Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Sindroma e foshnjës së shkundur, pakujdesia që kushton shumë !!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.Delfina
WebMaster
WebMaster
dr.Delfina


<b>Postime</b> Postime : 1077

Sindroma e foshnjës së shkundur, pakujdesia që kushton shumë !! Empty
MesazhTitulli: Sindroma e foshnjës së shkundur, pakujdesia që kushton shumë !!   Sindroma e foshnjës së shkundur, pakujdesia që kushton shumë !! I_icon_minitimeFri Apr 15, 2011 3:48 pm

Të shkundurit bën që truri të lëvizë brenda kafkës dhe të ndrydhet nga të goditurit në ashtin e kafkës. Kjo ndrydhje shkakton të ënjturit, gjakderdhjen dhe presionin në tru. Enët e gjakut mund të pëlcasin, nervat të dëmtohen dhe retina e syrit mund të shkëputet ose nervat optike të gërvishten, gjë që mund të sjellë verbërinë.
Çka është sindroma e foshnjës së shkundur?
Është një grup simptomesh të lëndimeve të shkaktuara nga shkundja e foshnjës. Të shkundurit e foshnjës mund të shkaktojë këto gjendje serioze:
* Lëndimi i syrit dhe/ose verbërimi
* Lëndimi i trurit
* Konvulsioni (spazma)
* Paraliza
* Zhvillimi i vonuar
* Vdekja
Çka ndodhë kur shkundet foshnja
Koka e foshnjës është më e madhe dhe më e rëndë se pjesa tjetër e trupit, dhe deri në moshën dyvjeçare apo edhe më shumë, muskujt e tij të qafës nuk janë aq të fortë sa të mund të mbajnë kokën. Të shkundurit bën që truri të lëvizë brenda kafkës dhe të ndrydhet nga të goditurit në ashtin e kafkës. Kjo ndrydhje shkakton të ënjturit, gjakderdhjen dhe presionin në tru. Enët e gjakut mund të pëlcasin, nervat të dëmtohen dhe retina e syrit mund të shkëputet ose nervat optike të gërvishten, gjë që mund të sjelle verbërinë.


Pse e shkundim foshnjën
Të shumtën e herëve shkundja e foshnjës ndodhë nga frustrimi i prindit apo kujdestarit në përpjekje për t'ia ndalur vajin foshnjës. Rastet e tjera ndodhin nga aksidentet apo lojërat e vrazhda, siç është të hedhurit e fëmijës në ajër, të ngriturit poshtë-lart ose të luhaturit në rreth. Foshnjat mund të përjetojnë dëmtim të muskujve të zverkut. Disa prindër e dinë se fëmija nuk duhet të goditet, por ata nuk e kuptojnë se të shkundurit është shumë i dëmshëm. Lëndimet nga të shkundurit mund të jenë rezultat edhe i vrapimit apo kërcimit poshtë e lartë me foshnjën.
Si mund të parandalohet sindroma e foshnjës së shkundur
* Bëhuni të vetëdijshëm për aktivitetet që mund të shkaktojnë lëndime.
* Kur e përqafoni, e ngitni apo e lëshoni foshnjën gjithmonë mbajeni me dorë kokën e saj.
* Përpiquni të ndalni zemërimin ose frustrimin para se nevoja për ta goditur apo shkundur fëmijën të bëhet e pakontrollueshme. Merrni frymë thellë. Vëreni fëmijën në shtratin apo koshin e tij, që të jetë i sigurt dhe dilni nga dhoma. Nëse jeni vërtetuar se me fëmijën çdo gjë është në rregull, atëherë mund ta leni të qajë derisa ju të qetësoheni. Nganjëherë fëmijët qajnë pa ndonjë arsye ose kur janë shumë të lodhur.
* Kërko këshillim profesional për të mësuar aftësitë e perceptimit para se të bëhet ndonjë dëm. Mos lejoni që zemërimi t'ia zë vendin kënaqësisë që mund ta përjetoni me fëmijën tuaj.
* Nëse e keni shkundur fëmijën tuaj apo nëse mendoni se dikush e ka bërë këtë, menjëherë kërko ndihmë mjekësore.
* Kërkon ndihmën e mjekut nëse foshnja qanë për një kohë të gjatë ose jeni të shqetësuar për shëndetin e saj.[img][/img]
Kodi:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.com
 
Sindroma e foshnjës së shkundur, pakujdesia që kushton shumë !!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sindroma e hiperaktivitetit te fëmijët
» Propozimi për martesë shkoi keq, shumë shumë keq
» Sindroma e liderit në Kosovë
» Tableti i Vizio kushton 349 $
» Më shumë dhjam, më pak tru

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: