Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Serwer: Ndarja e Kosovës joreale

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Serwer: Ndarja e Kosovës joreale  Empty
MesazhTitulli: Serwer: Ndarja e Kosovës joreale    Serwer: Ndarja e Kosovës joreale  I_icon_minitimeThu Jun 02, 2011 4:55 pm

Ideja për ndarjen e Kosovës është jo reale, por për të duhet biseduar, për ta kuptuar njerëzit përse kjo është një ide keqe. Kështu tha në një intervistë për shërbimin serb të "Zërit të Amerikës", Daniel Serwer, analist i Qendrës për Marrëdhënie Euroatlantike të Universitetit John Hopkins, lidhur me deklaratat e zv.kryeministrit serb Ivica Dacic për ndarjen, përkatësisht përcaktimin e kufijve si zgjidhjen e vetme reale për Kosovën.

Por, sipas Serwerit, nëse Serbia dhe Kosova do të arrinin ndonjë pajtim, duhet t'i garantonin komunitetit ndërkombëtar se një marrëveshje e tillë nuk do të rrezikonte stabilitettin rajonal, përkatësisht Maqedoninë dhe Bosnjën.

Por Serwer nuk beson se Beogradi apo Prishtina mund të garantonin diçka të tillë dhe as që kjo do të japë fryte. Gjithashtu, sipas tij, ndarja nuk është e pranueshme për shqiptarët e Kosovës “nëse nuk bisedoni me ata që duan të krijojnë Shqipërinë e madhe”.

Por, nga ana tjetër, thotë Serwer, nuk e di përse kjo ide do të ishte e pranueshme për serbët e Kosovës, pasi “ndarja përgjatë lumin Ibër do të privonte Serbinë nga të gjitha manastiret, kishat dhe monumentet e saj".

Pasi konstaton se Serbia duhet të pranojë legjitimitetin e institucioneve të Kosovës, Serwer thotë se “refuzimi i presidentit Tadic për të marrë pjesë në samitin e Evropës Qendrore dhe Lindore në Varshavë për shkak se Presidentja e zgjedhur në mënyrë demokratike merrte pjesë në atë eveniment, është një veprim i gabuar - një lloj autogoli, posaçërisht në dritën e pjesëmarrjes së presidentit Obama në atë konferencë”.

Madje, edhe pa njohjen formale, diplomatike të Kosovës, Serwer porosit se Serbia duhet të pranojë që në Kosovë ekzistojnë institucione legjitime dhe demokratike, pavarësisht statusit të saj dhe duhet direkt të bisedojë me ato institucione, siç bën në Bruksel. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Serwer: Ndarja e Kosovës joreale
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Serwer: Ndarja e Kosovës një ide e keqe
» Serwer: Izolimi i Kosovës nxit panshqiptarizmin
» Ndarja e Kosovës rrezikon Evropën
» Maqedonia nuk frikohet nga ndarja e Kosovës!
» Ndarja e Kosovës ide shumë e rrezikshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: