Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Pacolli po mendohet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Pacolli po mendohet  Empty
MesazhTitulli: Pacolli po mendohet    Pacolli po mendohet  I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 10:04 am

Behgjet Pacolli nuk e ka ndërmend ta prishë koalicionin me Hashim Thaçin, por ende nuk e di se çfarë përgjigje t’i japë atij për ofertën e fundit rreth ridizajnimit të Qeverisë. Ish presidenti thotë se fjalën përfundimtare do ta thotë javën e ardhshme. AKR-së i është ofruar Ministria e Diasporës dhe një Ministri tjetër, që aktualisht udhëhiqet nga PDK.
Behgjet Pacolli nuk është ende i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen e re me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas gjithë asaj çfarë ka përjetuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lideri i Koalicionit për Kosovë të Re e ka të vështirë të pranojë detyrën e zëvendëskryeministrit të parë në Qeverinë Thaçi.

Por, ani nuk ka asnjë dilemë se a duhet që partia e tij të mbetet edhe më tej në koalicion me PDK-në. “Unë ju garantoj se koalicioni nuk do të prishet do të vazhdojmë”, ka thënë Pacolli në një prononcim për Express.

Sido që të jetë, Pacolli i ka kërkuar disa ditë kohë mikut të tij në krye të ekzekutivit për të reflektuar. Njerëz të afërm të Pacollit në AKR kanë thënë në kushte anonimiteti se i kanë sugjeruar atij që mos të futet fare në Qeveri, nëse dëshiron të garojë pas një viti për President të vendit.

Sipas këtyre zyrtarëve, pikërisht për shkak hezitimit të Pacollit për të mbetur personalisht në Qeveri, nuk është finalizuar marrëveshja e re me PDK-në.

Pacolli ka darkuar të mërkurën në mbrëmje me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe kanë diskutuar gjatë bashkë. Pacolli nuk ka dashur të flasë shumë për takimin mes tij dhe Thaçit.

“Nuk kemi biseduar me Kryeministrin Thaçi për marrëveshjen për koalicionin. Unë jam shumë i lodhur. Më duhet të reflektoj dhe nuk besoj se deri në javën e ardhshme do të ketë ndonjë ndryshim”, ka thënë Pacolli.

Ai nuk ka dashur të komentojë për ofertën e re që Kryeministri i ka bërë. Po ashtu nuk ka preferuar të flasë as për mundësinë që ai mos të hyjë fare në Qeveri. Edhe kur është pyetur për këtë çështje, Pacolli ka dhënë një përgjigje shumë të shkurtër: “Unë duhet të reflektoj”.

Kryeministri Thaçi i ka ofruar të mërkurën në mbrëmje Pacollit dy ministri, ashtu
siç kanë kërkuar zyrtarët e Koalicionit për Kosovë të Re ditë më parë. Thaçi është i gatshëm t’i japë AKR-së njërën nga ministritë aktuale që udhëhiqet nga PDK’ja dhe të themelojë një ministri të re, atë për Diasporën.

Edhe pse Pacolli dhe Thaçi ende nuk kanë finalizuar marrëveshjen e re për koalicion, kontaktet e tyre janë të vazhdueshme. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Pacolli po mendohet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Buhler: Po mendohet për shkurtime tjera në KFOR
» Pacolli të rikthehet në krye të AKR-së?
» Pacolli lobon në Afrikë
»  Pacolli do të rikandidojë për president
» Pacolli emërohet zëvendëskryeministër i parë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: