Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Të dyshuarit për ryshfet ia mësyjnë edhe tenderit për pasaporta biometrike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Të dyshuarit për ryshfet ia mësyjnë edhe tenderit për pasaporta biometrike  Empty
MesazhTitulli: Të dyshuarit për ryshfet ia mësyjnë edhe tenderit për pasaporta biometrike    Të dyshuarit për ryshfet ia mësyjnë edhe tenderit për pasaporta biometrike  I_icon_minitimeWed May 18, 2011 9:28 am

Kontraktuesi gjerman për furnizim me pasaporta i Qeverisë së Kosovës ka nisur betejën për të fituar edhe një tender tjetër në Kosovë. Kompania “Giesecke & Devrient”, ndaj së cilës mediet gjermane raportojnë se autoritetet e atjeshme janë duke zhvilluar hetime në lidhje me dhënie të ryshfetit, është futur në listë të ngushtë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në tenderin për pasaportat biometrike. Zyrtarët e kësaj ministrie nuk kanë dashur të komentojnë në lidhje me hetimet që janë duke u zhvilluar në shtetin gjerman ndaj kësaj kompanie.
“Tenderi për prodhimin e pasaportave elektronike-biometrike në MPB është në fazën përfundimtare të vlerësimit dhe shpallja e operatorit ekonomik fitues do të bëhet së shpejti, në pajtim me rregullat e prokurimit”, ka thënë Dafina Myrtaj, u.d e drejtoreshës së Zyrës për Komunikim Publik në këtë ministri. Sipas saj, të kualifikuara për fazën e dytë në këtë tender kanë qenë gjashtë kompani, ndërsa katra prej tyre i kanë dorëzuar ofertat e tyre.
“Nga gjithsej katër operatorët ekonomikë, fitues do të përzgjidhet kompania që i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret e përcaktuara në tender dhe në pajtim me Ligjin e prokurimit publik dhe me rregullat e tjera juridike relevante”, ka thënë Myrtaj.
Qeveria e Kosovës para tre vjetësh kishte lidhur kontratë me këtë kompani për furnizim me pasaporta. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm i pati dhënë vërejtje Ministrisë së Punëve të Brendshme rreth kryerjes së pagesave për këtë kontratë.
“Në kontratën për furnizim me dokumente udhëtimi - pasaporta në vlerë prej 1 milion e 825 mijë e 426 eurosh, pagesat janë kryer nga kodi ekonomik 31900-kapital tjetër. MPB-ja nuk ka bërë shpalosje në pasqyrat financiare”, thuhet në raportin e Auditimit për vitin 2008.
MPB-ja kishte fajësuar Ministrinë për Ekonomi e Financa për këtë “defekt”.
“Te kontrata furnizim me pasaporta në shumën prej 1 milion e 800 mijë eurosh pagesa është bërë nga kodi ekonomik 31900, pasi që vetë Ministria për Ekonomi e Financa nuk është lejuar që këto planifikime të bëhen në kategorinë mallra e shërbime me arsyetimin se po rritet përqindja e kësaj kategorie”, thuhet në përgjigjen e MPB-së dhënë auditorëve. Ndërkaq, auditorët i kishin kthyer kundërpërgjigje kësaj ministrie se gjetjet e tyre mbesin të palëkundura pasi që MPB-ja nuk i kishte shpalosur pagesat në kodet adekuate.
Zyra e Auditimit të Përgjithshëm kësaj ministrie i kishte dhënë vërejtje edhe në kontratën tjetër për furnizim me pasaporta, e cila ishte lidhur në vitin 2009.
“Nënshkrimi i kontratës për furnizim me pasaporta në vlerë prej 631 mijë euro e 900 eurosh është bërë më datën 05.06. 2009, derisa zotimi i mjeteve është bërë më datën 07.07. 2009, apo dy muaj më vonë”, kanë konstatuar auditorët.
Tjetër shkelje, sipas tyre, është edhe dhënia e avancës prej 126 mijë e 380 eurosh e cila ishte regjistruar në kategorinë - investimet kapitale.
“Kjo avancë do të duhej të lejohej nga kategoria mallra e shërbime. Po ashtu MPB-ja avancën e dhënë nuk e ka shpalosur në pasqyrat financiare të vitit 2009”, kanë theksuar auditorët.
Ndërkohë, mediet gjermane e kanë nxjerrë “Giesecke & Devrient” si pjesë të skandalit “Ferrostaal”.
“Në një procedurë që tashmë ka nisur me numrin e lëndës 565 JS 33037/10, hetuesit e lëndës janë duke u mbështetur në dëshmitë e dy dëshmitarëve që po japin deklaratat e tyre në këtë proces. Akuzat kundër “Ferrostaal” janë serioze. Kompania jo vetëm që ka paguar ryshfet, mirëpo ajo ka bërë edhe disa punë për kompanitë e tjera (pra ka kryer favore që në gjuhën e gjykatave quhen të pista) në këmbim të parave”, thuhet në raportin e “Der Spiegel”.
Bashkëpunëtore e “Ferrostal”, sipas medieve të atjeshme, është edhe kompania “Giesecke & Devrient” me bazë në Munich, që është e specializuar në printimin e kartëmonedhave dhe letrave me vlerë.
“Ky rast ka të bëjë me shitjen e pesë makinave printuese dhe një sistem makinë që përdoret për të shkatërruar kartëmonedhat, tek një kompani indoneziane e cila është private”, thuhet në një raport të publikuar para disa javësh.
Sipas medieve gjermane, ndërmarrja “Ferrostaal” besohet të ketë ndërmjetësuar në këtë marrëveshje dhe nëpërmjet një konsulenti privat ka paguar ryshfet tek zyrtarët vendës në Indonezi që ata të japin dritën e gjelbër që këto makina të hyjnë në këtë shtet
”Giesecke & Devrient”, kompani kjo e cila është gjithashtu nën hetime, ka thënë në deklaratën zyrtare se "nuk ka qenë në dijeni për ndonjë parregullsi deri më sot". Megjithatë, siç kanë thënë zyrtarët e kompanisë, ata kanë kërkuar nga departamenti i tyre i auditimit për të rishikuar marrëdhëniet e biznesit me kompaninë “Ferrostaal”, theksohet në raportet e medieve gjermane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Të dyshuarit për ryshfet ia mësyjnë edhe tenderit për pasaporta biometrike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shpallet tenderi për pasaporta biometrike
» Të dyshuarit mund të kandidohen
» Përfundon faza e parë e tenderit për tunelin Tiranë-Elbasan
» Të dyshuarit, të papenguar drejt pushtetit
» “Tundim” për pasaporta shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: