar nga klerike te huaj. Menjehere ai fut gjuhen shqipe si gjuhe mesimi ne kete shkolle. Arrin te botoje kenget e para te "Lahutes se Malesise", kryeveper e poezise epike shqiptare, me 1904. Me 1907 boton permbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", me 1909 permbledhjen lirike "Pika voeset" me 1913 "Mrizi i Zanave".
Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Me 1908 ai mori pjese ne Kongresin e Manastirit si perfaqesues i shoqerise "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punen e Komisionit te Alfabetit.
Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise ai e kishte pritur me entuziazem te vecante, por Luften Ballkanike dhe Konferencen e Ambasadoreve me nje brenge te madhe. Shkodra, qyteti i tij, te cilin kerkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte ne duart e fuqive nderkombetare. Brenga dhe entuziazmi duken ne poezite, por edhe ne shkrimet publicistike qe boton ne revisten "Hylli i drites", reviste letrare-kulturore, te cilen e themeloi ne tetor 1913 dhe u be drejtor i saj. Nen pushtimin austriak boton gazeten "Posta e Shypnise" (1916-1917), me 1916 themelon, bashke me Luigj Gurakuqin, Komisine letrare qe kishte per qellim krijimin e gjuhes letrare kombetare.
Mbarimi i Luftes se Pare Boterore perkon me pjekurine e plote te personalitetit te Fishtes si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjate vitit 1920 eshte sekretar i pergjithshem i delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris. Ne dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodres. Ne prill 1921, ne mbledhjen e pare te parlamentit shqiptar zgjidhet nenkryetar. Si nenkryetar i Parlamentit kreu veprimtari te denduara politike. Merr pjese ne Revolucionin e Qershorit 1924. Perndiqet pas rikthimit te Zogut ne Shqiperi. Vitet 1925 e 1926 i kalon ne Itali. Nderkohe, krijon, boton e riboton pareshtur. Te kesaj kohe jane edhe pjesa me e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit ne Shqiperi nis etapa e fundit e krijimtarise se Fishtes. Kesaj etape i ve vulen perfundimi e botimi i plote i "Lahutes se Malesise", (1937).
Per veprimtarine poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime te ndryshme. Me 1931 Greqia i jep dekoraten "Foenix". Me 1939 Italia e ben anetar te Akademise se saj.
Vdiq ne Shkoder me 30 dhjetor 1940.

VEPRA
Poezine e pare Fishta e botoi ne "Albania", me 1899, me pseudonimin E popullit. Gjate veprimtarise se dendur botuese, e cila, pervecse ne librat u publikua edhe ne 15 gazeta e revista te kohes brenda edhe jashte vendit, veprimatia e tij perfshin 40 vite te jetes, ai perdori 24 pseudonime.
Si krijues Fishta, ne radhe te pare ishte poet. Perkushtimin me te madh e pati ndaj epikes. "Lahutes se Malesise", vepres se jetes, ai i kushtoi 40 vjet pune. Ndersa vepra tjeter epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotesisht ne shtypin periodik. Tonet e madherishme heroike, burimesia e paperseritshme e perfytyrimeve, shqiptaresia ne dhenien e mjediseve, heronjve, rrethanave qe kane bere qe Fishta, si epik te quhej "Homer i Shqiperise". Nderthurjet e ndryshme te mitologjise me realitetin, ashpersia e stilit , mendimi i fuqishem filozofik, dramaciteti i vepres kane bere qe Fishta te krahasohet ne kete leme me Geten e Danten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:02 pm

Gjergj Fishta


Fragment i Zgjedhur


N'mos i paca mendt mbi hatull,
Mali i Zi e ka i vorr n'shpatull.
Venu shej ti fjalve t'mija,
Pse do t'vije po lum zotnija,
Koha n't'cilen Shqyptarija,
Zoje n'vetvehte ka me dale,
Por m'fal faj'n ti per kete fjale:
Mal i Zi ma s'ka me pase,
Serbi vella do ta humbase,
Pa kqyre t'drejte paa kryre arsye,
Serbin shqype ke mbi krye.
Ka me t'lane ky i dite pa sy,
Thelle n'rrashte, po t'ue t'i gerrye,
Se kshtu ecte ne shekull lodra,
Ulu maje e cohu kodra...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:02 pm

Gjergj Fishta


Burrnija


Qite dhambet perjashta, por si lata t'prehta
Zgaverr kerrciket e plasarit shtanguem,
Kosen peshtetun permbi kocka t'ngrehta
T'cepit t'shpulpuem,
Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit,
Zymte e me i hije t'trishtueme, t'permnershme
Lshue kraheve' i haver t'zeze, si re thellimit,
Rrin Deka e tmerrshme.
Prej avisit t'humnereve t'zgavrueme
Kthellet ne rrashte te thate, plot mizori,
Te hapet terthoren e natyres s'krijueme
Kundron ne mni,
E idhte asa' i kercenohet. Nji t'perqethet
Acar, at bote, natyres i shkon, n'per tejza,
Amull te cilet mbrende ia ngurron te njethet
E jetes nder fejza.
Me u zbe nise rrezja shi n'krue t'vet shkelqyeshem
Bres dryshku njeshet, n'ate shauret mbi rrota
Se moknes s'rrokullis e boshtit rryeshem
I vjen rreth bota.
Felgruemun njerzit nen tjara struken;
Per nen kunora pshtimin ato lypin!
Depertojne rete e nalt kah qiella zhduken;
N'andrra t'dheut zdrypin.
Por kot. Mizore ajo kose t'vet ka sjelle,
Shungllon thellimi per nen kupe t'Empirit;
Gjarper rrufeja lvitet neper qiell
E nen kambe te nierit.
Kthelle shperthe gjini i tokes. Tue bulurue
Gugson vullkani zhari, flake e shkndija;
Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue,
Uleron stuhia.
E para dekes, ate here, bijne rob e mbreta;
Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen;
Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta
Ka' ajo sjell kosen.
T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj,
E mnert kah kosa cepit t'dekes te shkulet;
Kah m'kerdhokla londit kerciku i saj
Shekulli perlulet.
Vetem s'perkulet para Dekes njai trimi,
N'zemer t'cilit nuk randojne pune t'liga,
E qe s'e ndale ku ate ta lype perlimi (detyra)
As paja as friga.
Per nen mburoje t'ndergjegjes s'vet t'kullueme;
Atje n'kufi t'Atdheut ase n'truell
T'elterit shenjte, pa u tute, ai dekes s'shemtueme
I rrin kundruell.
Perpara tije shkon moti t'uj u endun:
Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da;
Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'permendun
Kane per t'u pa.
Por, ngule ai synin n'ideal t'naltueshem,
Si' i kep, qi vala smundet n'det m'e e lkundun,
Sido qit t'daje ndeshtrasha e dheut t'mjerueshem,
Ngele n'vend pa u tundun.
Jo po: as n'flake t'armeve nuk veton ai sye,
As buzes humneres nuk i dridhet themra:
Sheklli, po, mbare me pase per t'u shperthye
S'i ban lak zemra.
Rekton mbare jeta per nen fyell t'kercik'e
Te dekes s'shemtueme, s'permnereshme mizore:
Vetem BURRNIJA - nje BURRNI celike
Asaj i rrshet dore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:03 pm

METAMORPHOSIS

Qe besa, or burra,
Nuk dij kah t'caje,
Mbasi do t'thirret
Sod derri daje...
Me anmiq t'ShqypnÃ*s
Un pa u frigue
Mjaft jam, i mjeri,
Kacagjelue.
Pse kam pase thânun
Deri sivjet:
Lum aj qi shkrihet
Per atme t'vet;
Edhe kam pritun,
Mbas ktij mendimi,
Trimnisht per atme
Ç'fare do ndeshkimi.
Por tash, t'a dini
T'tâne rreth e cark,
Se mue m'ka hi
Sod lepri n'bark.
M'âsht bâ shtupe zêmra,
E m'la trimnija,
Si jam tue njoftun
Se c'm'qet Shqypnija...
Po, po; kujdesi
Per Gege e Toske
Mue sod m'ka hjedhun
Si hút n'kete prroske,
Kû, ndêje harû
Si dac n'govigj,
M'jane bâ, qe besa,
Kerciket si vigj,
E shtati tjeter
Porsi dege pishe,
Thue se kam hanger
Haram gjâ kishe.
Si me pase lé
M'ndo'i knete n'Zejmên,
A me pase ndêjun
Tue tredhun qen.
Ehu! t'kishe shkue
Pak mâ kadale,
S'kisht' kêne nevoja
Me tjerre ktû fjale;
Persè ishe mà jun,
Si mâjet njala,
E punue m'kishte
Kuleta e fjala;
Porsi njatyne,
Qi ndêje n'ShqypnÃ*,
Kujtojn se gjinden
Shi n'Australi;
E per dhé t't'Parvet
S'u bjen nder mend
Me sa per kpurdha
Qi bijn n'dervend.
Ata, eh t'paca!
Kane spaten n'mjalte,
E si balona,
Per dite mâ t'nalte:
Per dite t'u mâjun,
Si mâjet njala,
U punon m'shekull
Kuleta e fjala.
As per pune t'ême
S'kane t'lodhet, hae i keq,
Me sá druen halen
Se i there n'perpeq.
E pse, pra, t'rrekem
Pa i bâ gjâ kuje?
Persè t'a mbaje
Un shatin n'uje?
A thue dishroni
Prej ktyne s'ligash
Gjithmone me m'pamun
Si t'pimun shtrigash?
Ehu jo, bre burra,
S'kam lé per s'teprit!...
Mâ mire u rrnueka
Me zêmer t'leprit...
Kam dá, t'a dini,
Me vjete t'sivjetit
Me u shporre Shqypnijet,
Me kêne i vetit.
E dij se kini
Ju t'gjith me m'shá,
E se me m'thirrun
Mâ s'kini vllá;
Por n'dashte; le t'thohet
Se dredhoi Leka,
Vec kurr mos t'thohet
Se ka mbete Leka.
T'a dije Shqypnija
Prá, e sheklli mbare,
Se mâ mbas sodit
Uu s'jam Shqyptár,
A ndiet, Zotni,
Qi rrini m'shkam?
Un mâ me sodjet
Shqyptár nuk jam.
M'thirrni si t'doni
U tham: Urdhno!
Zulù m'a njitni...
Shqyptár, por, jo.
Per mue Shqypnija
Kufij mâ s'ká,
Nuk kam kund atme
As fis, as vllá,
Fis kam mâ t'fortin
E vllá bujarin,
Per atme barkun,
Per erz kam arin.
Prandej, mbas sodit,
Kur t'm'leverdisin
Un kam me shndrrue
Sá here t'due fisin.
Kshtû, kam me rá
Un n'mbramet Grek,
Kam me ndjehe n'nesret
Shkjá ja Zejbek.
Dér sod kjec dhanun
Per gjuhe shqyptare:
Por shka, me sodjet,
Per mue dalet fare.
Per mue jane baras
Si buke si pane,
Por due qi gjindja
Pa tê t'mos m'lâne.
Persè vec shqypja
Do fole n'ShqypnÃ*,
(Si duen me thânun
Nji pale zotnÃ*),
Kur me 'i gut'n Morgen!
A kali imera!
Me 'i dobra vecer!
A buona sera!
Mue punet te tana
M'hecin per fille,
E dér morrizi
M'qet drandofille?...
Luftet e Kastriotit
E t'Dukagjinit
Un kam me i mbajtun
Per dokrra hînit.
Sot per mue Leka
E Skanderbegu
Jane Palok Cuca
E Jaho Begu.
Mâ s'kam me i qitun
Zavall un krés
Per krena t'vendit
As per t'pare t'fés;
Kushdo per mue
Le t'jét i pár:
T'jete dreq me bryna,
Por jo Shqyptár.
Pse krejt sod jeten
Un ndrrue e kam,
Kam lé per s'dytit:
Shqyptár mâ s'jam.
E prej se s'dytit
Kam lé sivjèt:
Kurdo t'pagzohem
A t'm'bâjn synèt,
Un due t'm'a njesin
Pantaleone
Pse mbare bjen fjala
Me napolione.
Pantaleone,
O 'i tjeter êmen
Qi t'dáj se mashkull
Nuk jam, as fêmen:
Taman si duhet
Shqyptari t'jét,
Qi don me pasun
Kuleten xét.
Tash bjer kavallit,
O barku i êm,
Porsi bylbyli
Qi kndon mbi gêm!
Persè me sodjet
Nji jete e ré
Do t'xâje filli
N'ShqypnÃ* per né.
Per né xén filli,
Po, koha arit,
Sod qi i rám mohit
Rodit t'Shqyptarit.
O i lum ti i lumi,
Si padishÃ
Tash ké m'u lkundun
Mbi ndo'i sofá.
Per né mbas sodit
Per cdo pune t'liga
Nuk do t'na marre
Mbi shekull friga.
Kemi per t'kênun
Si hy mbi toke,
Kem' per t'zotnue
Pa dhimbe mbi shoke,
Kemi me shkelun
Mbi rrashte t'Shqyptarvet,
Tue là ne mbas krahit
BurrnÃ*n e t'Parvet.
Tjeret kane m'u ushqye
Me lakna t'veja.
Me shlline (n'i pacin,
Medjè, dhênt plleja),
Ti ké me rrue
Bibâj e pata,
E makerona
Edhe sallata.
Tjeret kane me shkimun
Edjen me hirre;
Ti, vec a mundesh
Shampanje e birre.
Pa lodhe na menden
Per dhé e gjuhe t't'Parit,
Kem per t'kêne cmue
Prej zogjsh s'Shqyptarit.
S'ka per t'ngrane palla
Pse t'digjet ara
Ase mos t'gjindet
Kund rrushit fara.
Kúr per tý greza
Bâjn malit bungat
E mjalte per tý
Kullojne dér cungat.
Ehu! dy germaza
Sod kjece tue dashte
E 'i plandc lastiket
Krejt mbrende e jashte:
Kjé at-here tu' u zgjâ
Ti sá koteci,
E tu' u kuqe hunda
Mue m'kje si speci.
Oh! Kúr t'xâsh filli
Me vû ti strehe,
Sa t'u ngjatjetat
Ké per t'i njehe!
E ka me u gjetun
Ndo'i fare Orfeut
Qi lavdet t'ua
T'i a kndoje dheut.
E ti, tue qeshun
Kange e kangtár,
Tash mban perkthesen:
Nuk jam Shqyptár
Mandej, kúr plakun
E lodhe prej vjamit,
Ké m'u dá shekllit,
(Per sherr t'Adamit),
Njata qi zhaben
N'kete jete t'a rrasen
Kshtû kane me t'shkrue
Mbi vorr ty rrasen:
"Ktû njaj fatbardhi
Âsht tue pushue
Per Fé e per Atme
Qi pat jetue."
A thue se âsht vorri
Bash i Spartanvet
Qi n'Thermopila
Bâne báll Persjanvet...
Prá, bjer kavallit,
O barku i êm,
Porsi bylbyli
Qi kndon mbi gêm!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:03 pm

SHEN FRANÇESKU I ASIZIT

1. Prej s' pangishmes ûjes s' arit,
Qi trazon nierin ne zêmer,
Prej dishirit t' mbrapshte t' krenarit
Qi me i vû vllazent nen thêmer,
N' ato t' mesmet t' egrat mota,
Kúr nen dhune e Drejta prâte,
Para Hy'it randue isht' bota,
Edhe mnêrshem n' terr ofshâte,
2. Ishte bâ, po, ligje krenija,
N' khetra t' fortit kjate i drejti,
N' vend sundote paudhnija,
Zot mbi gjâ isht' bâ dorshpejti.
M'arme m' shoshojn gjindja mberthye,
Lott e shkeluna te t' mjerit,
Keq kunora edhe perlye
Lypshin gjyqin kundra njerit.
3. Kur qe, ndiehet prej Parrizit
Nji 'i ngushllueshem zâ qielluer,
Serafinit t' lum t' Asizit
Qi me i thânun keshtû muer:
– Shpija e ême âsht tu' u rrênue:
Çou, Francesk, shka rrin tue pritun?
Çou, Francesk, tash pa pritue,
Edhe shpin shko me m' goditun! –
4. N'ate fjale t' ambel t'PernedÃ*s
Shpejt Francesku po i rrin gati;
I a kthen shpinen gjâs e shpÃ*s,
Petkat trete qi ja dha i ati,
E me 'i thes te vrashte ai veshun,
Edhe m'kambe pa mbathun gjâ,
Me nji t' ashper litár njeshun
Fushes e malit thote me zâ:
5. – Deh! Ndigjoni, o t' bijte e ni'rit:
T' gjithe n' Tynezone ju vllazen jini;
Per jete t' gzueshme t'nalte Empirit
Gjân e shekullit n' mnÃ* t' a kini,
Perse vec me pervûjtnÃ*,
Perse vec n' vobsi t' shêjtnueshme,
Perse vec me dashtunÃ*
Gezon nieri n' jete t' amshueshme.
6. Kshtû i Asizit Serafini
N' dashtnÃ* shêjte ndeze, kendote;
N' ate zâ t' ambel Apenini
Ane e kand per máll jehote;
Edhe e ndiente zaje e djerre
Mal e fushe, pshatra e gjyteta,
Zâ'n e ndiente shpend e berre
Sheklli i ndjeu kto fjale t' verteta.
7. E qe u shkrehen armet mizore,
Me anmiq u vendue besa,
U fashiten mnÃ*t gjaksore,
Edhe humbi n' ate zâ resa;
Dashtunija e ligja e Zotit
Xûne vend prap permbÃ* dhé,
Krishtenimi, si 'i here motit,
U pertri krejt n' jete te ré.
8. Shprese e ambel i u cil robit,
Qi n' travaje rrite tue kjá,
Pse bujari lott e kobit
Me dore dhânse xû m' i a dá;
Edhe xûni m' i u pastrue
N' ftyre kadifja vashvet t' reja;
Xû kunora me u nderue
Gjithmone shêjte si e nep Feja.
9. Edhe ate here, bujare e mbreta
Lane pellazet e madhnueshem,
I lane trimat armet e veta
E n' kuvende te mjerueshem,
Prej dishirit t' sendve t' epra,
Ne vobsÃ* s' cilles i u kushtuene,
Me Silvestra e me Gjinepra:
Ata bashke u vllazenuene.
10. N' mal t' Alvernes n' nji ag dite
Krejt Francesku marre n' Tynezone
N' per vedrime te nji drite
Po skjurton si atje mâ vone,
Per nen hije t' Flamrit t' ti
Vec mbi Fé e skam naltue,
Isht' tue dale nji fis i rÃ*
Luftet e Zotit me luftue.
11. Po skjurton Bonaventuren
Qi, me vape t' nji Serafimit,
Mendes s' nierit i a shtron uren
Per me u kape te kroj i Amshimit
Po skjurton, po, edhe Dun Skotin,
Cilli anmiqt e Asaje, qi n' Zêmer
Per nande muej e barti Zotin,
Mende-kthiellte i vû nen thêmer.
12. Ezelinin, nieri t' dhunshem,
E sheh n' gjûj perpara Antonit,
E sheh mushkun trÃ* dit ûnshem
Tu' u perkulun t' Pergjithmonit;
Edhe sheh sá prej Eufratit
Prej se lémes m' t' rame t' di'llit
Sá i bekuem âsht petku i Fratit,
Rrezet ky kah lshon t' Ungjillit.
13. Edhe i njeh sá bijt e tÃ*
Fén e Krishtit t' ameshueme
Me gjak t' vet e bâjn dishmi
Nder krahina te mjerueme;
Sheh prap kryqa edhe tjara
Se n' krahnuer e permbi krye
Bijve t' skamit per pune t' mbara
Jane per kishe tuj u shkelxye.
14. Zêmer-knaqun n' kto vedrime
Xên me kndue Francesku ate hera:
– Zot i Madh e plot ngushllime,
Tý te kjofte lavdi edhe ndera!
Levdue kjosh per rreze t' diellit,
Levdue kjosh per hâne t' argjânte,
Levdue kjosh per hyj te qiellit,
Levdue kjosh per t' kthiellte e t' vrânte! –
15. Mbi krah t' tij, ndeje zogu i veres,
E percjelle ate kndim t' hyjnueshem,
Edhe i ambli flladi e eres
E perkthen n' per gjeth t' blerueshem.
Larg e larg n' per hapesire
Prej se kthiellte p'rhere Qytetit
Tue ardhe ndihet nji kumbe lire
Porsi e paqta vala e detit.
16. E nji Êjll nder Serafima
Nji mâ n' shêj, si drita e larta,
Tuj u djergun si vetima,
Per krah t' tij rreh fletet e arta,
E me rreze te bindueshme
M' trup t' shenjueme, kah e priri,
Njato varre i a la t' hyjnueshme,
Prej kah rodh per né gjith hiri.
17. O ju t' bijt e ktij t' Vobegut,
Êmni i t' cillit tu' u permendun
Ndihet malit edhe bregut,
Kahdo rrezja t' shkoje tu' u endun,
Me ftyre t' cilte ju kqyrnje dhén,
Pse njerzimit, humbe n' mes t' territ,
Me dashtnÃ* tue mbajtun Fén,
Mproje u bât ju kundra ferrit.
18. Jú edhe i vorfni prind u ká
E i papasni n' ju gjên ndihmen;
Lott atij, qi rrin tue kjá,
Ju i a fshini e zbutni dhimen.
Ju n' pellaza e n' ksolle t' bueqarit
Pagjen shêjte gjithkah coni,
Per nen thêmer te krenarit
Me u ndrydhe t' ligshtin nuk e lshoni.
19. Gajret, pra, nder sá t' veshtira,
Qi u pershkohet n' kete toke jeta,
E amshueshmja perse e Mira
E ka dá nder kshille t' veta,
Se me skam e pervûjtnÃ*,
Me dashtnÃ*, qi âsht prej Parrizit,
Ka me ngjate p'rhere me lumnÃ*
Urdhni i Vobekut t' Asizit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:05 pm

P A T E R GJONI

Ç' po vrret Zâna e Miliskaut:
Ah ! shue kjofte kjo fara e Shkjaut,
Qi, qse ra m' Ballkan mâ s' parit,
Vardise âsht fisit t' Shqyptarit,
E pa gjygj pa ndo 'i arrsye
M' toke e m' gjâ per dite me i grrye,
M' pushke e m' top edhè tue e msy,
Nuk e la me cue kurr krye,
S' e la drité me pa me sy.
E as te keqen s' i a ká dá:
Mare Shqypnin ne gjak ká lá !
Jo, po, Shkjau âsht njaj lugat,
Qi here s' laegut, here per ngiat;
Rrin e gjuen pesha m' Shqyptare,
Mos me i lâne me u sjelle kurr mare:
Gjalle me i bâ me hi nen dhé,
Me pêng shtruet me dore me bá,
Vên Shqyptaret gúr e kufi
Per me dijte se kû se kû âsht Shqypni,
Kû Serbi, kû Mal i Zi:
Çohet Shkjau e gurt u a lot,
Thue 'imend aj m' Shqypni âsht zot.
Duen Shqyptaret pûnen me kape ?
Ngrifet Shkjau pûnen u a prape,
E u a zjerre tregun prej dore,
E u a mêrr gjaksit me ndore;
E i pabese edhé mizuer,
Ftyren zymte, synin terthuer,
Tjeter n' mend s' shkon tue perblue,
Vec Shqyptaret aj si me i shue:
Si atê Zoti e paset marrue.
N' toke, e n' gjâ, e n' djale, e n' grue:
Hângert vedin, Zot, me dhame !
Hik, moj Zâne, mos t' rrijm tue name,
Pse kjo nama isht' arma e t' ligut,
E s' i a trêmte sy' n anmikut,
Vec se e bâte ajo me qeshe
N' mos me qeshe, po, me u ngerdheshe.
S' e mûn luften, besa, nama,
As s' e mûn, jo, vaji er gjama,
Dokrrat thá tue perpushe n' hi;
Por nji zêmer plot trimni,
Por nji pushke me barot t' zi,
Por dishiri per liri,
E nji bese e forte celikut,
Mos me u thye kjo m' balle t' rrezikut,
Mos me u lige n' sy t' metalikut:
Si e kan pase besen Shqyptaet;
Qi s' lane hasem per pa carte
'Kur kta, lidhe me bese te Zotit,
N' ato kohet e gjergj Kastriotit
Bijshin n' lufte per atme e Fé,
Kû me Turk e kû me Shkjé.
Pêsqind vjet, po, kan kalue,
Se pa zot na kem' k6ene lshue
E qi ndihme pa pase prej kuej
Gjithmone gri jem' me gjind t' huej.
Me gjith kta, prap gjalle, se gjalle:
Zhyt e myt e del ne zà ll;
Shumkush gojen, po, e pat hape
Kin' Shqyptaret aj me i percape
Me i percape e me i perpi,
Krejt me i hupe me gjith Shqypni;
Por kurrkush s' mujt me i perdi.
Nuk perdihet, jo, Shqyptari,
Me sa gaca ndezun zhari !
S' do t' muje me i perdi pra, as shkjau,
T' kete ky bryna, si ká kau.
Po ti as ndien moj Shto - Zot - Vallet !
Si gjimojn prrojet e zallet,
Kah Shqyptaret jâne t' u perlá
Fyt - a - fyt n' Sutjeske me Shkjá ?
Flutro i here, moj sy - qershi,
Edhe del m' at Harami,
Per me pà ti e per me ndi
Si luftohet ne Shqypni
Per Atdhé, po, e per liri.
Jo, po sod, besa, moj Zane,
N'at Sutjeske kishe me thâne,
Se shum gjak prap ká me u bâ:
Pushka e topi enè s' ka prâ.
Shmange jâne, po, Shqyptaret rrâze bjeshkes
Malazezt jane rrase Sutjeskes,
Kû po djegin stane e shpija:
Por, me keq s' merret Shqypnija.
S' merr Shqypnin kush cak me cak,
Pllame per pllame per pá e lá n' gjak !
Ke c ' do mal aty â 'i kalá,
Ke c' do burre aty â 'i luâ,
Qi msyn vetun njiqind vete,
N' mos me i mârre, po, per me mete;
Persé jeta pá liri
Per Shqyptare po isht' mort i zi:
Mâ mire deke se ne robni,
Edhe kqyr, moj hajmali
Moj bel - holla rrite nder gurra,
Kqyr nji here ti njata burra,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:06 pm

Ashtû hapin kan shpejtue,
A dro jâne krushq e darsmore,
Nise per nuse me kunore ?
Jo, prá, s' jâne krushq as dasmore,
Nise per nuse me kunore:
Ata jane do Leke t' Malcis,
Qi n' kushtrim te Pashes s' Gucis
Prej Vishnjevet na jane cue
N' at Sutjeske n' lufte me u flakrue,
Per me deke, a per me pshtue,
Si prej Zotit t' jete gjikue,
Gjalle Shqypnin por mos m' e lshue.
Vec ti a e njef njat guna - zi,
Qi me at cete burrash perzi,
Pllojce litarin lidhe per i,
Kamben zdathe, kryqin ne gji,
E here mbrapa me vogjli,
Here perpara me Krén t' vendit,
Hapin theke ká atij dervendit ?
Aj âsht, Zâne, Frati i Kelmendit,
<> qujtun êmnit
Qi, per krah me famulli,
Asht tue dale aj vete n' ushtri;
Si detyre qi e ka 'i bari,
Grigjes s' vet kurr mos m' i u dá
N'asnji shtek e n' asnji vá,
Neper t' cill' n Ora t' a qese:
Bashke me tê me kndue e me dnese !
Ky, po, kur kushtrimi u lshue,
N' kishe t' Vishnjeves kisht' pase qillue,
Tue thâne Meshe, tue predikue,
Tue rrfye gjinden, tue kungue;
Se Vishnjeve e Gjenoviq
At dite feste lutshin me miq;
Edhè n' kohe t' cilave t' mdhá
Shkue ne kishe ki' n burra e grá:
Famulli e miqasi:
Lá e ndrrue e mire kandrite,
Tue kendue e pushke tue qite,
Si âsht zanati i njasaje dite.
Kur, qe Mesha at here tue krye,
Dikush vrret sa ká n' krye,
Mbi Vishnjeve, m' nji curr te zi:
Kushtrim, djale, ka nji per shpi
N' at Sutjeske me dale n' ushtri
Se âsht kah rraset shkjau n' Guci !
Edhè shpraze nji pushke p' r ajri.
Aty trimat m' kambe jane cue,
Kan rroke armet e jane bashkue,
Shoq me shoq kan kuvendue:
Si t' i a bâjm e tek t' i a bâjm ?
A te shkojm a mos te shkojm ?
Se, per Zotin, lavdi i Zotit !
Zên e thote Uc Gjoka i Hotit,
Me nji zâ porsi tue palle,
Edhe kshtû s' po jet kush gjalle
Né ket t' mjeren moj Malci,
Tuj u vrá me Mal te Zi,
Here per dam, here per hajni,
Kû per shtek, kû per kufi:
Me tê vritu ne Kerrnice,
Me tê griju n' Podgorice,
Preju n' Shpûze, preju n' Pllanice,
Sod n' Guci neser n' Pervi:
Na shkoi moti si â mâ zi.
Fyt - a - fyt me Shkjá t' u pré,
Si per s' tepermi t' ki' m lé.
Prandej, burra, un kish' me thâne,
Se kjo pûne per sod do lâne.
Sod po e kä Turku me Shkjá:
Lpijshin kryet e xjerrshin syt !
A dro shtrêjt i kemi blé ?...
T' i haje dreqi Turq e Shkjé !
Jo, po, ti Uco, mire po flet,
Vocerr Prêci po i a pret.
Se te vritna na me Shkjá,
A dro hajr kemi per t' pá ?
Na n' robni se ne robni,
N' robni t' Turkut s' ká mâ zi,
Qi né giûnin na ma m' bark,
E na repe lkuren pa cark:
T' repe e t' zdeshe e s' t' lên me kjá:
Gjithmone sherr, gjithmone belá.
Mire, mor burra thote Curr Ula.
Por, si m' dán neshtrasha mue,
Thom se Turku ká marue,
Edhé giate, thom, s' ká me shkue
E tash del kund ndo 'i sy - cark
Qi atij shtjelmat i a vên m' bark
E t' a hjedhe kryepicingul
Jo mâ kndej se ne Mosul.
Mjesa Shkjau, po bâni e hini
Ne Shqypni, burra, t' a dini,
Se aj ktij vendi mâ nuk del:
Se né 'i here na vên m' cengel:
Se kush pshtue t' i kete cengelit,
Po t' a con mù m' shkalle t' gabelit
Ke s' do t' kete fis as Atdhé
E as s' do t' kete aj nji pllame dhé,
Per me pase kû me u vorrue,
Eshtnat s' dekni me i pushue...
Vocerr Deda si t' u talle:
Prit, gomár, sa t' dale bár...
Pêsqind vjet kan shkue me rend
Se na t' kshtênet bâjm palle me mend:
Sod shkon Turku, mot shkon Turku:
I âsht grise xhoka, i âsht shtjerre qurku.
Po, por Turku, Turk se Turk,
E me xhoke, besa, e me qurk,
Aj po t' rri ktû mrende terfurk:
Bár e co me kosha e trina,
Bjeri t' kshtênit sa i ha shpina.
Prandej mire, thom un, na del
NE ket pune mos me u kape tel;
Por miqsi edhè Famulli
Tash nji here me shkue ne shpi
E me shtrue petlla e raki
Ndo 'i ferlik prap me shkatrrue,
Mbasi feste po ká qillue:
E mandej tash bisedojm
Se a te shkojm a mos te shkojm,
M' e lâne kryet per Turk e Shkjá:
Kohe per t' deke, gjithmone, tham, ká.
Pater Gjoni, at here, t' kecej,
Dejt e ballit ngrefe si hej:
Po a 'i mend burrat e Malcis;
Nami e ndera e t' gjith Shqypnis,
Qi, kur rá u ká me qindrue,
Boten mare kan mrekullue,
Si ata luâjt, bre ! tue luftue:
Vendin Shkjaut kan per t' i a lshue,
Pa pushke t' shtime e ndêje harû ?...
Babat t' uej. po. m' at kufi,
Kû sod Knjazi i Malit t' Zi
Shperthye paska. thone, me ushtri,
Babat t' uej, burra te dheut,
Njimend nipa t' Skenderbeut.
Aty vendin n' gjak kan lá,
Bâ aty i kan shkinat me kjá;
Edhè vete trimat kane mete:
Kan mete trimat rrahit t' shkrete,
Pa kêne kjá pa kêne vajtue,
Me ngrane m' ta sorre e falkue,
Gjalle por vendin s' e kan lshue;
Ndersa sod, oh vajmedèt !
M' eshtna t' tyne Shkjau po shklet,
E t' u hjedhe e t' u perhjedhe
Porsi atá mazat nper lame,
Per pa u hi kund ferre ne kâme,
Kush pa i ndjeke, kurrkush pa i name,
Po t' i rrasen mrende Gucis,
Po t' i furen mrende Malcis
E askund hovin per pa e ndale,
M' kalá t' Shkoders kan me t' dale,
Shqypnis êmnin me ja shue,
Shkjá Shqyptarin m' e shartue,
Kanû e bese ketij me i ndrrue,
M' krye << kapicen >> me i a vû.
Ke sod Leket na kan ngurrue;
Edhè n' vend qi n' lufte me rrâ
Plak, i ri e kalamâ,
Hovin Knjazit per m' i a ndale
Vendit t' vet kta zot me i dale,
Neper shpija duen me u talle,
Shtri m' njân bri, duhan tue pi
Mendt te miku e te ferliku.
Mendt te lodra e m' shêj nder kodra,
Si me u talle, si me u gervalle,
Si me i pri vallet te logu,
Si me dajte mâ n' shêj se shoku:
Thue gjâ e tyne s' âsht Malcija,
Vend i huej, thue, âsht Shqyptarija,
E se vllá s' jane turku e i kshtêni
Kahdo shqyp flitet ktij vendi !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:08 pm

E se vllá s' jane turku e i kshtêni
Kahdo shqyp flitet ktij vendi !
Ah ! mos t' kish' kryq e konop
Por te kish' pushke edhè top
Se un, po, vete , po 'i Frat, pá fjale,
Sod n' ushtri do t' kishte dale.
E te mjeren moj Shqypni,
E kercnuen moj Malci
Lshue nuk do t' i kish' pa qander.
E pra krushk nuk jam as dhander,
S' kam per t' majte as bir as bi,
Menden t' kthiellte, fjalen duhi,
Kahdo t' shkoj e bâj Shqypni;
Por pse s' due qi Shkjau mizuer
T' na vêje shpoten aj dikur
E te thote kryq e terthuer.
Se kur rob u bâ Malcija.
Se kur shtrue kje. ofshè ! Shqypnija,
Me thâne shum, nji Leke s' kje gjete,
Per ta 'i pushke me shpraze perpjete,
Por shka t' bâj ? pse as Frati s' vret;
Vec me i nâme a ká kush m' pret ?...
Kam me i nâme, pra, nemos tjeter;
Me i mallkue pa qiri e leter,
Vec me lot te syve t' mi:
Lot me gjak e vnér perzi.
Fill po dal, po, m' at kep bjeshke
Edhé sjellun prej sutjeske
Po t' i shuej me are, me fare,
Po t' i shuej me bjeshke, me vrri,
Po t' i shuej me dhên, me dhi,
E me rob e me robi,
Plak e t' rij, e grue e fmi,
Tate e bir e vllá edhè moter:
S'po t' i u lâ, jo, carâ m' voter.
Kshtû tha Frati. e m' kâmbe u cue,
Shpervjele zhgunin e u shterngue,
E me 'i djale, qi aj vete kish' msue
N' Meshe te Kisha me i ndihmue,
Me kndue leter e me shkrue,
Fill po mêrr shpatin perpjete,
Thue se kâmbve u ka vû flete.
Kur kan pá Leket e Malcis,
Se Sherbtori i Perendis
Fill ká mârre rrugen kah bjeshka,
Per me dalun ke Sutjeska
E m' i a lshue aj Shkjaut at nâme,
Se c' jane dynde trimat ne kâme,
Se edhè toka c' kà mârre gjâme,
Kah jane lshue mbas gjurmve t' Fratit,
Si atà luâjt - o t' u njite shpatit.
Kû vè, Pater - o ! thote Turk Shabi;
Se pá né s' t'punon ty hapi:
Ty pá né, po, e né pá ty;
Na jem' krye, e ti jé sy:
Kah t' na thuejsh, na kem'' me msy:
Kah t' na prijsh na ké mbas vetit,
N' flake te zjarmit, n' uje te detit,
M' askjer t' Knjazit, m' askjer t' Mbretit;
Mjaft qi e lire t' na jese Malcija
Mjaft qi n' drite t' na dale Shqypnija,
Edhè feja te forcohet,
Besa doret mos te lshohet.
Faqebardhe mori Malci,
I a dredhe Frati me njerzi,
Se manà , ne ket Shqypni
S' t' a del kush, jo me trimni,
Me trimni edhe bujari.
Vec shka burra, vete e dini:
Pse zanà t luften e kini:
Se, madjè, ky nieri i shkrete
Mundet n' lufte edhè me mate;
Lufte as darsempa mish s' ká:
Elé mâ lufta me Shkjá,
Ke per sherr trim ka qillue
E rrâjn n' lufte, po, burre e grue:
Prandejpara se t' fillohi,
Bini m' giûj tash e pendohi
Per shka Zotit keni fye,
Q' se mârre kini mend e arrsye,
Edhè un mkatet kam m' u a shlye,
Per pa pase nevoje me i rrfye
Sod per sod; pse lufta s' pret:
M'arme kushtrimi po na thrret:
Vllazent t' one i kem' n' siklet !
Aty trimat m' giûj jane ule,
Kan zhdredhe shall, kan hjekun ksule
Edhè rá Zotit n' pendim,
Pre' atij t' Lumit n' at blerim
Ure - pervûjte kan lype perdlim.
Frati, at here, cue syt prej qiellit,
Shpnesa nierit prej ka' i kthiellet,
Nise uraten me prunji:
O ti i Lumi Perendi,
Ki mishrir, deh ! per kta t' mjere,
Qi ty fye t' kan mâ se 'i here:
Pse n' ket jete, hiri e pa hiri,
Shtate here n' dite fyen edhé i miri;
Por qi kurr shpinen s' t' a suellen,
As jashte vathit t' and nuk duelen.
Kan dale vendit e kuvendit
Kan dale gjâjet e sermâjet,
Jâne da gjindet e bashtinet,
Edhè mârre kan mal e krep.
Kan shkue motin per gazep,
Dikû ngrâne, dikû pa ngrâne:
Mbretin m'shpine e Knjazin m' shpine,
Rrêjte prej Krajlash 'dhè tradhtue:
He, atà e zeza m' i paste mlue !
Pa i diejte jetes as shtek as vá,
Gjithkuej sherrin tuj i a pá:
Me gjithkta mohit s' t' kan rá
E as kurr lavdin s' t' a kan dá.
Ki mishrire per ta, pra, o Zot !
E mos lên qi hasmi sot
T' i bâje dâm; por pshtoj rrezikut
E force epu kundra anmikut,
Qi po u rrin shqype mbi krye
E m' capoj, gjithmoné n' gjak zhye,
S' po i lên drite me pa me sy.
Edhè aty, mbas ksaje urate,
U ká zgidhun faje e mkate.
Thâne, mande' u ka nieri i Zotit:
M' kâmbe tash, nipa te Kastrjotit,
Edhe bini n' flake t' barotit,
Si Shqyptaret qi bijshin motit;
Pse e kem' thye Shkján me ndihme t' Zotit !
Edhè trimat m' kâmbe jâne cue,
Prej Sutjesket jâne fillue,
Jo tue hece, por tue fluturue:
Pater Gjoni tue i trimnue,
Kâmbe per kâmbe me ta tue shkue.
Se c' po u shndrisin m' krah <>
Ç' po u flakojn ne brez << calinat >>,
Xhixhe taganat c' po u xhixhllojn,
Udhes kah hapin po e shpejtojn,
Mos m' e zâne trimat shosho' jn:
Kaq qi atyne mrende nen gji
Gjak e vnér bashke u âsht perzi,
Kah dihasin me meni,
Per me u ndeshe me Mal te Zi.
E kur rá kan terthuer shpatit,
Lulash Ndreu, xhakoni i Fratit,
Se edhé kanges aj c' i a ka thâne,
Tue kendue malit si Zâne:
Po na thone se Malit t' Zi
Petrogradi ja dha fjalen
Me hi mrende ne Shqyptari
Turbull Drini kû rrmen valen;
Edhè m' kâmbe ushtrin ka cue
Ke Cetina Knjaz Nikolla
Malet t' ona me i pushtue,
Kû i bân nâna djelmt sokola.
Por kush tha Harushes s' Verit:
Ne dore t' ande â mare Europa;
Dert mos ki per t' drejta t' njerit:
Si t' duejsh daje copa - copa ?
Cilli Zot tha Shkjaut: mêrr drap' in;
Korr kû s' molle, e miell n' are t' huaja?
Dér kû t' duejsh ti mate hapin;
Shqyptarija â nder duer t' ueja ?
Ah ! kadale, cubi i Cetines !
Pse ti tash ke hase me burra,
Burra lé per cark t' martines:
Do t' rrjedhe gjaku sod si gurra;
Pse Shqyptaret jâne bâ me 'i zêmer:
A me derdhun t' tâne n' lufte gjakun,
A m' e qite te shkyem nen thêmer
Sod tri bojnash n' llom bajrakun.
A kujton se per dhé t' t' Parit
S' diejn me deke t' bijt e Kastriotit ?
A kujton se n' dej t' Shqyptarit
S' vlon njaj gjak qi vlue motit ?
A' i falisun ! sod tagâni
Me gjak t' and ká per t' a shkrue,
Sod n' Europe ka m' u ndie zâni
Se i kuej gjak na â n' dej tue vlue.
Çohi, o bij te Skenderbegut
Turq e t' Kshtêne, mos t' u daje feja !
Çohi e bini n' fushe t' bejlegut,
Tue gjimue ju porsi rrfeja.
T' i a diftojm, po, Gospodarit,
Qi e lodhe ûja ke Cetina,
Se Shqypnija âsht e Shqyptarit
Se m' i a preke nuk lên martina.
M' kâmbe ! Mirdite, ti ndera Arbnore,
Per Shqypni sod me luftue !
Ty Bibe Doda shpate mizore
Sod prej vorrit t' âsht betue:
Me arme n' dore, me zjarm ne gji,
Si e ké pase gjithmone zanât,
Báll per báll me Mal te Zi
Porsi burrat n' lufte m' u mâte,
Lshou, Mbishkoder ! Djelmt t' ue ziri
Me luftue sod me Nikollen:
Mbi breg t' Cemit t'pret Viziri,
Qi pat dynde dikur Stambollen.
Bini ! Toské, ju n' pike te vrapit,
Mos t' u ndalin mal as záll:
Naim Frashri i rá Qitapit
Mos m' e lshue Shqypnin per t' gjáll.
Ju prej Dibret, prej Bishkazit,
Çohi djelm si shqype t' leta !
Kah gjimon âsht topi i Knjazit:
Per Shqypni t' mos t' dhimet jeta.
Mâ mire deke nen dhé m' u kjá,
Se me marre gjáll mbi dhé;
Per dhé t' vet kush deke ka rá,
Aj s' ká dekun, por ká lé.
Burri, Leka e Kastriota
Amanet Shqypnin na e lane,
Amanetin e mban bota:
Shqyptari edhé do t' a mane.
Prá vete ferri m' kâmbe m' u cue
Me sa ceta ká n' at jete,
Shqyptarin na s' kem' m' e lshue,
M' e diejt t' gjith se kem' me mete.
Para, po, se vendit shkulet
Mali i Shêjtit e Rumija,
Se njâj Shkjaut sod t' i perkulet
Rob i shitun Shqyptarija.
Kû jâne t' bijt e Skenderbegut,
Kû jâne t' bijt e Dukagjinit
Shkjau s' do t' shklase, jo, njatij bregut
Dér sa t' rrjedhe vala e Drinit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:08 pm

L E K E T

Keshtû Lulashi tue kndue
Shpat me shpat e prrue me prrue
Shkapercye kan kodra e male,
Kan lâne mbrapa prroje e zalle
Edhé dale kan m' krye t' Sutjeskes.
Kur kan dale m' at krye t' Sutjeskes
E t' kan ndie si n' at rrânze t' bjeshkes
Pushka e topi ishte tue vlue,
E kan pá atá edhè kundrue,
Njegull tymin ajrit cue
Mbi te mjeren moj Sutjeske,
Stane e shpija bamun eshke:
Edhè ndeshe kan cull e grá,
Kah tue hike ishin me gjâ,
T' a kan bâ nji vrrime te madhe,
Si lave ujqsh terbue prej mardhe.
Aty shpraze << hutat >> batare,
T' jâne lshue trimat fulikare
Poshte rrmores: thue, 'i buze malit,
Kpute ndokah, po shâmej zallit:
Keq kje krisma e bulurima,
Kah, lshue vrap porsi vetima,
Flakruen n' lufte Leket e Malcis.
Asht trande Zâna e Haramis,
Si nper t' kthiellt t' shkrepte duhija.
Jo, po: a n' lufte rrâni Malcija,
A po moti ndokah shkrepi,
A se trande token termeti ?
Pvete e mira vete me veti:
Kah prej krismet e poteret
Gjimuen lugjet e humneret
Edhé ushtue ká Vizitori
Zeletini gjâme kah mori.
Ah ! kadale, cubi i Cetines,
Se, me giase, gjygjin kaptines
Mire sa duhej bâ s' m' i a ké,
Kur jé nise e dale m' ket dhé...
Paj ktû po isht' nji vend i eger
E po t' bâshin gjindja fleger,
T'' a kesh dhamin ti 'i percik
Po nuk shkove mbrende per mik.
Po a s' po shef, mor' kopilane,
Se c' po bâhet m' ushtri t' ande,
Tash qi msyn Leket e Malcis:
Si njaj plajmi i njij stuhis,
Qi kah dirgjet Haramis,
Shkon tue shkule brej e catina,
Dermon tbana, shuen bashtina,
Currat rrokullon m' rudina ?
Fjale i kjoshim t' Madhit Zot,
Ç' ká mârre vendi era barot,
Kah, perlá jane Leke e Shkjá !
Mush e qit ata pá dá,
Mush e qit e plumja njit:
Derdhun rrês, e derdhu shpatit,
Struku podit e livadhit,
Rreku, theku, lshou m' pike t' vrapit,
Tue rrahe top, tue rrahe havan,
Tue vezllue shkallme e tagan,
Edhè gjindja tue sharrue
Kush nper prroske e kush nper prrue.
Mendt e krés me t' u dermue !
Mal Kaculi, 'i djale prej fisit,
Mire ngujue per mbas njij lisit
Fort po i vret Shkjét m' <> t' Inglizit:
Fill po i kputka per mjedisit.
Lul Rrapuka, qafa - trupi,
Vasil Markun m' vend e hupi,
Tue e mârre is del te cupi;
I u ndez flake t' mjerit gozhupi.
Bân Gjoke Sava kin' jam trim:
Po i bje rrahit fluturim,
N' dore <> tue i qite tym:
M' at Car Xhaxhen fill ká lshue,
Per m' e pré, per m' e shkurtue,
Si prej Zotit s' kisht' kêne shkrue;
Pse t' a priti Caruk Curi,
Mire zatete aj mbas njij guri,
E t' i a njitka mù n' gerglâc,
Tue e hjedhe podit si latrâc:
I âsht mushe goja te tâne gjak:
Erri syt, e m' vend u pak.
Por gjak - hupes nuk ka shkue Shkjau !
Toma i Ristos, sy' n sa kau,
Mire Gjo' Mirashit i a njiti
Mu m' shtek t' ballit, edhè e qiti
Palmuq m' toke mbi kokerr t' shpines.
Holle kisht' gjuejt i biri i Shkines !
U kuell Gjoni dy tri - here,
E tue hjekun brijsh per mndere,
Zbardhi syt e dekun rá,
Terthuer djerrit shtri sa 'i trá.
Trim por kêne kisht' Lez Sotiri.
Idhte si gjarpni neper firi:
Nji hunde - lesh, mustaqe - rude,
Kryet babune, syt per cude,
Qi vec n' anderr me e pase pá,
Drue se t' paket te kishte rá.
Ky zâne priten nalt n' nji ograje,
Struke mbas currit mbrede n' dushknaje,
Bâ dam ka mâ se 'i Malcuer.
E tue qite kryq e terthuer
Vret njihere pre' atij zabelit
Nisho Loshin e Losh Gjelit
Edhé at mjerin Murro Patin,
Kah me mârre po dojshin shpatin,
S' di a me hike a me qindrue:
Fort te beses s' ki' n pase qillue...
Mandej cubi i Cernagores
Gorromise ká n' fund te rrmores
Keqo Mashin e Zagores,
Qi tue hecun kambandores,
N' moh po dote aj pushke me shti
M' nji shoq t' vetin djale te ri
Per nji gjak pajtue kahmot.
Por se e vraka i Madhi Zot:
I bje plumja mu m' korriqe
E e lên shakull m'' do kalbsiqe.
Cuba Deli, Zot, c' ka thâne:
Se un qi tate nuk kam as nâne,
Kam nji nuse, e atê por zâne,
Pse s' i a lâ Malcis nji nâm ?
Edhè âsht cue trimi ne kâme
M' Lez Sotirin fillká rrâ,
Tue vikate si katallâ;
Ngurru e turru edhé atij vendit,
Si ato zhytrrat n' uje t' liqênit,
I ka vojte Lezos ne prite,
M' <> n' lug t' krahve i a ká njite,
Dekun m' toke edhè e ká qite,
Aty kryet aj i a ká pré,
I a ká hjedhe rrokull nper dhé.
Edhé âsht lshue porsi shkerbé
M' at Ilin e Boshkoviqit,
Qi isht' kêne mbajte nji fare ogicit
M' nji cete cubash t' Karadakut:
I bjen plumja rrânxe mustakut
Edhé i del mbi but te krés
Tue e sodome si kokrra e rrfés.
Mandej Mhillit i â shtri m' shpine
Mhill Rodiqit gjeracine,
Qi at Ujk Gjerin mbasi vrau,
Vrap me hike u vête Shkjau;
Mire por m' <> Cubi e perlau.
I rá pushka mu nên sjetull,
Edhè i duel terthuer mbi vetull
Per t' gjate t' djerrit tue e lshue petull
Me ngrane m' tê shqarth edhè vjetull,
Nâna e shkrete per t' gjalle m' e kjá,
Tjeter djale ke ajo s' po ká.
Bogiq Steva nji fare djalit,
Ule <> m' shtek te ballit
E tue ngâ aj terthuer malit,
Cuba Delit m' shpine i âsht vû.
Me tagan ne dore shterngue:
Kinsè kryet aj m' i a shkurtue.
Ndersa Cubi me nji Shkjá
Fyt- a - fyt ishte perlá:
Me 'i t' Ostrogas trim - belá
Quejte Miloshi i Radovanit,
Idhte si tef i prefte taganit.
Por e pá njaj Mashi i Cokut
Ke lshon vrap Shkjau patalokut,
Edhè m' << hute >> e tereziti,
Mù rrânxe veshit krés i a njiti,
Tej - pertej plumen i a qiti.
Mashi i Cokut fort po vrret:
Se un qi qite e kam me Mbret
E m' a dron sherrin Stambolla.
Kah kujton, 'or Knajz Nikolla.
Se po shtron Plave e Guci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:09 pm

Me Bogiqa e rropulli
Dér sá m' kambe t' jete kjo Malci ?
Kqyr Bogiqin se kû e ké:
Ngerdhûce syt, si qiri zbé,
Ç' po i plandose aj Kâmbet per dhé...
Se per zotin kjofte levdue !
Kur t' me mushet mendja mue,
Per vend t' t' Parvet me qindrue,
Knjaze as Mbret un nuk t' i drue.
Edhé trimi m' kambe âsht cue,
Si aj bajraku m' báll t' ushtris
Vikate t' madhe ká Malcis:
Lamtumire, Malci, se shkova.
Se nuk jemi Lace Manova.
M' e bâ luften nder llogore;
Por jem'nji Malci mizore,
Msue me u pré me Cernagore
Fyt - a - fyt e báll per báll:
Nande me mbete, nji me pshtue gjáll;
Por jo 'i Shkjá me e lânun gjáll
Mbrendamegjeve shqyptare.
E t' âsht lshue m' Shkjá fulikare:
Porsi ujk qi bje nder dele,
Njânen shkyje, bâne fele,
Tjetren preje, gjakun pija:
Bân vec dam lukur e kija.
T' u cue m' kâmbe at here Malcija,
T' u shpervol m' tagan djelmnija
E t' u qite syt zjarm e shkendija,
'T' jâne flakrue perposhte cabokut,
Turr e vrap mbas t' birit t' Cokut,
Si ajo lava n' Vizitor,
Edhè kcye i kan shkjaut m' llogor.
Kur kecye i kan Shkjaut m' llogor:
Ç' ka ardhe Shkjau e t' âsht pshtjellue,
Ç' t' âsht perpushe, c' t' âsht krepatue,
Si njaj gjarpni n' zjarm vallue:
E t' âsht ndeze zhari Sutjeska,
E t' ká mârre gjâme vrrini e bjeshka,
M' kupe te qielles ushtue ká vrrima,
Kah jane ndeshe trimat me trima.
Kah kan nise ata me u pré,
E t' flakruen krenat nper dhé,
E t' rrodh gjaku porsi shé.
Namin shkinat gúr me gúr,
Shkaf âsht Leke, shkaf âsht malcuer,
Tue kundrue, qyqet, n' terthuer,
Ngarkue buken per ushtri.
Se sá djali i Malit t' Zi
Shyt po bite aty per toke,
Ka' i ká msy Mashi me shoke.
Mashi i Cokut, trim mbi trima,
Syni i tij porsi vetima,
Zâni i tij porsi bumllima.
Kah po lshon e kah po ep
Curr me curr e kep me kep.
T' madh po bân aj m' Shkjá gazep:
Po i pret gjinden si t' n skjep.
Llesh Nike Daka, Pelivani,
Bé me Zotin trimi bâni,
Se pa i marre nande krena n' Shkjá,
<>hjedhe do t' a kisht' m' trá
E taga' n n' farke do t' kisht' cue.
Thike parmende m' e punue:
Kurr m' log burrash s' do t' kisht' shkue.
E pse Lleshi âsht nji fare burri,
Mos me i luejte fjales me sá curri,
Jurish djale mbi Shkjá t' â lshue,
Malazezt aj tue shkallmue:
Si njaj bulku qi m' supate
Shkallom rrahit cûjt e thate,
Beja e bâme duhet mbajte !
Burre i mire Nike Gjelosh Luli;
Synin gace, krahin sá shuli
Kah po siellte n' at tagan,
Here m' serdár, here m' kapitan,
Fort po i pritte ato rradake,
Si t' ki' n kêne do poca Vrake.
Vjen Dode Prêci si stuhija,
Ç' â ata krye, Zot, nder duer t' tija ?
Kryet e t' mjerit mor' serdár,
Serdár Gavros gazepqár.
Qi, sa falli i pat hece mare,
Pat vjerre hoxhe, pat vjerre haxhi.
pat djege taqe edhè xhami,
Bullat shite i pat n' kaurri:
Larg permende, po zâni i tij;
Por qi, i mjeri, zâ mbas sodit,
Shtangue shyt aj terthuer podit,
S' mund do t' bâje, besa, mor' shoke,
As me trême do cirikoke,
Kur m' skep zêmren t' hijn m' i a coke...
Qaj Dode Prêci bajraktari:
Po i pret Shkjét si pritet bari:
Burre mâ i forte s' bâhet Shqyptari !
Nana e Llazos n' at sy malit:
Qyqja, bir, si i bâhet hallit
Qi ti mue m" ké ndolle n' ushtri
E tash fill, qe, dy djelm t' ri,
Né cakcire e ne xhurdi
Kan msy m' ceta t' Malit t' Zi.
Se kush jane, tobe, n' e die;
Vec ka' i shof si kan marre turr,
Si po hidhen curr me curr,
Kish me thâne se jâne kulshedra,
Mos me i rrxue pushka as gopedra...
Prite Zot ! me u dale per balle,
Pse, kercuna, t' perpijn gjalle !
Jo qi mâ m' pushke e m' tagan
Nuk Té lâne me lype aman:
Ki' n me m' prû mue ditt e kobit.
Ah ! mallkue, po, njaj bir robit
Qi mâ i pari mbi ket dhé
Qiti gjinden n' lufte me u pré:
Shka nuk bâjn ujq as shkerbé.
Atê, po, at zêmer - carâ
Vete kulshedrat e kan llâ,
Q' se, prej epshit me shkele m' tjere,
Me rrmye gjân e huej pa ndere,
Nuk pat dert per nana t' mjera,
Qi nper lufte t' i thate vera,
Dhima e fmis zêmrat t' u a kpuse.
Mire po thue, besa, moj nuse,
Por shka t' bâjsh nuk ké n' ket pûne:
Me qindrue t' duhet perdhûne:
Me bâ zêmren mije lisit;
Pse edhè jé ti Ã* grue prej fisit:
Malazeze sokoleshe:
Vashe, si motit, trimeneshe:
Qi per Fé ti e per liri
Msue ké kêne dale n' ushtri,
Me lidhe varret e djelmve t' ue,
Me u dhâne zêmer, me i trimnue
Krena Turqish per t' shkurtue.
Mos t' lshoje zêmra, pra, as n' dite t' sotit
Ke thâne paska kêne prej Zotit,
Me mbete ti nane e pa djale,
Zêmra me t' u thá per t' gjalle.
Se mana, moj nane e mjere,
keq po m' vjen zêmren me t' there,
Por ty djali te ká mbete,
E faj' n, thom, se e ké ti vete:
Ke sokol djalin kish' rrite,
Mos me zâne trimi kund n' prite,
Mos m' i u shmange trimi rrezikut,
Por per balle me i dale anmikut
E me tê ne log me u pré,
Si me kêne s' dyti tue lé:
Thue se trimit shkallma rrfé
Kryet s' i a rrokullon nper dhé.
Prandej, kur m' tagan Malcija
Ajo rrâni, si duhija,
Njaj yt - bir, Llazo Gavrani,
Njâ as dy djali s' i a bâni,
Vec si gjarpni nalt prej bunget,
T' flakuroi jashta nji cunget,
Per mbas s' cilles vend kisht' zâne.
Pa i a dä m' <> tue dhâne
E t' u duel lekve ne ndesh,
Hapu, zmbrapsu nper bushnjesh,
Kê pa krye, kê lê pa vesh,
Me at tagan, me at arme besnike,
Qi me gjak kurr nuk po u ngike !
Me pase pá, vec, moj fisnike,
Se s' di kush, jo, me t' kallxue,
Se me c' turr djali t' kje lshue:
Pelivan e trim drangue !
Preu nder tjere, po, i biri i botes
Dedel Bubin t'Bub Kecotes,
N' atà Palajt nji "â te mirin,
Mandej prete njat Ujk Mirin:
Nji te Vukel, burre belá,
Qi t' kisht' shite moter e vllá,
Kund n' ndo' i pare po 'i kisht'' rá:
M' but e m' vesh kryet i a ká cá,
Derdhe i ká krejt trût perjashta:
Si grrec kjumshtit i mbet rrashta !
E, si aj ujku, qi msyn ftujen
T âsht lshue djali prap m' Kole Cujen
M' njat Kole Cujen n' <>:
Sá per sy, pêse pare burre,
Por, per zêmer e gajret,
Mos me e trême as Knjaze as Mbret
Kin' aj kryet ktij m' i a shkurtue,
Dhanti Knjazit me ja cue.
Kur, pa prite e pa kujtue,
Qe po msyjn dy djelm te ri:
Ne cakcire e ne xhurdi:
Njatà vete qi, m' at sy malit,
Tuj ankue hallin e djalit,
Ty t' u bâne se jâne kulshedra
Mos me i mârre pushka as gopedra;
Por qi s' jane, jo, dy kulshedra,
Vec se po, besa, moj Jane,
Dy drangoj te leme njaj nane,
Mos me i pre shkallma as tagani:
Bec Patani e Çul Patani,
Qi kah rrâne atij mejdani,
Kah lshuen turrin m' ceta t' Knjazit,
Thue, dynde deti prej tallazit,
Po plandosej kund ndo 'i shkrepit:
Kaq pre' atij te madh gazepit
Aty u dha krisma e rropama,
Aty u ndez lufta e degama,
E t' ushtoi zhurma e potera,
T' u cue plûhni e t' u cue era:
E t' u thyen krenat si poca,
E t' me' n shyt burrat kaprroca,
T' u dermuen, heu ! do djelmoca
Do djelmpca si taroca,
Me i u dhimet gurit e drunit,
Jo se mâ nanavet t' veta,
Qi i ki' n rrite me gjak te zemers.
Ah medet per Nesh Jovanin !
Ah' kukú per Nike Stjepanin !
Mjera nâne per Gjoke Serdarin !
Qyqja moter per Llazarin !
Nuse zeza per Todorin,
T' cillit hape, besa, Krahnorin
Me tagan Beci i a ká:
Si edhe kryet ky i a ká cá
Njatij Gjuros, qi per Shkjá
Sho' in mâ trim kund s' i a kam pá.
Aty, po, n' at pacariz,
Mbet yt - bir, ofshe ! m' nji driz:
E preu Çuli per mjedis !
Eh ! mo', Zot, mâ keq per né,
Qi na rá kjo name - rrfé:
Mos me mûjte Shqyptare e Shkjé
Me bâ hije bashke mbi dhé;
Por me u vrá e por me u pré,
Kudo atà me i qite neshtrasha.
Por c' kan malet qi po ushtojn ?
Por c' kan prrojet qi gjimojn ?
Shka vrân vetllat Mark Milani ?
Thone ká msy Rrushman Hasani !
Njeky Rrushi 'i shpate e gjalle,
Dredhun shallin rreth per balle
Vjerre <> per nen krah,
Kthellte kuburet rrase n' sylah,
Edhe pricet mbathe per kâme
Per mndere tue kercnue me dhâme,
Tue lurue, tue turfullue
Si kulshedra neper kneta,
Ká lshue turrin mbi do ceta
Mbi do ceta t' Malit t' Zi,
Thue se gjalle do me i perpi.
Lum per ty, o ti Zot i lum !
Ç' i ka vû ktij buza shkrum,
Ç' i ka hype vneri nder sy
Kur mbi Shkjé trimi ka msy.
S' po e ndale gúr, nuk po e ndale shkrep,
Po i kcen prrockat kep me kep,
Po i pret gjinden per gazep;
Edhe trimi n' gjak âsht lá.
Idhte me Shkjé tuj u perlá,
Kê tue pré, kê krés tue cá:
Qi me sy ti t' a kish' pá,
Besa, 'or probe, t' kisht' hi mndera.
Ç' t' u perpushen Shkjét m' at hera,
Edhe m' shpine atij c' jâne lshue,
Me tagana n' dore shterngue;
Por jo kush atij m' i u afrue
E m' tagan me sjelle per s' ngiatit:
Pse, ka ' i epte Rrushi shtatit,
Me nji hije malukatit,
Friget Shkjét u derdhshin shpatit:
Si ato dejkat, qi lshue m' shpine
Ndonjâj orrli - gjeracine,
Para e mrapa n' ajr tue lvite,
Plym shkojn shpendin tuj e nzite,
Por kurr teper, jo, m' i u avite;
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:10 pm

E kur ky t' a msyj ndonjânen,
Ato t' gjitha mârrin ânen
Edhe derdhen nper ajri,
Si ajo hjedha lshue flauri.
Proh, ti o Zot ! Rrushi c' po hidhet,
Se c' po hidhet, c' po permlidhet,
Se edhe toka fort po dridhet,
Kah po lshon turrin mbi shkjé,
Kah po i hjedhe krenat nper dhé,
Si t' ki' n kêne kokrra bastanit,
Tue i plase zêmren Mark Milanit.
Mark Milani, pika e djalit,
Ndêje kundruell m' at vetull malit,
Kur ká pá se djelm nanash
Shyt po i jitshin m' at log Zanash
Ká qite t' madhe e ká bertite:
A thue nana 'i djale ka rrite
Ká rrite nana 'i djale si motit,
Xheverxhil e flake agzotit,
Qi me u lshue nji here m' tagan
M' at kulsheder, qi aq zalldan
Po m' u nep ushtarve t' mjere,
Kê tue pré, kê prap tue there:
Tue m' i bâ kortare per krraba !
Pasha armet, qi m' i la baba,
Pace me i vû nishan ne balle
Pacê me e bâ krushk e kumare
Dý kubure pace i fale:
Dý kubure shkri ne Shkoder,
Larg me i vrá ato koder m' koder
Mos m' i a pase kurrkund <>
Arme te ngrita dore s' <>
Dymdhete qese me u bâ pari:
Krejt Kandakut t' lame n'' ari.
Mark Milani kshtû ka thâne.
E ka ndie nji Rahovnjane:
Qaj Mil Spasi, trim si Zâne,
E ká ndie, edhé fulikare
N' p' r ato rrege e n' p' r ato qare
T' ka marre hov, si aj derri i eger,
Qi m' kê t' hase vec t' a bân fleger
E t' a shkyen, po, me do dhâme,
Kuk turinit ngerthye 'i pllâme.
Fort âsht dridhe toka nen kâme,

Fort flakue i ká n' dore tagani
Kah ka msy drejt kah Rrushmani.
Se c' âsht gzue qaj Mark Milani,
Se c' âsht hjedhe qaj Dash Galani:
Dash Galani se c' âsht hjedhe
Se edhe shkallmen c' e ka dredhe,
Fill tye msy kah Mili i Spasit
Si ajo ulkoja krés s' Bishkasit;
Si kurr turrin t' mos kisht' lshue !
Shkjau pse atê t' a ká shkurtue,
Kryet per toké t' i a ká rrokllue,
Edhe nusen t' i a la shkret,
Me bâ vaj, me bâ medet,
Si ato qyqet ne shkorret:
Kisht' kêne Shkjau 'i drangue i ri,
M' sise t' kulsheders llâ kerthi !
Jo, po Shkjau drangue kisht' kâne
Ke pa krye âsht gjindt tu 'i lâne
E tue i lshue dekun m' bushnjesh
Sa kush para po i del n' ndesh.
Edhe trimi dert s' po ká
Pse n' gjak gjinden âsht tue i lá,
Zêmra nanash pse âsht tue thá:
atij giate vec se âsht tue i shkue
M' at Rrushmanin pa tokue:
Pa tokue m' Rrushman Hasanin
Per t' a dá me tê mejdanin,
Per t' a vû me balle nishanin.
Per t' i njite kuburet n' brez,
Qi atij Marku burre kermez
Fole i a ká me bese e fé,
Po mujt kryet Rrushit m' i a pré.
Kur, qe dyndet qaj Kole Cuja
Lshue mustaqet si dý duja
Edhe vrap, porsi langoni,
Neper záll e gur t' nji prroni
M' shpine Mil Spasit zhgjate ká lshue,
Per t' a pré, per t' a shkurtue,
Shoket e vet aj per t' pague,
Si prej Zotit s' kisht' kêne shkrue;
Persè Shkjau tek e ká pá,
Ashtû vrap prronit tue ngá,
Nji carâ n' dore ká perlá
E tue ulrue si bishe Parûnit,
Me tê i metka shi kupes s' giûnit:
Pak gjâ ashtin pá i a thye.
Briti Kola sa pat n' krye.
Edhe âsht pure e rá per toke,
Me t' dý duert giûnin ká rroke,
Tue gjimue, tue kqyre per shoke:
Pse mâ ngusht vedin mbi dhé
S' e kisht njofte se kishte lé:
Kurr s' kisht' rá n' nji asi zalldani.
E ka ndie Rrushman Hasani,
E ká ndie edhé njofte ne zâ.
Atý n' ndihme trimi i ká rrâ,
Vrap e vrap si katallâ:
Hidhen gurt, po, tue vringllue,
Mbi Shkjá turrin kah ká lshue.
Si 'i larosh, qi, hekrash pshtue,
Kerleshe qymen shpines per mndere,
Zhgjete t'u lshohet qêjve tjere,
Me ta haju edhe perlaju,
Dboju shtekut e hendekut,
Tuj ungruem e tue cingruem,
Hikni qêjt nper prroska e lame,
Shtangue bishtin héll nder kame:
Njekshtû Shkjét n' p' r at log mejdanit
Hikin podit, derdhen planit
Para ushtimes s' Rrushman Hasanit,
Qi po lshote m' Mil' n e Spasit,
Si kulshedra Lqênit t' Shasit,
Si ajo rrfeja e krés s' Bishkasit.
Fort âsht trande qaj Mili i Spasit,
Kah Rrushmanin shef tuj ardhe,
se edhe buza atij c' i â zbardhe:
Por se shmange nuk e ká kamen.
M' njanen i shpervjele dollamen,
Atý trimi ká ngujue,
Me tagan ne dore shterngue:
Si njaj derr, qi poshte - perpjete
T' a kene ndjeke langojt e lete
Shpat me shpat, zabel m' zabel.
Edhe t' shofe se shtek s' i del,
Me pshtue sish, me u struke ne breshte,
Kund m' ndo' i lak, kund m' ndonji kreshte
Synin gjak, turi' n n' ajri,
Tue turfllue me shum meni,
Zên aj vend e rrin e pret,
Qi t' i hudhen hasemt nget,
Per me ta, mandej me u rrue
Fyt - a - fyt, me u laskarue,
E me mbete a se me pshtue.
Kur ja behe, qe. Bec Patani,
Ballin gjane si fushe mejdani,
Vetllat zi si penda e korbit,
Sýnin zjarm si flake agzotit,
Si ajo rrfeja neper rê:
Dridhe mustakun kacadrê,
Shtatit ardhe porsi harbija,
Gishtat drejt porsi namlija,
Veshe e mathe, edhe shterngue,
Trim i cartun lé drangue,
Me kulshedra aj me luftue:
Mik me t' huej e vllá me shoke,
Nuk i bite, fjale me toke
Si hynér qi e kisht' fale Zoti:
Burre si burrat qi ishin motit:
Njimend nip i Gjergj Kastriotit.
Ky pá paska Mil' n e Spasit,
Ke flakue ka njatij rrashit
Edhe rrâ ká nder malcore,
Me tagan shterngue ne dore,
Sikur merr pjalmi me bore;
E ká pá por njofte s' e ká,
Vec se Shkjá si c' do nji Shkjá,
M' tê edhe trimi ká marre turr
Shtek me shtek e curr me curr,
D'r qi ardhe ká e dale n' at záll,
Ku njaj Mili shpate e gjalle,
Idhte ne dore shterngue taganin,
Per me u ndeshe m' Rrushman Hasanin:
Por si pitas, ftyret zbé...
Balle per balle me tê me u pré.
Tek e shef Beci atê e njef,
Edhe turrin vjen tue e ndale.
Ki' n pase kêne miq e kumare,
Gjakun bashke edhe ki' n pi
Do vjet para ne Mal t' Zi,
Kur njaj beci n' shpi i pat shkue
Bashke me Çulin per me i pshtue
Duhis s' Mbretit, qi u kisht' lshue
Pare t' madhe m' shpine, me i zâne
Gjalle a deke, laik u dhâne,
Per njat t' ngratin mor' Bymbash,
Qi kta e lshuekan laradash
Atjè n' Lesh, e e bâkan dekun.
Çuli e Beci, shkrel prej Bzhetet,
Ki' n pase kêne dy hasem t' Mbretit,
Qi kurr dá s' i a ki' n gazepin:
Here the xhaden, here pre telin.
Gjuej zaptit, nizamin vraja.
Nis degame kot se i' n gjalle
Me spahi e me myltazima:
Hashari, djelm kapisuza,
Kahdo shkojshin, kahdo vijshin
Dy gur njite kund nuk i lijshin.
Prandej Mbreti dhâne kisht' êmer,
Gjalle a deke, te dy me i zânun.
Edhe n' Shkoder Vali Pasha
Çon e thrret njat Ali Qorrin,
Njat Bymbashin e Dauletit;
E ngerthye vetllat m' shtek t' ballit,
Kshtû nise idhte aj me i ligjrue:
Pa ndigjo Bymbash i Mbretit:
Nji turk dini ti mos kjosh,
Ramazanin e njinosh,
Kurr bajramin mos e gzofsh
E haram t' kjofte buka e Mbretit,
N' kje se ti dér neser mbrama,
Si t' filloje dielli me marre,
Gjalle a deke ktû n' hyqamet
Nuk m' i bjen t' bijt e Patanit,
Qi aq zalldan halis po i apin
M' <> t' Lezhes e m' Kalá t' Shkoders.
Ali Qorri m' kambe âsht cue,
Mire âsht veshe, mire âsht shterngue,
Mire dorin e ká shilue,
Edhe m' shpine a' i ká kecye:
Fill per lesh rrugen ká msý:
Ká msý rrugen me t' mdhej hapa,
Me treqind sejmen permbrapa.
Kur kan rá atje kah xhamija
T' forte idhnim ká kape Alija,
Se fort hjedhe âsht <> dorija:
Shkrepe kalldramizjarm e shkendija:
Çude po bân qaj Kajmekami.
Para e mbrapa i shkon nizami:
Çude po bân, me pvete ká cue:
Ti, Bymbash, kah don me shkue?
M' at âne t' Drinit, n' kjofte gjikue
M' at âne t' Drinit m' trap te Lezhes.
Fort po i bin ushtaret trompetes:
Ká mârre gjame Kodra e Marlekes:
Se c' ká ushtue ajo rrânxe e malit.
Thue, âsht dynde deti prej tallazit.
Nise jane topat prej Tivarit,
Per me u rá bijve t' Patanit.
Nana e Bacit del ne dere,
T' dyja shplaket tue rrahe p' r 'i here,
Ká lute Zot e Shêjt Shna Ndue:
Dilni, bre, se jem t' rrethue !
Kur kan dale t' bijt e Patanit.
Si dy ari prej biges s' njaj planit,
Se c' i a njiten Ali Qorrit
Me dý plume m' drrase t' krahnorit,
Tue e hjedhe shakull n' mes t' oborrit:
E nper flake t' pushkve t' taborrit:
Kan marre shpatin tue flutrue,
Dér n' vá Bèlaj qi kan shkue,
Kû atá Buenen kan kalue,
Edhe dale kan n' Mal te Zi.
Fill Mil Spasi vojte kan n' shpi.
Edhè Mili prite i ká,
Buke e krype me ta tue dá,
Porsi pase t' i kishte vllá.
Burrit t' mire kurr nuk i âsht ndale
Pushka, sofra, e fjala fjale.
A m' rrêjn sýt a jé ti, probe,
Milo Spasi ?... se un qi, tobe,
Nuk kam mûjte kurr m' e mendue
Se ktû m' tý kam me u tokue:
Nsá po grihemi n' mjet vetit,
Si ato bishat e shkorretit:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:10 pm

ec Patani po pevete.
Jo, po, Milo Spasi veté
Jam, lum Beci, probatimi
Po ja kthen; n' mill edhé trimi
Qet taganin m' gjak perlye.
I â avite Beci e t' dy krye m' krye
Jane fale trimat. Po si jé ?
Si t' ká shkue moti n' at dhé ?
Si i ké robt e gjân e gjalle ?
Po e pevete Beci me mâll.
Gjalle me frýme e sa me thâné,
Fjalen Mili at here ká zâne,
Ngerthye shllungé do vetlla t' trasha.
Vec sa mire m' qiti neshtrasha
Me t' hase sot, qi tash kahmot
Kam dishrue, manà , me t' pá,
Si me t' pase treqind here vllá !
Thue, me pá tý a t' ka tokue
Si 'i balosh, hekrash shlirue,
M' nieri t' huej lshon si i terbue,
Thue po e bân kortare - kortare,
Kur t' a shofe vetun tue ardhe:
Ndersa, kur ktij t' i dale para
Zoti i shpis ---- miku a kumara ----
Per me i pri m' e cue te shpija,
Baloshit i shuehet mnija:
Edhe turrin aj tue ndale,
Lehtas bishtin tue e luhate
T' huej' t i avitet dalkadale,
E, si 'i here t' a kete njuhate,
Trok m' trok para vete i prin,
Si t' isht' klysh ase kaline;
Njekshtû, po, Rrushman Hasani
Kur ká pá se Bec Patani
Me at Mil Spasin faqe m' faqe
N' mndyre t' kanûs s' Maleve âsht fale,
Turrin trimi atý e ká ndale:
E lavjerre ato mustaqe
Toje toje e laqe laqe
Toje toje dér m' sylah,
<> vjerrun per nen krah,
Llanes per s' t' gjatit tue i shkue gjaku
Sýnin zjarm, po, sa taraku,
Taganin ká qite ne mill,
Edhe trimi ká shkue fill
Kah Mil Spasi e doren shtri,
A jé burre ? si ne habi
I thote Milit ---- T' pacim, burre !
A po mahe ? si t' u ngurre
I a pret shkjau e pijtas ngeci
Se ti, Rrusho, po zên Beci,
Njeky â 'i probatim i êmi,
Milo Spasi, qi n' Rahove
Mare i hece pushka e kuvendi,
Edhe vrá ká turq manova:
Si me gjujte poca a katrova:
Jo qi atje ne Mal te Zi,
Shka â Shqyptár e kryqali,
T' a ká ndihme e krah te djathte,
N' buke e n' krype, e n' bese te burravet.
Se un e Çuli, kur ne lesh
Patem vrá njat Ali Qorrin
E i pá' m rá Mbretit hasi,
Fill kem' dale e vojte n' Mal t' Zi,
E per mik kti i kemi shkue
Tri vjet rresht n' shpi i kemi ndêje:
Buke e mish, rakij e vêne.
Shka ká thane Rrushman Hasani ?
Maná, prá, ti 'or Bec Patani.
Mik te mire na paske zâne:
Se edhé ashtû âsht si jé tue thâne.
Q' se trimi aq kthellte kênka shtý
Idhte taganat tue shkelzye:
Gjylja e plumja rrih pa prâ.
Sa per kaq s' do me thâne gjâ.
Milo Spasi po ja kthen
Per t' giate t' lumit poshte rrmen
Edhe kunglli: pse kurrneni
I a nep t' shtýmen: vec se rendi
AtÃ* i vjen, besa, dikúr,
Per ndo 'i rrâjce me u thye, a m' ndo 'i gúr.
Atý at here shqekut t' xhurdinit
Merr e zier Rrushi kutin.
Ka 'i duhan edhe e kan pshtjelle;
E, ndersa Beci po shkrepte,
M' gúr m' unuer. Rrushi po i thote
Mil Spasit: Ka Zoti 'i djale
Nja tri vjetsh, qi atje te shpija
Asht kah m' rritet. N' kje se i lumi
Ká premtue, qi shndosh me krye
T' skapullohna kso potere,
M' a don hatri, qi ti m' shkrel
T' vijsh e djalit t' m'i a mârrsh floket:
Po kam qéf me t' bâ kumare.
Per ket bese edh' un t' kam ardhe,
Po i pergjegje i rahovnjani;
Edhe zier revolen brezit:
Nji revole Karadakut,
Me << pêse numra>> qi mâ e forte
S' bâhet pushka: e fale Rrushmanit
I a ep, me namli prej vedit,
Rrushi at here nji pip argjant
Ati i fali: pip telishit,
Me 'i cilibar m' tê sa i voe,
Holle punue ne trajte t' nji gjarpni
Leqe - leqe, prej t' permendunit
Kujunxhi, Tuke Jakova :
Pêsqind grosh tane pare n' dore.
Mandej Becit merr e i thote:
Ndigiò, Beco : prij tash mikut
Edhe tej llogoresh s' ona
Qite shndosh. Hajdeni: udha e mare !
Edhe u dán prej shoqisho' it:
Beci e Mili drejt Sutjeskes
Merr Rrushmani lakut t' bjeshkes
Synin zjarm si zharri i eshkes.
Zot, c' piskati njatij malit ?
Rrustem Ika, djale i djalit.
Rrustem Uka n' Qafe - Hardhi,
Me nja treqind djelm bari,
Ká zâne pritat Malit t' Zi,
Mos m' e lâne me dale n' Guci.
Kur, qe, atý po i shkueka zâni
Se n' Sutjeske po bâhej nâmi,
Tue rrahe topi edhe havani,
Ka'e rrethueka Mark Milani,
Me taborre t' Karadakut:
Rrjedhe der m' giû aj shkulmi i gjakut !
Rrustem Uka m' kâmb"e âsht cue,
Der m' Sutjeske ká fluturue,
Me treqind sokola malit,
Pak gjâ dielli pa prendue.
Kur ka dale m' at vetull malit,
Ká brite t' madhe Rrustem Uka,
Sa qi ushtuen male edhe suka:
Ngul, Malci, bre, se t' a rrina,
Me treqind e sa <> !
Edhe trimat n' lufte jane hjedhe,
Porsi breshni mbi vêshtnaje,
N' dore taganit idhte tue dredhe
<> n' dore t' u ndêje tymtaje.
Se fort lamsh trimat jane pshtjelle !
Se shum krenat dheut jane mjelle !
Shum perplase jane gjindja rrahit,
Kush cur veshit, kush cung krahit !
Gjaku rrkaje c' po rrmen giate podit !
Ç' t' i zên sýt tymi barotit,
Si vec fale i kjoshna Zotit !
E t' u dha gjâma e ulurima,
Vrrima, brima e bulurima,
Kah jane ndeshe trimat me trima;
T' bumbulluen top e havana,
T' shunglluen <> e shejshana:
Thue po shâmej Haramija,
Vizitori e Metohija.
Vec desht Zoti e prendoi dielli,
E u shkref lufta atý nji filli,
U dán cetat pale e pale,
Edhe hâna nise me dale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:11 pm

DERMJETSIA

Amanet, o mori hâne,
Ti qi e vjeter ke qillue
E m' i vjen tokes rreth e okolle,
Kah t' u ende shkon rrés s' hyjzueme:
T' cillen gisht i Perendis
T' a ravisi kupes s' Empirit,
Kur me rreze ballin t' ndriti:
Amanet. a din me m' thane,
Se a t' ká rá ndo' i here me pá
Kund mbi shekull njeksi kobi
Qi po t' bjen me pá tý sande
M' at te mjeren moj Sutjeske?
Shpat, rudine ne gjak blirue
Rrah per toke gjindja trinue
Njâni mbete. tjetri varrue,
Dikush shyt, dikush cungue,
Ky tue hjeke, aj tue rektue,
Mbi toke t' zeze shtatin pushue
E asnji gúr, jo, per nen krye:
Garravâxh. mrrudhe kambe e krye:
Kush currue, kush mbete pá krye:
Kush permys, a prapte mbi shpine,
Rri e perplasu nper ledine:
Perplas kambe e perplas duer
Kukzò shtatin per terthuer:
Si njaj kau i mbajtun n'grazhd,
Kur t' i mrrije thika n' asht.
Qi terhiqet e perpiqet
Edhé ep per t' madh gazep
Kah vjen shpirti per me dale !
Tý, o Zot. te kjoshim fale:
Hokubèt me sý me u pá !
Ktû nji i Vûthaj ne gjak lá,
Dekun pure, palmuc m' nji shkjá
Me nji vesh t' curruem nder dhâme:
Mâ pertej nji shkjá m' dollâme,
Nji i Njegushas, djale i ri,
Me 'i Plavnjane, musteqezi,
Rande shosho' in varrue per deke
Tue dhâne shpiert e ashtû tue hjeke
Shkelveshe ftyre, hundesh cungue
Çurril gjaku rrkaje tue u shkue
M' dhâme dermishen si dy derra,
Si dý shlliga neper ferra,
Tuj u shkarrafende mbi dhé:
N' mni t' shoshoqit ke atá lé,
Po, edhe at here, kúr Deka e tmershme
Ka' i dermon âsht n' jete t' perhershme,
Nuk u bâhet shpirt n' jete t' perhershme,
Nuk u bahet shpirt me dhâne
Njâni tjetrit pa i a zâne
Frýmen njak, e deke m' e lâne.
Shum e nana, ah ! ká me kjá,
Shum e motra ká me u thá
Me u thá motra per vellá,
Edhe nusja veshe ne zi
Si n' Shqypni si n' Mal te Zi;
Pse s' e ké n' at fushe mejdani
Nji kacube, nji kep carani,
Permbas t' cillit mos t' gjimoje
Ndo' i i varruem, a mos t' eshtoje,
Shtangue cangull, trup i dekun:
Se edhe as kamben ti me thekun
S' mundesh shpatit prej morije
T' gjindes s' mbetne, e qi mâ hije
Nuk do t' bâjn, jo, permbi dhé.
Lumuc per toke Shqyptare e Shkjé,
Shtrêmte shosho' in per t' gjalle shikjue
N' at log Deka ká vllaznue:
Ke, herre krenash, keq shemtue,
Trupent shyt rán krah per krah
Si stá cûjt e zez ne rrah
Ndersa krenat, nper lugina,
Rrokullisun nder rudina,
Po u rrin grumull mbi ledina,
Si ato rosat neper glina:
Se edhe podit, nder plakrrica,
T' jane perzi <> e << kapica>>,
T' jane kryqzue << huta>> e <>
Mjelle âsht qarrja me tagana,
Me calina e me shejshana:
Ktû 'i <>, atje ' i <>
Kndej nji struge, ende' i xhurdi:
Gjalma, opanga, edhè caruqe,
Strajca buke, zhaba, duqe:
E me poca, e me matare,
E me faje e zanamare,
T' mbetne shkret neper bunjet:
Me bujrija e lodertija,
E me topa hûme nder gropa:
Dyndu tymi rê e njegull:
Shemu trá, cungà l e tjegull:
Edhè muret t' u rrenue,
Edhè ulkoja tuj ulrue
Tuj ulrue e tuj ungrue
Mbi te mjeren moj Sutjeske,
Qi t' âsht bâ sod zhiri e eshke:
Me i u dhimte minit ne múr,
Me i u dhimte gjarpnit nen gúr !
Pater Gjoni, Zot ! c' u bá ?
Fill te Pasha po kisht' rrâ,
Edhè i thânka mare e mare,
Tue e ndie Krén e Bajraktare:
Si, mo' Zot ! mâ keq per né,
Qi na me' n t' dekunt mbi dhé
Krye per krye Shqyptare e Shkjé
Me ngrane m' ta shqarth e shkrabé,
Me ngrâne m' ta sorre e falkue;
Qi edhè ndihen tue gjimue
Te varruemet per toke dermue
Kush shitue, kush keq cungue,
Zêmra gjak, po, me t' pikue
Pa mûjte kush nji ndihme me u a cue:
Ke perbáll sogjet vendue
Nuk lâne vizen me kalue.
Se ata, burra, nuk jane cuba,
Qi kan mbetun nper kacuba,
Krye per krye me skraptha e shlliga
Tue kerkue per pune te liga
Per hajni e per dhuni;
Por jane trimat, qi burrnisht,
Kambe per kambe e gisht per gisht
Me shoke t' vet ne lufte kan rrâ,
Kush si bishe, kush si luâ.
E m' kto rrege e nder kto hije,
Pa u friguem, jeten bâne flije,
Per mbas urdhnit, qi kan pase.
Prá kurrkund, besa, s' ká giase,
Edhe âsht faj, po, para Zotit
E kori perpara robit,
Me i lâne t'dekunt permbi dhé
N' dashte Shqyptare, n' dashte te jene shkjé;
Si edhè n' hall t' varruemet me i lâne,
Pa u lidhe varret e ndihme pa u dhâne.
Prandej vete kam bâ pleqni
Po u duk juve se âsht urti
E Shqyptarve u a bán shani
Fill me shkue un te Mark Milani
E nji bese me tê me vû:
Qi dér neser, me ferfllue,
Hylli i Drites mos t' kete fillue,
Shka â Shqyptar e shkaf â Shkjá
Mos me u nguce, as mos me u ngá;
Por me rmue t' dekunt nder vorre,
Por me barte t' shituemet n' llogore
Ne llogore t' vet se i cilli.
At here Pasha kuvend cili:
Besa, Urate, fort mire po thue;
Pse per t' dekun e t' varrue,
Gjindja motit bese kan vû
Kurdohere, si ktu, si njeti.
Prandej merr kê t' duesh me veti:
Krye, Vojvode a Bajraktár,
Gjithsi t' vije puna mâ mare:
Edhè shko te Mark Milani
E t' na thuejsh, se, n' kje qi e bâni
Vete kabúll, qi t' mêje zijani
E t' shuej pushka dèr n' sabah,
Me dale gjindja neper rrah
Pa pushke n' dore, pa thike n' sylah,
Si kanû ne lufte ká mbetun,
Per me barte t' dekun e t' mbetun,
Na jem' gati me vû bese
Dér me drite, pa asnji ngatrrese.
Pater Gjoni, njeshe m' litár:
S' marr Vojvode, as Bajraktár;
Por shkoj vetun me rrogtár
E me t' Lumin, kjofte levdue !
Qi kurr doret nuk m' ká lshue.
Pse edhe hije per mue ká,
Nder dy hasem n' mjet me rá,
Pushke e fjale un per me dá:
Prandej s' mundet kush me shá
Se po lypi ndermjetsi
Prej Shqypnis e Malit t' Zi,
Dér qi drita t' nise me gdhi.
Edhé Frati m' kambe âsht cue,
Mbathat kambve ká shterngue:
Ká shterngue ijen m' konop
E 'i rube t' bardh lidhun mbi shkop
Me rrogtár te ri mbas vetit,
Ká mârre rrugen poshte shkorretit,
Per me u pjekun m' Mark Milanin.
Kur ká mrrijte n' log t' Malazezvet,
Ká bâ zâ sogjes per s' largu:
Pa ndigiò moj Cernagore,
Qi per trim e deileki
Larg t' ká vojte tý nami e zâni,
A thue bân ti mue me m' pri
Edhe shndosh me m' cue ktij logu
Dér te posti i Mark Milanit:
Se mue ktû me kan dergue
Komandaret e ushtris shqyptare,
Per nji fjale te madhe fort
Me i a thâne un Mark Milanit.
Hiqi armet, per n' kjofte se i ké,
Edhè fill mbas mejet eja.
Se ktû lajmin kush s' e vret
Kush s' e vret, as kush s' e nget:
S' jemi turq, por Cernagore !
Se kem' bese e kemi ndore:
I a kthen sogja malazeze
Disi vrashte, e i prini logut.
Kur kan mrrijte te Mark Milani,
Marku mire Fratin e priti;
I dha doren, mrende e qiti
Ne shatorre, e i prûni kafe,
Edhè cili me tê llafe,
Tue e pevete me shum njerzi:
Se a isht' shqyptár a Frat lti,
se kah vite, se kah shkote,
Ç' zihariq te aj e cote.
I u gjegj Frati mare e mare:
S' jam lti, por jam Shqyptár,
Edhè jam nji rregulltár
<< Kallugjer >>, si ju na thoni
Emnit m' quejn mue: Pater Gjoni,
Mârre gjithmone vec me pûne feje;
E ktû dale kam para teje,
Per me t' lype n' êmen t' njerzis
Edhè n' êmen t' Perendis
Nji te madhe ndere bujare.
Rrege, stome, brija e cajre
Plum me t' dekun jane e t' mbetun,
E as s' po mundet kush me u gjetun,
Qi me rmue t' dekunt nder vorre,
Qi me barte t' shituemet n' llogore,
Ke perbáll sogjet vendue
S' po lân vizen me kalue:
Edhè kshtû Shqyptare e Shkjé
Kan mbete, ofsh ! permbi dhé,
Me ngarne m' ta shqarth e shkrebé
Orrla, shqype e kacubeta.
A thue bân, pra, t' u ngiatet jeta,
Me Shqyptare me vû nji bese,
Bese si motit: pa ngatrrese,
Qi dér neser, pa fillue
Hylli i Drites me vezullue,
shka â Shqyptár e shkaf â shkjá
Mos me u nguce, as mos me u ngá:
Por me dale gjindja nper rrah,
Pa pushke n' dore, pa thike n' sylah,
Si kanû gjithkund ka mbetun,
Per me barte t' dekun e t' mbetun:
N' vorr te dekunt tue konise,
Te varruemet prap tue mengjise,
Tue i forcue me shûjte e bare.
Kjo Parija e ushtris shqyptare,
M' a ká dhânun fjalen mue,
Se ket bese gadi âsht m' e vû,
Dér me neser tuj ague.
Pade ti, tash, shka po m' thue.
T' ndihmofte Zoti, 'or i bekue
Qi ksaje pune i a paske hi,
I a kthen Marku me njerzi.
Edhé mue me ké n' ket besé,
Pa ndo 'i zhibel, pa ngatrrese.
Vec se 'i gjâ deshta me t' pvete,
N'kjofte se hatri s' ka me t' mbete:
Si kjo pune mundet me kêne,
Qi, ti i kshtêne e na t' krishtêne,
Me kryq n' dore e me kryq n' balle,
Turkut n' ndihme ti me na i dale ?
A mâ mire ju rob nen turk,
Qi ká kêne gjithmone terfurk
Me u rá shpines e me u llomite,
Mandej gjân jue me u grabite:
A po ortake me u bâ me né,
Tue rujte doke, giûhe e Fé,
E tue njofte per Gospodár
Knjaz Nikollen, trim bujár,
Dér dikû edhè ky Shqyptár ?
I a kthen Frati mare e mare
Si ká hije p' r 'i Meshtár
T' u ngiatet jeta, Komandár !
Se kurrkund, besa, s' âsht ngaja,
Me hi tash nder kso fjalesh t' mdhaja:
Pse ka shkue bukur do nate,
E nper shpat t' varruemet e ngrate
Jane tue u thá, ndoshta, per uje;
Por at fjale mue mos m' a thuej,
Mos m' a thuej as mue as kurrkuej,
Se un me turk kam dale n' ushtri,
Per t' luftuem me Mal te Zi;
Se s' âsht gjâ, besa, ajo fjale.
Un, zotni, n' ushtri kam dale,
Jo me turq, por me Shqyptare,
Turq a t' kshtene, si jane gjith mare.
Pse, si t' kshtêne, si muhamedan,
Shqypnin s' bashkut t' gjith e kan;
E prandej t' gjith do t' qindrojm,
Do t' qindrojm e do t' luftojm,
Do t' bâhna kortare - kortare
Priften, Freten, Hoxhallare
Per Shqypni. jo, po; as ti vete
S' ké dynde top e bajonete,
Per te zjerrun turqit << dinit >>;
Por per t' shtruem Shqypnin e shkrete
Pak me thâne dér m'vale te Drinit.
Sa per kshtû t' ngiatet Zoti jeten !
Edhè un Frati, tham t' verteten,
Bashke me turq bâj flije vehten:
Varem n' krrabe, lidhem n' vargoj,
E Shqypnin un nuk e lshoj:
Nuk e lshoj, as shum, as pak,
Per pa t' bâ tý, Karadak,
Pllame per pllame me e lá me gjak
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:26 pm

Pale ti: kû thote Unjilli
Qi nji Frat shqyptár, i cilli
Te kete pá, se nji c' do Mark
Don Shqypnis m' i a vû giû' n m' bark,
Aj me ngele si pushke pa cark:
Dordolec n' mjedis t' bostanit:
Si me thâne, as i taganit,
As i zoti i fushes s' mejdanit;
Por dishka si huti m' shpardh,
Si njaj poci vjerre mbi gardh,
Vec mos t' thohet se nji Frat
Paska ndêje turkut per ngiat
Edhè at here kur ky me tjere
Pushken n' dore, zjarmin ne gji
Po luftote per Shqypni
Jo, zotni; pak mâ kadale:
Se s' âsht gjâ, besa, ajo fjale.
Sa per pune qi ti po m' thue,
Knjaz Nikolles na me i u shtrue,
Burre i mire pse ka qillue,
Un nji fjale diej me t' kallzue:
Me shka m' dán neshtrasha mue,
N' mos i paca mendt mbi hatull.
Mali i Zi e ka 'i vorr m' shpatull.
Vênu shêj ti fjalve t' mija:
Se do t' vije, po, lum zotnija,
Koha n' t' cillen shqyptarija
Zoje m' vedvedi ká me dale;
Por, m' fal faj' n ti per ket fjale,
Mal te Zi mâ s' ká me pase:
Serbi vllá do t' a humbase,
Pa kqyre t' drejte, pa kqyre arsye.
Serbin shqype ké mbi krye:
Ká per t' lâne ky 'i dite pa sý,
Kthellte ne rrashte, po, tue t' i grrye.
Se kshtû hecte n' shekull lodra:
Ulu male e coju kodra.
Me gjithkta, tha 'i plak n' Balkan;
Fjala mort, as darsem s' ban.
Kshtû tha Frati, e u nis me shkue,
Mark Milani, 'i trim drangue,
Atij doren ká shterngue,
Me fjale t' mira tue e pershendete,
Si zotni qi isht' kêne vete.
U dha urdhni nji here sogjevet,
U lshue zâni mandej logjevet,
Duelen gjindja at hera podevet,
Vorruen t' dekunt, mbetun stomevet,
M' vigj t' varruemit barten rrègevet,
Shqyptaret t' vet e Shekjét te vett,
Gjith se cilli n' llogor t' vet.
Pater Gjoni po i vjen shpatit,
Me at Nike Gjonin e Kastratit,
N' nám e n' zâ ky per mjeki:
Lype e thirre gjithkund n' Malci,
Frati rrfè e Nika pré:
Vojò gjinden Pater Gjoni,
Te varrumt sherò nike Gjoni,
Si te kshtêne, si muhamedan:
Dlirju varre, vênju mehlêm,
Pa kqyre fort se kû po i dhêm:
Per ngut P6una ndryshe s' bân.
Keshtû Frati tue bekue,
T' gjalle e t' dekun tue ligjue,
T' shituemt Nika tue sherue,
Force me fjale gjithkuj tue i dhâne,
Ule â ushtrija buke me ngrâne
Staje - staje e ceta - ceta,
T' gjith rreshtue mbas fisesh t' veta:
N' krye te vendit Bajraktaret,
Mandej Krént, mandej Gjobaret,
Me djelmni e me Vogjli,
Mbas kanunit ne Malci
Xueren plloskat me raki.
Tue i kaluemun dore me dore:
Xueren buke, xueren laknore,
Shpatlla mishi, kurmagjake,
T' kshtênet mish derri, trashe nji shplake
Hudra, djathe e harmagjike,
Qi nder shtrajca e nder calike
T' shpis me vedi u ki' n pase dhâne,
Edhè Z6une atý me ngrâne,
Shoq me shoq tue biseduem
Per té vrám e per t' shituem
E per shka n' at dite ki' n pá
Kah dermishe ishin me Shkjá,
Si atá derrat me harusha,
Sa qi dridhe i' n mali e fusha.
Si kan ngrane e si kan pi,
Jane cue trimat e kan hi
Me ndreqe << tabe >> edhé llogore
Atý - ktû neper terthore:
Me cile gropa edhé hendiqe,
Me rrxue lande e me zâne shtiqe:
Trimat mire tuj u shterngue
Prap n' e nesert me luftue,
Hylli i drites tue vezullue.
Bec Patani, 'i zog petriti,
Njizet shoke, m' anesh i qiti
Njizet shoke, hekur me bré,
Zânin pushke, synin rrufé:
Mos me u a dale per vrap shkerbé
Edhè u thote: Na, se kem' lé
Terrnakop s' kem' ngule kurr m' dhé,
As zâne shtiqe, as cile hendiqe,
Ne vû pême, ne ki hardhija:
Hajrin s' na ká pá kurr shpija:
Vec se vrá me Turk e shkjá,
Edhè ndeshe gjithmone m' belá,
Kahdo shteku na ká rá;
Jo po him me cile llogore
Neper kto te gristat rrmore
Per me u struke prej Cernagore:
Thue se vojte Malcis ká halli
Me hi Leket ne dhé per s' gjalli.
Se un nji pune e kam pleqnue:
Na 'izèt vetet, ketu bashkue,
Fill me dale tash ne Mal t' Zi,
Me rá placke kund m' ndo' i bagti,
Lope a qé, a dhên a dhi,
Shkado kjofte, edhè ndo 'i shtrri:
Gjithsi t' vije ne terezi,
Se nuk rrnohet me buke thate !
Pse edhe n' paset lufta per t" ngiate
Jo mâ shum se 'i dité a dý,
Se né ktû mâ kush me sý
S' po na shef, jo ! Pa na msý
Malazezt << tabe >> e llogore,
Qi po ngrefim nper kto rmore,
Me gjith shtiqe edhé hendiqe
Po t' i lshojm me male e suka:
Ke né mbrapa s' na vjen buka,
S' na vjen nozull as tagji,
Porsi ushtris se Malit t' Zi.
Malazezt edhè n' ushtri,
Tham, kan dale te gjith unji,
Kshtû qi mbete vec u kan n' shpi
Pleq e plaka e rropulli.
Une vendet edhè i di,
Ke do mot, kam ndêje n' Mal t' Zi
Kur pace rá Mbretit hasi:
Ktû edhè ká kush me punue.
Per Tynzo' n, mire jé kah thue.
Prijna, Bec - o, pá u vonue:
S' kem' pse t' rrijm mâ ktû harû
Zhuke Isufi at hera zû,
Sýnin gace, mustakun hû.
Edhè trimat p' r udhe jane vû.
Si lave ujqish neper Parû.
Lane suka, e lane kodrina,
Rane nper rrege e nper lugina,
Duelen ashten, gjeracina
Kû bân cerdhen neper stina,
Njethet breu, ahi e cetina:
Kalojn mrizet e Sutjeskees,
Shkapercejn majen e bjeshkes
E teposhte nep' r ato rrmore
Shkojn e bin n' at Cernagore,
Kû kisht' pasun nji terthore,
Nji terthore me 'i fushore.
N' at fushore nji katund,
Isht' katundi si gjithkund,
Shpi e gji e stana. tbana,
Pleme, streme vithna, drithna:
E kah fundi do livadhe:
Mbi livadhe 'i shpi e madhe,
Kulle dy ketnash guri s' dhenun
Dymdhjete pash giate ballit endun,
Me katue e me hajat:
Nen hajat ndertue nji shtrat;
Atý flête i zoti i shpis,
Roje e gjindes edhè e bagtis,
Para shpis, n' kallamoqishte,
Vathi n' llajka rrethuem ishte,
Treqind berre mbrenda kishte:
Treqind gala peshtarake
Me njiqind dhi guracake:
Tridhete okesh me ardhe hanori,
Qind oke tamel ne dite kjori
Qind barre drithe ne vjete koteci.
Fill ket shpi mesye ká Beci
Me shoke t' vet, kur na kan rá
Né Mal t' Zi, edhé kan pá
Per kundruell katundin shkjá,
Njaj fushorje njeshe per âne,
Hija e malit qi kisht' zâne.
Atý trimat kan zâne vend
E t' kan nise me bâ kuvend,
Shoq me shoq tue biseduem,
Si me i rá, si m' e rrethuem:
Kush m' i u avite, kush me ndêje m' prite:
Cillit shtek me rá me gjâ:
Kah me hike e kah me rrâ,
Po u pûna me hike.
Cingaret at here, kan fike,
E germuq e kamandores,
Kush zabelit e kush rrmores,
<> n'dore shterngue,
Kan nise vathit me i u afrue,
Dalkadale e me shum droe,
Si t' ki' n kêne tue shkele mbi voe,
Thue po shkojn hapat tue njehe.
Kur, qe, nisin qêjt me lehe,
Nji here t' vogel, mandej t' madhe
Posht - perpjete np' r ato livadhe.
Sidomos nji qên << larosh >>
N' dere te vathit lidhe per hû,
Kah ndien gjinden tuj u afrue
T' â kerleshe, t' â krepatue,
T' ká nise idhshem aj me ungrue,
Turr tue marre e hov tue lshue.
Si lshon qêni naten m' nieri:
Here m' kambe t' mbrame ngrifu qiri,
Hûnin n' pezm grise me dhâme
Grisi hekuratnper kâme:
Tash rri e hidhu edhè perhidhu
Lsho perpara e bje permbrapa,
Ke lidhe qafet forte me kllapa,
Kllapa hekrit n' farke punue
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:26 pm

Nuk ká sosh si me shpetue,
Hasmit m' shpine aj per m' i u lshue.
Kqyr shka bâni aj Bec Patani !
Kur avite âsht vathit t' berr' e,
Ule kacuk permbas nji ferre,
Me dhâme ksulen aj ká kape
E tue e mbajte nalte me gryke hape,
Ndo 'i vizhvizhe edhè tue ndeze,
Nise << laroshit >> m' i u ngerdheshe.
Tue e pá q6eni, zên e tutet,
E si kij mbrende stelit futet,
Kû, struke m' ânesh, ndêje kacuk,
Mâ as nuk lehi, as jashté s' u duk.
At here Beci e qaj Stak Breci
Hine kalecas nen hajat,
Kû ken ndie se permbi shtrat,
Shtrue 'i lkure vici e mlue me plaf,
Fjete dikush rrin e gerhat:
Nji Shkjá plak, i madh sa 'i trap
Shllunge lshue vetllat permbi sý,
Me nji hunde si shpuer ngerthye,
Qite << zdragushe >> e <>nen krye
Vjerre fysheket m' kaptuell t' katheders,
Si atà dhâmet e lmashkete t' kulsheders.
Dy langoj si lshojn m' kapruell,
Kur t' a marre pushka kundruell,
Dy currilash tue i shkue gjaku:
Kshtû jane lshue Beci edhé staku
M' at te mjerin morè Shkjá.
Qi gerhitte pa i a dá
E qi as anderr s' isht' tue pá,
Se shka at here ishte tue e gjete.
Nji here Beci, ndersá fjete
Ishte Shkjau, armet i a ká trete
Edhè hjedhe larg n' nji kacube.
Zgjohet plaku, don me brité;
Por stak Breci me nji rube
Gati i rrin, n' goje tue i a qite,
E s' e lên, jo, me piskate.
At here lidhe plakut te ngrate
I a kan duert me brez mbas shpines
E tue i grahun m' tunde t' <>
E vêne para me u cile vathin:
N' fishkullim atý edhè thrrasin
Shoket e vet, e mbasi dashit
Hojn kumonen edhè skjapit,
Dhên e dhi kan lshue prej rrashit,
Dá dý tufesh e drejt Sutjeskes
I kan nisun hijes s' bjeshkes
Neper hale e neper ah;
Njâni prij e tjetri grah,
Rruge mbi rruge, e shtek pa shtek:
Si ato bishat nper shkorret,
Kur t' i mârre i ziu ezgjet.
Mbas sish shkjau shkote tue u dridhe,
Me shtupe n' goje e me duer lidhe,
Dèr qi kape ata jane n' cak
Te Shqypnis me Karadak.
Kur kan ardhe e dalé n' Shqypni
Edhé berret paten hi
Bukur kthellte permbrenda n' breshte
Prej kah Shkjau s' kisht' pse me u dreshte,
Bec Patani, nji sý - xhixhé,
Ká thâne plakut: Halláll, mixhe !
Pse pak sande t' kem' tundue,
Vathin gjâjet tue t' shkretnue,
Pa na pase ti gjak as varre,
Ne pré mik, ne erzin marre,
As thye vi, as luejte kufi,
Vec e pse ti Shkjá ké lé,
Edhè bân hije mbi dhé,
Per shka faj kurrkund nuk ké.
Por mos kap meni me né
Pse kjo ndere mund te gjêje gjithkend:
Lpýhen lopet, po thone, me rend...
Vec nji pune, po, mbaj n' mend:
Se mund t' rrim na me duer m' i,
Sa her knjazi i Malit t' Zi,
Toce me vêne e me raki
E ashtu jerm edhé kllapi
Po ngrehe top, po dynde ushtri
Edhè del e bjen n' Shqypni
Jo per t' mârrun dhên e dhi,
Si na mârre t' i kemi tý;
Por per t' shtruemun nji Shqypni.
Por per t' qite Shqyptaret n' robni:
Jo, per Zotin, lavdi Zotit !
Se s' mund t' kete n' mjet nesh faré godit
Dér qi m' cika na mos' t' jesim,
E shosho' it carâ' n e voters
Vendit mos t' i a kem' na shkulun,
Edhè mbylle deren me ferre!
Kshtû i ká thâne, e e ká shlirue,
Edhé lâne e ká me shkue.
N' ato fjalé qe se 'i djalosh
Del prej shkurrjet me nji kosh
Ngarkue m' shpine e 'i spate vjerre m' krah,
Pa pushke n' doré pa thike n' sylah,
E pa ksule, qyqari, m' krye:
Koparanin brrylash shkye,
Dy kapakesh n' parzem shperthye:
Plase shallvar"rt e mârre m' nja' n i
T' pa ilik e t' pa tehri:
Pulpat njeshe tane gjalma e zhanga,
Shtjerré keputa e shtjerre opanga:
Uje djersitee krejt llomite,
Gervishte duer e gervishte ftyre:
Mos me mujte te mjerin m' e kqyre
Zemra n' bark per pa t' u lmeké
Per shka date se kisht' hjeke.
<>! i briten Leket p' r' iheri.
Ndore t' uej! pergjegji i mjeri
Brimet t" Lekvet ka' u trishtue,
<>m' parzme q' i a ki' n vû.
Se 'i i Mirditas kam qillue,
Lé ne Mnele, n' Bajrak te Spacit,
Ndêje me shpi n' ane t' Kalivacit,
Mark Nkolle Gera êmnit m' quejn,
Zeza e vedit, jo e tje' rkuej,
Kumari me at Bec Patanin,
N' kje se ndie i a keni zânin:
Qi Ali Qorrin aj pat vrá,
Kur pat dale ky n' vá t' pa vá
Me cue Becin lidhe nder pranga,
Por qi sod i kndohet kenga
Ke at dite m' hute i punoi carku.
Po a thue ti jé, kumare Marku?
Po i thote Beci, tue i u afrue:
Kumares doren ká shterngue,
E c' jane fale faqe per faqe,
Si âsht zanati nder bajraqe
Te Shqypnis. Mande' e peveti:
Po c' t' ká sjelle ketij shkorreti ?
Shka t' ká hjedhe e prû n' ket dhé
Me sharrue nder ujq e Shkjé ?
Vec rreziku, lum kumara !
Persè sod, me kêne e mara,
Un me u gjetun ne Shqypni
M' oke e m' cope, e m' plang e shpi,
Kû m' la Zoti e t' Paret e mi.
Por shka se rreziku i zi
M' coi me u vrá me do shoke t' mi,
Edhè dola e rà sh n' Mal t' Zi,
Kû vendue kjece me 'i zotni
E kû shkue e pace do mot...
Shkue do mot, eh ! ndihmo, Zot !
Por as teper keq, me thâne...
Vec sa mos me mbete pa ngrâne.
Kur, qe, tash, qi lufta u ndezka,
Vin e m' kapin rrezga - bjezga,
Edhè m' vêne per mbas urdis,
Per me cue zahire ushtris:
Nata e dita mue me m' shkue,
Si po m' shef, me kosh ngarkue.
Miré, po, sende un hike u kam,
Jo pse lodhe e merzite jam;
Edhè mârre kam gúr e shkam
E pershkue jam nper kto rrmore
Porsi iriqi neper shkorre,
Vec per t' ardhe e me u diftue.
Si Shqyptare qi kem' qillue:
Se jue Shkjau âsht tue u rrethue:
Per mbas beset qi kje vû.
Per te dekun e t' varrue.
Mark Milani urdhen ká dhâne
Qi me 'i here ushtrija e tâne
Me u dynde sande prej Sutjesket;
E tue u shtrimun per rrânze bjeshket,
Para drites me ndjehe n' Nokshiq,
Per me u shti mandej n' ********************q.
Prande', ashtû si m' duket mue,
Duen Theke kambet edhè shpejtue,
Punen Krenve m' u a diftue;
Perse ndryshe, vete po drue.
Se me shkue puna fort vone
Mund t' sharroje kjo ushtrija e jone.
Kshtû tha Marku. Me shosho' in
At here trimat bisedojn,
Edhe dájn qi Marku e Beci,
Zhuke Isufi e njaj Stake Breci,
T' lêjshin shoket me placke permbrapa.
E t' u nisshin me t' mdhej hapa
Per Sutjeske, e ket dredhi
T' Komandarit t' Malit t' Zi
T' i a diftojshin me nji here
Ali Pashes e Krenve tjere.
E pse Marku s' kishte pushke:
E pa pushke, si n' mal, si n' fushe,
Sidomos ne kohe te luftes,
Pune e vshtire âsht me shkue rruges,
Kshtû i ep staku njat <>
Me fysheke e njat <>.
Qi 'i here Shkjaut per nen rradake
I a muer Beci edhe u dha krah
Por qi Staku n' ferre s' i la:
Pse, tue u nisun shoket me berre,
Pushke e allti aj zier prej ferre,
Kû ato Beci 'i here i treti,
Edhe i mêrr t' dyja me veti:
Pushken n' krah, alltin n' sylah.
Marku at heré hjedhe koshin n' toke,
Edhe niset me tjere shoke,
Neper bjeshke, me dale n' Sutjeske.
Kur n' Sutjeské trimat kan mrri
Te Ali pasha fill kan hi
E i diftojn si Mark Milani
Ushtris s' vet êmer aj bâni,
Me u nise naten per Nokshiq,
per me i shti Shqyptaret n' ********************q,
Rruga e shtiqe tuj u zâne,
Tu' u a shti rrethin âné e m' âne.
Ali Pasha m' kambe âsht cue
Krén e t' Pare aj ká bashkue
E t' kan nise me kuvendue:
Si m' i a bâ e tek m' i a bâ,
E ne e mbramet edhe kan dá,
Per Nokshiq ata me cá;
Por tue e lânun nji forcade
Treqind vetesh n' Sutjeske dér n' nade,
Me Prêle Tulin, Komandár:
Terri i nates, thone, âsht trathtár !
Keshtû punen dau Parija,
Edhe naten vija - vija
Per Nokshiq u nis ushtrija.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:27 pm

T R I N G A

Tý, o Zot, te kjoshim fale !
Tash, qi zû drita me dale,
Prej Nokshiqit c' po veton,
Peja e vogel fort gjimon:
Mark Milani po lufton
Mark Milani, Mark Milica
Po rreh <> edhé <>
Prej Nokshiqit lak e m' lak,
Kah Shqypni e Karadak
Prap kan nise me u lá sod n' gjak!
Se ky Marku, 'i trim i cartun,
Nat' n ushtrin e paska bartun
E na e qitka kah Nokshiqi,
Shkurres tue u pershkue si iriqi,
Mbasi besa 'i here kje vû,
Dý ushtrit mos me u trazue,
Hylli i drites per pa vezllue;
Edhè e derdhka staje - staje
Neper gryka e neper maje,
Prej kah masandej mendote,
Mbasi afati i beses t' marote,
M' shpine m' i a lshuemun fulikare
N' at Sutjeske ushtris shqyptare.
Ashtû befas: si prej s' eperit
Ndo ' i here orrli i lshohet lepurit,
Kur n' ndo' i driz t' a kete sodite
Ndêje harû; edhè me i qite
Shqyptaret n' rreth, e si n' ********************q
Bercake edhé krapuliq,
Gjalle me dore Marku me i zâne:
Nji me kthye n' shpi mos me lâne,
Qi me u thâne gjindes n' Shqypni,
Se c' kob bâni Mali i Zi
Mbi Shqyptaré, kur me furi
Aj pat msý Plave e Guci,
Mbasi dore Krajlat e Mbreti
I ki' n dhâne me i shtrue nen veti;
Me u a vû << kapicen >> m' krye,
Gjân e mallin me u a rrmye.
Se Shqyptaret po i qet n' dore gjalle
Mark Milani, kurrkund máll
Nuk e bâj, besa, ket fjale:
Se me i qite n' dore s' i ká dale
As vete Mbreti te Stambolles,
Jo po i del sod Knjaz Nikolles,
Rreshke per buke e bâ sylah,
Pricet n' kambe e strugen m' krah.
Vec 'i frige, po, i mjeri e kam,
Se ky Marku n' at rragam
Tash po e bân Nokshiqin dam,
Kû mbete tjeterkush nuk ká,
Pose ndo' i cull, do pleq e grá
Sa per t' rujte shpin e bagtin:
Tym per shpi pse mare burrnimi,
Mbasi u dha n' Nokshiq kushtrimi,
Se n' Sutjeske shkjau kishte dale,
Se Shkjaut vendin i a ki' fale
N' at Berlin Krajl edhé Mbret:
Shka â m' shtate vjet e m' shtatdhete vjet,
Pushken n' dore e zjarmin n' gji
Ne Sutjeske rrâ kan unji,
Zot per t' dalun ksajé Shqypni,
Qi gjithmone hoq keq e zi,
Kah po e kisht' bota lakmi.
Se as ajo ushtrija e jone,
Prej Sutjesket nise mâ vone,
Se u nis Marku e muer perpjete,
N' at Nokshiq s' ká ené prispjete
Qi atý vendit zot me i dale,
Edhè hovin me u a ndale
Çetavet te Mark Milanit,
Kur te bâje me u djerge prej planit
Si lave ujqish nper rribe t' murranit
Jo qi tham un me mend t' mija.
Se edhè atý po t' ndollte ushtrija
E Shqypnis, fort pune e vshtire
Se Nokshiqi pshton pa u plire,
Shpijat djege e gjâja rrmye,
Me nji Mark shqype mbi krye,
Qi m' i ká nja tete taborre
Tete taborre, rrfé mizore,
Derdhe nper mâje e struke nder shkorre:
Njerz te lém, po, me arme ne dore,
regje ne diell, cangllue ne bore,
Te cillt per nen drrase t' krahnorit
Kan per zêmer ka 'i gúr vorrit !
Atà vec me vrà , me pré,

vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:27 pm

Me rá placke si ujku n' Shndré:
Me t' a rrmye, po, dhén nen kâme:
Me t' lâne hû si hûnin n' lâme;
Pse edhé i mocmi 'i fjale kuvendi:
Lufton vendi e jo Kelmendi.
Jo, po pra: paska kêne shkrue,
Zi Nokshiqi sod me psue:
Zi me psue, keq me u shkretnue;
Pse sa nisi n' qielle me ague
Drita e bardhe e beses afati
I maroi, se c' t' i ndêj gati
Mark milani, mustakgiati,
Edhè ushtrin me 'i zâ lugati
N' at Nokshiq c' t' a ká ndersye,
Hovin aj c' t' i a ká shperthye,
Per me vrá, po, e per me pré,
Per me djegun gúr e dhé:
Fill n' Sutjeske ata me dale,
Shqyptaret per me i zânun gjalle,
Me u hjeke armet, keq me i shnderue,
Knjaz Nikolles rob me ja cue:
Knjaz Nikolles, po, ke Cetina;
E mandej aj vete nder shkina,
M' sý <> petull ndê,
Dredhe mustakun kacadrê,
Me u levdue, fort me u krenue,
Me zâne qielle e me zâne dhé:
Se mâ trim se mue nuk ké,
Kah bjen dielli e hâna lé.
Si me krisme e me zhaurrime.
Me rropame e bumbullime
Shkpute nji rreshpe vetlla s' malit
Poshte rrmores shamet zallit:
Kshtû ushton gjama dês e planit,
Kah ushtrija e Mark Milanit
Mbi Nokshiq lshon me furi,
Vendit shkaperderdhe flauri:
Si atá korbat nper ajri,
Kur, tue i pá n' kullose nper are,
T' kete qite m' ta ndo 'i pushkatár.
E sikúr njetà gjutare,
Me shumice qi dale per gjaje
Krés njaj pylle a njaj ograje,
Larg shoshoqit hallakate
E tue krise e tue hukate,
Zagaret tue ndersye pá dá,
Per rreth vendin shkojn tue e lá,
Per me trême bishat nper pisha,
Per me trême derrat nper ferra
Edhè shokvet, ngujue n' prite,
Per shêj pushke m' shtek me u a qite:
Malazezt kshtu krés s' Nokshiqit,
Shpirtin ferre si lkure iriqit,
Tue vikate, tue hallakate,
Hine me djegun tbana e stana,
Me djege shpi e me djegun gji,
Me thá vithnat me bakti,
Çaklat me plackite nper shpi:
Ktû nji ti, atjè 'i kusi,
Kndej nji zhange, andej nji opange,
Tlyen e djathe, sheka t' pa rrathe,
Kallamoq, grune e tagji:
Atý - ktû tue vrá ndo 'i fmi
Rát ne shtroje, a ndonji plak,
Qi s' don gjân me lshue pa gjak:
Me u vrá don me Karadak,
Me 'i kubure t' pa kandak,
Njanit sý verbue, krejt mbete !
Dyndet tymi rê perpjete,
N' flake e n' shkendija lkuqe rri shpati,
Mnderet m' kambe me t' u ngri shtati !
Trême baktija mârrin malin,
Hikin gjindja mârrin zallin,
Ngasin grát neper errmore,
Djepat m' shpine e fmin per dore:
T' mjeret e vocerr tue lotue,
Neper terr tue zânun m' thue,
Ço e rrxo, po, si njato rikat,
Kur bâjn hapin me shpejtue !
Rande me cakla ngarkue cikat,
T' giate comagen n' dore shterngue.
Shkojn tue u grahe, qyqet, bagtivet,
Qi kan mujte me u pshtuem urdivet
T' Mark Milanit. Qêjt e stanit
Para e mrapa me t'mdhej hapa
Shko e eja e gjân avit:
Njâ' n avit, tjetren turit,
Reshi tufe, e mandej nzit
Me u grahe kambve, me hitate,
Qêjt bari si e kan zanát:
Thue se 'imend edhé atà vete
I' n tue e diejt, po, qêjt e shkrete,
Se po mûjt tý Shkjau perdhuni
Ndonji here me t' zâne perfundi,
Aj t' vên m' zêmer gúr e krep,
Me gúr t' pushkes lkuren t'' a rep
T' a xjerre shpirtin per gazep !
Atý - ktû ndo 'i plak i mbetun,
Bâ dyfish e m' shkop peshtetun,
Kaliboc ndo' i kalamâ,
Shifet rruges kah hece tue fshâ,
Me nji dêm a kál per lakut,
Brishtun kthetrash s' Karadakut.
Edhè tash e mbasandej
Prej nji fshati n' fshat pertej
Vrrasin grát, sa kurr kan n'krye:
Ah hik, dhé, se Shkjau ká msye !
E sikur, ndo' i kalamâ
Tue kthye n' mbramjet n' shpi me gjâ,
Rruges shkon lisat m' gur tue gjuejte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:27 pm

Mbrende kû struke t' jene zogjt me bujte,
Trêmshim zogjt prej lisash dalin,
E nji fushen, nji merr malin,
Neper muzg fershllojn me flete:
Kshtû Nokshiqasit e shkrete,
Mbrende nder shpija qillue fjete,
Kur nper mal zû Shkjau me djege
Ka' ashtû gjinden ndiejn tue brite,
Koder m' koder tue gerthite,
Rrezga - bjezga m' kambe jane cue,
Mbathe e zbathe si kan qillue,
Gjân e gjalle edhé vû para
Vrap nper prroska edhé nper ara
Marre kan hiken drejt Sutjeskes,
Kah mendojn se terthuer bjeshkes
Kan me ndeshe m' ushtri shqyptare,
Qi me i mbrojte prejt frotes barbare
T' Mark Milanit, zogut t' shkines,
Qi u rá befas per mbas shpines.
Ngasin, vrrasin e dihasin,
Njâni tjetrin m' êmen thrrasin,
Gjindes s' vet mos me u largue:
Me u grahe kambve, me shpejtue,
Hasmit Shkjá per t' mûjte me i pshtue.
Kur, qe, shkjau, si drita duel,
Bân e shef aj per kundruell,
Se si gjindja vû jâne n' t' hikun,
Baktish vithnat si i ki' n shpikun,
Se c' t' kan nise at here me shti
M' gjinde t' ngrate edhé m' bagti,
Si me gjuejte shkerbé n' lisni !
Ktû vra 'i plak, atjè nji fmi,
Ktej nji grue, pertej nji dhi:
Dike deke, dikê varrue:
Njâ' n lsho m' prroske e tjetrin m' prrue:
Mendt e krés me t' u dermue !
Lshojn Shqyptaret bagtin at hera,
Hjedhin plackat neper ferra,
Edhè vrap hikin si era:
Njani shkorres, tjetri rrmores,
Kush i ure e kush terthuer,
Pa kqyre driz, pa kqyrun gúr,
Vec si t' pshtojn prej Shkjaut mizuer.
Se c' t' u dha brima e ulurima !
Se c' t' u dha gjâma e piskama !
Fmija vrrit, nanat gerthit;
Çikat kjáj e nuset fshâj,
Fshâj e kjáj pre' atij gazepit !
Here rri e struku mbas ndo 'i shkrepit,
Mbas ndo 'i stomit, mbas ndo 'i rrapit;
E prap lshou mandej n' pike t' vrapit,
Shkapercè ledhe e gardhiqe,
Edhè zhduku neper rrmiqe,
Nper rreshpoja, kodra e brigje,
Pushkvet t' Shkjaut vec si me u pshtue.
Turite gjedhet e terbue,
Bishtin héll mbi shpine shtangue,
Hidhen, ngasin, mârrin shpatin,
Hingllojn mazat, shkrefin vrapin,
Marrin malin dhên e dhi:
E nji plûhen nper ajri
Çohet njegull, qi, perzi
Me njat tym t' agushte, te zi
Tbanash s' djeguna e mbi krye
Ndê, s' te lên me pà me sý;
Si na kurr me sý mos pashim,
Kahdo ardhshim, kahdo rashim !
Ke, qe, sod ofshe ! me pá
Po na duhet, si nji Shkjá
Aj po mujtka me na vrá
Per shêj pushke, e flakadâ
Me na djegun trollin t' one,
Me na i rrmye dhênt me kumone;
Edhe shkinat e Cetines
Plackat t' ona m' i a vû shpines,
Porsi mushka, e lak me lak,
Me i qite tej ne Karadak:
E t' u talle shoqe me shoqe,
Ato mrûme Kollomoqe,
Me na shá, n' shpote me na vû.
Njana tjeters t' i u levdue:
Se kaq shpija burri m' dogj:
Kaq Shqypatare kso jete m' hoq:
S' ká mâ trim se njiky êm - shoq !
Por nji cude un jam tue bâ.
Per njat shpi tej n' at shullâ,
Mshile dritsoret, dyert avite,
Qi si rishtas dán godite
E po ndêjka tym tue qite:
Edhé m' paska 'i vathe per bri
Plot me dhên e plot me dhi,
Me 'i qên n' stel, uk i terbue,
Kál e gjedhe ne katue:
Nji pende qé lidhe krye per krye,
Bukuri me u pá me sý:
Nji pash brynat hâne ngerthye:
Nuk ká djerr, jo, as nuk ká qerr,
S' ká tavig qi mund t' i theje:
Pesmdhete qese blé ne Peje !
Prap, si 'i mot c' do tjeter mot,
Grune n' hambár, kotecat plot,
Si mâ i miri n' Plave e n' Hot.
Me gjithkta kush s' âsht t' u pá,
Poshte perpjete atý tue ngá,
As me cakla m' shpine ngarkue.
Per me hike e per me pshtue
Dhên e dhi, lope edhè qé:
Sado qi tash shkina e shkjé
Asaje shpi fort na i jane qase:
Shkjét me arme, shkinat me thase,
E me strajca, kosha e zhaba:
Si zanát qi u ká lâne baba,
Me mbajte cullt me gjâ te huej,
Dér t' u hece kunglli mbi uje.
Porse kunglli, si po thone,
Aj s' po hecte mbi uje gjithmone...
Vec, po, 'i vashe un jam tue pá
Vashe te ré n' xhublete te bardhe,
Me nji rube rreth ballit ardhe
Qi mje m' vetlla m' i ká rá;
E derdhe floket jashta shamis,
Dale me paska m' dér te shpis,
Njanin brryl m' ballnik ngujue,
Ndêjka e kqyrka m' kâmbe harû
Si Nokshiqi rrin t' u kalle,
Placke si bâhet gjâja e gjalle:
Si nper prroska, rrgalle e záll
Jesin dekun grá e femij
Per nen plume t' Malit t' Zi.
Por se prap kurrkund neshtrasha
Mue s' a dán, ka' e shof m' at dere,
Se ká menden me hike vasha
E me u bá ajo me shoke tjere,
Per t' pshtuem vete edhé bagtija,
Pa t' cillat s' ká t' gjalle Malcija.
A thue, Zâne, mos kjofte premtue !
E ré vasha tue qillue,
Mos te ket ajo gabue
Me ndo' i Shkjá me u miqasue;
E prandej, n' uzdaje te mikut,
S' dahet shpis as carranikut
E harû m' rri pshtete ke tbana?
Pse edhé t' mire po e kisht' bâ nana:
Ardhun shtatit si <>,
Sýnin hýll, ballin si hana,
Dishka njethe si molla m' rrêm,
Si ajo lulja shperthye m' gêm:
Qi ke dale m' ká ashtû te dera,
Sikur bân me cile prandvera;
Sikur bân dielli me dale
Neper aha, brej e hale:
Kaq gjâ t' mire Zoti e ká fale !
Mos e thuej, bre burre, at fjale !
Se per lila e karajfila,
Per zymyla e per bylbyla,
E per gurra neper curra:
P' r ato hije neper vrrije,
P' r ato flutra neper zalle:
Pasha Ore e Shtozovalle,
Pasha t' rijt e pasha veren,
Per sa bjeshke e lule bleren.
Mâ fisnike 'i vashe s' e ké,
Kah ndrite hâna e dielli zé !
Se edhè ndolle, bre, ká shqyptare.
Fisit t' mire, e deret bujare:
Vete e bija e Ule Keqotes,
Kêne gjithmone ky buka e botes:
N' zâ per pushke, urti e fjale,
Lype n' kuvend e pvete n' Xhibál:
Korite s' ká, jo, tate e nane
Sa kjene gjalle e shpirt pa dhâne,
Jo korite kjo sod per s' dekuni
Tate e nane tue u kalbe ne vorr !
Qi i kan lanun plang e shpi,
Toke ne mal e toke ne vrri,
Vathin tok me dhên e dhi,
Si mâ i miri ne Malci.
Se as kend t' vetin Tringa s' m' ká:
Tringe m' i thone, po, asaj bi malit:
Vec Tynzone edhé nji vllá,
Njat Curr ulen, pika e djalit,
Po, me i prekun kryet me trá
Qi ajo e don si sýt e ballit:
E qi as fat me i qite s' desht vedit,
Virgjineshe por ndêje ká n' voter
T' t' et, per t' pasun vllán per s' ngiatit

vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:28 pm

Qi m' i u bâ kjo nane e moter.
Vec orzeze Tringa m' kisht' lé,
Me i u dhimte gurit e drunit;
Pse i vllaj vjet, tue u gjuejte me Shkjé
Atjè n' bjeshke per pune t'hoqunit
Me dý plume kje varrue:
Edhè tash, qe, mbushet vjeta,
Se rri n' shtroje tue lingue,
Pa mujte kurr me u cue m' kambe t' veta.
Nate e dite motra tue fshâ,
S' kursen shtek as s'kursen pare:
I suell mjeket kû i' n kêne mâ n' zâ,
Blé melhême i ká edhé bare.
Por i vllaj mâ mire nuk bâni,
Fill, i mjeri, âsht shtri per deke.
Edhè jerm flet me 'i gjymse zâni:
Vec qi nisé s' ká enè me hjeke.
Marre mendsh Tringa asi gazepi,
Nate e dite i rri te kryet:
Si ajo nana fmis ke djepi:
E as kurr, s' mjeres, s' i teren sýt.
S' han, as s' pin, as fjalé nuk flet;
Sa per t' prite miq e kumare,
Ndonji shoqe con e thrret;
Gjâne radite neper rrogtare.
Por, kur drita at here tue gdhi
Nise ká Shkjau vendin me carte,
Stane e tbana me i bâ hi,
Hike kan shoqet e rrogtaret,
Vrap tue shkue nder shpija t' veta,
Gjindes s' vet per ngiat m' i u gjete:
Edhè kshtû tash Tringa e shkreta
Qyqe n' shpi me t' vllán ká mbete.
Mendsh si mârre ishte per vllá,
M' kambe dikúr cohet e mjera,
Edhè del ne dere me pá,
Palè 'i here se c' isht' potera.
E kah qiellin shef n' tym mlue,
Kah shef zjarmin poshte tue zbrite,
Edhe pushken ndien tue vlue,
Shkjé edhèshkina shef tue u avite:
Shef Nokshiqasit ke ngasin,
Rrege e prroska n' gjak t' u plire:
Ndien si cullt e grát gerthasin,
S' epri Shkjau ka 'i gjuen pa mshire,
Edhè atý me hike i epet,
Kamben zbathe e sido veshe,
Rruge pa rruge me kalue repat,
Me shoke t' vet ajo me u ndeshe.
Por nder mend qe po i bjen vllau:
Si un tash vllán vetun m' e lâne ?!...
M' shtroje rà t me m' a pré Shkjau,
Pa mûjte kush ndihme m' i dhâne?!
Edhè hovin ndale e ká.
Por, kah zhduken fushes e shpatit
Vrap Nokshiqsit tue ngá,
Te perqethte atý i bje shtatit:
Pse trûc para mendes s' saje
Shtrohet kobi qi isht' tue e gjetun,
Edhé shef, po, se mâ uzdaje
Ne ket jete per tê s' kisht' mbetun.
Shoket e vet kush hike, kush deke;
Zbritu s' epri shkjau mizuer:
Vllau i vetun n' shtroje tue hjeke;
Qilla e nalte e toka gúr,
Kuej m' i u pshtete?... kah me shpetue?...
N' djerse te ftofte i rihet balli;
Per ure deres njâ' n brryll ngujue,
N' gjak lá i duken mali e zalli.
Don me kjá; me kjá nuk mundet:
Dishka fytin i a zû njak.
Per nen parsme zêmra i lkundet,
Prej trishtimit i pike gjak.
Kah t' i a maje?... shka te bâj e mjera,
Kshtû lshue dore prej gjithkuej?
Zên e yhote me vedi at hera.
Un vec n' shkosha me u mbyte n' uje!
Se Shkjau vllán tash po m' a mbyte:
Drita e sýut per deke aj shtri!
Mue tash po m' verbon t' dy sýt,
Rob tue m' mârrun n' Mal te zi:
Me turpnue, po, un nane e tate,
Nane e tate n' vorr me i korite,
Me zi ftyren vllaut te ngrate,
Marre fisit un me i qite !...
Po si mordja me m' harrue ?!
Nane e tate tue u kalbe nen dhé !
Vllau, qe 'i vjete, ne shpi vorrue !
Qyqja moter rob nder shkjé,
Me bâ kryq kjo ne tre vend,
Vedit me i a njitun shkine,
N' gjûhe te huej me zâne kuvend,
Me sherbye n' Shkjá si robine !
Si s' u shkputka 'i buze prej malit,
Per nen vedi mue me m' zâne;
Si s' m' gjoi moti bjeshkes a zallit,
Me t' pshtue erzi, o e zeza nâne !
E qe tash andej pertej
Nper do aha e lisa t' mdhej
Zi nji tym nise rê me u cue,
Po nisé flaka me vezllue,
Ndihen shkjét si ujq tue ulrue,
Tue vikate, tue u hallakte,
Fort tue u dhâne, fort tue u perpjeke,
Kah i a hine shpijat me djege:
Edhe shkinat poshte - perpjete
Nga nper zalle e nper rrgalle.
Thirr shoshoqes lare e m' lare.
Tue u zgerdhi, tue bâ potere:
Here tue u shá e here tue u talle,
Kah po ndjekin gjân e gjalle:
Qi terbue hikin lak m' lak,
Per me i zâne e me i qite n' lak
E me i nise per Karadak,
Kû po hahej buke e gjak.
Si ajo suta shoqesh dá
E n' blerim t' njethte ajo rá,
Lshohet zhgjete e turrshim futet
Mbrende ne breshte, tue u dridhe prej tutet,
Kur gjuetari m' tê kete shti,
Per pa mûjte por m' toke m' e shtri:
Njekshtû bredhe ká Tringa n' shpi
Zbé si qiri, buzet xi,
Kur ká pá zjarmin kundruell
E ká pá se Shkjau ish' hulle.
Hin me turr, e pa diejt gjâ
N' at trishtim se c' isht' tue bâ
Me shul deren ká merthye:
Thue s' din Shkjau si m' e shperthye...
Qi kurrgjâ atij mâ per dore
Nuk i vjen, se dyer me thye,
Shpija e tbana me bâ rrmore:
E mrrudhet e m' kambe shtangue,
Djerrun sýt, t' perqethte tue i shkue
Neper shtat e tue merdhite,

vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:28 pm

i t' isht' plajmi bore tue qite,
Rrin harû mbrenda shpis s' vet,
Porsi t' ishte nji shauret.
Vec, tue krise zhurma e potera,
N' lak pertej, sýt hera - hera
Si hajnisht i dredhe kah dera:
Sýt i dredhe e prap i bredhe
Para vedit me shpejti,
Trêmshim tu' i rrot' llue np' r ajri,
Ka' ajo shef se e vetmja uzdaje
Me i pshtuem vllau e erzi i saje,
Po ishin vec njato pak drrasa
T' breme krijet e t' tane plasa:
E qi as giate puna s' do t' vete,
E ato Shkjau do t' i shperthete !
Prej t' kobshmit trishtim qi ká,
N' shpi gjithshkafja i duket Shkjá;
Shkjá vargoni, e Shkjá <>,
Koshi Shkjá, e Shkjá kazani,
Mark Milan carku i duhanit:
Magja shkine, e shekat shkina,
Shkina rraqet vjerre nper kthina.
E si ngusht kúr gjindet nieri,
Ati i epet si pa hiri
Me thirre: Nane ! kshtû Tringes s' shkrete,
Pa kend ndihme, o zot! n' ket jete,
Mnderet goja rreshke e idhnue,
Qyqe vetun n' shpi ngujue,
Me nji vllá fill tue marue
Kahere ftofe te mjerit kama !
Atý n' mend po i bjen e ama;
Edhé i bâhet se po e shef,
Per ure voters zane m' njâ' n tef
Shi kû ajo zakon dikúr
E kisht' pase me ndêjun, kúr
Mazen m' zjarm me luge perzite,
E qi Tringes, kur fmi enè i' te,
Aq fort anda pase i a ki' te.
Edhè nise disi m' i u njalle
N' shpirt uzdaja, e me i u kalle
Rrezja n' sý e mollza m' ftyre,
E at ure votre m' nja tue kqyre
Ah, moj nane ! po i thote: kû jé ?!...
As s' po shef se shkina e Shkjé
Po duen Currin me na pré ?!
Por nana isht' t' u kalbe nen dhé !
Kush s' i gjegje, jo, Tringes s' shkrete,
Vec se i vllaj... me Ã* gjame te lete !
N' at gjame zêmra i shkrifet n' váj !
E tue dnese, lott tue i shkue rrkaje,
Harrue vedin edhé Shkján,
S' mendon tjeter vec se vllán:
Edhe shkon e i rri te kryet.
Puthi ballin, puthi sýt:
Ftyren laja n' lot si rrkaja
Laja n' lot te sývet t' ballit !
Aty jemi po i del djalit,
E ka' ashtû ndien tue i pikue
Dishka ftyres, rrin tue mendue,
Se po âsht cirka tue cirkue
E se jashte isht'tue rá shi,
Me 'i zâ t' mârret e si n' merzi
Vedmevedi thote: Perzèt !
Mori shpija metshi shkret !
Urth e Lmashk per rreth u mlojshin !
Breve e gjarpen n' jue u perftojshin !
Si kaq shpejt ju me pikue ?!...
M' voter cirken me m' a lshue ?!
Jo, mor vllá, motra i ká thâne,
Se ato cirka shiut nuk jane
Qi nper hatlla pikojn m' voter:
Por jane lott e s' ate moter !
At here vllau, bâ dhé ne ftyre,
Sý per sý motren po e kqyre,
Me do sý krejt cangullue!
E lete doren tue i a lmue,
Si n' kllapi i ká ligjirue:
Po ti, moter, pse me kjá ?!
Zêmren dýsh pse me m'a dá,
Tash qi m' erdh shpirti me dale,
Frýma n' zêmer tue m' u ndale ?!
Po a lâne t' paskam me hjeke zi ?
T' paskam lâne pangrâne, pa pi,
Veshe e mbathe edhè stoli
Jo si shoqet ne Malci ?!
A se fole t' paskam un rande:
Persè ti 'i cike e pa nane,
Sa vale t' kênka i vetmi vllá,
Huj' per burre, ndoshta, me t' rá ?!
Motra doren m' balle i a vên,
Amel fjalen c' po i a kthen,
Pastên vllaut t' i a strukun krahit:
Amanèt, moj njomza e ahit,
Po kû jé ?... shka jé kah thue ?...
Po a kaq jermi t' ká ngushtue ?...
Se tý motra s' t' u martue,
Per pa u kalbe ajo nen dhé !
Kurr mâ rande se sod fole s' m' ké !...
Tjeter tate nuk kam as nane:
Amanét, mos me m' pase rande,
Per nji fjale qi due me t' thâne !
Qýsh, mor vllá qe, tash nji vjete
Nuk t' u njom ky shtat i shkrete ?!
Qysh s' t' u mkam ky trup nji hera,
Sa me u cue me dale ke dera ?!
Si s' t' u thá motra, e thafté vera !
E thafte vera, si e ká thá !
Po un qýsh shkoj me ndêje rob n' Shkjá !
Vetllat Curri atý ká vrâ,
E si 'i here mârrtas ká fshâ,
Po i thote moters per nen zâ:
Po ti, Tringe, shka jé kah flet ?
Rob ne Shkjá tý shka po t' qet.
Na n' Nokshiq, Shkjau n' Karadak ?...
S' te lshon fisi, jo, pa gjak,
Me t' robite, me t' cue nder shkjé,
Edhé pse un t' kalbem nen dhé.
Motra, lott me rube tue i fshi
Ah, mor vllá ! po i thoté n' dashtni,
Ndoshta jermi s' t' lên me ndi
Si vlon pushka n' mal e n' vrri:
Se sod Shkjau n' Nokshiq ka hi.
Ku po bân t' madhe kerdi,
Shpija e stane tue i bâ hi,
Tue plackitun dhên e dhi,
Tue vrá pleq, e grá, e fmi !
N'at fjale Curri se c' asht xi,
E me 'i zâ me t' zi me u ndi,
Po i thote moters si n' kllapi:
Paska hi, thue Shkjau n' Malci ?
Po n' Nokshiq, po i thote e motra
E shi tash zbriti nder kodra,
Kû po djege aj gúr e dhé !
Atý Curri se c' âsht zbé !
Kthellte nji here se c' ká gjimue !
Per rrshit <> sýt i a ká lshue,
Tash nji vjete n' kûj ajo vjerre !
Edhé sýt nisin m' i u erre,
Fija e mendes nise m' i u djerre:
Po zên fryma me ju ndalé,
Sa me t' zi m' i u ndie kto fjale:
Zot, mâ zi se njekshtû a ká ?...
Ndore t' ande paca rá !
E sjelle mare, shtrihet per deke,
Edhé nise ká atý me hjeke.
Tringa qirin shpejt e kalle,
E xi n' ftyre, bâ karabojé,
Mêrr e i bân me te kryq m' ballé.
Tue thirre Krisht e tue thirre Zoje,
Dér qi vllaj per t' mbramen heré
Hoq e u dá kso jete s' mjere.
Ç' po bân Tringa e mjere t' u lvyre
Rroke ká vllán e ftyre per ftyre
Puth e kjáj e me lot láj;
Dnes e fshâj e shkrifu n' váj:
Dhimet zêmra ka'i pelset,
Per at kob te zi qi e gjet !
Por, tue kjá, tue dnese mbi vllá,
Nise me vedi me mendue,
Se vllau petkash duhej ndrrue,
Se ne vorr aj duhej cue,
Nane e tate kû i' n kêne vorrue.
Vec se prap ajo u mendueka:
Mire se vllau petkash u ndrrueka,
Por si i bâhej me e shti n' dhé,
Jashta Shkjau tue djege, tue pré,
Shoket kush mbete, kush hike e trete,
Vetun qyqe un ne ket jete ?...
E lên vaj' n e mâ nuk kján:
Vec harû tash kqyre te vllán,
Tash kqyre hatllat, tash kqyre caklat
Para e mbrapa, e tej n' ode tjeter
Ndo' i figure a 'i plis te vjeter,
Kurrkund sý 'n ajo pa e ndale:
Here, harû e ashtû pa fjale,
Sodite oden fund e maje,
Thue po ká kund fare uzdaje,
Se po âsht kush qi me i ndihmue.
Por gjithshkafja n' ode rri shue:
Hije deket e ká mlue,
Si nji vorr te kisht' qillue.
Nise atý ajo me u frigue
N' at vetmi, e me mendue
Shka per t' dekun kish' pase ndie
Tue kuvende, sa kisht' kêne fmi,
Edhè 'i djerse e ftofte e mlon.
M' voter flaka kah fershllon,
Kah ndien ûnen m' zjarm tue cijze,
Neper hatlla mijt tue lvize,
Te perqethte asa' i shkon shtatit,
Edhè shpinen mâ per s' ngiatit
Murit t' vrashte i a njeshe. Kahera
Asht tue u mate me u cue, e mjera,
Me dale n' âne, kû zanát
Asht n' Malci me ndêjun grát,
Per me zjerre petkat e t' vllát
Por me u cue nuk âsht tue mûjte:
Dishka dron vendit me luejte.
Shkrumue buzesh, irnue ne ftyre,
Dér t' vllán âsht tue drashte m' e kqyre.
Harrue ká Nokshiq e Shkjá,
Shpijat djege, vendin n' gjak lá:
Keq rrethuem e ká mjerimi,
Kaq hype tmera e hype trishtimi !
Kúr, qe, 'i vigem ndien perjashta
Nji cete shkjé po mlidhshin kashta,
Per me i dhânun zjarm njaj shpije
Pak pertej, nalt te nji hije.
Ndien at vigme e flakron m' kâme

vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 8:29 pm

Friget tue rrapllue me dhâme,
Edhè futet n' ane tjeter,
Kû po kishte 'i kashû t' vjeter,
E mbi trén nalt n' hatlla t' epra
Nji gallushter, cile nper qepra,
Aq te vogel, n' cilla t' mdhá
Me t' zi nieri mbrende me u pá:
E fluturim ajo tue ngá,
Mbas kashûnit shkon me hi,
Kin' me u strukun per rranze ti
Kin' po pshton prej Malit t' Zi:
Qi nper flake e tym te zi
Mi as bunger pa gjete s' lite,
Jo se mâ njerzit s' po i gjite,
Qi nper shpi mund t' strukte ezgjeti...
Por, enè pau ule, me veti
Zên e thote: Pásh t' Lumin Zot,
Persè t' mshifem ketû kot ?!
Ç' m' duhet jeta sod me sod ?!
Nane e tate tue u kalbe nen dhé
Vllau i vetem deke mbi dhé:
Ç' m' duhet jeta kish t' a di ?!...
A vec sa per t' shkuem n' Mal t' Zi,
Faqe t' zeze vedit me i shkrue,
Fis e giûhe e Fé me ndrrue,
Nane e tate un me marrue:
Me i' xi ftyren vllaut te dekun
Me njihere porsa ká hjekun?!
Jo, per Zotin! lavdi Zotit !
Se mâ Tringa per mbas sotit
Gjalle 'i cas s' do ajo me kêne.
Por, persé p ' r 'i nieri t' kshtêne
Me mbyte vedin s' e ep Feja,
Vete do t' dal, po, gjofti rrfeja !
Balle per balle me u gjujte me Shkjá,
Perdhûni m' e bâ me m' vrá:
Mue me m' vrá, po, n' gjak me m' lá:
Por jo kurr ne Karadak,
Vec ketu, shi per nen prak
Te deres s' eme. Jam bi malit:
S' báj un marre per s' te gjallit !
Zot, mishrire te keshe per mue,
Per shka vete mund t' kém gabue
Ne ket jete, hiri a pa hiri
Shtate here n' dite kû fye edhè i miri !
Ti edhé m' ep force e fuqi,
T' mos t' i lâ vedit kori.
Se un t' rijt t' êm nuk po e bâj fli,
Per t' m' dale kanga n' Male t' mdhá;
Por per erz, per Fé, per vllá,
Deke mbi dhé qi mbetun m' ká,
Me m' i a pré kryet shkjau per s' dekuni,
Mal e fis me na i korite !
Deh ! Ti doren me m' a njite
Ne ket t' mbramen per mue dite:
E mos lên, jo, gjalle me m' qite
Shkjau ne dore ! E fill n' ode t' burravet
Flakron Tringa, i vllaj per s' dekuni
Kû ishte shtri, e << huten >> s' eperi
Hjeke prej kûj' t per nen sergji:
Mbrende fyshekun i a ká shti:
Kater tjere i qet m' nja' n bri;
Per nen rryp njeshun per i:
U ep flokve nen shami:
Edhè para se me dale,
<> n' dore, bâ giûnin pale,
Asht ule, vllán ká puthe ne balle,
Kû po merr e i thote me mâll:
Fort mos m' u merzit, mor' vllá !
Pse, kur t' nise dielli me rá,
Tash po vjen Tringa me t' pá:
Me ndêje bashké moter e vllá:
Prej shosho' it m6a kurr me u dá !
Edhé vasha m' kâmbe âsht cue,
Ndihmo, Zot ! Shêjti Shna Ndue !
Vete me vedi thote nji hera,
E msýn turr drejt e kah dera.
Sa me huj deren ká hape !
Se aspak vasha nuk m' â zmbrape !
Por sý' n zjarm, vetllat ngerthye,
Dredhun ruben ure me sý:
Si selvija shtatit ngrefe,
N' mes t' oborrit i a ká befe,
Per mbas ijet << huten >> mshefe.
Kur qe, se njaj Gjur Kokoti,
Si me e hûme qi kisht' nise Zoti
Unen n' dore tane tym e shkndija,
Dirgjet shpatit si duhija,
Tue marre shtekun me t' mdhej hapa,
Me dy t' Vasoviqas mbrapa,
E mâ larg prap me ndo' i shkine,
Per t' ngarkue ato plackat m' shpiné,
Ká msý shpin m' i a djege Curr Ules.
Gjuri, menden maje ksules,
Para shokesh pak ká shtekue,
M' sý << kapicen >> petullue,
Dollames polin m' br6ez ngujue,
Vjerré << novicen >> per nen krah,
Kthellté taganin rrase n' sylah:
E si 'i bishe dalun prej gurit,
Kur t' a lodhe plajmi me bore,
I âsht avitun shpis se Currit,
Sa hjedhe nieri 'i pashe mbi doré,
Prej kah Tringen aj ká pá
M' kambe n' oborr ndêje para shpis:
Si ajo Zana e bjeshkve t' mdhá,
Si aj flamuri n' balle t' ushtris:
Edhè hapin e ká ndale,
Kû habité, po thote kadale:
Vall, a âsht Ora e Dormitorit ?
A por Zana e Vizitorit,
Ule e Mira m' kto zabele,
Per me gjete ndo' i ród sherbele
A ndo' i shpendme giate lugines:
Se nji vashé mâ t' mire s' e shef,
Pasha Sh' Pjetrin e Cetines !
Me i rá botes ti tef e m' tef.
Tash po e marr e e coj n' Mal t' Zi
Si ré nanes t' m' i ndihmoje n' shpi,
Edhé qêni, i biri i qênit,
Theke ká hapin atij vendit,
Drejt kah tringa tue sulmue.
Por, kur bâ ká me i u afrue,
Sa shpejt Tringa 'i hap po kthen !
Sa shpejt << huten >> po e merthen !
M' parzme Shkjaut se c' po i a vên !
Hiqi gisht, he bujareshe !
Se 'imend kênke 'i bi prej fisit !
Bjeri Shkjaut, bre sokoleshe,
Mu ne parzme per mjedisit !
E t' a diej Knjazi n' Cetine,
Se edhé n' qitet Shqyptaret aj fare,
Pasha Zotin, n' Shqypni s' hine,
Dér t' jete gjalle ndo' i bi shqyptare,
Qi per erz, e Bese, e Atdhé
Kto edhé desin si me lé.
Edhè << huta >> bani << bam >> !
N' kokerr t' shpines bjen Gjuri m' shkam:
I âsht derdhe mulla nper rragam,
Pshesha n' uje, 'dhe atá haram,
Çika vendit por s' po lot.
Sýnin kokerr, flake e agzot,
N' krisme t' pushkés kah shoket e gjurit
Shef se vrap i' n vû atij gurit,
Sa me turr qi i a ká hjeké
<> fyshekun; vec tue u rreke
T' dytin mbrende ajo m' i a qite,
Vasil Ndreka, nji uk malit,
M' te <>terezite,
E i a njet shi n' lule t' ballit,
Dekun m' toke bjen Tringa e mjera
Shta' n n' oborr e kryet te dera,
Mollza e faqes krejt n' gjak lá !
Edhè dielli dheut i rá.
Gjalle por Tringa Shkjaut n' dore s' rá !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika    Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika  I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjergj Fishta
» Millosh Gjergj Nikolla
» Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: